LIVE UPDATES
'14 Maji'/ KQZ me aplikacion për problematikat, Celibashi: 38 kandidatë janë për hetim të thelluar! PD s'ka sjellë propozime për komisionerë
•5 ditë para ditës së zgjedhjeve të '14 Majit', kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se 38 kandidatë për kryetarë bashkie dhe për anëtarë të këshillave bashkiakë janë dërguar nga KQZ në Prokurori për verifikim të thelluar në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit. •Celibashi bëri të ditur se janë 10 kandidatë për kryebashkisë dhe 28 kandidatë për anëtarë të këshillave bashkiakë. •Këta kandidatë kandidojnë në zonat zgjedhore të Bashkive Koçovë, Krujë, Vau i Dejës, Shijak, Devoll, Himarë, Mallakastër, Kukës dhe Has. •Për bashkitë, kandidatët e të cilëve për këshilla janë dërguar për hetim të thelluar i përkasin bashkisë Bulqizë, Mirditë, Shijak, Tropojë, Berat, Pukë, Gramsh, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Kuçovë, Dibër, Fushë Arrëz”, tha kryetari i KQZ.
•Celibashi ka bërë të ditur se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk ka sjellë akoma propozimet për anëtarët e komisioneve për 422 qendra të votimit, PSD për 450 dhe PL për 75 qendra votimi. • Ai tha se është shtuar dhe një qendër e posacme në burgun e Tepelenës, duke bërë që të jenë 5,213 qendra votimi në total në të gjithë vendin. •Zgjedhjet vendore do të mbahen të dielën më 14 Maj.
4 artikuj për këtë temë.