Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tentohet helmimi i Izet Haxhisë. Kështu ka pretenduar të paktën avokati i tij, Idajet Beqiri, i cili bëri me dije se klienti i tij u tentua të helmohej me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit. • Por Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi dhe pretendon se nuk ka pasur asnjë tentativë të tillë ndaj Haxhisë. • Drejtoria thotë se me datën 7 prill një të burgosuri tjetër me të njëjtin emër (Izet.A) dhe infermieret e turnit kishin pyetur Izet Haxhinë nëse ishin për të. • Po sipas, DPB, i dënuari Haxhia është përgjigjur se nuk i kanë ardhur ilaçe dhe infermieret i kanë kërkuar falje. • Gjithashtu sqaorjnë se i dënuari është shoqëruar transit për të marrë pjesë në gjyq dhe do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. • Por pavarësisht pretendimeve, avokati kërkon hetim nga Ministria e Drejtësisë.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka zbuluar komunikimin që ka pasur me klientin e tij dhe arsyen pse dyshon se ndaj tij është tentuar helmimi. Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’, avokati Idajet Beqiri tha se e gjithë ngjarja duhet hetuar nga Ministria e Drejtësisë dhe jo nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Megjithatë nuk e ka përjashtuar mundësinë që e gjitha të jetë keqkuptim.
“Kam njoftuar nga motra, e cila ishte shumë e shqetësuar. Më tha që kishte shkuar në dhomën e izolimit dhe i kishte çuar një paketë me ilaçe dhe vitamina që t’i kanë sjellë të familjes dhe ai është stepur dhe ai marrëdhëniet i mban vetëm me motrën e tij dhe për çdo gjë. Fakti që motra nuk i kishte nisur ilaçe, ai u shqetësua dhe telefonoi motrën. Më tha “duam të më helmojnë”. Më tha erdhën në mënyrën e çuditshme, nga mënyra se si m’i afruan, si ikën dhe që nuk vinin të më sqaronin, kjo më bëri të isha dyshues. Po e diskriminojnë rëndë në burg. Nuk ebëj avokatin e djallit që të them këta të drejtorisë gënjejnë. Por të shkojë Ministria e Drejtësisë dhe të hetojë. Pse e mbajnë vetëm të izoluar dhe i çojnë edhe ilaçe të shkon mendja për keq. Ku nuk të shkon mendja. Edhe SPAK edhe Drejtoria e Burgjeve po sillen keq me të, edhe pse ai ka shumë për t'i dhënë drejtësisë shqiptare,”- tha Beqiri.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia u rikthye me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.
Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë. Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992, pa u ndarë deri në vitin 1998./Dosja.al
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë tentativë për helmim ndaj Izet Haxhisë. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria thekson se një pako me ilaçe ka ardhur për një nga të burgosurit me të njëjtin emër (Izet. H.) dhe se infermieri i turnit thjeshtë ka pyetur Izet Haxhinë nëse ilaçet kanë qenë për të apo jo? Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka nxitur pretendimet e Izet Haxhisë për tentativë helmimi dhe deklaratat e avokatit të tij.
Po ashtu, bëhet e ditur se Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Njoftim për shtyp
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër, “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”
Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse. Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A.
Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë. Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta.
Çfarë u tha sot nga avokati?
Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, deklaroi se klienti i tij është tentuar që të helmohet në burgun e Reçit. Haxhiu pretendon se punonjës të burgut të Reçit i kanë dërguar në qelinë e izolimit, Haxhisë një qese me ilaçe dhe i kanë thënë që ia kanë dërguar familjarët. Por sipas Beqirit, Haxhia menjëherë ka kontaktuar me familjarët e tij, pasi çdo ushqim apo ilaç e merr nga motra e tij. Beqiri shkruan se motra i ka thënë Haxhisë se nuk ia ka dërguar ajo qesen me ilaçe dhe kështu sipas tij kjo është një tentativë për ta helmuar dhe për ta hequr qafe.
TIRANË- Tentohet të helmohet në burgun e Reçit, Izet Haxhia. Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë të ditur se në datën 10 Prill, Haxhiajt i kanë sjellë në dhomën e izolimit një pako me ilaçe, duke i thënë se janë nga familja e tij. Mirëpo, motra, e cila bën të gjithë plotësimin e nevojave ka zbuluar se nuk ka dorëzuar asgjë.
“Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe””, deklaron avokati.
Ndërkohë, Beqiri tha se Haxhia menjëherë pas këtij episodi është transferuar me urgjencë nga burgu i Reçit, në burgun 313 në Tiranë.
AVOKATI I IZET HAXHISË:
Tentohet të eliminohet me helm në Burgun e Reçit Izet Haxhia. Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”! Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”. Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me “ilaçe” dhe “vitamina” t’a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde.
Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj. Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë! Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe” deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia.
Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç. Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me “ilaçet”, për t’a eleminuar atë fizikisht! Bota e krimit, e cila i ka tantakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj, kallëzim penal që është rregjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eleminimin e tij.
SPAK, megjithëse e ka për detyrë t’a marrë në mbrojtje të posaçme këtë kallëzues dhe dëshmitarë okular për një numur të konsiderueshëm krimesh tepër të rënda të kryera në kuadrin e organizatës kriminale prej dy ish pushtetarëve më të lartë të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, jo vetëm që i zvarrit prej 4 vjetësh pa shkak hetimet, por me qëndrimin e vet jo ligjor, e lë këtë kallëzues dhe dëshmitar okular në mëshirën e krimit të organizuar për t’i marrë jetën atij. “Alarmi” që ka dhënë Imie Haxhia, motra e Izet Haxhisë, pas aktit të paprecedent me të ashtuquajturat “ilaçe”, duhet vlerësuar me seriozitetin e kërkuar nga ligji nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK, për të siguruar jetën e Izet Haxhisë.
Av. Idajet Beqiri- Mbrojtësi Ligjor me Prokurë i Izet Haxhisë
Pasi zbuloi se dikush tentoi ta eliminonte duke e helmuar, Haxhia kërkoi takim urgjent me drejtues të burgut të Reçit.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia u rikthye me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.
Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.
Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992, pa u ndarë deri në vitin 1998./Dosja.al