Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
LDGSH përplas demokratet, Pampuri-Vokshit: U vure në 2009 pa garë, të skadoi mandati
6 Nëntor 2021, 21:18Nga DOSJA
TIRANË– Deputetja Oriola Pampuri i është përgjigjur Albana Vokshit e cila e konsideroi të padrejtë dhe shkelje të grave hapjen e garës për të zgjedhur një kryetarë të LDG-së nga kryedemokrati Lulzim Basha. Në një reagim zyrtar, Pampuri shkruan se zgjedhja e kryetares së LDG-së me parimin “një anëtar, një votë” është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre. Pampuri shton se Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj, sipas Pampurit, ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG.
“Nuk ka asgjë antidemokratike në vendimin e Kryetarit Basha për të zgjedhur Kryetaren e re të LDG dhe strukturat inekzistente drejtuese të Lidhjes. Zgjedhja e kryetares së LDG-së me parimin “një anëtar, një votë” është një lajm i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat demokrate, që besojnë tek PD dhe duan të japin kontributin e tyre. Zonja Albana Vokshi është emëruar në ketë detyrë që në vitin 2009 nga Kryetari i PD, pa garë. Mandati i saj ka skaduar prej të paktën 8 vitesh dhe askush nuk mund të pretendojë për legjitimitetet apo demokraci në drejtimin e LDG. Shumë pak e dinë, por LDG nuk ka patur në 12 vjet asnjë strukturë përveç Kryetares me mandat të skaduar. Zonja Vokshi nuk e miratoi kurrë statutin e LDG, siç e urdhëron Statuti i Partisë, nuk hapi kurrë garë për asnjë strukturë drejtuese të Lidhjes. Nën drejtimin e znj. Albana Vokshit, LDG nuk ka patur as Sekretare të Përgjithshme, as Nënkryetare, as Kryesi, as Këshill Kombëtar. Ky mund të jetë akti më antidemokratik që mund të bëhet ndaj një forumi politik.
Pas procesit të nisur sot nga Kryetari Basha do të sigurohet zbatimi korrekt i statutit të PD, në mënyrë që organizimi i LDG të jetë i ngjashëm me atë të PDSH. Për këtë arsye, Kryesia e PD do duhet të miratojë edhe Statutin për funksionimin demokratik të LDG për t’i dhënë fund praktikës antidemokratike të uzurpimit të Kryetares së Lidhjes për 12 vjet, pa votë. Suksese zonjave demokrate në këtë proces të rëndësishëm demokratik, që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jetë modeli më i mirë për përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave,”– shkruan Pampuri.
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë sqarimin zyrtar në lidhje me filmimet e publikuara në media ditën e sotme ku shiheshin avionë mbi Ishëm. Në njofti...
SARANDË – Një pasagjere është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit të dy automjeteven në Qafë Gjashtë në Sarandë.Sipas informacione...
TIRANË – Në rast të përkeqësimit të situatës së pandemisë në dimër, për të hyrë në lokale për të pirë kafe duhet të jesh i vaksinuar. Ky është propoz...
TIRANË– Celulari i një emigrant shqiptar në Itali fotografoi në Milano deputetët e Partisë Demokratike të cilët kishin udhëtuar drejt vendit fqinj. F...
TIRANË– Forcat RENEA kanë nxjerrë nga humnera trupin e pajetë të biznesmenit, Ruzhdi Hoxha. Mësohet se trupi i pajetë i biznesmenit është nxjerrë dis...
TIRANË – “Open Data” ka publikuar kompanitë fituese të tenderit për rindërtimin e zonës nr.4 dhe nr.8 të lagjes “5 maj”. Projekti në fjalë kishte të ...