Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një vrasje është regjistruar ditën e sotme rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit. • Pas një konflikti mes Halil Kokas dhe Ilir Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin. • Koka është transportuar menjëherë drejt spitalit por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra. • Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën. • Autori i dyshuar i ngjarjes, është arrestuar pas disa orësh në kërkim. • Në momentin e arrestimit, autorit të dyshuar iu gjet në xhep, thika me të cilën dyshohet se qëlloi për vdekje Halil Kokën. Mësohet se konflikti mes dyshes nisi para pallatit ku 35-vjeçari, Ilir Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. • I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. • Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra. • Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.
5 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku u qëllua për vdekje me thikë, Halil Koka 40 vjeç. Ndërkohë janë publikuar edhe fotoja e autorit Ilir Koçilja, i cili u arrestua pak orë pas ngjarjes së rëndë edhe fotoja e viktimës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri me autorit dhe viktimës të cilët jetonin të dy në të njëjtin pallat.
Gjithçka nisi para pallatit ku 35-vjeçari Koçilja sulmoi me thikë Halil Kokën. I plagosuri kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit, por u rrëzua në tokë. Koka u shoqërua për në spital, por nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas raportimeve viktima Halil Koka dhe autori Liri Koçilja kanë qenë dikur të arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe për lëndë narkotike. Po ashtu mësohet se dikur kanë qenë shokë qelie.
DURRËS- 34-vjeçari, Ilir Koçilja, autori i dyshuar i vrasjes me thikë që ndodhi ditën e sotme në Durrës është arrestuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 12:30 në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit ku pas një konflikti mes vikitmës, Halil Kokës, dhe Koçiljas ky i fundit ka goditur me thikë 40-vjeçarin. Autori ishte fshehur te Rotonda Bizantine, ose Gropa Arkeologjike. Ndërkohë pasi është godit me thikë në zemër është transportuar menjëherë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u shpëtojë plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar zonën.
Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat. Po ashtu bëhet me dije se autori rezulton se është shoqëruar më parë në polici pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja. Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.
DURRËS- Policia ka reaguar për vrasjen në Durrës ditën e sotme. Mësohet se një person me inicialet I.K ka goditur me thikë 40-vjeçarin Halil Koka, i cili ka humbur jetën rrugën për në spital. Policia thekson se po bëjnë krehjen e zonës për të arrestuar autorin.
Njoftimi i Policisë:
Durrës Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
DURRËS-Një person mbeti i plagosur me thikë sot në Durrës, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Raportohet se ka pasur një sherr mes dy personave, ndërsa në rrethana ende të paqarta njëri prej tyre u plagos.
Mësohet se viktima është Halil Koka, 40 vjeç. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton rreth rastit.

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personave.
I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.