LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton administrata, policët e zjarrfikësit, sa marrin pensionistët e kategoritë e tjera

• 1 milionë individë që do të lehtësohen nga inflacioni i luftës, si pasojë e shpërndarjes së pakos së madhe prej 800 milionë lekësh (8miliardë) që kryeministri Edi Rama tha se do të shpërndahet, duke nisur që nga fillimi i janarit. • Nga kjo pako përfitojnë kategori të ndryshme, duke nisur që nga personat që marrin ndihmë ekonomike, punonjësit e administratës, efektivët e Policisë së Shtetit, zjarrfikësit e jo vetëm. • Punonjësit e administratës që paguhen nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 mijë lekë mbështetje. Ndërsa ata që paguhen mbi 60 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë mbështetje. • 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 lekë. Po 8000 lekë do të përfitojnë 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familjet me ndihmë ekonomike. 6700 gra me kryefamiljare me ndihmë ekonomike do të përfitojnë 20000 lekë. • 6045 mësues do të marrin 20,000 lekë dhe 30,693 do të marrin 10,000 lekë. 20 000 Lekët (e reja) të Pakos së Madhe janë edhe një formë shpërblimi për efektivët e këmbësorisë, pavarësisht pagës së tyre. 9604 punonjës policie do të marrin nga 10 mijë lekë. • Zjarrfikësit janë një tjetër kategori që do të përfitojnë nga paketa e madhe. 1181 zjarrfikës do të marrin ndihmë nga 20 mijë lekë. • Ndarja e ‘pakos’ ka sjellë dhe kritika. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar ‘pilulë elektorale’, duke shtuar se qeveria duhet të kishte dhënë rrogat e 13-ta dhe pensionet, si shpërblim për fundvit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi shkruan se janë dhënë 100 milionë euro për 5 oligarkë dhe vetëm nga 8 mijë lekë për 695 mijë pensionistë, duke ironizuar ndarjen e pakos.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

‘Pakoja e madhe’/ Rama: Efektivët e FNSH, RENEA, Forcat Speciale Delta dhe Njësia Operacionale do përfitojnë nga 20 mijë lekë

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Efektivët

TIRANË- Efektivët e FNSH-së, ata të RENEA-s, Forcat Speciale Delta, Njësia e Posaçme Operacionale dhe Forcat Speciale Delta do të përfitojnë gjithashtu nga paketa 8 miliardë lekëshe. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se efektivët e këtyre ekipeve do të marrin nga 20 mijë lekë.

“20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe edhe për Efektivët e Renea, të Forcave Speciale Delta, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësisë Operacionale, shërbëtorë të ligjit dhe popullit në frontet më të vështira, familjet e të cilëve meritojnë mirënjohje e mbështetje në çdo kohë”, shkruan Rama.

3 VITE ME PARE

Pjesë e ‘pakos së madhe’, Rama tregon sa shpërblim do të marrin bluzat e bardha

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Bluzat e bardha

TIRANË- Bluzat e bardha janë gjithashtu pjesë e paketës 8 miliardë lekëshe që do të ndahet duke nisur nga fillimi i janarit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se infermierët dhe mjekët me pagë mbi 60 mijë lekë do të marrin 10 mijë lekë të reja shtesë. Ndërsa ata me pagë nën 60 mijë lekë, do të marrin 20 000 lekë të reja ndihmë financiare.

“Pas rritjes së njëpasnjëshme të pagave për mjekët dhe infermierët, por edhe pas parashikimit të rritjes së tyre përsëri vitin e ardhshëm, me Pakon e Madhe të qeverisë – ku infermieret me pagë nën 60 mijë lekë do të marrin 20 000Lekë (të reja), ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000Lekë (të reja) – garantohet mbështetja e duhur për zerimin e impaktit të inflacionit të luftës për familjet e bluzave të bardha,”- shkruan Rama në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

3 VITE ME PARE

Pakoja e ndihmës, Rama: Mbi 6 mijë mësues do të përfitojnë mbi 20 mijë lekë të reja

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr detaje nga pakoja e madhe e ndihmës për fundvitin. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se këtë fundvit do të jepen 20 mije lekë të reja për mësuesit dhe edukatorët me pagë bruto nën 60 mijë. Ndërsa mësuesit me pagë mbi 60 mijë lekë, do të marrin 10 mijë lekë të reja ndihmë.

Postimi i Plotë:

6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për krejt Europën

3 VITE ME PARE

Pakoja e Madhe, Rama: 20 mijë lekë të reja për ushtarët

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Postimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerr detaje nga pakoja e madhe e ndihmës për fundvitin. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se këtë fundvit do të jepen 20 mije lekë të reja për ushtarët bazë dhe për nënoficerët. 

Postimi i Plotë:

20 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe do u shpërndahen ushtarëve bazë e nënoficerëve që pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagave këtë vit për gjithë ushtarakët tanë, janë ata që paguhen më pak se sa të tjerët në Forcat e Armatosura dhe kështu do të ndihmojnë familjet e tyre me zerimin e impaktit të inflacionit të luftës në këtë periudhë të vështirë për të gjithë

3 VITE ME PARE

'Pakoja e Madhe', Rama zbulon sa do përfitojnë personat me aftësi të kufizuara

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar shumën që do përfitojnë një kategori nga 'Pakoja e Madhe' që do shpërndajë qeveria për festat e fundvitit. Përmes një tjetër postimi të bërë në 'Facebook', Rama ka dhënë detaje për shumën që do përfitojnë personat me aftësi të kufizuara. 

8000Lekë (të reja) do të jetë shuma që do të përfitojë çdo person me aftësi të kufizuar. Ndërkohë, që pak orë më parë, Rama bëri të ditur se pensionistët do të marrin 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

POSTIMI:

8000Lekë (të reja) për çdo person me aftësi të kufizuar, do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit, ku falë edhe subvencionimit masiv të çmimit të energjisë që do të vazhdojë përgjatë vitit 2023, mburoja financiare e qeverisë për familjet shqiptare e bën shumë më të përballueshëm këtë dimër të vështirë ekonomik për mbarë Europën

3 VITE ME PARE

SHIFRAT/ 'Pako e Madhe' për fundvit, përfitojnë pensionistët dhe shtresat në nevojë

8 miliardë lekë/ Rama ndan 'pakon e madhe': Përfiton
Pako

TIRANË- Pensionistët shqiptarë dhe shtresat në nevojë, do të jenë ato kategori që do të marrin ndihmë nga shteti. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pensionistët do të marrin 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.

'Mirmengjes dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milionë shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20000Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë'- shkruan Rama. 

edi rama 8 miliarde leke pako

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën