Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Ekonomi
Lindjet shënojnë rënie në të gjithë Europën më 2019, Shqipëria ndër vendet me përkeqësim të lartë
24 Mars 2021, 06:21Nga DOSJA
Lindshmëria u përkeqësua në të gjithë Europën gjatë vitit 2019, kurse Shqipëria hyn në mesin e vendeve me treguesin më të dobët të indeksit të fertilitetit në kontinent.
Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2019, në të gjithë Bashkimin Europian kanë lindur 4.17 milionë foshnje, duke vazhduar një trend rënës që filloi pas vitit 2008, kur në BE lindën 4.68 milion fëmijë. Shkalla totale e lindshmërisë ishte 1.53 lindje për grua në BE në 2019, një rënie e vogël nga kulmi i saj i fundit në 2016 (1.57), megjithatë një rritje krahasuar me 2001 (1.43).
Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte më i ulët se mesatarja e BE me vetëm 1.36 nga 1.37 që ishte më 2018 dhe me një përkeqësim të dukshëm nga viti 2000, ku ky tregues ishte 1.9.
Indeksi i fertilitetit poshtë 2.1 tregon se popullsia është nën normën e zëvendësimit dhe po shkon drejt rënies. Shqipëri e kaë humbur normën e zëvendësimit prej vitesh, ndërsa në Europë ky proces ka qenë më i ngadaltë.
Në Rajon, Serbia dhe Mali i Zi kishin një indeks të fertilitetit më të mirë se Shqipëria përkatësisht me 1.52 dhe 1.77.
Në vitin 2019, shkallën më të lartë të lindshmërisë e kishte Franca me 1.86 lindje të gjalla për grua dhe ishte Shteti Anëtar me nivelin më të lartë të lindshmërisë në BE, ndjekur nga Rumania (1.77), Çekia, Irlanda dhe Suedia (të tre 1.71) dhe Danimarka (1.70).
Në të kundërt, nivelet më të ulëta të lindshmërisë janë vërejtur në Maltë (1.14 lindje për grua), Spanjë (1.23), Itali (1.27), Qipro (1.33), Greqi dhe Luksemburg (të dy 1.34) dhe Shqipëri me 1.36.
Në vendin tonë, gjatë periudhës 2011 – 2020 lindjet në shkallë kombëtare kanë rënë me 18%. Nga 34,285 bebe të lindura më 2011 në vitin 2020 linden 28,075. Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe në shkallë vendi. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në prefekturën Verilindore lindshmëria shënoi rënie me 37.8 për qind.
Pas Kukësit, rënien më të madhe të lindshmërisë gjatë dekadës së fundit e ka shënuar Qarku i Beratit me 34.3%. Gjirokastra renditet e treta për rënien e madhe të lindshmërisë me 32.2% dhe më pas Vlora me mbi 31% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt rënien më të ulët të lindjeve e kishin Tirana dhe Durrësi përkatësisht me -1.6 dhe -12.0%. Këto dy qarqe, edhe pse me rënie të lindjeve, kanë shtesë natyrore pozitive të popullsisë për shkak të zhvendosjeve nga rrethet e tjera drejt tyre.
Si pasojë e kësaj situate, zhvillimet demografike janë duke u zhvilluar sipas skenarëve pesimistë të projeksioneve të popullsisë.
Sipas rishikimit të fundit që i takon periudhës 2019-2031, në skenarin pesimist indeksi i fertilitetit për një grua në vitin 2019 ishte 1.36 njësoj si në skenarin pesimist, por në të ardhmen treguesi mund të përkeqësohet përtej këtij skenari për shkak se anketat e tërthortë tregojnë se emigracioni në dekadën e fundit ka qenë më i lartë se pritshmëritë.
Vendet e Europës Lindore përjetuan rënie të lindshmërisë gjatë viteve 1990 dhe 2000, ku indeksi Sintetik i Fekondimit (ISF) arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore iSF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët në Shqipëri mendohet që iSF do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031, por zhvillimet reale po tregojnë se ky nivel do të arrihet para këtij viti.
Marrë nga Monitor
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Agresiviteti i pandemisë Covid-19 mbajti nën presion udhëtimet e shtetasve të huaj drejt Shqipërisë edhe në muajt e parë të këtij viti, por rritja e vizitorëve ...
Gjatë fazës së parë të lulëzimit të investimeve në ndërtim, praktika e hipotekimit në karabina ishte përdorur nga bankat si mekanizëm garancie për kreditimin e ...
Personat me Aftësi të Kufizuar, sipas Censusit të vitit 2011, janë në total 173,600 persona, që në gjuhën e zgjedhjeve përkthehet me të paktën 7 mandate deputet...
Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit. Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga ...
Parlamenti ka shtyrë afatin e rritjes progresive të vlerës minimale të dëmeve, në variantin përfundimtar të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e tr...
Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit buxhetorë, duke ulur të ardhurat e rritur shpenzimet dhe zgjeruar deficitin buxhetor. Sipas treguesve fiskale të Ministr...
Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturi...
Njerëzit mund të kenë nevojë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën sociale për disa vjet derisa të kthehemi në normalitet, ka parashikuar një epidemiolog kr...
Ndërsa normat e vaksinimit COVID-19 po rriten në të gjithë botën, njerëzit kanë filluar të pyesin: për sa kohë do të zgjasë kjo pandemi? Është një ç...
TIRANË- Besimtarët bektashinj në Shqipëri festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit! Kjo ditë përkon me lindjen e Imam Aliut në Qabe dhe simbolizon lindjen e s...