LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i djegur me kallashnikov brenda, 8 të shoqëruar

•Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar humbi jetën. •Viktimë mbeti Laert Kekaj, i cili rezulton me gjeneralitet të ndryshuar (Leartiad Lekaj). •41-vjeçari u ekzekutua me 6 plumba teksa lëvizte me motor, ndërsa ndaj tij është zbrazur një karikator kallashnikovi. • Mësohet se autorëve u janë dashur më pak se 12 minuta për tu larguar nga qyteti. Mjeti tip "Audi" me tëcilin lëviznin autorët është gjetur totalisht i shkrumbuar në Kotë, ndërsa brenda tij është gjetur edhe kallashnikovi që dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Leartiad Lekaj (Kekaj). • Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen, ndërsa policia ka shoqëruar 8 persona të cilët janë marrë në pyetje.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

'Tre persona në këmbë hapin zjarr, AUDI kthehet indietro'/ Del VIDEO-ja nga atentati i Leartiad Kekaj në Vlorë

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i
Pamje

VLORË- 'Dosja.al' siguron pamjet e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku u ekzekutua 41-vjeçari Leartiad Kekaj. Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, tre persona vrapojnë pasi kanë hapur zjarr, ndërsa viktima shfaqet i fundit. 

Ndërkohë automjeti tip 'Audi' largohet dhe kthehet mbrapsht me “indietro” drejt 41-vjeçarit duke e qëlluar drejt e në kokë brenda makinës së tij.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë? 

Leartiad Lekaj (Kekaj) u ekzekuatua mbrëmjen e djeshme në një atentat të mirëorganizuar.  Ngjarja ndodhi rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta. Viktima ka qenë duke udhëtuar me motor, kur është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar, i cili ndodhej në një makinë. Makina “Audi” që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit është gjetur bashkë me kallashnikovin brenda totalisht e shkrumbuar në fshatin Kotë në Vlorë. Në vendngjarje janë gjetur 28 gëzhoja, çka do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi. 

2 VITE ME PARE

Vrasja në Vlorë/ DETAJE: 3 persona morën pjesë në atentatin e 41-vjeçarit, një shoferë dhe dy qitës

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i

VLORË- Policia ka hedhur dritë mbi hetimet e atentatit të Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç. 

Sipas burimeve mendohet se 3 persona morën pjesë në atentatin e 41-vjeçarit, një shoferë dhe dy qitës. Njëri qitës ka qenë në vend të parë të makinës dhe tjetri prapa. Viktima është qëlluar me 6 plumba në trup dhe në kokë.

"Audi" më pas është larguar me shpejtësi duke dalë në hyrje të qytetit, në rrugën e Lumit. Autorët kanë djegur në aksin Kotë-Sevaster makinën dhe më pas janë larguar me një tjetër mjet duke përfituar nga zona e shkretë dhe errësira.

Ngjarja ka zgjatur rreth 15 minuta maksimumi.

2 VITE ME PARE

Dinamika e vrasjes në Vlorë! Autorët vrasës me pagesë, ‘Audi’ i krimit u përdor edhe për një atentat tjetër në veri

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i një nate më parë, ku mbeti i vrarë Leartiad Lekaj (Kekaj) 41 vjeç. 

Sipas raportimeve paraprak, autorët me makinë fillimisht kanë përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 41-vjeçari dhe më pas e kanë qëlluar. Lekaj pasi është rrëzuar ka tentuar të largohet rreth 80 metra, por njëri nga autorët ka zbritur dhe e ka qëlluar sërish. 41-vjeçari ka marrë 6 plumba por kanë qenë goditjet me plumba në kokë, ato që i kanë marrë jetën.

Mënyra si është kryer krimi tregon se bëhet fjalë për një atentat të mirëorganizuar. Policia ndërkohë po hetohen për automjetin Audi A6, të cilin dyshohet se e kanë përdorur autorët e krimit. Mjeti më pas u gjet i djegur dhe mendohet se mund të jetë përdorur edhe për një ngjarje tjetër kriminale në veri të vendit.

Pista kryesore ku po heton policia ka të bëjë me dënimin e tij me 10 vite burg në 2002, pasi u dënua për vrasje në bashkëpunim për shkak të grabitjes.

 

2 VITE ME PARE

Vrasja e 41-vjeçarit në Vlorë, policia: Janë bllokuar pikat kryesore të qytetit për kapjen e autorëve

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i
pamje nga vendngjarja

VLORË-Policia  e Vlorës në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar (9 shtator 2023) në Vlorë, ku u qëllua për vdekje Leartiad Lekaj (Kekaj).

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç. Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e  prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

2 VITE ME PARE

Vrasja në Vlorë/ Mbi 28 gëzhoja në vendngjarje! Kush është viktima (FOTOT)

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i
Leartiad Lekaj (Kekaj)

VLORË- Vlora u trondit mbrëmë nga një atentat me armë zjarri, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë. Në foton e mëposhtme është viktima Laert Kekaj, i cili rezulton me gjeneralitet të ndryshuar (Leartiad Lekaj).

41-vjeçari ka qenë në burg, pasi ka qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. Viktima thuhet se ka vuajtur më shumë se 10 vite dënim. Raportohet se rreth vitit 2000-2002 dyshohet se ka marrë peng një kambist dhe e ka ekzekutuar. Ndërsa vite më vonë në 2005, ai ishte marrë si i pandehur për kryerjen e veprës penale të vjedhjes me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim me shtetasin Fjodor Mezyraj.

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i
Leartiad Lekaj (Kekaj)

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur mbi 28 gëzhoja, që do të thotë se mbi viktimën është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

2 VITE ME PARE

Atentati në Vlorë! Autorët dogjën makinën në Kotë, brenda u gjet 1 kallashnikov, shoqërohen 8 persona në polici

Ekzekutimi me 6 plumba i 41-vjeçarit në Vlorë! Gjendet mjeti i
makina e djegur

VLORË- Leartiad Lekaj (Kekaj) 41-vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri nga një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme (9 shtator 2023) në Vlorë. 

Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Kote në Vlorë, dhe dyshohet se u përket autorëve të atentatin. Brenda automjetit tip "Audi" me targa italiane u gjet 1 kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në vrasje.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes, por dyshohet se mund të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas policisë thuhet se 41-vjeçari ka pasur një konflikt të mëparshëm. Ndërkohë 8 persona janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje rreth ngjarjes. Deri më tani, nuk ka asnjë person të dyshuar. 

vrasje ne vlore leartiad lekaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen