LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 5-të e sulmeve në Sudan/ Përshkallëzohet situata në Khartoum, përdhunohen punonjësit e OKB-së, 270 të vrarë! Forcat gjermane pezullojnë misionin e evakuimit

•Zhvillime nga dita e pestë e sulmeve në Sudan.• 270 njerëz janë vrarë, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 2600 •Situata vazhdon të agravohet ku në ditën e pestë burra të armatosur dyshohet se hynë në shtëpitë e njerëzve që punonin për Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke i vjedhur dhe përdhunuar. •Gjithashtu gjysma e spitaleve janë mbyllur në Khartoum për shkak të luftimeve, ndërsa pjesa tjetër nuk janë në gjendje të funksionojnë, sipas mjekëve, për mungesë furnizimesh. •Një mision i ushtrisë gjermane për të evakuuar rreth 150 qytetarë nga Sudani që ishte planifikuar për sot është anuluar për shkak të luftimeve në kryeqytetin Khartoum.  •Forcat ajrore Luftë affe kishin dërguar tre avionë transporti A400M për misionin mëngjesin e kësaj të mërkure. Avionët kishin zbritur në Greqi për një ndalesë karburanti. Ushtria e Bundesw ehr-it e ndërpreu misionin mes raporteve për përleshje të reja dhe sulme ajrore në Khartoum. •Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale. •Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nisin sërish sulmet në kryeqytet, forcat gjermane pezullojnë misionin e evakuimit nga Sudani

Dita e 5-të e sulmeve në Sudan/ Përshkallëzohet situata
Sulm në Sudan

SUDAN-  Një mision i ushtrisë gjermane për të evakuuar rreth 150 qytetarë nga Sudani që ishte planifikuar për sot është anuluar për shkak të luftimeve në kryeqytetin Khartoum.  

Forcat ajrore Luftë affe kishin dërguar tre avionë transporti A400M për misionin mëngjesin e kësaj të mërkure. Avionët kishin zbritur në Greqi për një ndalesë karburanti. Ushtria e Bundesw ehr-it e ndërpreu misionin mes raporteve për përleshje të reja dhe sulme ajrore në Khartoum, shkruajnë mediat e huaja. 

Luftimet shpërthyen në Sudan të shtunën, duke vrarë të paktën 185 njerëz dhe duke prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion në demokracinë civile në vend. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

3 VITE ME PARE

Sulmet e vazhdueshme në Sudan/ Gjysma e spitaleve mbyllen teksa numri i viktimave rritet

Dita e 5-të e sulmeve në Sudan/ Përshkallëzohet situata
spital i sulmuar në Sudan

SUDAN- Gjysma e spitaleve në kryeqytetin e Sudanit janë mbyllur për shkak të luftimeve. CNN raporton se  edhe pse numri i viktimave rritet dhe me shumë prej të plagosurve që kanë nevojë urgjente për kujdes mjekësor, qendrat spitalore kanë mungesë stafi dhe furnizimesh.

“Sipas informacionit që kemi në Khartoum 50% e spitaleve kanë qenë jashtë funksionit në 72 orët e para. Kjo për shkak se stafi nuk ndihet i sigurt për të shkuar atje ose vetë spitalet kanë qenë subjekt i bombardimeve,"-tha Abdalla Hussein, menaxheri operacional i Medecins Sans Frontière (MSF) për Sudanin. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shumë spitale në Khartoum raportuan mungesë "gjaku, pajisje transfuzioni, furnizime mjekësore dhe mallra të tjera për të shpëtuar jetën".

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 270 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 2600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

3 VITE ME PARE

Sulmet në Sudan/ Vjedhje dhe përdhunime të punonjësve të OKB-së

Dita e 5-të e sulmeve në Sudan/ Përshkallëzohet situata
Sudan

SUDAN- Situata në Sudan vazhdon të përkeqësohet me vjedhje dhe përdhunime të stafit të OKB-së dhe punonjësve të organizatave të tjera ndërkombëtare në qendër të qytetit Khartoum. CNN raporton se burra të armatosur dyshohet se hynë në shtëpitë e njerëzve që punonin për Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke i vjedhur dhe përdhunuar.

Personat e armatosur të cilët sulmuan seksualisht gratë dhe vodhën sende, duke përfshirë edhe makina, dyshohet të jenë ushtarë të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Megjithatë RSF i ka mohuar akuzat duke fajësuar palën tjetër, kampin e udhëheqësit ushtarak të vendit Abdel Fattah al-Burhan.

'Kjo është mënyra e dëshpëruar e ushtrisë së Burhanit për të luftuar. Ata po i veshin njerëzit tanë me veshje paraushtarake të RSF-së, në mënyrë që të mund të kryejnë krime kundër civilëve dhe ambasadave dhe grupeve të tjera, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, duke dëmtuar imazhin tonë brenda dhe jashtë vendit”, thanë ata.

Forcat e Armatosura të Sudanit (SAF) mohuan se trupat e tyre ishin përfshirë në shkelje dhe vuri në dukje një deklaratë të mëparshme në lidhje me krimet kundër njerëzimit që dyshohet se janë kryer nga forcat RSF.

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 270 persona përfshirë aty edhe civilë. Ndërsa 2600 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Luftimet janë duke ndodhur në pika kyçe strategjike në Kartum. Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm është bërë nga OKB-ja, Uashingtoni, Moska, Bashkimi Afrikan, Liga Arabe, Bashkimi Evropian dhe madje edhe ish-kryeministri Abdullah Hamdok. 

sulme ne sudan

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë