Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin
RUSI- Përveç presidentit rus Vladimir Putin, Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë lëshoi një urdhër arresti për Maria Alekseevna Lvova-Belova, Komisionere për të Drejtat e Fëmijëve në Zyrën e Presidentit të Rusisë, për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina. Në njoftimin e gjykatës thuhet gjithashtu se ka "arsye të arsyeshme" për të besuar se Lvova-Belova "mbart përgjegjësi penale individuale" për "dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ngaterritoret e Ukrainës në Rusi”. Lvova-Belova vlerësoi se urdhri i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për arrestimin e saj është pjesë e kontekstit të luftës.
Por kush është Maria Lvova-Belova?
Alekseevna Lvova-Belova
Lvova-Belova ka lindur më 25 tetor 1984. Ajo ka lindur dhe është rritur në qytetin e Penzës në perëndim të Rusisë. Ajo është diplomuar në Kolegjin e Kulturës dhe Arteve 'AA Arkhangelsky' në vitin 2002 si dirigjente. Dhe nga viti 2000 deri në vitin 2005, ajo punoi si mësuese kitare në shkollat e muzikës për fëmijë në Penza. Lvova-Belova është bashkëthemeluese dhe drejtuese e organizatës publike rajonale të Penzës për përmirësimin e përshtatjes sociale "Blagovest".
Nga viti 2011-2014 dhe 2017-2019 ishte anëtare e Këshillit Qytetar të rajonit të Penzës; gjithashtu nga viti 2017 deri në vitin 2019, ajo ishte anëtare e Dhomës Civile të Federatës Ruse. Në vitin 2019, ajo u zgjodh bashkëkryetare e selisë rajonale të Frontit Popullor "Gjith-Rus".
Alekseevna Lvova-Belova dhe Vladimir Putin
Në shtator 2020, guvernatori i rizgjedhur i Penza Oblast, Ivan Belozertsev, emëroi Lvova-Belova si anëtare të Këshillit të Federatës Ruse nga dega ekzekutive e Penzës, e pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 2021, ajo u riemërua nga Oleg Melnichenko.
Më 27 tetor 2021, presidenti rus Putin emëroi senatoren e atëhershme Maria Lvova-Belova si komisionere federale për të drejtat e fëmijëve, një muaj pasi komisionerja e mëparshme, Anna Kuznetsova, u bë anëtare e parlamentit.
Lvov-Belova është akuzuar nga zyrtarë ukrainas dhe britanikë lidhur me dëbimin dhe birësimin e fëmijëve nga Ukraina gjatë pushtimit rus të Ukrainës, por u sanksionua nga BE në korrik 2022 dhe Japonia në janar 2023.