Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugë rikthimit të basteve sportive online që rezultojnë të mbyllura që në fund të vitit 2018. Në një dëgjesë me përfaqësues të Federatave të Sportit e Ministres së Arsimit Evis Kushi, Rama tha se ka pasur një presion pozitiv për rikthimin e kësaj veprimtarie. Por, për ‘dritën jeshile’, Rama ka dy kushte. • E para, këto veprimtari do të hapen nga kompani ndërkombëtare dhe fitimet do të shkojmë për investime në fushën e sportit. • I pranishëm në dëgjesë, Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkoi rihapjen e basteve. Në dëgjesën publike, Vocaj, vetëm pak çaste pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos me vendim të Këshillit të Ministrave, Vocaj, sugjeroi rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive. • Por, Rama ishte i prerë kur tha sallat e bixhozit e batërdia e tyre nuk do të ekzistojë më e se po diskuton vetëm mundësinë e rikthimit të basteve sportive, online. • Kreu i FSHF-së Armand Duka e kreu i KOKSH, Fidel Ylli e shprehën dakort e thanë se të gjitha paratë e ardhura nga veprimtaria e lojërave të fatit do të shërbejnë për investime në fushën e sportit.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-atleti dhe trajneri i atletikës Gjergj Ruli i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lërë mënjanë hipokrizinë dhe të japë 'ok'-n për legalizimin e lojërave të fatit. I pranishëm në dëgjesën e organizuar nga kryeministri Edi Rama, Ruli tha se lojerat e fatit janë aktive kudo dhe se është një ves që nuk hiqet, duke e krahasuar me alkoolin e cigaren.
Ruli tha gjithashtu se ka parë se si Presidentë të vendeve të ndryshme të botës vendosin ndeshje, e ndaj në Shqipëri nuk ka pse të mos bëhet legalizimi i tyre. Sipas Rulit, rikthimi i basteve sportive do të eliminojë shumë konflikte mes shqiptarëve që lindin si pasojë e borxheve të marra për bixhoz.
"Lojërat e fatit luhen shumë, duhet të jemi koshientë që nëpër kafene shihen të gjithë që lozin. Janë 1 milionë shqiptarët nëpër botë, djali i hallës, çuni dajës, ja ku i ke lekët, m’i ve t’i jap kur të vish. Le të hapen, mos të merremi me AKEP, e kemi celularin. Ky ves ka lind qenë kohën e Romës, veset si ndalojmë dot. Mos të jemi hipokritë edhe unë kam qenë jashtë kam vënë ndonjë ndeshje. Para hotelit kam parë president që janë fut dhe kanë vënë ndeshje. Dalim tani dhe themi po i hap. Po hapi o burrë i dheut të ketë para sporti. Mos të lodhen këta hape mbyll. Vriten ata pastaj, nga Anglia thotë jo më dhe lekët, jo s’më dhe lekët, këtu jetojmë, këtu, nuk është vend u madh. Të hapen të ndihmohet sporti. Të mos lodhen mbyll e hap e hap e mbyll,"- tha Ruli.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rikthimi i lojërave të fatit do të bëhet me të tjera rregulla. I pranishëm në dëgjesën me përfaqësuesit e federatave, Rama tha se nuk do të ketë më tolerancë për mungesë ligjshmërie e transparence. Kryeministri u shpreh se do të jenë kompnitë e mëdha ndërkombëtare që do të kenë në dorë situatë dhe do të garantojnë që çdo financim të jetë i ligjshëm.
"Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare. Nuk do të lejojmë për asnjë gjë për transparencë e ligjshmëri. Këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Duam ta garantojmë atë lëvizje sportive. Çdo vit të kemi një financim të posaçëm në të gjitha shkollat,"- tha Rama ndër të tjera.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ditën e sotme sportistes Luiza Gega me një këshillë. Ai i tha gjatë dëgjesës për bastet online, që të mos flasë dhe të mos i marrë seriozisht ato që thuhen vërdallë. Po ashtu, Rama i tha se ka nga ata që u gëzuan kur ajo triumfoi në Europë e në mesin e tyre kishte dhe nga ata persona që nuk e duan atë.
'E di që do fliste Luiza, po më mirë mos të flasë, do thonë ja u shit për një bast. Shpresoj që ti të argëtohesh e të mos i marrësh seriozisht, me këta që flasin kështu. Mos fol më dëgjo mua se të marrin kot përpara se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty ishin ata që nuk më duan mua. E kanë me ty e jo me mua, se jam djalli që të kam bërë magji sipas tyre. '- tha Rama.
TIRANË- Drejtori i AKEP, Tomi Frashëri deklaroi ditën e sotme gjatë dëgjesës për lojërat e fatit se mbyllja e basteve online rrezikon shumë për proceset gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, Frashëri u shpreh se AKEP merret me trajtimin e ankesave dhe trajton kërkesat që klientët kanë. Mirëpo, ai u ndal tek problematika e mbylljes së faqeve të basteve. Frashëri u shpreh se faqja në vetvete nuk mund të mbyllet por mund të bëhet vetëm bllokimi i aksesit të internetit në Shqipëri për këto faqe.
Drejtori i AKEP theksoi se nëse mbyllet IP, informacioni që përbën bazën për këtë vepër penale humbet, ndaj nuk e këshillon këtë veprim.
'Ne trajtojmë ankesat. Nëse operatorët e mëdhenj e ekzekutojnë në kohë reale kërkesën e AKEP, ata në rrethe e kanë të pamundur ta bëjnë. Nuk mbyllet faqja në vetvete, do të bëhet vetëm bllokimi i aksesit të internetit në Shqipëri në këto faqe. Nga ana e tyre pronarët e faqeve e kanë të lehtë të ndryshojnë faqen, përmes ndryshimit të emrit. Ata e ringrejnë me një emër tjetër e faqja bëhet aktive. është një vrapim kundër orës. Dua të përmend tek mbyllja e padobishme e faqeve ëeb të basteve. Kur kërkohet masa drastike e një faqje IP, nëse një organ ligjzbatues, janë një hetim të një vepre poenale, nëse mbyllim IP, informacioni që përbën bazën për këtë vepër penale humbet. Nuk është e rekomandueshme që në mënyrë të papërcaktuar në bllok të kërkohet apo të vendoset të mbahet një detyrim për lojerat e fatit. është një punë që ka pasoja negative, është energji e madhe nga stafet, harxhohet energji kohë, na e sjellin ne, stafi vendoset në punë për dicka të pallogaritshme e që nuk sjell frute. Me bllokimin e aksesit të internetit në faqe mund të humbin elementë shumë të rëndësishëm investigativ për procese gjyqësore. Të bëhet dallimi mes basteve online të ligjshme dhe atyre të tregut të zi. Mbyllja e tyre mund të ndiqet nga autoritetet më eficente. Ne mbetemi në dispozicion.'- deklaroi Frashëri.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme gjatë dëgjesës për bastet sportive se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u kthye për një kohë të gjatë për Qeverinë në kishë dhe xhami. Kreu i Qeverisë tha se ishte e vështirë që të kryhej sinjalistika në faqet që merren me bastet online.
'AKEP ka qënë kisha dhe xhamia ku të gjithë jemi përpjekur të gjejmë zgjidhje për bllokimin, mirëpo ishte e vështirë të vendosën sinjalistikë, duke bllokuar llojet e majmunëve që futen në atë xhungël.'- u shpreh Rama.
TIRANË- Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Cakulli, i pranishëm në dëgjesën publike për lojërat e fatit, deklaroi se nëse ato do të bëhen online do të ishte procedurë akoma më e lehtë. Sipas tij, niveli i ankesave krahasuar me vite më parë ka rënë dhe shkak është bërë mungesa e reklamave.
'Në 2018 kanë qënë 5 mijë salla, u bë një gangrenë, nëpërmjet E-Albania ne marrim shumë ankesa, u bë shumë e papërballueshme rishikimi i tyre. Kjo ra shumë niveli i ankesave por vazhdoi. Ne shkojmë brenda ditës dhe kontrollojmë, kemi pasur shumë procedime penale këto vitet e fundit. Problematika ishte me reklamat që bëheshin. Ftesa, hajde dhe lozim. Që kur u mbyllën reklamat, problematikat ranë ndjeshëm. Unë do propozoja, që nëse do bëhej online do ishte më kollaj, mjafton vetëm karta ID. Më para ishte vështirë të kontrollohej, futeshin salla. Tani është më kollaj, ID është në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat do të dyfishohet. Me takimet e homologëve, një problematike është se kompanitë e basteve luhen dhe në Shqipëri.'- deklaroi Cakulli.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në mënyrë të prerë se nuk do të ketë legalizim e rikthim të lojërave të fatit. Në seancën dëgjimore, Rama tha se e vetmja gjë që do të marrë në konsideratë është rikthimi i basteve online. Në fjalën e tij, Rama tha se sallat me parazitë që hidhnin në erë kursimet e prindërve nuk do të rikthehen në asnjë lloj mënyre. Ai shtoi se askush nuk duhet të ketë iluzione për rikthimin e sallave të bixhozit.
"Dua ta theksoj shumë qartë që të mos keni asnjë iluzion, nuk do të kthehemi në asnjë mënyrë tek sallat, tek lojërat e batërdia e lojërave të fatit. As për baste, as për dreq, as për shejtan. E vetmja konsideratë që po bëjmë është ajo e basteve online. Pavarësisht se ka që thonë duhet dhe kjo e ajo, por jo nuk ka. Salla parazitizmi ku mblidhen njerëzit për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë, nuk do të ketë,"- tha Rama.
TIRANE- Drejtori i komanduar përkohësisht pas shkarkimit të Gledis Nanos, në krye të Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj ka kërkuar ndryshimin e ligjit për ti hapur rrugë lejimit të aktivitetit të basteve. Në dëgjesën publike që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot me Federatat e Sportit dhe disa nga ministrat, Vocaj tha se lojërat e fatit si kazinotë nuk duhet të lejohen, por bastet po.
Hapja e llogarive personale, rezultojnë jashtë Shqipërisë, ku nevojitet një kod i veçante ku vendosen skedinat, ky aktivitet vijon i shtrirë në vend në formën e adresave në distancë, shuma konvertohet në sistem pikësh dhe nga ana e faqes online pasqyrohen në llogari personale të secilit. Në rast të shpalljes fitues, individi paguhet kesh nga ai që ka faqe, të gjitha bëhen nga celulari. Jemi në komunikim me strukturat vendore, SHISH, etj për të ndjekur masat dhe për të goditur çdo rast, veprimtaria e policisë ka hasur një sërë vështirësisë nisur edhe nga fakti i përdorimit të teknologjisë, ndryshimi dhe çelja e adresave të reja, nga 2019 e në vazhdim janë bllokuar 6 mijë linqe të dedikuara për lojërat e fatit, vështirësitë bëhen më komplekse se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat janë të ligjshme dhe bashkëpunimi me partnerët është i pamundur. Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme gjatë dëgjesës publike për bastet sportive se është gjynah që kjo veprimtari të jetë në duart e personave që shkelin ligjin dhe janë elementë me profil të lartë në krimin e organizuar. Gjatë dëgjesës publike, Rama shtoi se sistemi online i basteve është i pamundur që të ndalohet, kjo sipas tij është e vërtetuar dhe nga ekspertë të fushës.
'Që kur ka nisur ky debat, kam parë anën time, duke u konsultuar me disa, nuk po përmend emra, deri në kryeministra të vendeve që i kanë ndaluar komplet. Përgjigjia ishte që online nuk nuk është i ndalueshëm. Në të gjithë diskutimin që kemi bërë me ekspertë, rezulton e pamundur që të bllokohet sistemi, kjo më bën të prirur ndaj kësaj zgjedhje, se është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duart e njerëzve që shkelin ligjin e ku siç thashtë kanë figuruar aktiv me përfitime të pa arsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.'-tha Rama.
TIRANË- Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi ditën e sotme se është pro hapjes së basteve online. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama, Duka tha se nëse do të rikthehet ligji i basteve paratë e fituara do të shkojnë për të ndëruar fusha në Tiranë. Po ashtu, ai theksoi se nuk beson se plani dy vjeçar do të sjellë begati pasi ka shumë punë për të bërë në fushën e sportit.
'Gjatë kësaj periudhe mbështetja nga ministria ka qenë shumë e mirë. Më bëhet qejfi kur tha kryeministri që ministrja ka kaluar në krahun tonë për punën e rifillimit të basteve. Në takimin e parë kur kam qenë në zyrë me ministren ishte skeptike. Bastet sportive luhen në të gjithë botën. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk ekziston. Ato që luhen le të luhen në mënyrë të ligjshme. Në fund e çliron edhe ministrinë e Brendshme se nuk do merret, pasi do jetë e ligjshme. Duke përfituar nga ky takim që nuk është shumë i zakonshëm, do rikujtoj që sporti në përgjithësi, por edhe futbolli në veçanti, ka nevojë akoma më shumë se sa rikthimi i basteve.
Nëse do ta riktheni ligjin e basteve, ne do ti kalojmë për të ndërtuar fusha në Tiranë. Fatmirësisht duke qënë drejtues i Federatës, nuk kam nevojë që ta promovoj futbollin në Shqipëri. Unë nuk jam nga ato që besoj se plani dy vjecar do të na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë, të klubeve e ekipeve të futbollit, asnjë të mos ketë iluzione që mund të zhvillojë sportin pa mbështet qeveritare. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj që incentivon sponsorizimin në sport. Janë shumë vende para nesh, më vjen turp, po nuk e di që kanë bërë gjëra më të mira se ne. Përvec basteve duhen parë dhe ligje të tjera, kënaqesh kur shikon një kampion europe, për mua është krenari që kam në krah një kampion europe. Nuk e di nëse të tjerët e mbështesin nismën tonë. '- tha Duka.
TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli u kërkoi sportistëve që të thonë mendimin e tyre për çdo problem dhe kërkesë që ata kanë. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama për lojërat e fatit, Ylli kërkoi nga ata që të thonë ankesat që kanë pasi i vijnë më pas në zyrë dhe i kërkojnë buxhet.
'Zoti kryeministër shumë mirë fole. Unë marr 60 mijë lek të vjetra. Dhe atyre skeptiokëve që na thonë pse do ti hapni, ne themi mbyllini dhe ti kontrollojë shteti. Nuk dua të zgjatem, se i them sportistëve të thonë mendimin e tyre se vijnë në zyrën time dhe kërkojnë buxhete. Si do shkojmë në olimpiadë.'- tha Ylli.
Edi Rama: Ministri i Brendshëm është këtu se kjo kornizë që kemi e ka përfshirë fuqimisht policinë për t’i parandaluar dhe çuar para ligjit më pas organizatorët e basteve online në të zezë, ku ka pasur dhe ka një pjesëmarrje aktive të disa elementëve të skeduar si profile të larta kriminale dhe drejtori i agjencisë së lojërave të fatit që mbulon pjesën ligjërisht e qartë dhe ska kompetenca ta ndjekë aktivitetin ne te zezë. Kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësinë të shohim dy anë të medaljes, anën pozitive dhe negative në aspektin e lulëzimit të këtij aktiviteti online, në të zezë, ku policia e shtetit e këtu është bashkë me ne dhe zv.drejtori i Përgjthshëm i Policisë që në detyrën e mëparshme ka mbuluar dhe këtë pjesë, përpjekjen për të çuar përpara ligjit organizatorë dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet, një përpjekje që ka pasur rezultatet e veta por ka hasur dhe vështirësitë e veta objektive.
vijon...
TIRANË- Presidenti i Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli kërkon rikthimin e basteve sportive. Gjatë dëgjesës publike të organizuar nga kryeministri Edi Rama, Ylli u shpreh se nëpërmjet basteve po luhet në të zezë, ndaj duhet që shteti të ushtrojë kontrollin.
'Eshtë problem shumë i rëndësishëm. Unë votova në Parlament për mbylljen e kompanive të basteve pasi ishin bërë si kërpudha, u bë mirë që u mbyllën. Ky është një fenomen që po luhet më shumë se më parë, hedhin 20 mijë a më shumë në ditë. Të heqim bastet në të zezë, të kontrollohet nga shteti. Si ti themi një qytetari europian që ne nuk e kemi ligjin, ligjet tona do të njesohen me ligjet europiane. Shteti i kontrollon në mbarë botën, sot luhet me miliona, shteti nuk merr asnjë lek. Të çdo lloj betting që luhet. Kur shtetet europiane i kontrollojmë, po ne kaq të pasur jemi që ti kontrollojë privati? Si është më mirë, një fëmijë që luan nën moshën 18-vjec dhe fëmija nuk i kontrollon dot, apo ti kontrollojmë e ti themi që deri në këtë moshë mos të luajnë. është më mirë që ti kontrollojë shteti, që të krijohen qendra sportive, jemi vendi i vetëm që nuk kemi një pishinë me standarte europiane. Nuk kemi një pallat sporti me standarte europiane. Këto, ne kemi mundësi me ketop të ardhura dytësore që të mos i kërkojmë qeverisë.
Më jep çik shpjegim. Shteti ka mundësi të kontrollojë bastet online, i kemi të gjitha gati. Si i ka Gjermania e Franca. Suedia, që është një nga shtetet më të forta të botës, ku i con, i shton nëpër shkolla. I con për infrastrukturë sportive. '- deklaroi ai.

Edi Rama: Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publikisht kanë kërkuar të konsiderojnë rikthimin e basteve sportive. Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë komunikimin me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimet nga afër. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin duhet të them dy fjalë. Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht loijërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike. Ishte një pafundësi sallash me binfo e makinaeta, ekrane, baste, ishin një shqetësim i madh. Ishin ngjarje që u katandisën deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim i drejtë dhe i duhur. Në atë kohë, debati i bërë në fakt mbeti me pro dhe kundra brenda nesh.
vijon...