LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te 'Shallvaret', 9 të plagosur, qytetarët shtrihen në rrugë, policia: Drejtuesi s'ishte i dehur, u arrestua

• 9 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit masiv të ndodhur në zonën e ‘Shallvareve’ në Tiranë. Mësohet se një autobus i transportit publik, i linjës së ‘Unazës’ ka goditur nga pas mjetet që ka pasur përpara. • Për rrjedhojë, autobusi e gjashtë makina private janë dëmtuar, ndërsa tre qytetarë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës. Bëhet fjalë për persona që kanë qenë udhëtarë në urban dhe në makinat e tjera. • Auto-ambulancat kanë mbërritur njëra pas tjetrës në vendngjarje dhe kanë marrë të plagosurit. Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende. Deri tani në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit Agron Xhafa.

22 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Tiranë, versioni ndryshe i pasagjeres brenda autobusit

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Taulant Gjoka

TIRANË- Shoferi i autobusit që shkaktoi aksidentin masiv sot në Tiranë ka pretenduar se në momentin e përplasjes nuk ka qenë i vetdijshëm, pasi ka pasur komplikacion shëndetësor. Por shefi i Sigurisë së Trafikut Urban në kryeqytet, Taulant Gjoka tha sot gjatë fjalës së tij në emisionin “Opinion”  se ekziston një dëshmi kontradiktore e një pasagjereje që ndodhej brenda autobusit.

“Ka deklarime nga dëshmitarët, një nga këto është një pasagjere e dëmtuar brenda autobusit, e cila ka një version tjetër. Nga këndi i shikimit të saj, shoferi i autobusit ka qenë normal. Tani, do duhet parë momenti, vendi ku ka qenë pasagjerja, sa ka pasur fokus te drejtuesi i mjetit, fatorino që ka qenë brenda në autobus sepse janë deklarime kontradiktore që do të sqarohen në vijim të hetimeve,”- tha Gjoka.

Po ashtu, gjatë analizës së pamjeve, Gjoka vuri në dukje më herët dhe një detaj nga aksidenti kur autobusi rrit shpejtësinë, gjë që thotë ai mund të ketë ardhur prej mosvetëdijes së shoferit, që mendohet se pa vullnet ka shtypur pedalen e gazit.

3 VITE ME PARE

U përplas nga autobusi, flet shoferi i ‘Porsche’: Na kryqëzuan për shkak të makinës! Unë dhe vëllai jemi mirë

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Toldi Aleksi

TIRANË- Shoferi i mjetit tip "Porsche", Toldi Aleksi ka reaguar pas aksidentit ku u përfshi mesditën e sotme. Me një reagim në rrjetet sociale, Toldi Aleksi tha se ai është kryqëzuar për shkak të makinës së mirë që kishte, por dha edhe sqarimin e tij lidhur me ngjarjen. Po ashtu, ai shtoi se është në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me vëllanë e tij.

"Shqiperia doli nga komunizmi por komunizmi nuk paska dal nga gjaku i shqiptarit! Sot ne aksidentin me autobuzin e unazes ne Porsche isha une me tim vella dhe fal Zotit dolem pa demtime fizike por vetem deme materiale. Kam lexuar komentet dhe falenderoj te gjithe personat qe shohin te verteten ashtu sic ishte e nuk na “kryqezuan” per shkak te makines ashtu sic beri nje pjese tjeter me mallkime e shfryrje. Persa i perket makines, ajo makine eshte nje e mire materiale e siguruar nga puna e ndershme, nga djersa, lodhja, ankthi, presioni, frika e deshtimit e te gjithe komponentet qe duhen per te arritur suksesin! Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk munden ti pershtaten ketij sistemi dhe kan ngelur ne te shkuaren qe as nuk e kan jetuar. Asgje ne kte jete nuk eshte rastesi, eshte fuqia e deshirave dhe endrrave per tja dale dhe mbi te gjitha SAKRIFICA! Uroj te gjithe te demtuarve te marin veten sa me shpejt dhe te tilla fatkeqsi mos te riperseriten. Faleminderit Zot!,"-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË:

3 VITE ME PARE

Mori përpara disa makina, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Pamje nga aksidenti

TIRANË- Shefi i trafikut urban në Tiranë, Taulant Gjoka ka bërë me dije se drejtuesi i urbanit është vendosur në pranga. Gjatë emisionit "Opinion", Taulant Gjoka tha se shoferi i autobusit të Unazës që u përfshi paraditen e kësaj të hëne në aksidentin masiv, është arrestuar. Ai është Agron Xhafa, 63 vjeç. Gjoka tha se nga hetimet paraprake, rezulton se kemi të bëjmë me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferit të autobusit.

“E kemi versionin, për ne është shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i autobusit, i cili është arrestuar nga policia. Është vendosur masa e arrestit në kushtet e flagrancës për drejtuesin e autobusit. Pra aktualisht që flasim, ai është i dyshuar si shkaktar i aksidentit rrugor. Dhe ka dyshime të arsyeshme për shkelje që janë të dukshme. Pastaj, hipotezat se shkelja e rregullave ka ardhur si pasojë e patologjisë fizike që ai pretendon, apo amnezës mjekësore për të cilën ne nuk kemi dijeni, apo si rezultat i një gabimi tjetër…,”- tha Gjoka.

Mesditën e sotme, 9 automjete dhe urbani u përfshinë në një aksident të pazakontë paraditen e kësaj në Tiranë. Vetë shoferi është shprehur se nuk ka qenë i vetëdijshëm dhe se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja, pasi vuan nga zemra.

3 VITE ME PARE

Zbulohen pamjet me dron/ Pema ka shpëtuar njerëzit nga aksidenti i autobusit në Tiranë, pas përplasjes së “Porsche” u ngrit në ajër

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te

TIRANË- Dalin pamjet të tjera nga aksidenti që ka ndodhur tek zona e Shallvareve në Tiranë. Pak pas aksidentit janë kapur pamje me dron nga lart, ndërsa gjatë emisionit "Open", eksperti i Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore, Mamir Hodo ka komentuar dinamikën e aksidentit.

Në 'leximin' që ai i ka bërë ngjarjes, ai ka deklaruar se autobusi ka ndaluar vetëm pasi para tij u krijua një barrierë makinash, ndërsa momentin ku krijohet përshtypja se autobusi në vend të frenojë ka marrë gas. Po ashtu, sipas tij, ishte mjeti tip “Porche” që e ka detyruar autobusin të ngrihej në ajër.

3 VITE ME PARE

VIDEO nga afër- Momenti kur autobusi i Unazës merr përpara 9 makina, qytetari del nga makina i tronditur

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti

TIRANË- 'Dosja.al' siguron një video të re nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë "Urës së Shallvareve".

Ky është momenti kur autobusi, merr përpara makinat, duke lënë të lënduar disa persona. Autobusi nuk shihet të ketë një shpejtësi të madhe, mirëpo mbeten të paqarta shkaqet se përse ka ndodhur. Urbani, merr përpara dy mjete, të cilat kalojnë në korsinë tjetër. Më pas, drejtuesi i mjetit të parë, del jashtë i tronditur, mirëpo rikthehet sërish brenda. Njerëzit dalin të gjithë nga mjetet për të ndihmuar personat e lënduar, të cilët janë shokuar nga ajo që ndodhi.

SPasgjerët që ndodheshin brenda autobusit të linjës së ‘Unazës’ dolën nga ai duke bërtitur pasi u frikësuan për jetët e tyre. 


Shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra. 

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

MOMENTI ME VIDEO- Shpëtoi për një fije...vajza iu largua me vrap mjetit që i rrezikoi jetën tek 'Shallvaret'

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Momenti i vrapimit

TIRANË- Detaje të reja janë vënë re nga aksidenti i ndodhur pak orë më parë në zonën e Shallvareve në Tiranë, ku një autobus përplasi disa mjete. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, duket një vajzë, e cila po qëndronte në stacionin e autobusit i ka shpëtuar mrekullisht përplasjes nga automjeti tip “Porsche” duke u larguar me vrap, pavarësisht se njëri prej mjeteve e preku për një moment.


Megjithatë fatmirësisht ajo u largua me vrap duke i shpëtuar një lëndimi nga aksidenti i shumëfishtë. Nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme, mbetën të lënduar 9 persona, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku. Nga dëshmia paraprake e shoferit të autobusit tregon se ai vuan nga zemra dhe nga diabeti. Sipas tij, në momentin e aksidentit nuk ka qenë i vetëdijshëm në momentin e përplasjes.

3 VITE ME PARE

Aksidenti me 9 të plagosur në Tiranë, Brataj: Numri mund të shtohet, shoferi s’kujtonte asgjë

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Skender Brataj

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare Skëndër Brataj foli për aksidentin masiv ditçn e sotme te Shallvaret, duke sqaruar se ekipi i cili ka shkuar fillimisht në vendin e ngjarjes kanë vënë re se shoferi nuk kujtonte asgjë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Brataj tha se sipas informacioneve të raportuar, autobusi nuk duket se ka qenë me shpejtësi, pasi në të kundërt do të kishte pasoja më të mëdha.

Ekipi i parë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, atë ka referuar që shoferi nuk kujtonte asgjë. Dhe mesa pashë në vendin e ngjarjes nuk kishte frenim të autobusit. Mendoj që nuk ka qenë shumë shpejt makina. Po të ishte shpejtësia e lartë, do të kishim shumë të plagosur pasi ishte autobus me një numër të lartë. Ne  e quajmë humbje të koshiencës, ndërsa gjendja sinikopale, është kur i humb komplet reflekset. Sigurisht që ka limite apo kufizime të përdorimit të patentës për nivele të ndryshme punë. Një diabetik nuk duhet të jetë, apo një epileptik sepse mund t’i ndodhë shqetësimi në moment. Pra duhet të kenë kufizime të tyre, sa i përket llojit të sëmundjeve. Kur bënë testin e alkoolit isha prezent”, tha ai, duke shtuar: ” Edhe mund të shtohet numri. Sepse ka pasur edhe në makina persona. Në momentin e parë nuk është e thënë që mund të ndjesh diçka,” tha Brataj

3 VITE ME PARE

Aksidenti në unazë, Bashkia Tiranë: Filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka reaguar pas aksidentit të shumëfishtë që ndodhi në zonën e “Urës së Tajvanit” duke lënë të plagosur 9 persona që ndodhen nën kujdesin e mjekëve fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Bashkia bën të ditur se do të vendosë në dispozicion të policisë të gjitha kamerat e policisë bashkiake. Po ashtu, Bashkia shton se drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga policia.

Po bashkëpunojmë me institucionet përkatëse deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave, që çuan në këtë ngjarje! Të gjitha filmimet e kamerave të Policisë Bashkiake janë vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore të Tiranës, teksa jemi informuar që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përfshira janë testuar dhe intervistuar nga kolegët e policisë, për të çuar në hetimin e plotë të aksidentit, që fatmirësisht nuk pati pasoja në jetë njerëzish”, thuhet në njoftim.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Aksidenti i shumëfishtë në Tiranë, shefi i qarkullimit: Fajtor ka qenë shoferi i urbanit, i është bërë testi i drogës

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Taulant Gjoka

TIRANË- Aksidenti masiv i cili ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku një autobus i linjës së “Unazës” është përplasur me disa automjete, la pas 9 qytetarë të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit. Shefi i qarkullimit për Tiranën Taulant Gjoka, i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion”, deklaroi se po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Sipas tij, paraprakisht dyshohet se shoferi i autobusit ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ai tha se këtij të fundit i është bërë edhe testi i drogës, pasi ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë jo koshient dhe se nuk mban mend çfarë ka ndodhur. Ndërkohë të pestë shoferëve u është bërë testi i alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë.

“Policia po heton për të parë dhe kënde të tjera të aksidentit, jo vetëm atë që shfaqet në këtë video. Nuk duhet të nxitojmë për të bërë me faj asnjë nga dejtuesit që janë përfshirë në këtë aksident të pazakontë, për sa i përket numrit të mjeteve. Referuar të dhënave që kemi marrë nga grupi ghetomor, mund të themi që kemi të dyshuar drejtuesin e autobusit për shkelje të kodit rrugor. 5 shoferët e përfshirë në aksidnet u janë bërë testet e alkoolit, dhe kanë rezultuar negativë. Shoferi ka deklaruar se ka qenë jo koshient në momentin e ngjarjes për shkak se ka thënë se vuan nga një sëmundje, e për këtë i është bërë testi i drogës, nuk kujton çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- DINAMIKA- Përplasja e 9 automjeteve në Tiranë, urbani merr përpara mjetet para, 'Porsche' zhvendoset në trotuar

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Momenti i aksidentit

TIRANË- Ora shënonte 11.35 dhe në Tiranë për pak ndodhi një tragjedi. Një autobus urban mori para disa mjete duke shkaktuar një aksident të shumëfishtë në një prej rrugëve më të frekuentuara në vend. Duke raportuar nga vendi i ngjarjes, 'Dosja.al' siguron videon e aksidentit të shumëfishtë që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, te “Ura e Tajvanit”. Sikurse shihet edhe në video, urbani “Green Line” i linjës së Unazës tenton që të bëjë disa manovra për të shmangur kontaktin me mjetet e tjera, por e paevitueshmja ndodh në mes të trafikut, e si pasojë autobusi urban përplaset fillimisht me një mjet tip 'Audi' e më pas merr përpara të gjitha mjetet që kishte në korsinë e tij. Para këtyre makinave ishte edhe mjeti luksoz tip “Porsche”, i cili nga përplasja lëviz përpara, duke u përplasur me trotuarin, pranë së cilës ndodhej stacioni i autobusit. Pra ndodh një aksident zinxhir, pasi përveç se autobusi merr para makinat që janë para dhe anash tij, mjetet përplasen edhe me njëra-tjetrën në pamundësi për të frenuar. 

Por përveç mjeteve, në trotuar ka pasur edhe kalimtarë që për fat të mirë, qytetarët që ndodheshin aty, largohen në kohë duke shmangur një tragjedi. Ndërkohë që të njëjtin fat nuk e kanë pasur drejtuesit e mjeteve që janë lënduar nga impakti i përplasjes, e kanë përfunduar në spital. Megjithatë, fatmirësisht, tragjedia është shmangur dhe nuk ka asnjë të lënduar në gjendje të rëndë.

Nga aksidenti u raportuan 9 të plagosur, mes tyre edhe shoferi i urbanit, ndërsa ky i fundit, sipas Policisë nuk rezultoi nën efektin e alkoolit, megjithatë ka dyshime lidhur me refleksin e shoferit, i cili po hetohet nga Policia. Po ashtu, do të kontrollohet edhe mjeti urban, për të parë nëse ka ndonjë defekt teknik që mund të ketë shkaktuar aksidentin. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Bashkia Tiranë, duke ofruar pamjet e aksidentit, por ka heshtje nga kompania e urbanit. 

'Balkanweb' ka siguruar edhe videon e plotë të aksidentit:

Aksidenti ndodhi këtë paradite, duke u bërë rasti i disatë i të njëjtës linjë autobusësh që shkakton probleme në Tiranë. Edhe disa muaj më parë, një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Lana, por fatmirësisht edhe ajo ngjarje nuk solli të lënduar rëndë dhe të vdekur. 

3 VITE ME PARE

PAMJET- Aksidenti masiv në Tiranë, të lënduarat merren me barrelë, njëra prej tyre dërgohet me karrige me rrota

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Barrela

TIRANË- Momenti kur dy prej personave të lënduar nga aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në kryeqytet, janë bërë publike nga 'Panorama'. Njëra nga të lënduarat dërgohet me barelë drejt ambulancës, ndërsa tjetra, e cila mban qafore, dërgohet me karrige me rrota. 

Shkak për aksidentin masiv që ndodhi në zonën e 'Shallvareve' në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës 'Unaza'. Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka nbdodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti masiv në Tiranë, dyshohet se shkak u bë një defekt në autobus, drejtuesi: S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti te Tajvani

TIRANË- Shkak për aksidentin masiv të ndodhur këtë paraditen ë zonën e 'Shallvareve' në Tiranë, dyshohet se është bërë një defekt teknik në urbanin e linjës 'Unaza'. Ky është dyshimi paraprak, ndërkohë që hetimet vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta. Nga ana tjetër, vetë drejtuesi i autobusit është shprehur se në momentin që ka nbdodhur përplasja, nuk është ndjerë mirë.

"S’u ndjeva mirë, vuaj nga diabeti dhe zemra,"- ka thënë ai.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës 'Unaza' që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti te Shallvaret, Policia: 9 të plagosur, shoferi i urbanit nuk ishte nën efektin e alkoolit

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Pamje nga aksidenti

TIRANË- 9 persona janë plagosur nga aksidenti te Shallvaret në Tiranë. Policia bën me dije se së bashku me 8 pasagjerë në urban është i dëmtuar dhe drejtuesi i tij. Po ashtu bëhet me dije se pas testit të alkoolit doli që drejtuesi i urbanit nuk ishte nën efektin pijeve alkoolike.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se: Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

3 VITE ME PARE

Aksidenti te Tajvani, drejtuesi i mjetit: Shoferi i autobusit ishte i tronditur, nuk e di a kishte pirë alkool apo ishte me tension

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Shoferi

TIRANË- Një nga drejtuesit e mjeteve që u përplasen në aksidentin masiv te Tajvani ka deklaruar se në urbanin që u përfshi në aksident kishte disa persona të lënduar. Duke folur për mediat, ai ka theksuar se po ashtu dhe shoferi i urbanit ishte i trindiur nga aksidenti, por nuk e dinte nëse ishte nën efektin e alkoolit apo me tension.

“Dola mora pak veten, se nuk e kuptova çfarë ndodhi, vetëm mbaja këmbën në frena. Me sa pash në autobus kishte shumë të plagosur. Shoferi i autobusit ishte shumë i tronditur, tek të 60-at ishte, e pashë që ishte i shokuar, a ishte me alkool, a me tension, a me zemër, ta shofim”, tha ai.

3 VITE ME PARE

FOTOT-VIDEO/ Makinat e bëra copash! Dalin pamjet nga aksidenti masiv te Tajvani, zona totalisht e bllokuar

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Dosja.al ka siguruar pamje nga aksidenti masiv që ndodhi në Tiranë, i cili ka lënbë të paktën tre persona të plagosur. Ngjarja e rëndë që ktheu aksin pranë 'Shallvareve' në një kaos ndodhi këtë paradite. Në pamje duken mjetet e bëra copash pas përplasjes.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bëri me dije se ka qenë autobusi i linjës 'Unaza' që ka goditur nga pas mjetet e vogla, duke shkaktuar kështu një aksident masiv. Zyrtarisht është raportuar për tre persona të plagosur, ndërsa pamjet e sjella nga Dosja.al tregojnë për dëme të shumta materiale. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti te Shallvaret, Policia: Hetimet po vijojnë, kemi bërë testet e alkolit

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Policia

TIRANË- Policia ka dalë në deklaratë për mediat, pas aksidentit te Shallvaret. Shefi i qarkullit të Tiranës Taulant Gjoka ka deklaruar për mediat se asnjë nga të plagosurit nuk janë të rrezik për jetën. Po ashtu ka theksuar se u është bërë testi i alkoolit drejtuesve të mjetit dhe se sapo të kenë një verdikt do e bëjnë publike. 

"Janë 3 të plagosur. Asnjë nga të dëmtuarit nuk ka rrezik për jetën. Nga 3 të dëmtuar, 2 janë drejtues mjetesh dhe 1 drejtues autobusi. Sa më parë të kemi një verdikt do ju bëjmë me dije. Disa drejtues mjetesh në vendngjarje po kontrollohen edhe për nivelin e alkoolit. Edhe ata që ndodhen në spital pasi të marrin ndihmën mjekësore. Ka dyshime për shpejtësi por s’mund të japim verdikt final,” tha Gjoka.

3 VITE ME PARE

"PORSCHE përplaset me pemën! Pamje nga vendngjarja/ Si ndodhi aksidenti për shkak të parakalimit të gabuar të autobusit të Unazës

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Pamje nga vendngjarja

TIRANE- Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme pranë zonës së njohur si "Tajvani" në kryeqytet për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima. Dosja pa nga afër situatën ku shihet sesi autobusi i linjës së "Unazës" ka përplasur disa automjete. Një prej tyre, mjeti që shihet në pamje, tip "Porsche Cayenne" është përplasur me një pemë. Nga aksidenti janë plagosur disa persona që janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Paraprakisht, aksidenti dyshohet se ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar nga ana e shoferit të autobusit të "Unazës". Për më shumë ndiqni pamjet:/Dosja.al

 

 

 

3 VITE ME PARE

"Largohuni që këtej", detaje nga aksidenti masiv, policia u bën thirrje qytetarëve

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti te Tajvani

TIRANË- Zona ku ndodhi aksidenti masiv tek 'Shallvaret' është kthyer në një kaos! Njerëz që ulërasin, kërkojnë ndihmë mjekësore dhe jo vetëm, shihen në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, efektivë të Policisë së Shtetit kërkojnë që qytetarët të largohen nga vendngjarja. 

"Largohuni që këtej, ikni, lironi rrugën,"- dëgjohet të thonë efektivët në sfond. 

Ngjarja ndodhi këtë paradite. Urbani i linjës "Unaza" ka goditur nga pas të paktën gjashtë automjete. Deri më tani, raportohet se janë plagosur të paktën 3 persona. 

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Kalimtarët i japin ujë njëri-tjetrit, dalin pamjet e rënda nga aksidenti masiv në Tiranë, ambulanca mbushet me të plagosur

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë situantën në zonën e njohur si 'Shallvaret', aty ku u regjistruar një aksident masiv mes një urbani dhe disa makinave. Siç shihet në pamje, njerëzit që udhëtonin në urbanin e linjës së 'Unazës' janë ulur në trotuare dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me ujë për tu qetësuar. Nga ana tjetër, auto-ambulanca merr të plagosurit.

 

3 VITE ME PARE

Aksidenti masiv te Tajvani, policia: Autobusi u përplas me disa makina, tre persona u plagosën

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur te k'Shallvaret'. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se kanë mbetur të plagosur tre persona. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës hde paraprakisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Dhjetëra njerëz të shtrirë në rrugë! Çfarë ndodhi pas aksidentit masiv në Tiranë, 'Unaza' mori përpara makinat tek 'Shallvaret'

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti në Tiranë

TIRANË- Dhjetëra njerëz të shtrirë në rrugë! Këto janë pamjet e para që vijnë nga Tirana, nga zona e Shallvareve, ku mësohet se autobusi i linjës së "Unazës" është përplasur me gjashtë mjete. Për paspjë, dhjetëra persona janë plagosur. Ata kanë marrë dëme të shumta si pasojë e përpasjes. Bëhet fjalë për qytetarë që ndodheshin në urban dhe në mjetet evogla që janë marrë përpara nga autobusi. Shkaku i aksidentit nuk dihet, ndërkohë që raportohet se ka qenë urbani që ka goditur nga pas të gjitha mjetet që ka pasur përpara. 

3 VITE ME PARE

Aksident i rëndë në Tiranë, autobusi i Unazës merr para dhjetëra makina para Tajvanit

Aksident masiv në Tiranë, urbani merr para 6 makina te
Aksidenti në Tiranë

TIRANE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet paraditen e sotme. Një autobus i linjës së "Unazës" është përplasur me dhjetra makina. Për pasojë, disa persona raportohet se janë të plagosur. Pritet njoftimi zyrtar nga policia e Tiranës. 

aksidenti masiv te tajvani agron xhafa


Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty