LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të. Policia heton për pengmarrje

• Zhduket Ervis Martinaj! • Biznesmeni ka 3 ditë që nuk ka asnjë konakt me familjen. • Denoncimi është bërë në Komisariatin e Kurbinit mbrëmjen e djeshme nga xhaxhai i tij, Faik Martinaj. • Ky i fundit është babai i të ndjerit, Brilant Martinaj. • Që dje kanë nisur kontrollet në zonë, por nuk është gjetur asnjë shenjë e Martinajt. • 3 ditë më parë ka nisur një mesazh nga një numër që nuk e përdorte vetë, ku i kërkonte të afërmve të bënin kujdes. • Deri më tani pista që ka ngritur Policia është ajo e pengmarrjes, por nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë e stisur. • Kjo pasi Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. • Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. • Por atentati nuk u krye, pasi Dumani pretendon se nuk donte që të "ngatërrohej" me Doklen.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pas denoncimit të xhaxhait, Policia e Kurbinit po heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Ervis Martinaj

KURBIN- Sot është dita e katërt e zhdukjes së Ervis Martinajt. Sot, Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i ti, Faik, për humbjen e kontakteve me nipin.

Lajmin e ka bërë me dije për gazetaren Klodiana Lala thanë se dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës. Kështu që me ngritjen e pistës së rrëmbimit, Prokuroria e Kurbinit ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret, Policia përveç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera për vendin ku ndodhet Martinaj. Familja e Ervis Martinajt ka kallëzuar dje në Policinë e Shtetit humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Në denoncim, xhaxhai i Martinajt pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, por një mik nga Puka e kishte njoftuar se nuk e kishin parë prej ditësh.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua kurrë. Por që rrëfimi i Dumanit mjaftoi që ndaj Martinajt të ngrihej akuza. 

3 VITE ME PARE

I zhdukur prej 3 ditësh, ja kur u pa për herë të fundit Ervis Martinaj

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Makina e Ylli Brahimit dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pretendojnë se kanë 3 ditë që nuk e kanë lajme prej tij. Ai është shpallur në kërkim prej muajit maj, por mendohet se kurrë nuk është larguar nga Shqipëria, edhe pse pretendohet se kishte ikur në Dubai. Por të dhënat tregojnë se nuk ka pasur asnjë lëvizje jashtë vendit.

Madje ai besohet se ka qenë në qytetin e Laçit më 18 Korrik, në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të kushëririt të tij Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua bashkë me dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata në masakrën e Fushë Krujës.

Ditën e varrimit mendohet se brenda makinës së blinduar “Toyota Land Cruiser”, e cila përdorej nga Ylli Brahimi, atë ditë i ishte dhënë Martinajt për të shkuar në varreza. Madje Dosja.al publikoi një foto ku dukej edhe tufa me lule që Martinaj la në varrin e nipit të tij.

3 VITE ME PARE

Pas denoncimit nga xhaxhai/ Policia në ‘gjueti’ të kontakteve të Ervis Martinajt, FOKUSI tek 3 zona

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Ervis Martinaj

TIRANË- Ervis Martinaj vë para një dileme Policinë e Shtetit. Edhe pse Policia po heton pistën e inskenimit të mundshëm nuk përjashton as faktin se mund të gjendet përpara një ngjarjeje kriminale, ndaj dhe një numër i madh oficerësh të policisë të angazhuar për këtë çështje.

Deri më tani janë marrë në pyetje persona që konsiderohen si të afërm me Martinajn, duke u fokusuar kështu në zonën e Fushë Krujës, të Tiranës dhe të Durrësit. Ndërkohë që denoncimi i bërë sot, është një ngjarje e rrallë, për faktin se është hera e parë në Shqipëri.

3 VITE ME PARE

“Dyshojmë se i ka ndodhur diçka e keqe”, zbardhet kallëzimi i xhaxhait të Ervis Martinaj në Polici: Ma tha shoku nga Puka

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Kurbin

KURBIN- Gazetarja Klodiana Lala zbardh kallëzimin e familjarëve të Ervis Martinajt. Kallëzimi është bërë nga xhaxhai i tij Faik Martinaj, i cili pretendon se vetë nuk ka pasur asnjë komunikim me nipin e tij, pasi ai ishte në kërkim. Në denoncimin që ka bërë ai në Komisariatin e Policisë pretendon se e ka njoftuar një njëri nga Puka për zhdukjen e nipit, madje dhe i është shfaqur i shqetësuar se mikut të tij mund t'i kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. 

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili eshte shpallur ne kerkim nga prokuroria e posacme kunder krimit dje rreth ores 22:00, jemi njoftuar nga nje i afermi jone, qe per arsye sigurie nuk du ate permend emrin, i cili nuk ndodhet ne shqiepri, por eshte nga puka, me ka vene ne dijeni se Ervisi eshte zhdukur dhe nuk kishte kontakte me te. Dua te theksoj se qe prej kohes qe nipi Ervisi eshte shpallur ne kerkim nuk kam patur asnje kontakt me te drejtperdrejt apo ne telefon, por vetem nepermjet personave te aferm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund ti kete ndodhur dica e keqe nga grupe kriminale qe kerkojne ta eliminojne. Ne kemi pritur deri diten e sotme qe mos kemi ndonje kontakt me nipin Ervisin por nuk kemi arritur te kontaktojme dhe nuk kemi asnje lloj informacioni per vendndodhjen edhe gjendjen e tij. Sot ne dreke rreth ores 12, te shqetesuar lidhur me gjendjen e nipit Ervisit,"-shkruhet në kallëzimin penal. 

3 VITE ME PARE

Familja dha alarmin për zhdukjen e tij, Policia aksion në Fushë Kuqe, kërkohej Martinaj

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Ervis Martinaj

KURBIN- Detaje të reja janë mësuar lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se pas denoncimit të bërë nga xhaxhai i 40-vjeçarit, menjëherë Policia e Shtetit ka nisur një aksion kontrolli në të gjithë zonën e Fushë Kuqes por nuk ka asnjë shenjë të tij në vendin tonë.

Prej kohësh ai mendohet se ndodhej në Dubai, por faktet flasin për të kundërtën. Madje pretendohej se ai ka qenë në Shqipëri në kohën kur u vra dhe kushëriri i tij, Brilant Martinaj. Familjarët pretendonin se nuk kishin kontakte të drejtpërdrejta me të, por informoheshin nga shokët e tij. Këta të fundit janë ata që informuan familjarët se prej kohësh nuk dëgjonin më lajme prej tij. 

 

3 VITE ME PARE

Ka 3 ditë i zhdukur! Mesazhi i fundit që la Ervis Martinaj për familjen: Bëni kujdes!

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Ervis Martinaj

KURBIN- Zbulohet mesazhi i fundit që ka lënë për familjarët Ervis Martinaj. Me një numër që nuk e përdorte zakonisht, Martinaj ka gjetur një mënyrë për t'u shpëtuar përgjimit të Policisë dhe për të dhënë një mesazh.

"Kini kujdes se do ketë kontrolle!,"-shkruante Martinaj për miqtë e tij. 

3 VITE ME PARE

Zhduket Ervis Martinaj! Në Polici shkoi babai i Brilantit, bëri denoncimin si xhaxha: S'po flasim dot me të!

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.

KURBIN- Detaje të reja janë mësuar lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Kallëzimin penal në Policinë e Kurbinit e ka bërë Faik Martinaj, xhaxhai i 40-vjeçarit, duke dhënë edhe detaje për nipin. Faik Martinaj është babai i Brilant Martinajt, i cili është një nga viktimat e masakrës së Fushë Krujës, ku u vra dhe më pas u dogj me dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ndërkohë që Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua edhe pse i penduari pretendon se iu ofrua një "çek i bardhë".

3 VITE ME PARE

Zhduket Ervis Martinaj, familja denoncon në Polici: Kemi 3 ditë pa kontakt

Ervis Martinaj i zhdukur/ Familja e denoncon: S'po flasim dot me të.
Ervis Martinaj

TIRANË- Familja e Ervis Martinaj ka kallëzuar në Policinë e Shtetit  humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Denoncimin e ka bërë ditën e djeshme Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit, babai i Brilant Martinajt. Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga Policia shqiptare.

Aktualisht, Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua. Megjithatë pretendimi i familjes është marrë me dyshim pasi nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tij të jetë e inskenuar nga familja. 

zhduket ervis martinaj ervis martinaj

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit