LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Bardhi publikon detajet nga dosja hetimore: Olsi Rama i lidhur me laboratorin e kokainës në Xibrakë, solli kolumbianët dhe nxori jashtë vendit kryetrafikantin Xhixha

• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, se ishte i lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në fshatin Xibrakë në vitin 2015. • Gjatë deklaratës për mediat Bardhi tha se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. • Referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që dhe sipas Bardhit këto përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës. • Po ashtu në dosjen hetimore janë dhe targat AA653DM, që Bardhi pretendon se është përdorur disa herë nga Olsi Rama dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. • Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40 minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Droga në Xibrakë, Bardhi: Olsi Rama solli trafikantët kolumbianë që filluan përpunimin e kokainës

Bardhi publikon detajet nga dosja hetimore: Olsi Rama i lidhur me
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi denoncoi sot lidhjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës me laboratorin e drogës. 

Në konferencën për mediat në selinë blu, Bardhi ka zbardhur 10 fakte, ku në pikën e fundit, nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me datë 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës.

Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

PIKA E 10 E DEKLARATËS:

Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Ëalther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

 

2 VITE ME PARE

"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kushdo, qoftë edhe vëllai i Kryeministrit

Bardhi publikon detajet nga dosja hetimore: Olsi Rama i lidhur me
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas fakteve të paraqitura në deklaratën e sotme për mediat për Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, i kërkoi SPAK të nisë hetimet. 

Ai i bëri thirrje kryeprokurorit Altin Dumanin të provojë se në Shqipëri hetohet dhe vihet para përgjegjësisë kushdo, edhe nëse është vëllai i kryeministrit. 

Bardhi i drejtoi edhe këtij të fundit pyetjen: Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

PJESË NGA DEKLARATA E BARDHIT:

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani, na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit. Prova është para jush, prova është kjo dosje.

Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje:

Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? 

Kur foli për herë të fundit për këtë çështje, në emisionin “Opinion”, Edi Rama nuk dha asnjë përgjigje. Përdori gjuhë fyese ndaj meje, por nuk u mor me thelbin e çështjes: Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës?

Uroj që sot të mos u ikë fakteve. Ka një shprehje që thotë se e vërteta të jep lirinë, por më parë të bën të ndihesh i mjerë. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga pengmarrja e narkotrafikut! Kjo do të ishte vepra më e mirë e tij! Ndoshta e vetmja vepër e mirë e tij në këto 11 vjet, në interes të Shqipërisë! 

2 VITE ME PARE

Bardhi: Olsi Rama kaloi kufirin në të njëjtën ditë që u arratis kryetrafikanti i drogës në Xibrakë

Bardhi publikon detajet nga dosja hetimore: Olsi Rama i lidhur me
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar ditën e sotme në deklaratën e tij për mediat, lidhjen e Olsi Ramës me laboratorin e drogës në Xibrakë. 

Sipas tij automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. 

PJESË NGA DEKLARATA E BARDHIT:

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre të tjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupin kriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër. Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin!

Përdorimi i një automjeti nga i njëjti grup personash, tregon ndër të tjera besimin dhe miqësinë e ngushtë që kanë katër personat e sipërcituar me njëri-tjetrin. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014, në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.  TIMS provon se nga 18 udhëtime me hyrje-dalje jashtë vendit, të automjetit me targën AA653DM, në 7 raste automjeti është përdorur prej Olsi Ramës dhe herët e tjera nga treshja e narko-organizatës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha, Gentjan Gjonaj. 

Për fat të keq, për 10 vite me radhë, policia dhe prokuroria kanë dështuar të identifikojnë zyrtarisht të vetmin person të afërt të krerëve të grupit kriminal, që kryente takime me ta në bazën e tyre sekrete në Tiranë, përdorte të njëjtën makinë si ata dhe me ata, ka të njëjtën moshë dhe pamje me Olsi Ramën, i cili faktohet se përdor edhe ky të njëjtën makinë si grupi kriminal dhe 45 vjeçari i paidentifikuar. Po ashtu, policia dhe prokuroria nuk zbuluan kurrë dhe nuk arrestuan kurrë kreun e organizatës, Genci Xhixhën, i cili u arratis nga Shqipëria në 14 Janar. Një datë kjo që ka një përkim tjetër shumë interesant në TIMS.

Ditën e operacionit, kur kryetrafikanti Xhixha kthehet  nga rruga që kishte nisur me drejtim Elbasanin, pasi u njoftua paraprakisht për mundësinë e ndërhyrjes së Policisë në Laborator, Olsi Rama është rregjistruar duke dalë nga kufiri në Morinë pasdite, rreth 40 minuta pas kryerjes së arrestimeve në Xibrakë. Makina me të cilën udhëtonte, jashtë cdo rregulli nuk është rregjistruar në sistemin TIMS, duke lënë çdo dyshim hapur se ai mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit të Shqipërisë.

Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk mund të ketë rastësi në një grup kriminal që ka planifikuar me detaje trafikimin e drogës nga Kolumbia, ngritjen e laboratorit në Shqipëri dhe trafikimin e drogës në Gjermani. Nuk mund të ketë rastësi shoqërimi me vëllanë e kryeministrit dhe përdorimi prej tyre i të njëjtit automjet në kohën e planifikimit dhe ekzekutimit të planit për trafikimin e drogës. Madje për të qenë pak më specifik, në mënyrë që të largohet çdo hamendësim për rastësi. Makina me targën AA653DM nuk është e vetmja që Olsi Rama ka përdorur bashkë me anëtarët e grupit kriminal. Të dhënat tregojnë gjithashtu se ato bashkërisht përdorin edhe automjetet me targa AA393FJ dhe AA030LA.

Por pa i hyrë edhe këtyre detajeve të tjera, që i kam lehtësisht të provueshme, sot, qytetarët duan të dinë pa vonesë nga SPAK-u se çfarë fati ka pësuar dosja e veçuar sekrete me personin e paidentifikuar nga policia, që ka të gjitha ngjashmëritë me Olsi Ramën.  Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq të prokurorisë, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë dosjen menjëherë. Të dhënat e TIMS-it që unë publikova sot, do të mjaftonin për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

2 VITE ME PARE

Denoncimi i Gazment Bardhit: Olsi Rama i lidhur me laboratorin e kokainës në Xibrakë

Bardhi publikon detajet nga dosja hetimore: Olsi Rama i lidhur me
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ashtu siç u raportua më herët në deklaratën e tij për media ka denoncuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, se ishte i lidhur me laboratorin e drogës që u zbulua në fshatin Xibrakë në viti n 2015. 

Bardhi tha se denoncimi dhe faktet e paraqitura nga ai nuk janë aspak politike por janë pjesë e dosjeve hetimore. Ai tha se referuar dosjes, përveç të arrestuarve, në hetime flitet edhe për një tjetër person të paidentifikuar, por që i përshkruhet mosha, pamja dhe targat e automjetit që përdor. Sipas tij të gjitha përkojnë me të dhënat e Olsi Ramës.

"Dua të theksoj së faktet që do paraqes janë në dosjen e prokurorise nuk është denoncim politik. Krahas 9 të arrestuarve, prokuroria në 8 mars 2016 ka proceduar bashkëpunëtorin e paidentifikuar dhe përfshirjen ne aktivitetin kriminal. Pra është janë arrestuar të gjithë përvecc një personi. Ky person i paidentifikuar nga policia, një dite para arrestimit te grupit, ka qenë prezent ne bazen e grupit kriminal, bashke me tre drejtues. Ky person përshkruhet si dikush 45 vjeç me flokë të shkurtra, AA653 DM. Olsi Rama ne vitet 2014-2015 ka qene ekzaktesisht 45 vjec. Olsi Rama sipas provave te TIMS është përdoruesi i automjetit me targa AA 653 DM.", u shpreh Bardhi. 

DEKLARATA: 

10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:
 
1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
 
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.
 
3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
 
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
 
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
 
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).
 
7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
 
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
 
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.  

gazment bardhi olsi rama edi rama genci xhixha gentjan gjonaj ermal hoxha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë