LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e kontributeve të pensioneve në Shqipëri! Rama: Na kërkuan të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, u thamë jo!

• Konferenca për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri është mbajtur ditën e sotme. • Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, foli dhe lidhur me çështjen e informalitetit të pagave. • Gonxhja tha se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. • Ai ka shtuar se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat. • Sipas tij, nëse nuk rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do ketë njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. • Drejtoresha e Bankës Botërore në Ballkanin Perëndimor, Xiaqing Yu, në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në këtë fushë, po sipas saj janë ende disa pika që duhen përmirësuar. • Yu u shpreh se pavarësisht pensionit social që ka futur Shqipëria për ti dhënë fund varfërisë në pleqëri, sërish migrimi dhe informaliteti në vend është i lartë. • Ajo shton se gjithashtu se mosdeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve. • Kryeministri Edi Rama në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se qeveria po vepron me vizion afatgjatë dhe të qëndrueshëm në lidhje me këtë fushë.• Kryeministri shprehet se reforma e vitit 2014 solli ndryshim të madh në sistemin e pensioneve në Shqipëri, që deri në atë kohë sipas tij kishte qenë absurd dhe i rrezikshëm. • Rama shprehet se pensionet para dhe pas reformës janë dy pasqyra të ndryshme, ku tregohet se një pensionist para reformës paguhet shumë herë më pak, krahasuar me një pensionist që ka dalë në pension pas reformës së vitit 2014. • Rama thotë se një mësues ekonomist, apo njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension mbas 2014 marrin pension mbi 500 mijë lekë pra mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre për të njëjtat vite pune që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione më të ulëta.• Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. • Sipas tij, qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.•  Ai ka shtuar se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Niveli i pensionit para reformës ishte 220 euro"/ Rama 'fajëson' opozitën për pensionet: Po mbyllim plagën e madhe që lanë ata para nesh!

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se qeveria aktuale po mbyll plagën që ka lënë opozita para reformës së 2014 për pensionet në vend.

Rama thotë se para reformës pensioni ka qënë 220 euro, dhe kjo sipas tij ka shkaktuar plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, ndërsa shton se ende ka një pjesë të qytetarëve që vuan nga ajo plagë.

Rama: Pensionistët sot, që kanë të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore, por kanë dalë në pension në dy kohë të ndryshme, marrin pensione të ndryshme. Një nga pikat që në duhet të adresojmë është si të zvogëlojmë këtë hendek. Ndryshimi ka ndodhur se me reformën vendosëm kontributet në funksion të pensionit. Niveli i pensionit ishte me një tavan atë kohë, rreth 200 dollarë, me llogaritë e sotme, 220 euro. Çfarëdolloj kontributesh të kishe dhënë ti, nuk merrje me shumë se 220 euro. Kjo ka shkaktuar të gjithë plagën e madhe që po mbyllet dalëngadalë, por sidoqoftë vazhdojmë të kemi një pjesë që vuan nga ajo plagë.

1 VITE ME PARE

Rama: Kemi ende luftë kundër informalitetit të pagave

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për reformën e pensioneve, theksoi se ka ende punë për luftën ndaj informalitetit të pagave. Rama gjithashtu u shpreh se ka një ndryshim të rëndësishëm, ka një rritje të pagave pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe tetor. 

“Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave. Ka një ndryshim të rëndësishëm, ka një rritje të pagave, ka një ndryshim të rëndësishëm se pas gjithë procesit të komunikimit që kemi pasur në shtator dhe tetor, është konstatuar një rritje e pagave të deklaruara dhe kontributeve, por ka ende shumë hapësirë për të marrë më shumë në funksion të skemës së fondit të sigurimeve”, Rama.

1 VITE ME PARE

"Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme"/ Rama ironizon opozitën për pensionet: Do të thotë të hidhesh në humnerë

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Edi Rama

TIRANË - "Të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme",- kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, duke ironizuar opozitën.

Rama është shprehur se sipas tij kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere. Ai shton se qeveria do të ecë paralelisht me bonuset të cilat sipas tij janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. 

Rama: Jemi afër një dite zgjedhjesh, të gjithë ata që nuk kanë asgjë në dorë premtojnë gjithçka të dëshirueshme dhe të imagjinueshme. Kjo do të thotë t’i hapësh luftë fakteve, t’i kthesh kurrizin ekspertëve, ekspertizës dhe të hidhesh drejt një humnere, do të thotë që hajde të bëjmë një ditë festë me gjithçka kemi dhe pastaj nesër le të bëhet qameti. Ne nuk mund ta bëjmë dot këtë. Do të ecim paralelisht me bonuset të cilat janë rritur në aspektin sasior dhe në aspektin e kohës së dhënies së tyre. Nga një bonus të fundvitit kemi kaluar në dy bonuse, në fundvit dhe në pranverë”.

1 VITE ME PARE

Rama: Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, përgjigjja jonë ishte JO!

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. Sipas tij, qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari. Ai ka shtuar se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

"Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Sistemi i mëparshëm i pensioneve ka qënë absurd"/ Rama: Me reformën e vitit 2014, pensionet në Shqipëri u bënë më të larta!

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Edi Rama

Tiranë - Kryeministri Edi Rama në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se qeveria po vepron me vizion afatgjatë dhe të qëndrueshëm në lidhje me këtë fushë. 

Kryeministri shprehet se reforma e vitit 2014 solli ndryshim të madh në sistemin e pensioneve në Shqipëri, që deri në atë kohë sipas tij kishte qënë absurd dhe i rrezikshëm. Rama shprehet se pensionet para dhe pas reformës janë dy pasyqra të ndryshme, ku tregohet se një pensionist para reformës paguhet shumë herë më pak, krahasuar me një pensionist që ka dalë në pension pas reformës së vitit 2014.

Rama thotë se një mësues ekonomist, apo njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension mbas 2014 marrin pension mbi 500 mijë lekë pra mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre për të njëjtat vite pune që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione më të ulëta.

Rama: Do ishte fatale, nëse në këtë pikë, ne do të vepronim pa pasur një vizion afatgjatë dhe plan të qëndrueshëm. Do shkaktonimn pasoja të ngjashme që u shkaktuan nga veprimet që na kishin vënë para një sistemi pensionsh absurd dhe të rrezikshëm. Në reformën e viti 2014 bëm një proces të ngjashëm me atë që po bëjmë sot, duke përfshirë sa më shumë aktorë, duke analizuar sa më shumë skenare dhe duke bashkëpunuar ngushtësisht me ekpserten kryesore që na vuri në dispozicion Banka Botërore. Një histori suksesi kjo, që na ka dhënë mundësinë që sot të kemi dy pasqyra përballë. Pasqyrën e pensioneve të atyre që kanë dalë në pension pas 2014 dhe atyre që kanë dalë para 2014. Janë dy pasqyra që mund të shërbejnë për shumë leksione dhe për shumë mësime në shkollë lidhur me si dhe sa mund ta dëmtojë një politikë ditëshkurtër një shtresë të tërë të popullit. E them këtë sepse pensionistët sot të cilët kanë pasur të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore por kanë dalë në pensione në dy kohë të ndryshme para reformës dhe pas reformës marrin dy pensione të ndryshme. Sot një mësues ekonomist, njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension mbas 2014 marrin pension mbi 500 mijë lekë pra mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre për të njëjtat vite pune që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione më të ulëta. Në aspektin moral kjo është e papranueshme, në aspektin financiar është e pashmangshme. 

1 VITE ME PARE

Reforma në sistemin e pensioneve/ Drejtoresha e Bankës Botërore në BP: Nëndeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e kontributeve të pensioneve në Shqipëri

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e

TIRANË - Drejtoresha e Bankës Botërore në Ballkanin Perëndimor, Xiaqing Yu, në konferencën për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria ka bërë progres në këtë fushë, po sipas saj janë ende disa pika që duhen përmirësuar.

Yu u shpreh sepavarësisht pensionit social që ka futur Shqipëria për ti dhënë fund varfërisë në pleqëri, sërish migrimi dhe informaliteti në vend është i lartë. Ajo shton se gjithashtu se nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve

Xiaqing Yu: Qeveria e Shqipërisë e mori përsipër që ti japë zgjidhje kësaj sfide që me reformën e vitit 2014, që e ka përmirësuar ndjeshëm sistemin e pensioneve kjo reformë. Ka futur edhe një pension social për ti dhënë zgjidhje varfërisë në pleqëri, gjithashtu ka futur edhe kërkesën për rritjen e moshës së daljes në pension. Si shumë vënde të tjera të Evropës dhe Azisë Qëndrore Shqipëria ka pësuar ndryshime, por nga ana tjetër migrimi është në shkallë të lartë, informaliteti në shkallë të lartë, nëndeklarimi i të ardhurave cënojnë edhe përmbushjen e detyrimeve sa i takon pagimit të kontributeve të pensioneve. Qeveria e Shqipërisë e ka kuptuar këtë situatë dhe rëndësinë që ka kjo për sistemin e pensioneve.

1 VITE ME PARE

"Informaliteti garanton cash me shumë, por shndërrohet në gjëmë nesër!" Gonxhja: Bizneset të deklarojnë pagat!

Banka Botërore: Mosdeklarimi i të ardhurave cënon pagimin e
Blendi Gonxhja

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një konferencë për reformën në sistemin e pensioneve në Shqipëri, foli dhe lidhur me çështjen e informalitetit të pagave. Gonxhja tha se informaliteti garanton ca para cash më shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Ai ka shtuar se biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat. Sipas tij, nëse nuk rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do ketë njerëz që nuk kanë mjaftueshëm.

“Informaliteti garanton ca cash me shumë, por shndërrohet në një gjëmë nesër. Bizneset që ankohen për taks duhet të kuptojnë se ndërsa shteti shqiptar vjel sot nga taksat sa 27% e PBB, vendet e rajonit kanë vite që vjelin 30%. Nëse nuk rrisim të ardhurat në buxhetin e shtetit, vendet e punës me paga cilësore, gjithmonë do kemi njerëz që nuk kanë mjaftueshëm. Biznesi duhet të rrisë dhe të deklarojë plotësisht pagat”, tha Gonxhja.

edi rama banka botërore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale