LIVE UPDATES
Insights

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

26 Shkurt 2019, 12:01 Nga DOSJA
Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës!

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetëruar dhe pa profil publik. E vetmja mënyrë që të hapje debat kundër tyre, ishte t’i shpallje “qeveri hije” e Berishës. Dhe unë e bëra këtë në gazetë në mes të Marsit 2004. Ndër “të emëruarit” avokat Ngjelën “e kisha emëruar” Ministër të Pushtetit lokal, posti më pak i vlerësuar.

Të nesërmen pati një furtunë të vërtetë. Berisha ishte mërzitur pse kisha deinkurajuar njerëzit të vinin tek mitingu i tretë, duke ja bërë ministra, gjithë idiotët që mbante përreth, ndërsa avokati, ishte mërzitur për “postin” e ulët që i kisha caktuar, pasi e mendonte këtë listë të Berishës.

Pas debatesh të forta me Berishën, i cili përpoq ta zbuste, avokati më në fund i tha:

-Dëgjo këtu. Unë nuk mërzitem nga ajo qeveria hije, se kam qenë pesë herë kryeministër dhe pesë herë ministër i jashtëm. Sa herë bëhesha kryeministër, Pjetri mblidhte jezuitët dhe më rrëzonte dhe bëhej vetë kryeministër. Mua më çonte Ministër të Jashtëm. Po ama ishim në qeli. Nuk kishim çfarë të bënim, bënim qeveri “hije”. Pastaj herë herë më bënin kryeprokuror dhe unë bëja listën e atyre që do fusja në burg. Ndaj i kam bezdi këto listat kot…se këto janë për të shtyrë ditët në burg, jo në liri.

E gjitha kjo histori sa gazmore dhe dramatike e Avokatit, është aktuale sot kur shikoj çfarë po bën Lulzim Basha.

Lulzim Basha po përpiqet të bindë mbështetësit e vet se është në rrugë të drejtë, duke shpikur rezultatet e para të bojkotit. Ka dy ditë që ka udhëzuar strukturat e Partisë Demokratike të bëjnë gati listat e reja për kandidatë. Madje i ka porositur të mos bëjnë më gabimet e herës së parë, a thua se ky respektoi mendimet e bazës.

Kështu ka nisur puna degë më degë në gjithë Shqipërinë, të bëjnë lista deputetësh, me shpresë se zgjedhjet janë tek dera dhe qeveria ka rënë.

Këtu në qendër, ku ka më shumë skepticizëm, ka filluar e bën dhe qeveri “hije”. Dhe nuk është pa gjë, pasi njësoj si në listat e deputetëve, dhe këtu, u çon fjalë dhjetë vetëve për një post ministri.

Për ta tërhequr vemendjen sot mbasdite mori dhe rolin e kryeprokurorit dhe shpalli arrestimin e Dakos. Ishte aq i trashë diversioni, sa donte t’i bindte të vetët, se arrestimin po e bën vetë Rama, për t’i shpëtuar furtunës së tij. Me këtë rast hodhi dhe nja dy pushkë kundër presionit të Perëndimit mbi PD.

Rreziku i gjithë kësaj është vetëm rasti kur disa nga këto gënjeshtra mund të besohen dhe bëjnë shumë dëm.

Fjala vjen nëse besohet vërtet nga dikush që po bëhen lista dhe e shikon veten në listë ose jo, mund të prodhojë, më shumë energji negative për opozitën se sa të mos e thuash fare këtë gjë. E njëjta gjë për qeverinë “hije”, apo shpikjet për arrestime.

Problemi që ka opozita është se duhet të ndeshet me pasojat relae të bojkotit dhe jo të fusë kokën si struci në rërë për të mos i parë ato.

Ideja se nga bojkoti opozita duhet të marrë patjetër një shpërblim është një pritshmëri që e shkatërron opozitën. Bojkoti është një akt ekstrem që prek sistemin dhe jo kundërshtarin dhe si i tillë ai do të marrë vetëm ndëshkim. Opozita dhe elektorati i saj, duhen përgatitur ta përballojnë ndëshkimin. Nëse nuk u thuhet e vërteta dhe rriten pritshmëritë për mashtrime ordinere si këto, pasojat do jenë dhe më të këqija.

Opozita duhet të rrisë pritshmërinë për t’u përballur me Perëndimin dhe shumicën këtu, për të mbijetuar deri në vitin 2021 si forcë jashtë sistemit. Kjo nuk do të thotë që deri më 2021 ta shtysh duke gënjyer, por duke luftuar. Dy vjet më pas, do të shikohet, nëse ka funksionuar qëndresa, apo harresa.

Lista të tilla dhe lëvizje të tilla bosh, vlejnë vetëm kur je në qeli, i izoluar në burg si historia me avokat Ngjelën, dhe përpiqesh të mos çmendesh sa të dalësh prej qelisë. Opozita sot është vetëfutur në burg dhe i vetmi shpjegim pse Basha mund të bëjë këtë budallallëk që po bën, është që të mos i çmenden njerëzit derisa ta nxjerrë opozitën nga burgu. Por problemi që ai ka është se çelsat e burgut nuk i ka Edi Rama, por Sali Berisha. Dhe ai nuk i dorëzon lehtë, vetëm duke e raportuar me zë të ulët përtej Oqeanit. Marrë nga Gazeta Tema.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione djegia e mandateve te opozites mero baze djegia e mandateve te opozites mero baze

Sondazh

Poll
Insights 26 Shkurt 2019, 10:51

Për ata që presin t’i shpëtojë Amerika

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të ke...

Insights 25 Shkurt 2019, 11:39

Lajmet që japin shpresë

Degradimi i sotëm politik nuk përbën lajm sepse është sëmundje e vjetër kronike e politikës në vënd. Edhe që emri PD del shpesh në pah sërisht nuk përbën lajm. ...

Insights 24 Shkurt 2019, 21:09

Mos i fol shoferit

Politika shqiptare vuan nga sindroma “mos i fol shoferit”. Nuk bëhet fjalë për sindromë të re, tejet të rrallë, por është vënë re se ka prekur jo një pjesë, por...

Insights 25 Shkurt 2019, 06:33

Mund të vraposh, por nuk i shpëton dot burgut

Të futesh në politikë që 27 vjeç, të jesh fëmija i preferuar i elektoratit tënd, të mendosh se tashmë je në një moshë të nderuar ku mund të shijosh fryte...

Insights 24 Shkurt 2019, 13:53

Kandaristët dhe dollaristët ndërkombëtarë

Dy ekspertë të huaj takohen në Rinas, njëri mbate shërbimin në Shqiperi dhe zëvendësohej. Të dy ishin fort të mërzitur. Mirë unë po vij në këtë vend nga një pun...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë