Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e regjistuar në Ndroq ku mbeti viktimë 50-vjeçari, Alfred Dedja. • Nga detajet e reja bëhet me dije se autori 27-vjeçar, Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal. • Siç është raportuar edhe ditën e djeshme viktima dhe autori njiheshin më njëri-tjetrin. • Gjoshi është kunat i Altin Hajrit ndërsa u raportua se viktima para disa vitesh kishte punuar për Hajrin. • Gjithashtu ditën e djeshme u raportua se autori nuk e ka nxjerrë armën po e ka qëlluar viktimën nga xhepi disa herë. • Nga të shtënat viktima u kap nga dy plumba duke e lënë të vdekur. • Ditën e djeshme u raportuar se viktima në vitin 2014 ishte arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. • 50-vjeçari ishte arrestuar në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash. • Ndërkohë raportohet se Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në Itali për trafik droge. • Ai jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. • Në Shqipëri ai jetonte në Ndroq pasi ishte edhe nga ajo zonë. • Mësohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë të dy, si autori dhe viktima e frekuentonin shpesh. • 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme në Ndroq të Tiranës, njoftohet se është ndaluar.• Në njoftimin e Policisë thuhet se falë veprimeve të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të ushtruara, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme të 50-vjeçarit Alfred Dedja, është vetëdorëzuar në polici ditën e sotme. Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet ndërsa arma është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.
Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një deklaratë se hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin Alfred Dedjan, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj. Në deklaratë thuhet se mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020.
SPAK thotë se emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit. Gjithashtu në njoftim thuhet se i pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Sipas SPAK, ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Reagimi i plotë i Prokurorisë së Posaçme:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A.D, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.
Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri.
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme në Ndroq të Tiranës, njoftohet se është ndaluar. Në njoftimin e Policisë thuhet se falë veprimeve të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të ushtruara, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua.
Njoftimi:
Tiranë
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 01.12.2024, ku rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç, ju informojmë se:
Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.
Për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për sigurimin dhe sekuestrimin e provave dhe kapjen e ndalimin e autorit, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Tiranë, kanë punuar me profesionalizëm në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe strukturat e tjetra të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.
Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANA- Policia ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me raportimin për gjetjen e makinës në zonën e Shkëmbit të Kavajës që dyshohet se i përket autorit të vrasjes së Alfred Dedjas. Në njoftim Policia thotë se automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur.
Po ashtu Policia shton se gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Në njoftim thuhet se automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.
Njoftimi:
Policia e Shtetit
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj.
KAVAJË- Makina e autorit të vrasjes së Alfred Dedjas dje në Ndroq në Tiranës është gjetur ditën e sotme. Mësohet se makina është gjetur nga policia paraditen e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ndërkohë që targat e makinës ishin hequr dhe hedhur disa metra larg makinës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi. Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës.
Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Alfred Dedjas i cili u ekzekutua pasditen e djeshme në një lokal në Ndroq nga Julian Gjoshi. Mësohet se ditën e sotme policia ka zhvilluar kontrolle në Tiranë, Durrës e Shijak për arrestimin e 27-vjeçarit.
Ndërkohë bëhet me dije se janë marrë në pyetje më shumë se 20 dëshmitarë mes të cilëve edhe personi që ishte në tavolinë me autorin. Pas ngjarjes së rëndë u raportua se shkak i vrasjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja. Ditën e djeshme u raportuar se viktima në vitin 2014 ishte arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. 50-vjeçari ishte arrestuar në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.
Ndërkohë raportohet se Dedja rezulton të jetë i dënuar më parë në Itali për trafik droge. Ai jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë. Në Shqipëri ai jetonte në Ndroq pasi ishte edhe nga ajo zonë. Mësohet se në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë të dy si autori dhe viktima e frekuentonin shpesh.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e djeshme, më 1 dhjetor rreth orës 15;30 në një lokal në Ndroq. Në fillim u raportua për të shtëna ndërsa pak minuta më pas u raportua për një viktimë. Nga të shtënat mbeti viktimë Alfred Dedja ndërsa në lidhje me vrasjen është identifikuar autori 27-vjeçar Julian Gjoshi.
Pas ngjarjes ai është arratisur me një "Benz" të zi. Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur pas një sherri në lokal. Autori është futur në lokal dhe është ulur përballë tavolinës së viktimës. Më pas 50-vjeçari ka shkuar të flasë me të riun por situata ka agravuar dhe ata kanë debatuar. Gjatë debatit i riu ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje. Gjoshi mësohet se është kunati i Altin Hajrit ndërsa në vitin 2021 ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte me precedentë penalë për vjedhje dhe trafikim i lëndëve narkotike.
TIRANË- Një tjetër detaj është zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në Ndroq. Nga detajet e reja bëhet me dije se autori 27-vjeçar, Julian Gjoshi ka hyrë në lokal dhe sapo i njohuri i tij është ngritur në këmbë t‘i jepte dorën, ai e ka qëlluar duke e lënë të pajetë në lokal.
Siç është raportuar edhe ditën e djeshme viktima dhe autori njiheshin më njëri-tjetrin. Gjoshi është kunat i Altin Hajrit ndërsa u raportua se viktima para disa vitesh kishte punuar për Hajrin. Gjithashtu ditën e djeshme u raportua se autori nuk e ka nxjerrë armën po e ka qëlluar viktimën nga xhepi disa herë. Nga të shtënat viktima u kap nga dy plumba duke e lënë të vdekur.