LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar gjithçka, zbulohen MESAZHET, dyshohet se e ndihmoi e dashura

•Autoritetet kanë nisur me 'lupë' hetimet për ngjarjen tronditëse sa edhe të mistershme të vrasjes së 14 personave në Pragë nga 24-vjeçari David Kozak. •Motivi që mund të ketë shtyrë të riun çek të kryejë këtë masakër nuk është zbuluar ende. • Sipas dëshmive, i riu e kishte të qartë që prej mesditës skenarin e krimit, pasi ai ka kontrolluar dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për t’i qëlluar, shkruajnë mediat e huaja. • Në mesazhet e reja të zbuluara, Kozak shkruante pak ditë para krimit se të gjithë e urrejnë, se ka një jetë të mjerë dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme. • Në një mesazh tjetër në ditar, 24-vjeçari shkruante: “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni.” •Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij.• Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.  • Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 Win AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA. • Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 15 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj.  

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Studenti shqiptar në Pragë: Isha afër vendit ku u kryen vrasjet, njerëzit ishin të trembur

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
Romario Zoga

PRAGË- Çekia ka shpallur të shtunën ditë zie, pas vrasjes së 14 personave në universitetin Charles në Pragë. Një student shqiptar në këtë universitet në Pragë ka folur ditën e sotme se si e mpori vesh ngjarjen. I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova Romario Zoga, e përshkroi si shokuese dhe se nuk gjen fjalë për ta përshkruar.

“Unë nuk kam qenë shumë larg nga vendi i ngjarjes. Isha rreth 10-15 minuta larg universitetit. Kudo nëpër rrugë shihet që njerëzit ishin disi të trembur. Shihje të gjithë ose në rrugë ose në metro që po e ndiqnin ngjarjen live hap pas hapi dhe flisnin me familjarët e tyre se ku ishin dhe si ishin”, deklaroi Zoga.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.

2 VITE ME PARE

“Ambulanca, sirena”/ Çifti grek, dëshmitarë të masakrës në Pragë, rrëfejnë tmerrin që kanë parë

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
Pragë

PRAGË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Pragë e 15 personave nga 24-vjeçari David Kozak. Sipas policisë, 24-vjeçari ka përdorur një ZEV 308 ëin AR10, një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA. Dy dëshmitarë okularë Antonis Angelidis dhe gruaja e tij kanë rrëfyer momentet e tyre të tmerrit për median ERT.

“Pak më parë kishim kaluar pikërisht aty ku ndodhi ngjarja. Kaluam me makinë, parkuam pikërisht atje dhe ecëm disa metra larg, d.m.th. u ngjitëm deri në kështjellën e qytetit të vjetër dhe patëm një pamje të të gjithë incidentit. Menjëherë njerëzit filluan të vraponin në panik. Filluam të dëgjonim sirena dhe ambulanca”, tha fillimisht Angelidis për ERT.

“Që në fillim u duk se diçka e keqe kishte ndodhur. Në fillim nuk e kuptuam saktësisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që pamë, ishte njerëz në panik, shumë ambulanca që vraponin gjithandej, sirena. Në vendngjarje dhe në rrugët përreth kishte panik”, shtoi ai.

Për sa i përket identitetit të viktimave, ende nuk është bërë publik asnjë informacion, por policia njoftoi mëngjesin e së premtes se ka identifikuar 13 nga 14 viktimat, ndërsa tre nga të plagosurit janë me origjinë të huaj. 

2 VITE ME PARE

'Marrëzi në momente pasioni'/ Zbulohen të tjera mesazhe të çuditshme të David Kozak, çfarë shkroi në ditar autori i masakrës në Pragë?

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
David Kozak, ngjarja në Pragë

PRAGË- Autoritetet kanë nisur me 'lupë' hetimet për ngjarjen tronditëse sa edhe të mistershme të vrasjes së 15 personave në Pragë nga 24-vjeçari David Kozak. Motivi që mund të ketë shtyrë të riun çek të kryejë këtë masakër nuk është zbuluar ende. 

Sipas dëshmive, i riu e kishte të qartë që prej mesditës skenarin e krimit, pasi ai ka kontrolluar dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për t’i qëlluar, shkruajnë mediat e huaja. 

 “Ai hynte dhomë më dhomë për të parë nëse kishte njerëz për të qëlluar. E mbyllëm derën e sallës pesë minuta para se të tentonte ta hapte”, përshkroi gazetari Jakob ëeisman, i cili po përgatitej të jepte provimin e gjuhës shqipe.  

Sakaq në hetim janë marrë edhe mesazhet që i riu ka shprëndarë pak ditë më parë në Telegram, ku 24-vjeçari ka shkruar për sulmin në universitet. Kozak mësohet se ka shkruar se të gjithë e urrejnë, se ka një jetë të mjerë dhe se dëshiron të largohet nga kjo botë me dhimbjen më të madhe të mundshme.

Në një mesazh të datës 10 dhjetor në Telegram, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”. Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina. Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten. “Por Alina nuk vrau mjaftueshëm njerëz, do ta rregulloj”, kishte shkruar Kozak.

Në një mesazh tjetër në ditar, 24-vjeçari dyshohet se ka shkruar se “ndonjëherë shkruaj të tilla marrëzi në momente pasioni.” Sipas dëshmive, Kozak ka qenë një student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

2 VITE ME PARE

MASAKRA në Pragë/ Vrasësi qëlloi viktimat në kokë dhe gjoks, njerëzit dhurojnë miliona për familjet e viktimave, si paraqitet gjendja e të plagosurve

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
Autori

PRAGË- Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën pas të shtënave në Fakultetin Filozofik në Pragë të enjten pasdite. Edhe autori, David Kozak, 24-vjeç. 

Policia vijon punën në vendin e ngjarjes dhe deri më tani janë identifikuar 11 viktima.

Gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme. Pacientët u qëlluan në kokë, gjoks ose gjymtyrë, disa iu nënshtruan operacionit. Mediat çeke raportojnë se njerëzit kanë dhuruar miliona për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Fakultetin Filozofik në Pragë.

Sipas të dhënave, mbi 2.5 milionë dollarë u grumbulluan në fondin e donacionit të Universitetit Charles.

Kryeministri çek Petr Fijala njoftoi se qeveria shpalli të shtunën, 23 dhjetor, ditë zie kombëtare për shkak të të shtënave. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Republikës Çeke të mbajnë një minutë heshtje më 23 dhjetor në orën 12:00 për të nderuar viktimat, duke shtuar se në atë kohë do të bien edhe kambanat e kishave në të gjithë vendin./Dosja.al

2 VITE ME PARE

'Qëllo këtu, jam këtu...'/ Sinjalizoi policinë për autorin që qëllonte drejt rrugës, heroi i masakrës në Pragë

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
Pragë

PRAGË- Në rrjet po qarkullon një video e David Kozak, autorit të masakrës me 14 të vrarë në Universitetin në Pragë ku shihet se 24-vjeçari nuk ka qëlluar vetëm brenda godinës së Fakultetit por edhe mbi personat në rrugë. 

Në video një person tregon me detaje se çfarë ka ndodhur. “Ai u fsheh! Ana e majtë, nga këndvështrimi im,” autori i videos i kërkon policisë që të qëllojë duke filmuar sulmuesin në korridorin e pallatit. “Ai po qëllon!” Ai po qëllon nëpër atë gardh”, thotë burri, ndërsa në sfond dëgjohen tinguj dhe sulmuesi është i strukur pas gardhit prej guri. Në video dëgjohet polici duke folur në radion e policisë. Ai u raporton kolegëve vendndodhjen e sulmuesit. “Ai është në qoshe!” Me flamurin çek, në këndin e sipërm, afër Fakultetit Filozofik”, mundohet ai që ta përshkruajë vendndodhjen sa më në detaje. “Ejani këtu”, paralajmëron autori i videos të gjithë rreth tij. Në video shihet se sulmuesi po largohet dhe më pas qëllon.

Më pas autori i videos bën diçka të papritur. “Hej, ju f*ck!” Unë jam këtu, qëlloni këtu! Eja këtu”, i thotë ai sulmuesit. “Fshihu”, i thotë polici. “Ja ku jam, jam këtu, për të mos u dekurajuar”, shton autori i videos: “Gjuani këtu!”. Njerëzve përreth tij nuk u pëlqeu shumë ajo që po bënte autori i videos, por ai nuk lëvizi. “Që të mos qëllojë mbi ata njerëz, aty ka njerëz”, shpjegon ai. Njerëzit vrapojnë dhe fshihen. 

2 VITE ME PARE

Masakra me 14 të vrarë në universitetin e Pragës, qeveria shpall të shtunën ditë zie kombëtare

MASAKRA me 14 të vrarë në Pragë/ Kozak kishte planifikuar
foto ilustruese

PRAGË- Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 persona dhe plagosi 25 në një universitet në Pragë. Presidenti Petr Pavel shprehu "trishtimin e tij të madh" dhe "zemërimin për humbjen e jetëve të pafajshme’.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte "eliminuar", besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Kjo eshtë një nga të shtënat masive më të rënda që ka ndodhur së fundmi në Evropë.

Të shtënat filluan rreth orës 15:00 me orën lokale (14:00 GMT) të enjten në ndërtesën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles në qendër të kryeqytetit çek.

Personi i armatosur hapi zjarr në korridoret dhe klasat e ndërtesës, duke vrarë në mënyrë të rastësishme, ndërsa stafi dhe studentët përdorën mobilje për të mbrojtur veten në dhoma.

Policia tha se i armatosuri ishte një student 24-vjeçar në universitet dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, megjithëse shton se u gjet një "arsenal i madh armësh dhe municionesh". Para të shtënave, policia kishte marrë një raport se i dyshuari besohej se po shkonte në Pragë nga një qytet aty pranë me qëllimin për të vrarë veten.

Babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së masakrës.

david kozak te shtena me arme ne prage

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë