Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të personelit për këto organe për vitin 2022. Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, pavarësisht se kërkesa u kundërshtua nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës Publike, të pranishëm në mbledhje.
Përfaqësuesit e organeve të vetingut parashtruan para komisionit kërkesat e tyre përkatëse për përdorimin e buxhetit për vitin 2022 dhe theksuan disa herë se puna e çdo punonjësi në administratën e tyre kishte vështirësi të një natyre të veçantë.
Nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kërkesën e parashtroi sekretari i Përgjithshëm, Edmond Verçani, i cili tha se nuk ishte kërkuar shtim i numrit të punonjësve, po brenda fondit të përcaktuar kërkohej ndryshim pozicionesh në organikë. “Për të përmirësuar funksionimin në dy drejtori, shërbimin ligjor dhe shërbimin ekonomik dhe administrativ,” argumentoi Verçani.
Komisionerët Publikë kërkuan shtesë për vështirësi në punë për punonjësit administrativë, këshilltarët ligjore dhe ekonomikë dhe riklasifikim pagash për tre pozicione pune në rang specialistësh. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa tha se kjo shtesë kërkohej pasi në përfundim të mandatit, ky organ kishte hasur vështirësi për aplikime në pozicionet e punës. “Shtesa në pagë është menduar të ofrojë jo vetëm numra, por edhe cilësi për këto vende vakante,” tha ai.
Diskutimet në komision u përqendruan tek kërkesa për rritje page 10 përqind për administratën e KPA-së.
Albana Shtylla, kryetare KPA-së, tha se ka pasur një kërkesë të hershme ndaj Kuvendit për organikën dhe strukturën e KPA-së lidhur me njësinë e shërbimit ligjor, por dhe për stafin administrativ. Sipas Shtyllës kërkesa bëhet në funksion të përmirësimit të ritmeve në gjykimin e çështjeve dhe e cilësoi shtesën e pagës një të drejtë të njohur nga ligji. “Një e drejtë e vështirësuar në zbatim,” shtoi ajo.
“Unë vlerësoj që Kuvendi është organi, i cili ka kompetencën që me vendimin e tij të njohë këtë shtesë të veçantë për personelin e organeve të rivlerësimit,” këmbënguli Shtylla duke shtuar se “nuk është Këshilli i Ministrave që përcakton nivelin e pagave dhe shtesave mbi to”.
Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, e cilësoi këtë një kërkesë mbi ato të parashikuara në projekt-vendimet e mbledhjes dhe ngriti pikëpyetjen nëse Kuvendi kishte tagrin ligjor për ta bërë këtë apo duhej bërë me VKM duke kërkuar mendim nga Ministria e Financave dhe DAP-i.
Drejtoresha e DAP-it, Enkela Dudushi, shprehu kundërshtimin ndaj kësaj kërkese, duke e cilësuar të paparashikuar në ligj dhe diferencim mes organeve të vetingut, nëse jepej vetëm për KPA.
“Nuk mund ta marrë njëri dhe jo dy të tjerët,” tha ajo. Sipas saj, ligji ka parashikuar se shtesat për natyrë të veçantë pune janë vetëm për këshilltarët dhe nuk është pjesa e administratës brenda. Duke përforcuar argumentet, Dudushi shtoi se pagat për administratën e organeve të vetingut ishin më të larta se të njëjtat pozicione të institucione të tjera. “Kjo shtesa për ne nuk është e justifikuar dhe nuk është e mbështetur për t’u dhënë”- përfundoi ajo.
Kjo kërkesë u kundërshtua edhe nga Ministria e Financave. Vilma Çausholli, përgjegjëse në Sektorin e Analizës Buxhetore tha se “kjo shtesë nuk është parashikuar në fondet për këto institucione” duke i kërkuar komisionit që të ruhej niveli i klasifikimeve dhe shtesave aktuale.
Kryetarja e KPA-së ndërhyri në diskutim, duke u shpjeguar deputetëve vështirësitë me të cilat përballen punonjësit e organeve të vetingut.
“Nuk është e thjeshtë edhe të jesh pastrues, për shkak të kufizimeve dhe kujdesit që duhet të kesh për shkak të informacioneve me të cilat mund të biesh në kontakt gjatë procesit të punës, ka dokumentacion të klasifikuar dhe të gjithë personelin e kemi me certifikatë sigurie dhe përveç kësaj i gjithë personeli ka përcjellë adresat e tyre të komunikimit elektronik, që do të jenë të monitoruara nga organet komptente,” tha Shtylla.
Shtylla e cilësoi shtesën e pagës si stimul që të mos ikin punonjësit.
Deputeti socialist, Fatmir Xhafa mbështeti argumentet e Shtyllës duke e cilësuar punën e administratës së KPA të një natyre të veçantë. “Kuvendi duhet ta marrë përsipër këtë përgjegjësi për t’ia mundësuar këtë të drejtë ligjore,” tha ai.
Kërkesën e Shtyllës e mbështeti edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. “Sa kohë është Kuvendi që miraton organikën dhe klasifikimin e pagava, po ashtu çdo shtesë page e miraton Kuvendi,” tha Bardhi, duke e quajtur rast tipik të një natyre të veçantë pune administratën e organeve të vetingut.
“Siç bëmë për këshilltarët ligjore dhe ekonomikë, ta përfshijmë dhe këtë në vendim,” propozoi ai.
Komisioni gjeti konsensus për miratimin e kërkesës së KPA-së dhe pas disa diskutimeve u miratua e njëjta shtesë page dhe për administratën e KPK-së dhe Komisionerëve Publikë.
Marrë nga Reporter.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KAVAJË- Gazetarët e emisionit “Fiks Fare” këtë herë ishin në fshatin Kanaparaj Njësia Administrative Golem, Bashkia Kavajë. Flora Xhafa nënë e 3 fëmijëve m...
LUSHNJE– Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar qeverinë për mungesën e vëmendjes ndaj fermerëve. Ai ka postuar një video ku shihet se era e f...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka marrë shkas nga rasti i ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili pavarësisht se u trajtuar si i ftuar ‘VIP’ në spitali...
GREQI– Një 38-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Agios Stefanos në Patra të Greqisë.Sipas mediave greke, 38-vjeçari është ide...
KORÇË– Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore ka marrë flakë dhe ëështë djegur. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Voskopojë, ...
Nga Ola XamaNë hyrje të bashkisë së Mallakastrës ndodhet një pikë e vogël karburanti me logon e kompanisë së madhe të karburanteve ‘Kastrati’. Çmimi i nj...
TIRANË– Gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muça, vendosi t’i japë të drejtën grupit të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për të ankimuar vendimin e k...
TIRANË– Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë me raportuesen për Shqipërinë në parlamentin Europian, pas aprovimit nga komisioni i punëve...
VLORË– 77 pasagjerë janë përballur me një udhëtim mjaft të vështirë që ka zgjatur 22 orë. Në një prononcim për Top Channel, qytetarët tregojnë se kan...
VLORË– Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka arritur të ankorohet në port pas dy orësh qëndrim në det të hapur. Mjeti lundrues mbërriti në orën 15:30 në...