LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK lëshon sot gjashtë urdhërarreste, Këlliçi: Kamikazja me 3 mbiemra i dha kohë grupit kriminal të arratisen

• Prokuroria e Posaçme ka lëshuar paraditen e sotme gjashtë urdhërarreste në lidhje me Inceneratorin e Tiranës. • Në lidhje me këto fletëarrestime nuk ka asnjë konfimim dhe asnjë vënie në pranga. • Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. • Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj, Endrit Habilaj dhe për tre shtetas të huaj. • Por asnjë nga urdhërarrestet nuk është ekzekutuar pasi personat nuk u gjetën gjatë operacionit të SPAK. • Ndaj tyre raportohet se është ngritur akuza "pastrim i parave" dhe "grup i strukturuar kriminal". • Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i kryesisë, Belind Këlliçi. • Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se gjyqtarja Irena Gjoka të cilën e cilëson si "kamikazja me 3 mbiemra", pasi i dha dy javë kohë grupit kriminal të inceneratorit ka firmosur sot diskretitimin final të SPAK. • Ai akuzon Gjokën për dekonspirim të operacionit të SPAK. • Më tej shton se "pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital", duke iu referuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt! • Këlliçi ka denoncuar vazhdimisht skandalet e lidhura me aferën e inceneratorit të Tiranës. • Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se po zhduken dokumente dhe po anullohen fletë-arreste në SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. • Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dhe shkruan se janë zhdukur dokumentat që kanë ardhur nga Bullgaria për kompaninë “Gogla” të vëllait të Erion Veliaj dhe të tjerëve, që provojnë se vodhën miliona euro nga djegësi i Tiranës. • Lidhur me fletëarrestet e lëshuar ditën e sotme nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e SPAK.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Hetimi për Inceneratorin e Tiranës/ Këlliçi: Çfarë vallë, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK lëshon sot gjashtë
foto e postuar nga kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka risjellë në vëmendje përmes një postimi në rrjetet sociale, mungesën e një reagimi zyrtar lidhur me operacionin e SPAK për Inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi shkruan se deri më tani janë 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës të djegura nga inceneratori. Ai shtron disa pyetje se “çfarë vallë, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?”. Ndërkohë në fund të postimin ka ironizuar raportin e SPAK që do të paraqitet të hëjnë para Kuvendit të Shqipërisë.

POSTIMI I KËLLIÇIT: 

Ende asnjë njoftim zyrtar nga “super mega” aksioni i SPAK për inceneratorin fantazmë të Tiranës, të cilin edhe sot pronari faktik e pagoi 80.000 euro nga taksat tona! Zero arrestime, zero ndalime!

Deri më tani janë 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës të djegura nga inceneratori, së bashku me ato masat e famshme të ndalimit për Grupin e Strukturuar Kriminal dhe kreun e grupit Erion Veliaj!!!

Vallë çfarë mendoni, të dashur miq, ta ketë detyruar SPAK të dështojë në mënyrë kaq spektakolare?

a) Gjoba që pronari faktik thotë se ka paguar në SPAK

b) Të qenit “kolegë” me pronarin faktik

c) Urdhër nga ai i “gjati” që firmosi bonusin 8%

d) Të gjitha opsionet e mësipërme

Jepni lirisht mendimet tuaja të dashur miq!

PS: Shumë kurioz jam për raportin e punës së SPAK përpara Kuvendit të Shqipërisë ditën e hënë! Me siguri do flitet për arritje dhe suksese të reja të reformës në drejtësi!

2 VITE ME PARE

"Provojnë vjedhjen e miliona eurove nga inceneratori i Tiranës", Berisha: Në SPAK po zhduken dokumente të ardhura nga Bullgaria për vëllain e Veliajt

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK lëshon sot gjashtë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në rrjete sociale, ku shprehet se se po zhduken dokumente dhe po anullohen fletë-arreste në SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dhe shkruan se janë zhdukur dokumentat që kanë ardhur nga Bullgaria për kompaninë “Gogla” të vëllait të Erion Veliaj dhe të tjerëve, që provojnë se vodhën miliona euro nga djegësi i Tiranës.

POSTIMI I BERISHËS:

Zhdukje mafioze të dokumentave në Skap!

Ja si anullohen mandat-arrestet nga Skrapi.

Zhduken dokumentat që kanë ardhur nga Bullgaria për kompaninë “Gogla” të vëllait të Erion Veliaj dhe të tjerëve, që provojnë se vodhën miliona euro nga djegësi i Tiranës.

Lexoni denoncimin e mëposhtëm.
Pershendetje dr po ju shkruaj per te ju njoftua se Dosjes te ardhur nga Bullgaria ku me dokumenta zyrtare deshmohet vjedhja e miljona euro te djegesit te Tiranes nga vllau i Erion Velise me kompanine e tij gogla dhe me Lori Cafe e Top Çenel Eva Blushi, Vjollca Hoxha po i zhdukin.

Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka firmosur një grup të dytë urdhëarrestesh lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës. Në lidhje me këto fletëarrestime nuk ka asnjë konfimim dhe asnjë vënie në pranga.  Prokurori i çështjes që ka kërkuar masat e sigurisë është Dritan Prenci, ndërsa janë firmosur nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka. Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe për tre shtetas të huaj. Por asnjë nga urdhërarrestet nuk është ekzekutuar pasi personat nuk u gjetën gjatë operacionit të SPAK. Ndaj tyre raportohet se është ngritur akuza "pastrim i parave" dhe "grup i strukturuar kriminal". Lidhur me fletëarrestet e lëshuar ditën e sotme nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e SPAK. 

2 VITE ME PARE

"Sot u firmos diskretitimi final i SPAK-ut", Këlliçi: Kamikazja me 3 mbiemra i dha kohë grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të arratisen

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK lëshon sot gjashtë
foto e postuar nga belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar për fletëarrestet e lëshuar nga SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. 

Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se gjyqtarja Irena Gjoka të cilën e cilëson si "kamikazja me 3 mbiemra", pasi i dha dy javë kohë grupit kriminal të inceneratorit ka firmosur sot diskretitimin final të SPAK. Ai akuzon Gjokën për dekonspirim të operacionit të SPAK.

Më tej ai shton se "pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital", duke iu referuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt! Këlliçi ka denoncuar vazhdimisht skandalet e lidhura me aferën e inceneratorit të Tiranës.

POSTIMI I PLOTË: 

Kamikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!

Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!

Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror

2 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ SPAK lëshon gjashtë urdhër-arreste, tre prej tyre shtetas të huaj

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK lëshon sot gjashtë
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është raportuar se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste në lidhje me Inceneratorin e Tiranës. Kjo është hera e dytë që raportohet për disa urdhër arreste nga SPAK për inceneratorin e Tiranës. 

Ndërkohë në lidhje me këto fletëarrestime nuk ka asnjë konfimim dhe asnjë arrestim. Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për Denisa Tollkucin dhe Dashamir Ymeraj. Ndërkohë tre urdhërarrestet e tjera janë lëshuar tre shtetas të huaj por asnjë nga urdhër arrestet nuk është realizuar.

 

inceneratori i tiranes belind kellici sali berisha spak

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit