Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Kallëzimi i PD për check up-in, reagon SPAK: Po vlerësohet nga prokurori i çështjes
18 Shkurt 2020, 15:28Nga DOSJA
TIRANË- Pas publikimit të kallëzimit penal të dorëzuar nga Partia Demokratike për koncesionin e check up-it, Prokuroria e Posaçme thotë se ai mund të bashkohet me kallëzimin për sterilizimin. “Kallëzimi është ndarë me short dhe po vlerësohet nga prokurori i çështjes”, thonë për A2 burime nga SPAK. “Janë dy raste të ndryshme që mund të bashkohen në një procedim. Por është herët për ta vendosur”.
Sipas demokratëve, ka prova dhe fakte për shkeljen e ligjit, në procedurën e dhënies në koncesion dhe përzgjedhjes së fituesit, si dhe në periudhën e zbatimit të kontratës. “Në kallëzim evidentohet se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur procedurat ligjore për shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, si dhe ka shpallur fitues ofertuesin me çmimin më të lartë, duke sjellë dëm të lartë financiar për Buxhetin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor”, thuhet në kallëzimin e PD.
Partia Demokratike ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim penal për koncesionin e check up-it që është dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. PD shkruan në kallëzim se e konsideron këtë koncesion si më korruptivët e qeverisë “Rama”, dhe ka kallëzuar më shumë se 10 persona, duke përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj, ministren Ogerta Manastirliu dhe përfituesen e koncesionit Vilma Nushi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VORË- Policia ka arrestuar tre persona në Vorë, pasi janë konfliktuar me një grup tjetër personash, duke përdorur armë dhe sende të forta në sherr e sipër....
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka zhvilluar sot seancën për ish-kreun e Bashkisë Vorë, duke e kaluar çështjen për gjykim. Sipas informacioneve në seancën...
TIRANË- Autoriteti i Konkurencës ka njoftuar sot se kompanitë telefonike kanë zbatuar urdhrin e këtij autoriteti duke pezulluar tarifat. Në një njoftim për...
TIRANË- Sot tregohen përmes fotove të gjitha veprimet e grupit të autorëve që rrëmbyen dhe më pas vranë Jan Prengën, në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 17 j...
Aktualitet18 Shkurt 2020, 12:05
TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi u konfirmua në der...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Beratit ku iu është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë dy të dënuarve pë...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zbarkuar ditën e sotme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit ditën e sotme, ku u inaguruan ambiente...
TIRANË– Vendet anëtarë, OJQ dhe donatorë të ndryshëm janë mbledhur sot në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në misionin e saj të vështirë për rimëkë...