Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LIBI– Një anije, e mbushur me armatime, është sulmuar me raketa në portin e Tripolit në Libi, nga forcat e ushtrisë së Khalifa Haftar. Dyshohet se anija i përket një kompanie shqiptare, e cila ia ka dhënë me qera ushtrisë turke për të kryer transportin e armëve. Megjithatë kjo është ende e pakonfirmuar.
Sulmi ka ndodhur pasditen e sotme dhe është marrë përsipër nga Ushtria Kombëtare Libiane ose ndryshe LNA, të cilat drejtohen nga komandanti Khalifa Haftar.
Anija “furnizua” në portin e ngarkesës Mersin në Turqi, anija u nis për në Libi, në vendin ku edhe do të dorëzonte armët. Kjo, pa marrë parasysh paralajmërimin e ushtrisë së Haftar, se çdo mjet lundrues apo fluturues i mbushur me armë do të goditej.
“Anija turke e ngarkuar me armë dhe municion që u hodhën në mëngjes në portin e Tripolit u shkatërrua,” thuhet në një deklaratë të shkurtër të botuar nga LNA në Facebook. Megjithatë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.
Në rrjet qarkullojnë pamje të anijes e cila është e mbuluar nga tymi i zi, por mediat ende nuk japin asnjë detaje lidhur me sulmin dhe nuk dihet ende nëse ka ndonjë person të lënduar.
Khalifa Haftar është drejtuesi i forcave të paligjshme të armatosura në lindje të vendit, i cili është në luftë me qeverinë e Tripolit. Turqia dhe Katari janë përfshirë në konfliktin vendas duke ndihmuar me armatime qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Haftar. Ky i fundit ka mbështetjen e vendeve të tjera si Egjipti, Arabia Saudite përfshirë edhe Italinë dhe SHBA-në.
Të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar, forcat e LNA-së kanë kontroll mbi pjesën më të madhe të Libisë dhe kanë nisur hapur ‘luftën’ për të marrë edhe portin e Tripolit. Përparimi i ushtrisë së Haftar ka shkaktuar zemërim tek Turqia, e cila mbështet forcat besnike ndaj Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA).
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pak kohë më parë u zotua se do t’i mësonte Haftarit “një mësim të mirë”, duke premtuar dërgimin e trupave. Më vonë, Erdogan sqaroi se bëhej fjalë për një grup “këshilltarësh”.
GNA është përfshirë në një konflikt me LNA me bazë Tobruk. Të dyja palët arritën të bien dakord për një armëpushim në konferencën e fundit në Berlin. Armëpushimi mbetet ende në fuqi, por kjo nuk e ka ndalular Haftar që të sulmojë me raketa anijen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Në një prej peticioneve më të mëdha shkencore për ujërat e ëmbla të të gjitha kohërave, 776 shkencëtarë dhe ekspertë nga e gjithë bota i kanë kërk...
TIRANË- Banesat e ndërtuara me paratë e donacioneve do të zbatojnë kodet europiane të sigurisë dhe standardet më maksimale të cilësisë.Qeveria shqiptare dh...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga projekti gjigant që do të zotërojë zonën e ish-Ekspozitës në kryeqytet. Ndërtesa e re me emrin “Ekspozita B...
Ai kishte hyrë prej kohësh në krim. Madje ka bërë edhe burg. Ajo i lutej ta linte këtë rrugë, pasi nuk kishte kryer asnjëherë ndonjë vepër penale. Megjithatë, v...
TIRANË– Dyndje tek Ambasada Gjermane! Ditën e sotme qindra të rinj kanë mbajtur radhë tek Ambasada për të zhvilluar intervistën pranë autoriteteve gjermane...
TIRANË- Pas publikimit të kallëzimit penal të dorëzuar nga Partia Demokratike për koncesionin e check up-it, Prokuroria e Posaçme thotë se ai mund t...
VORË- Policia ka arrestuar tre persona në Vorë, pasi janë konfliktuar me një grup tjetër personash, duke përdorur armë dhe sende të forta në sherr e sipër....
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për ish-kreun e Bashkisë Vorë, duke e kaluar çështjen për gjykim. Sipas informacioneve në seancën...
TIRANË- Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar sot se kompanitë telefonike kanë zbatuar urdhrin e këtij autoriteti duke pezulluar tarifat. Në një njoftim për...
TIRANË- Sot tregohen përmes fotove të gjitha veprimet e grupit të autorëve që rrëmbyen dhe më pas vranë Jan Prengën, në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 j...