LIVE UPDATES
Aktualitet

“Librat i blinin tek Selvia, s’kishin as drita as internet”/ Ekspertët flasin pas HORROR-it në Kombinat, tre

5 Korrik 2020, 16:31 Nga DOSJA
“Librat i blinin tek Selvia, s’kishin as drita as internet”/

TIRANË– Refija ishte fqinje me familjen Josifi. Dera e shtëpisë të të moshuarës është ngjitur me derën e mbyllur brenda të cilës banonte Zhaneta, Anisa, të dyja të vdekura dhe Blerta e mbijetuar. “Nuk dëgjohej as zhurmë asgjë, filloi një erë, që nuk ikte. Mendonim tubacionet”, tregon për gazetën “Si” gruaja që jeton me të birin dhe nusen.

E moshuara shton se muajt e fundit familja nuk ndizte as drita, pasi “asgjë nuk dukej, i kishin mbyllur me grrila dritaret e banjës, të ballkonit, çdo gjë”. Madje edhe ditën kur policia ndërhyri për të parë se ç’po ndodhte në familjen Josifi, pas ankesës së një të afërmi, ata kërkuan prozhektorë me drita, sepse energjinë elektrike e kishte ndërprerë OSHEE.

Fqinjët edhe pse ishin mësuar me ngujimin mëse një vjecar të nënës me dy vajzat, për ta vazhdon të mbetet e vështirë për tu besuar që gratë kishin vendosur të vetflijoheshin. “Shikoja shpesh të motrën, vinte qante trokiste. Ato herë ia hapnin derën, herë jo”, kujton gruaja. Shpesh të afërmit i ishin drejtuar policisë të bindur se diçka i kishte ndodhur njërës prej vajzave që prej mëse një viti nuk dukej askund.

Por efektivët lokalë  kur shkuan në shtëpinë e Zhanetës, kryefamiljare, ajo ua preu shkurt: “Kush është ankuar, kujt po i hapim probleme?” . Në një rast, një nga fqinjet mban mend se kur u ishin ankuar të afërmve për tre gratë të cilat ndryshuan rrënjësisht, nga të fiksuara për lule dhe pastërti u kthyen në problem, të afërmit ngritën supet. Ata trokisnin shpesh në derën e Zhanetës, e cila sa vinte e tretej.

E pashë një ditë, mbase ka javë. E pashë fshehtas nga dritarja. Ishte shkurtuar, shpërfytyruar, mbante në dorë një shishe me qumësht”. Nga një grua e sjellshme, ajo nuk afronte më askënd tregon për të Refija,  që është e shokuar se si fokusi tek feja i tjetërsoi gratë deri në pikën që ato të mbyllnin derën e të vendosnin t’i jepnin fund jetës duke u vetflijuar

“Nuk dua ta besoj, e ëma erdhi me vajzat në pallat, pasi e blenë shtëpinë. Jetuan për një kohë të gjatë me qera, afër tezes së tyre që i mori nga Përmeti për t’i mbështetur, pas fatkeqësisë që u kishte ndodhur aty”, shton një banore tjetër për gazetën “Si”

A shkonin tek Jehovai?

Nuk e dimë si quhen, se çfarë janë. Ndonjëherë vajzat iknin me pushime me këta të sektit. Të dyja inteligjente. Këto janë frazat përshkruese për dy të vdekurat, për njërën prej të cilave nuk ka ende një datë të qartë se kur ka ndërruar jetë dhe cili është shkaku i vdekjes. Ekspertët e mjekësisë ligjore do thonë në një raport të posaçëm nëse ishte vetvrasje apo çfarë fundi i jetës së Anisës. Për të ëmën, është shënuar në kartelë si datë vdekjeje e përafërt pesë ditë përpara se policia të hynte me forcë në banesën e tyre.

Shkak deklarohet mos ushqyerja. E paushqyer dhe e tretur me kocka që i dukeshin në trup u gjet edhe Blerta, të cilës fillimisht iu dha ushqim përmes serumeve mjekësore. Nga banorët në Kombinat dy motrat përshkruhen si “mjaft të përgatitura, por pak të mbyllura si natyra ose ndryshe të heshtura”

Zyrat e dëshmitarëve të Jehovait  fillimisht sipas banorëve gjendeshin me qera në një pallat aty pranë, ku dy motrat kryenin vizita, më pas motrat u shkëputën prej tyre, por mbanin shoqëri vetëm me një grua të martuar me një shtetas italian, që mendohet se i përket një sekti fetar

Dy gratë që hapnin ndonjëherë derën kur u lutej e motra e moshuar e cila jeton në të njëjtën lagje, përshkruhen mjaft të dobta. E motra e Zhanetës ua përshkroi kështu gjendjen e saj efektivëve. “Përpiqej të shmangej, e pyesja ku është Anisa, përse nuk del? Ajo bënte çdo bisedë të mundshme, por vetëm përgjigjje nuk jepte. Njëherë mbaj mend që librat e zinj që lexonin ua mora dhe ua dogja. Ishte një sekt që u fliste për ringjalljen, ato shkonin shpesh në Tiranë të RE dhe librat i blinin tek Selvia”. Por policia, e pyetur nga gazeta “Si”, nuk tregoi asnjë veprim konkret që të ketë zhvilluar pas zbulimit të këtij rasti vetvrasjeje në Tiranë që dyshohet se ka nisur për shkaqe fetare. Ndonëse gazeta “Si” kërkoi të dhëna zyrtare për emrin e sektit të dyshuar, nuk mori asnjë përgjigjje veçse “po punohet”.  “Nuk përjashtohet edhe një besim që praktikonte fenë edhe në Përmet e më pas edhe këtu në Tiranë, por përfundimisht  këtë gjë do ta thotë ekspertiza e teologëve që do të japin përgjigje mbi librat e sekuestruar që flasin për ndriçimin e ringjalljen”, pohoi një ekspert policie që megjithatë nuk mundi të justifikonte se përse policia dhe prokuroria së bashku po veprojnë kaq ngadalë për një çështje të konsideruar ndër më të rëndat e viteve të fundit

A kontrollohen sektet?

Në shtëpinë e Zhanetës, teksa në dhomën tjetër trupi i Anisës ishte tharë nga teknikat e përdorura për mumifikim, qeset ishin të shpërndara ngado. Errësira e plotë dhe era e rëndë i ka panikosur edhe ata më të vjetrit që kryejnë ekspertiza në vendngjarje dhe në zona krimi. “Është padyshim një ngjarje që nuk përshkruhet, një kufomë e mbuluar dhe e kthyer në mumje në një dhomë të kyçur. Një derë e blinduar e mbyllur me çelës dhe me litarë nga brenda. Një grua e vdekur e kthyer në skelet përpara se të ndërronte jetë. Dhe në këtë horror një tjetër që jep e merr frymë e pazonja të ketë forcë qoftë sa për të nxjerrë një fjalë”, kështu e përshkroi për gazetën Si shtëpinë ku gratë e familjes Josifi ishin mbyllur prej kohësh

A u vetvra Anisa? Kur? Përse?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga laboratori i kriminalistikës, por edhe nga dëshmia e Blertës e cila shpresohet shumë të flasë sapo të përmirësohet. “Ne kemi shumë dyshime, – pohoi për gazetën “Si”, – se çfarë ka ndodhur me grate, nëse ato u ndihmuan edhe nga të tjerë për të mumifikuar Anisën apo ku e mësuan këtë teknikë”.

Në shtëpinë e tyre ishte vetëm një telefon i vogël, jo smart phone që do të thotë se nuk e kanë mësuar në internet. Ato nuk kishin as drita dhe as internet”, shtoi një agjent tjetër që mendon se ndërprerja e këtyre burimeve ishte për shkaqe të indoktrinimit të tyre, gjatë fazës që ato e konsideronin “për ringjalljen”

Dëshmitarët e shumtë që i njihnin të treja janë bindës kur thonë se e para u vetizolua Anisa, fytyra e të cilës pothuajse u harrua nga banorët. Ndaj dhe për prokurorët dhe policinë, hetimi ka nisur duke e kthyer shiritin nga e kaluara.

Ndërkohë që janë ende larg zbulimit të vendit, sallave dhe personave të ngjashëm që ato frekuentonin dhe që predikojnë rikthimin në jetë duke u vetvrarë.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi anisa josifi blerta josifi horrori ne kombinat zhaneta josifi

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Korrik 2020, 12:25

POGRADEC– Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, pasi janë kundër ndërtimit të një pike grumbullimi plehrash në...

Aktualitet 5 Korrik 2020, 11:32

VLORË- Radhë kilometrike me makina në Radhimë, Llogara e Palasë.  Qytetarët të cilët këtë fundjavë udhëtuan drejt jugut, po kthehen në banesat e tyre. Resh...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta