LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me mbetje të dyshuar toksike dërgohen në Porto Romano, do monitorohen deri në kryerjen e analizave laboratorike

• Anija "Moliva" që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të rrezikshme është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. • Pas kësaj pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet. • Sipas informacioneve është parashikuar që 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit. • Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejnerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar. • Organizata joqeveritare, Basel Action Network, njoftoi autoritetet për anijen në gusht pasi mori informacion se kontejnerët në bord dyshohet se mbanin rreth 2,100 ton pluhur toksik që vjen nga filtrat e kontrollit të ndotjes nga industria e çelikut. • BAN tha se kontejnerët u larguan nga Durrësi më 4 korrik me dy anije të marra nga Maersk me destinacion Tajlandën. • Grupi tha se paralajmëroi disa vende tranziti dhe bashkëpunoi me EARTH, një organizatë mjedisore tajlandeze, të cilët së bashku ngritën alarmin për dërgesën. • Pas kësaj Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën, duke u kërkuar autoriteteve në Singapor ta ndalonin atë. • Anijet u ankoruan, si pasojë në një port turk dhe kontejnerët u ngarkuan në anijen me flamur turk, e cila ndaloi për pak kohë në portin italian të Gioia Tauro përpara se të shkonte sërish në Shqipëri, tha BAN. • Në dokumentacionin doganor thuhet se kontejnerët përmbanin oksid hekuri. • Organizata BAN u ka bërë thirrje autoriteteve që marrja e mostrave të kontejnerëve, të bëhet publikisht për të siguruar transparencë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VOA: Shkarkohen nga anija në Durrës, kontejnerët me mbetje të dyshuara si të rrezikshme

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me
Anija

DURRËS- Në Shqipëri, anija e e ngarkuar me 2100 tonelata mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, u lejua të hyjë sot në portin e Durrësit, në përfundim të një odiseje disa mujore në det. Ngarkesa e cila dyshohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, është vënë nën sekuestro nga Prokuroria. Të gjithë kontejnerët u trasnportuan në një zonë të sigurt, ku do të ruhen ndërsa kampionë nga përmbajtja e tyre do të dërgohen në disa laboratorë të huaj për të verifikuar përbërjen.

Pas një pritjeje të gjatë në radë, që prej datës 28 tetor, anija Moliva, e ngarkuar me mbi 100 kontejnerët me mbetjet industriale të uzinës metalurgjike të kompanisë Kurum, hyri sot në mëngjes në portin e Durrësit. Ndonëse Prokuroria kishte urdhëruar sekuestrimin e ngarkesës prej afro 2100 tonelatash, vetëm të premten, autoritetet përgjegjëse për ekzekutimin e këtij urdhëri bën të mundur zbatimin e tij.

Kontejnerët u shkarkuan në portin e Durrësit, për t’u transportuar nën masa sigurie, drejt një zone të rrethuar në Porto Romano. "Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë", bëri të ditur Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila mori në dorëzim ngarkesën.

Prokuroria e Durrësit, pritet që të marrë kampionë të ndryshëm nga kontejnerët, për t’ia nënshtruar analizave laboratorike, të cilat pritet të vërtetojnë dhe përmbajtjen e tyre.

Drejtor i Drejtorisë së Derregullimit, Lejeve dhe Licencave e Monitorimit, në ministrinë e Mjedisit, Athanas Karaja, i cili shoqëronte ministren Mirela Kumbaro në një seancë në komisionin parlamentar të Veprimtarive prodhuese, shpjegoi se analizat do të kryhen jashtë vendit: "Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, do të merren mostrat. Do dërgohen në Belgjikë, në Zvicër dhe në tre laboratorë të specializuar. Do vijë përgjigja. Nëse është mbetje do të nisin pasojat dhe diskutimi tjeetër. Por deri në momentin që ne flasim askush nuk i ka etiketuar si mbetje, për faktin se në të gjithë dokumentacionin shoqërues, ajo ka ikur nga territori shqiptar si mall”.

Ngarkesa ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën, e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ (BAN) me seli në Seattle të Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj organizate, dyshohet se bëhet fjalë për pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, më përmbajtje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.

Kontejnerët u ngarkuan në portin e Durrësit, pasi mbetjet kishin qëndruar më parë në një mjedis të hapur. Eksporti i tyre u krye nga kompania shqiptare Sokolaj, e cila në deklaratat doganore dhe dokumentacionin shoqërues dorëzuar autoriteteve nuk ka njoftuar se bëhet fjalë për mbetje, aq më tepër të rrezikshme, siç dhe janë ngritur dyshimet.

Në muajin gusht, pas alarmit të dhënë nga BAN, ngarkesa mori rrugën e kthimit për në Shqipëri. Në atë kohë ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit, dolën me një qëndrim të përbashkët ku theksonin se “Shqipëria nuk mund të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”.

Por në të kundërt, Prokuroria e Durrësit, një ditë përpara se anija të shfaqej pranë portit të Durrësit, urdhëroi sekuestrimin. Për këtë rast, është duke u kryer një hetim dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, në Bruksel./ VOA

1 VITE ME PARE

AAPSK merr në administrim 102 kontejnerët e anijes "Moliva"/ Ministria e Brendshme: Ngarkesa është transportuar larg zonave të banuara

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me
kontejneret

DURRËS- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontejnerët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se i gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash dhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Durrësit. 

Pas shkarkimit të kontejnerëve nga anija, ato janë transportuar larg zonave të banuara, në Porto Romano ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, deri në kryerjen e analizave laboratike. 

POSTIMI I PLOTË:

AAPSK merr në administrim 102 kontenierët e anijes “Moliva” përmes procedurave strikte të kontrollit dhe sigurisë

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontenierët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.

I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.

Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit.

Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë.

1 VITE ME PARE

Mediat e huaja: Kontejnerët me mbetje të dyshuar toksike do të vendosen në Porto Romano, do monitorohen deri në kryerjen e analizave laboratorike

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me
foto ilustruese

DURRËS- Anija që dyshohet se mban kontejnerë me lëndë të rrezikshme u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, ku prokurorët kanë urdhëruar që të testohet përmbajtja e saj. Anija "Moliva XA443A" me flamur turk u mbajt në një ankorim rreth 1.5 kilometra (një milje) nga porti i Durrësit, 33 kilometra në perëndim të kryeqytetit, derisa autoritetet gjetën një vend jashtë portit për të ruajtur kontejnerët. Lidhur me këtë ka shkruar edhe media ndërkombëtare abcNEWS, ku thuhet në artikull se ngarkesa do të dërgohet në Porto Romano ku do të mbahet derisa sa të kryehen analizat laboratorike.

"Kontejnerët pritet të dërgohen në një agjenci në Porto Romano, 6 kilometra (4 milje) larg. Dhjetë ditë më parë, prokurorët urdhëruan sekuestrimin e kontejnerëve dhe ruajtjen në një vend të sigurt mjedisor dhe fizik për monitorim. Prokuroria u ka kërkuar institucioneve të ndryshme që të kryejnë analizat laboratorike të materialit në kontejnerë. Mbulimi mediatik tregoi se kontejnerët po shkarkoheshin nga anija dhe u drejtuan për në zonën e karantinës.", thuhet në artikull. 

Organizata joqeveritare me bazë në Seattle, Basel Action Network, ose BAN, njoftoi autoritetet për anijen në gusht pasi mori informacion nga një sinjalizues se kontejnerët në bord dyshohet se mbanin rreth 2,100 ton pluhur toksik që vjen nga filtrat e kontrollit të ndotjes nga industria e çelikut. BAN tha se kontejnerët u larguan nga Durrësi më 4 korrik me dy anije të marra nga Maersk me destinacion Tajlandën. Grupi tha se paralajmëroi disa vende tranziti dhe bashkëpunoi me EARTH, një organizatë mjedisore tajlandeze, të cilët së bashku ngritën alarmin për dërgesën.

Tajlanda refuzoi të pranonte dërgesën, duke u kërkuar autoriteteve në Singapor ta ndalonin atë. Anijet u ankoruan më pas në një port turk dhe kontejnerët u ngarkuan në anijen me flamur turk, e cila ndaloi për pak kohë në portin italian të Gioia Tauro përpara se të shkonte në Shqipëri, tha BAN. Në dokumentacionin doganor thuhet se kontejnerët përmbanin oksid hekuri.

Opozita akuzoi qeverinë në gusht për pjesëmarrje në trafikimin e paligjshëm të materialeve të rrezikshme. Kryeministri Edi Rama tha në Parlament në shtator se dokumentet e dërgesës janë verifikuar dhe se oksidi i hekurit “nuk konsiderohet si mbetje toksike në katalogët europianë mbi të cilët bazohet procedura mjedisore dhe doganore e vendit tonë”. Në artikull thuhet po ashtu se organizata BAN u ka bërë thirrje autoriteteve që marrja e mostrave të kontejnerëve, të bëhet publikisht për të siguruar transparencë.

"Dyshohet se kontejnerët kanë pluhur toksik furre çeliku të mbledhur nga filtrat e kontrollit të ndotjes në një kompani shqiptare dhe të kontrabanduar ilegalisht nga Kosova dhe Gjermania. BAN tha se ndërsa Shqipëria kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe qeveria ka qenë e etur për të lidhur politikën e saj të mbetjeve të rrezikshme me atë të bllokut 27-vendesh, ajo duhet të ndalojë “eksportin e mbetjeve të rrezikshme, mbetjeve shtëpiake, mbetjeve elektronike dhe mbeturinave të plastikës në vendet në zhvillim”.", thuhet më tej. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ I rrethuar me mur, dalin pamjet e vendit ku do të vendosen kontejnerët me mbetje të rrezikshme

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me
vendi ne porto romano

DURRËS- Mëngjesin e sotëm, anija "Moliva" që bëri transportin e kontejnerëve që dyshohen se kanë ngarkesë me mbetje të rrezikshme, është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Pas kësaj pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet.

Sipas informacioneve, ngarkesa me mbetjet e rrezikshme do transportohet në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit. Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejnerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.

1 VITE ME PARE

Anija "Moliva" me mbetje të dyshuara të rrezikshme ankorohet në portin e Durrësit

Anija "Moliva" ankorohet në Durrës/ Kontejnerët me
anija

DURRËS- Anija "Moliva" që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen të rrezikshme është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Pas kësaj pritet që të kryhet procedura e shkarkimit të 102 kontejnerëve dhe transportimi i tyre jashtë hapësirave portuale, në një zonë të konsideruar të sigurt nga autoritetet.

Sipas informacioneve ende jo zyrtare është parashikuar që 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme do transportohen në një zonë në Porto Romano, ku do të mbahen të mbikëqyrura 24 orë siç ka kërkuar edhe Prokuroria e Durrësit. Pas vendosjes së tyre në këtë hapësirë të sigurt, pritet të procedohet me marrjen e kampionëve nga secili kontejnerë dhe dërgimin e tyre në një laborator të specializuar.

Anija me mbetje industriale toksike që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme, mbërriti më 28 tetorit në brigjet shqiptare. Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara.

Pas një odiseje më shumë se 3 mujore lundrimi në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën në portin e Durrësit, ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali. Pluhuri i dyshur, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.

anija moliva kontejneret me mbetje toksike

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel