LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me silenciator sapo doli nga lokali në “Xhamllik”, viktima u mbajt nën vëzhgjim nga autorët, gjendet një mjet i djegur në Farkë (EMRI)

• Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 01:40 në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë. • Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonë. • Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa raportohet se autorët kanë përdorur silenciator. • I riu është identifikuar si Klaudio Prendi. • Gjithashtu mësohet se viktima ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. • Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën por si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe kraharor nuk arriti të mbijetone. • Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. • Nga raportimet mësohet se në mjetin e gjetur në Farkë nuk është gjetur arma silenciator e përdorur në ngjarjen kriminale. • Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. • Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. • Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. • Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. • Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

10 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Klaudio Prendit/ Autorët i mbivendosën "Audit" targa greke, nga djegia e mjetit u dëmtua numri i shasisë (FOTO)

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Targa e mjetit

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me makinën e djegur të gjetur pranë liqenit në Farkë e cila dyshohet se u përdor për vrasjen e Klaudio Prendit. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket hiri i zi i cili ka mbuluar vendin ku u djeg "Audi A4". Ndërkohë raportohet se makina e autorëve ka patur targa greke të mbivendosura.

Sipas raportimeve ende nuk është këqyrur numri i shasisë pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse ajo është e vjedhur apo jo.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet vendi ku kanë zgjedhur autorët të djegin makinën eshtë me kalldrëm. Autorët kanë zgjedhur një zonë ku nuk ka shumë lëvizje dhe pa kamera sigurie gjë e cila mund të vështirësojë identifikimin e autorëve. 

1 VITE ME PARE

Iu bë atentat sapo doli nga lokali, del FOTOJA e automjetit ku u qëllua Klaudio Prendi

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me

makina e viktimes

TIRANË- Një 28-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pas një atentati që iu bë në zonën e Xhamllikut në kryqytet. Viktima është Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi. 

Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.  Makina e viktimës ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe po i nënshtrohen kontrolleve dhe këqyrjes nga ekspertët. 

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me

Bëhet me dije se drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Dyshohet se u përdor gjatë ekzekutimit të Klaudio Prendit, dalin pamjet nga vendi ku u gjet "Audi" i djegur, në mjet nuk u gjet arma e përdorur në vrasje

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Pamje nga vendi ku u djeg makina

TIRANË- Pas ekzekutimit të 28-vjeçarit, Klaudio Prendi është gjetur një mjet i djegur pranë liqenit të Farkës. Policia në njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen u shpreh se një mjet tip "Audi" u gjet i djegur ndërsa dyshohet se mund të jetë mjeti që përdorën autorët e vrasjes.

Ndërkohë sot janë publikuar pamje nga vendi ku u gjet mjeti i djegur. Siç shihet edhe nga fotot duket vendi i shkrumbuar nga zjarri si dhe një shirit i verdhë i policisë i cili ka mbetur në një shkurre. Nga raportimet mësohet se në mjetin e gjetur në Farkë nuk është gjetur arma silenciator e përdorur në ngjarjen kriminale.

Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ U ekzekutua sapo doli nga lokali, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës kërkime për "shenjat" e autorëve rreth makinës së Klaudio Prendit

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Tiranën. Një tjetër i ri humbi jetën pasi u qëllua me armë pasi doli nga lokali në zonën e "Xhamlikut" 00:36. I riu, Klaudio Prendi gjeti vdekjen në spital për shkak të plagëve të marra në kokë dhe kraharor.

Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të të riut. Siç shihet edhe nga pamjet vendi ku ndodhi vrasja është rrethuar me shirit të verdhë ndërsa mjeti i i viktimës është në rrugë. Policia ka rrethuar vendin ndërsa shihen që po kryejnë hetime për të gjetur detaje që do t'i çojnë drejt autorëve.


Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.


Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Plumbat e kapën në kokë dhe kraharor, autorët u larguan me shpejtësi drejt qendrës, shokët e dërguan 28-vjeçarin në spital

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Viktima

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit Klaudio Prendi. Mësohet se makina e autorëve ka ardhur nga rruga e Freskut. Më tej bëhet me dije se sapo i riu ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij, autorët kanë hapur zjarr në drejtim të shënjestrës. Fatkeqësisht autorët kanë gjuajtur në shenjë ndërsa plumbat e kanë kapur të riun në kokë dhe kraharor.

Pas të shtënave autorët janë larguar me shpejtësi drejt qendrës ndërsa shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali. Kanë qenë shokët e viktimës që e kanë dërguar të riun në spital. Prendi kohët e fundit kishe disa sherre me persona të tjerë, konflikte të cilat po hetohen nga policia. Gjithashtu raportohet se Klaudio Prendi kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë vendit.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Klaudio Prendit/ Dyshime për tre autorë, policia shoqëron disa persona

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Klaudio Prendi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit, Klaudio Prendi. I riu humbi jetën pak pas mesnatës pasi u qëllua sapo doli nga një lokal. Ndërkohë sot raportohet se viktima ka qenë i vetëm në momentin që është qëlluar nga autorët.

Sipas raportimeve viktima ka qenë në një lokal në zonën e "Xhamllikut" i shoqëruar nga persona të tjerë. Por në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Zona në të cilën ndodhi atentati është një zonë që survejohet nga kamerat e sigurisë, të cilat do të merren nga grupi hetimor për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

 

1 VITE ME PARE

Vrasja e Klaudio Prendit/ 28-vjeçari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve, reagon policia: Te liqeni i Farkës është djegur një "Audi", vijojnë hetimet!

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar policia e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko".

Më tej bëhet me dije se ndaj 28-vjeçarit dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. I riu është  transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia më tej në njoftim bën me dije se rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Në lidhje me ngjarjen vijojnë hetimet  zbardhjen e plotë të vrasjes dhe kapjen e autorëve.

Njoftmi i plotë:

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

1 VITE ME PARE

EMRI+FOTO/ U qëllua me 5 plumba sapo doli nga lokali, ky është i riu që humbi jetën në "Xhamllik", 28-vjeçari me precedentë penalë

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Klaudio Prendi

TIRANË- Një atentat ka tronditur Tiranën pak pas mesnate. Një 28-vjeçar mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë sapo doli nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Viktima është identifikuar si  Klaudio Prendi. Ditën e sotme janë publikuar foto të të riut që humbi jetën. I riu ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu teksa po dilte nga një lokal është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën por si pasojë e plagëve të marra nuk arriti të mbijetone.


Ndërkohë një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i të riut në Tiranë/ Viktima ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, autorët qëlluan me 5 plumba në drejtim të 28-vjeçarit

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimit të të riut Klaudio Prendi. Viktima mësohet se ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40 ndërsa i riu po dilte nga një lokal në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë.

Sipas raportimeve i iu u qëllua me breshëri plumbash me silencator. Drejt viktimës është qëlluar me 5 plumba. Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve. Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

1 VITE ME PARE

Ekzekutohet i riu në Tiranë/ Viktima u mbajt nën vëzhgjim nga autorët, u qëllua me silenciator sapo doli nga lokali në “Xhamllik”, gjendet një mjet i djegur në Farkë

Ekzekutohet 28-vjeçari në Tiranë/ I riu u qëllua me
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një 28-vjeçar është ekzekutuar në Tiranë pak pas mesanate. Viktima është identifikuar si Klaudio Prendi. Mësohet se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40.

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.  Ndërkohë, mësohet se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.  Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në qytetin e Pukës.

 

ekzekutohet i riu ne tirane klaudio prendi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen