LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran, Netanyahu: Jemi në luftë me Hezbollahun, në Iran kthehemi çdo kohë

• Lufta në Lindjen e Mesme duket se ka marrë tjetër rrjedhë pas armëpushimit SHBA-Iran. • Ndërsa SHBA-të dhe Irani përgatiten për bisedime në Pakistan, Izraeli vazhdon të bombardojë Libanin pasi vrau më shumë se 300 persona dhe plagosi të paktën 1,150 të tjerë në një ditë të vetme sulmesh në të gjithë vendin të mërkurën. • Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka bërë thirrje Izraelit të tërheqë një urdhër për evakuim të detyruar që prek dy spitale kyçe në zonën e Bejrutit të Libanit, ndërsa sistemi shëndetësor i vendit përpiqet të trajtojë viktimat civile të sulmeve izraelite. • Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, thotë se nëse SHBA-të janë të gatshme të shkatërrojnë ekonominë e tyre duke vazhduar të lejojnë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vrasë diplomacinë është zgjidhja e tyre dhe duhet të mbajnë përgjegjësi. • Nga ana tjetër, Netanyahu thotë se janë lëshuar udhëzime për të filluar negociata të drejtpërdrejta me Libanin, ndërsa media izraelite raporton se ministri i mbrojtjes i vendit tha se lufta nuk do të ndalet.

11 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Irani s’ka kartë tjetër, përveç shantazhit në Hormuz

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Irani “nuk ka asnjë kartë” përveç përdorimit të rrugëve ujore ndërkombëtare për “shantazh afatshkurtër”.

Kjo deklaratë, e bërë në rrjetet sociale, vjen pak para bisedimeve të planifikuara mes në Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Islamabad më 11 prill.

Teksa nënpresidenti amerikan, JD Vance, u nis drejt Islamabadit për të udhëhequr delegacionin amerikan në këto bisedime, Trump sugjeroi se Tehrani ka pak opsione përveç negociatave.

“Duket se iranianët nuk e kuptojnë që nuk kanë asnjë kartë, përveç një shantazhi afatshkurtër ndaj botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social më 10 prill, duke iu referuar me gjasë Ngushticës së Hormuzit.

“Arsyeja e vetme pse ata janë ende gjallë sot është që të negociojnë!”.

Trump ka akuzuar Iranin për shkelje të kushteve të marrëveshjes së armëpushimit të arritur më 7 prill, duke vendosur kufizime mbi transportin detar përmes ngushticës, një arterie kyç për dërgesat e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik. Përmes kësaj rruge detare kalon rreth 20 për qind e naftës dhe gazit në botë.

Postimi në Truth Social i Trumpit erdhi jo shumë kohë pasi kryetari i parlamentit iranian Mohammad Baqer Qalibaf, i cili do të jetë pjesë e delegacionit të Iranit, shkroi në X se “një armëpushim në Liban dhe lirimi i aseteve të bllokuara të Iranit… duhet të përmbushen para se të fillojnë negociatat”.

Ndërkaq, më herët Trump tha për New York Post se SHBA-ja po përgatit luftanijet me armatim, duke sugjeruar se do ta godasë Iranin nëse bisedimet dështojnë.

“Po i armatosim anijet me armët më të mira që janë prodhuar ndonjëherë... Dhe, nëse nuk kemi një marrëveshje, ne do t’i përdorim ato, do t’i përdorim në mënyrë shumë efektive”.

Ndërkaq, nënpresidenti amerikan Vace është nisur nga Uashingtoni drejt Pakistanit për bisedimet e para që kur nisi lufta e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

Ai tha se pret negociata “pozitive” edhe pse kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballet me pengesa dhe bombardimet e Izraelit ndaj Libanit po vazhdojnë.

“Mezi presim negociatat. Mendoj se do të jenë pozitive”, tha ai, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një qasjeje më të ashpër.

“Nëse iranianët janë të gatshëm të negociojnë me mirëbesim, ne sigurisht jemi të gatshëm të zgjasim dorën e bashkëpunimit. Nëse përpiqen të na manipulojnë, atëherë do të kuptojnë se ekipi negociator nuk do të jetë aq i hapur”.

Ai shtoi se presidenti Trump “na ka dhënë disa udhëzime mjaft të qarta, kështu që do të shohim”.

Vance do të udhëheqë delegacionin amerikan së bashku me të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Iran ka dërguar ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe kryetarin e Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf, i cili ka qenë shumë i zëshëm në deklaratat kundër SHBA-së javët e fundit.

Kryeministri i Pakistan, Shehbaz Sharif, tha se bisedimet janë “ose tani ose kurrë”, raportuan disa media. Palët pritet të komunikojnë në mënyrë indirekte përmes zyrtarëve pakistanezë, në vend se të zhvillojnë takime ballë për ballë.

Pakistani shpalli dy ditë pushim zyrtar në kryeqytet para bisedimeve, siç bëjnë zakonisht autoritetet për ngjarje të mëdha diplomatike për arsye sigurie.

Hoteli Serena në zonën e fortifikuar të Islamabadin, ku janë dislokuar mbi 10.000 policë, forca paramilitare, rangerë dhe personel i ushtrisë, u zbraz nga mysafirët më 8 prill për të pritur këto bisedime./REL

1 MUAJ ME PARE

Irani shton kërkesat: Armëpushimi duhet të zbatohet në Liban para negociatave me SHBA

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,

IRAN- Kryetari i parlamentit të Iranit ka këmbëngulur që luftimet duhet të ndalen në Liban përpara se të fillojnë bisedimet e paqes SHBA-Iran.

Mohammad-Bagher Ghalibaf shkroi në X se, krahas lirimit të aseteve të bllokuara të Iranit, një armëpushim në Liban duhet të zbatohet përpara se të zhvillohet çdo negociatë. Diskutimet pritet të zhvillohet nesër në Pakistan me praninë e JD Vance./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"Ngrin" plani për Gazën/ The Jerusalem Post: Bordi i paqes i Trump përballet me krizë financiare

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,

SHBA- Bordi i Paqes i Donald Trump ka marrë vetëm një shumë të vogël të 17 miliardë dollarëve të premtuar për Gazën, duke e penguar planin e tij për të ardhmen  palestineze. The Jerusalem Post raporton se para sulmeve në Lindjen e Mesme, Trump organizoi një konferencë ku shtetet arabe të Gjirit premtuan miliarda dollarë për qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës pas një shkatërrimi dyvjeçar nga Izraeli. 

Plani parashikonte rindërtimin në shkallë të gjerë të enklavës bregdetare pas çarmatimit të grupit terrorist palestinez Hamas. Premtimet për financim kishin për qëllim të paguanin për aktivitetet e një Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), një grup teknokratësh palestinezë të mbështetur nga SHBA-ja, që synonin të merrnin kontrollin e Gazës nga Hamasi.

Një nga burimet, një person me njohuri të drejtpërdrejta mbi operacionet e bordit të paqes, tha se nga dhjetë vendet që premtuan fonde, vetëm tre, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku dhe vetë SHBA-të, kishin kontribuar me fonde. Burimi tha se financimi deri më tani ishte nën 1 miliard dollarë, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Lufta e Iranit ka ndikuar duke përkeqësuar vështirësitë e mëparshme të financimit. Edhe pas një armëpushimi të arritur tetorin e kaluar, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 700 njerëz në Gaza sipas zyrtarëve të shëndetësisë atje, ndërsa sulmet terroriste kanë vrarë katër ushtarë sipas Izraelit.

Më tej në artikull sqarohet se, një zyrtar palestinez i njohur me çështjen, tha se bordi informoi Hamasin dhe fraksionet e tjera palestineze se NCAG nuk është në gjendje të hyjë në Gaza tani për tani për shkak të mungesës së fondeve.

Hamasi ka thënë vazhdimisht se është gati t’ia dorëzojë qeverisjen NCAG-ut, të udhëhequr nga Ali Shaath, një ish-zëvendësministër në Autoritetin Palestinez, i cili aktualisht ushtron vetëqeverisje të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.  Rehabilitimi i Gazës, ku katër të pestat e ndërtesave u shkatërruan në dy vjet bombardimesh izraelite, është parashikuar nga institucionet globale të kushtojë rreth 70 miliardë dollarë.

Plani i ngadaltë për të ardhmen e Gazës i bën jehonë nismave të tjera ambicioze të Trump, i cili është përpjekur ta projektojë veten si paqebërësin e botës, por ka luftuar për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë siç kishte thënë se do të bënte, dhe po sheh armëpushimin e kësaj jave me Iranin të vihet nën presion të menjëhershëm të rëndë.

Bordi i Trump ka udhëhequr negociatat me Hamasin dhe fraksione të tjera palestineze mbi çarmatimin. Izraeli thotë se Hamasi duhet të dorëzojë armët përpara se të tërheqë trupat nga Gaza, ndërsa Hamasi thotë se nuk do të zbatojë pa garanci për tërheqjen e Izraelit dhe ndalimin e të shtënave në Gaza. Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë thënë se po përgatiten për një rikthim të shpejtë në luftë në shkallë të plotë nëse Hamasi nuk i dorëzon armët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Analiza e REL: Çfarë mësuan SHBA-ja dhe Irani nga pesë javë luftë?

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për media në Pentagon.

Ambasadori veteran Joey Hood, diplomat karriere, i cili ka shërbyer me fokus në Lindjen e Mesme nën disa administrata amerikane, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë nxjerrë mësime të forta nga kapitulli i ri i dhunshëm në dekadat e armiqësisë mes tyre.

Përgjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, Hood - i cili shërbeu si zëvendësndihmëssekretar kryesor i Shtetit për çështjet e Lindjes së Afërt gjatë administratës së parë të presidentit amerikan, Donald Trump, dhe më parë si zëvendësshef i misionit në Irak dhe Kuvajt - tha se Teherani ka mësuar se SHBA-ja mund t’i eliminojë udhëheqësit e lartë sipas dëshirës, një realitet që do ta formësojë vendimmarrjen e ardhshme të Iranit.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Uashingtoni ka mësuar se Irani - ose edhe aktorë joshtetërorë - mund ta bllokojnë në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit duke përdorur mjete me kosto të ulët, sikurse dronë, mina, apo edhe kërcënime tjera, pa dislokuar forca detare konvencionale.

Nëse raportimet për pikat negociuese iraniane janë të sakta, Hood beson se hendeku midis palëve do të mbetet i madh. Në mungesë të asaj që ai e quajti një “tërmet politik”, rreziku për përshkallëzim të ri mbetet i lartë, pasi secila palë ende beson se mund t’i shkaktojë kosto të konsiderueshme tjetrës.

Radio Evropa e Lirë: Të nisim me mësimet që si SHBA-ja, ashtu edhe Irani, kanë nxjerrë nga ky kapitull konflikti që daton nga viti 1979. Cilat janë ato mësime, sipas jush, dhe si duhet të ndikojnë ato në strategjinë amerikane si në afat të shkurtër, ashtu edhe në afat të gjatë?

Joey Hood: Mendoj se keni të drejtë kur thoni se ky është thjesht kapitulli më i fundit i një konflikti që ka zgjatur tashmë 47 vjet, sepse kemi një histori të gjatë këtu që nisi me marrjen peng të diplomatëve tanë nga ky regjim në Teheran për 444 ditë, në vitet 1979 dhe 1980. Dhe ka kaluar nëpër etapa të tjera, përfshirë luftën e cisternave në fund të viteve 1980 dhe, natyrisht, sulmet e shumta nga milicitë e mbështetura nga Irani në Irak, Siri dhe Liban kundër forcave amerikane dhe personelit diplomatik.

Sa u përket mësimeve të nxjerra, mendoj se Teherani ka mësuar se Shtetet e Bashkuara mund të eliminojnë pothuajse çdo udhëheqës, në çdo kohë që dëshirojnë ta bëjnë këtë. Kjo, pra, do të duhet të merret parasysh në mënyrën e të menduarit të çdo udhëheqësi iranian që ngjitet në një rol drejtues dhe, rrjedhimisht, edhe në pozicionin e tij negociues - duke ditur se, nëse shkon shumë përtej vijave të kuqe të Amerikës, mund të jenë ata të radhës që eliminohen.

Së dyti, mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë mësuar se Irani, ose edhe aktorë të tjerë, mund ta kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit thjesht duke lëshuar disa dronë apo mina të lira, apo edhe vetëm me kërcënimin për t’i përdorur ato. Nuk duhet më një armadë për ta bllokuar ngushticën, madje as fusha të thella me mina. Mjafton që kompanitë e sigurimeve të tremben aq sa anijet të mos lëvizin më - sepse sigurimi bëhet shumë i shtrenjtë, thjesht nuk është i disponueshëm, ose vetë kompanitë detare vendosin se nuk duan ta marrin atë rrezik.

Dhe kjo, në fakt, nuk është diçka që është plotësisht nën kontrollin e Uashingtonit apo Teheranit. Të dyja palët mund të thonë: “Në rregull, kemi një armëpushim të përkohshëm që anijet të mund të lëvizin”. Por, nëse kompanitë e sigurimeve dhe kompanitë detare nuk bien dakord, atëherë anijet nuk lëvizin. Dhe, deri tani, jo shumë anije janë vendosur në pozicion për ta kaluar ngushticën.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shërbyer në disa administrata që nga koha e George W. Bushit. Duke pasur parasysh se struktura udhëheqëse e Iranit ka mbetur relativisht e qëndrueshme me kalimin e kohës - dhe njohuritë e reja që SHBA-ja ka fituar për vendimmarrjen dhe tolerancën ndaj rrezikut të Iranit, përfshirë aftësinë amerikane për të eliminuar udhëheqjen e lartë - si mendoni se kjo ndikon në mendësinë e vendimmarrësve iranianë sot, veçanërisht kur hyjnë në negociata ose shqyrtojnë përshkallëzimin?

Joey Hood: Epo, ata duhet ta kuptojnë - dhe jam i sigurt se e kuptojnë - se, nëse nuk arrijmë në një zgjidhje të negociuar, atëherë një rifillim i konfliktit të armatosur mund të nënkuptojë, personalisht, se ata nuk do të mbijetojnë më.

Prandaj, mendoj se kjo u jep atyre një shtysë për të qenë më seriozë, ndoshta për të lëvizur më shpejt sesa do të bënin ndryshe, sepse kemi parë nga përvoja se duhen muaj dhe ndonjëherë vite për të arritur te një zgjidhje me ta. Kthehem te vitet 1979–1980, kur algjerianët na ndihmuan të arrinim lirimin e pengjeve diplomatike - por kjo mori shumë, shumë muaj. Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit, e ashtuquajtura marrëveshja bërthamore e vitit 2015, kërkoi vite negociatash.

Dhe mendoj se kjo është një nga gjërat që e shtyu presidentin Trump të niste tani armiqësitë ushtarake, sepse ai nuk ishte i bindur se negociatorët iranianë ishin seriozë. Ai tha se ata po “zvarriteshin”, si kur troket me këmbë vetëm për të mbajtur ritmin e muzikës.

Prandaj, mendoj se ata tani ndoshta e kuptojnë se do të duhet të lëvizin më shpejt sesa do të vepronin zakonisht.

Përpjekje për të ngushtuar hendekun
Radio Evropa e Lirë: Duke kaluar te kornizat e raportuara të negociatave: Nëse propozimet iraniane të përmendura në media janë të sakta, ju keni sugjeruar se dy palët mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Cilat janë pengesat kryesore përmbajtësore dhe sa e vështirë do të jetë t’i kapërcejnë ato pa atë që ju e keni quajtur “tërmet politik”?

Joey Hood: Duke iu kthyer pyetjes suaj të mëhershme, mendoj se SHBA-ja do të duhet ta përshtatë mënyrën se si mendon dhe planifikon për ta mbajtur të hapur transportin tregtar përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo do të përfshijë teknologji të re, aleanca të reja me disa nga shtetet e Gjirit dhe ndoshta konflikt të mëtejshëm, fatkeqësisht, për aq kohë sa regjimi në Teheran nuk e ndryshon në mënyrë thelbësore pikëpamjen dhe strategjinë e tij ndaj pjesës tjetër të botës.

Tani, çfarë duan të dyja palët? Të dyja palët duan të jenë fuqia dominuese në Lindjen e Mesme, dhe të dyja nuk mund ta arrijnë këtë në të njëjtën kohë.

Pra, nëse nuk ndodh një tërmet politik në njërën anë ose tjetrën, ato nuk do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të negociuar që përmbush shumicën e - në mos të gjitha - objektivave të tyre strategjikë. Prandaj, fatkeqësisht, nuk mendoj se ka shumë arsye për optimizëm sa i përket këtij armëpushimi të përkohshëm, apo një fundi gjithëpërfshirës të këtij konflikti që ka vazhduar për 47 vjet.

Që regjimi në Teheran ta pranojë dominimin amerikan në rajon, do t’i duhej të ndryshonte të gjithë ideologjinë e tij, e cila bazohet në rezistencën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. Dhe e kemi parë se çfarë u ka sjellë kjo qasje vendeve si Libani, Siria, Iraku dhe Jemeni.

Irani nuk ka asnjë mik, partner apo aleat të vetëm që është i begatë dhe i qëndrueshëm. Në vend të kësaj, ai mbështetet te milicitë - grupe të armatosura që veprojnë në vende të tjera me objektivin për t’iu kundërvënë llojit të zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit që shihet nën ombrellën e sigurisë amerikane në shtetet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Balanca e pushtetit në Teheran
Radio Evropa e Lirë: Duke pasur parasysh këtë vlerësim - dhe komentet e fundit të zyrtarëve amerikanë që i janë referuar udhëheqjes së Iranit si një “regjim i ri” - sa mirë e kuptojmë ne në të vërtetë balancën e brendshme të pushtetit në Teheran? Dhe sa ka rëndësi ky dallim në praktikë?

Joey Hood: Mendoj se ne, në mënyrë kolektive, kuptojmë shumë për sistemin iranian. Por ai kuptim kolektiv jo domosdoshmërisht po arrin te presidenti Trump.

Janë vetëm një grusht njerëzish që e këshillojnë atë, dhe shumë staf me përvojë në institucionet civile, ushtarake dhe diplomatike janë pushuar, janë dërguar në pension, ose janë larguar në forma të tjera. Prandaj, nuk mendoj se analiza dhe rekomandimet më të mira po i arrijnë personit që ka më së shumti rëndësi.

Tani, sa për atë që ai thotë për regjimin - ai teknikisht ka të drejtë kur thotë se ka ndryshuar, në kuptimin që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë eliminuar një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë që ekzistonte vetëm disa muaj më parë. Pra, personalitetet kanë ndryshuar.

Por, a ka ndryshuar ideologjia? A kanë ndryshuar objektivat? Unë nuk shoh absolutisht asnjë dëshmi për këtë.

Qëllimet e regjimit mbeten t’iu kundërvihen Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit, si dhe të eksportojnë revolucionin e tyre - këto janë fjalët e tyre, jo të miat. Kjo nuk çon drejt një rajoni paqësor.

Pra, jo, unë nuk shoh ndryshim thelbësor të regjimit. Shoh udhëheqës të rinj dhe cenueshmëria e tyre mund t’i bëjë më të kujdesshëm në negociata - por kjo mbetet për t’u parë.

Radio Evropa e Lirë: Po ashtu duket se ka paqartësi lidhur me atë se çfarë përfshin realisht armëpushimi i shpallur - veçanërisht me vazhdimin e sulmeve që përfshijnë Izraelin dhe aktivitetin në vende si Bejruti. Sa domethënëse është kjo paqartësi dhe çfarë rreziqesh sjell ajo për ruajtjen e armëpushimit?

Joey Hood: Mendoj se është domethënëse, sepse i jep çdo sabotuesi mundësinë të thotë: “Pala tjetër e shkeli armëpushimin, kështu që unë do të vazhdoj të sulmoj”.

Kjo mund të jetë fare lehtë ajo që bën Irani - ose të paktën disa aktorë brenda sistemit iranian. Sepse si mund të jemi të sigurt se sistemi është plotësisht koheziv? Si e dimë, për shembull, që Trupat e Gardës Revolucionare Islamike do t’u binden urdhrave të udhëheqjes së re? Këto janë gjëra që do të bëhen më të qarta me kalimin e kohës.

Edhe pasi u shpall armëpushimi, kemi parë sulme ndaj vendeve të Gjirit. Dhe Izraeli ka thënë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit fare.

Duhet të kujtojmë se Izraeli, megjithëse i lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara, është një shtet sovran dhe mund të marrë vendimet e veta. Nëse presidenti Trump do të kërkonte publikisht që Izraeli t’i ndalte operacionet në Liban, kjo do ta vinte kryeministrin Benjamin Netanyahu në një pozitë shumë të vështirë. Por, në mungesë të kësaj, Izraeli do të vazhdojë të ndjekë objektivat e tij.

Radio Evropa e Lirë: Së fundi, ju vutë në dukje se të dyja palët ende besojnë se mund t’i shkaktojnë kosto të konsiderueshme njëra-tjetrës. Në terma praktikë, cilët janë nxitësit më të mundshëm për një përshkallëzim të ri - dhe cilat sinjale duhet të ndjekin politikëbërësit për të dalluar mes pozicionimit rutinë dhe një rrëshqitjeje reale përsëri drejt konfliktit?

Joey Hood: Natyrisht, numri dhe ndikimi i sulmeve iraniane ndaj vendeve të Gjirit do të jetë një tregues kyç. Nëse ato nuk ndalen, atëherë në të vërtetë nuk ka armëpushim.

Do të jetë gjithashtu e rëndësishme të shihet nëse Irani përmbahet nga kërcënimi ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit - dhe megjithatë anijet ende nuk lëvizin. Si do ta interpretojë këtë presidenti Trump, është e vështirë të parashikohet.

Duhet të vëzhgojmë edhe dinamikat e brendshme në Iran. Mund të mos ketë komandë dhe kontroll të plotë nga ndonjë udhëheqës i vetëm. Nëse fraksionet fillojnë të mos pajtohen, mund të shihni sabotues - aktorë që i hedhin poshtë negociatat dhe nisin sulme në mënyrë të pavarur.

Dhe mënyra se si këto veprime interpretohen nga Shtetet e Bashkuara - kjo do të jetë një nga pyetjet më të vështira për t’iu përgjigjur./REL

1 MUAJ ME PARE

Analiza e BBC: Diplomacia me rreziqe të larta mundësoi që Pakistani të organizonte bisedimet e paqes SHBA-Iran

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,

PAKISTAN- Pakistani feston suksesin e tij në ndihmën për të negociuar një armëpushim dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa udhëheqësit e tij po përgatiten të presin bisedimet e paqes. Një ditë pushimi dy-ditor u shpall në kryeqytetin e vendit, Islamabad, përpara bisedimeve, të cilat pritet të fillojnë të shtunën.

Në aritkull BBC shkruan se, nëse ato do të vazhdojnë apo jo, ende nuk është konfirmuar, por qyteti është përgatitur gjithsesi. Rrugët janë bërë më të qeta ndërsa janë vendosur rreth 10,000 oficerë policie dhe forca sigurie.

Rreziqet për botën janë të larta vendet anembanë globit janë të etura të shohin fundin e luftimeve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një arterie jetësore ku kalonte rreth 20% e furnizimit global me naftë para luftës. Por ato janë të larta edhe për Pakistanin në mënyra të tjera.

Rrugët e Islamabadit janë bërë më të qeta ndërsa oficerët e policisë dhe forcat e sigurisë janë vendosur në gatishmëri për bisedimet e paqes SHBA-Iran
Kombi i Azisë Jugore do të përballet me një skenar të mundshëm makth nëse negociatat dështojnë dhe ai përfshihet në luftime me fqinjin e tij, Iranin, thotë Abdul Basit, një ekspert i Azisë Jugore në Universitetin Teknologjik Nanyang në Singapor.

Kjo mund të ndodhë pasi Pakistani nënshkroi një pakt mbrojtjeje të ndërsjellë me Arabinë Saudite vitin e kaluar  dhe Islamabadi që atëherë e ka bërë të qartë se do të respektojë angazhimin e tij të dhënë ndaj sauditëve, thotë Basit. Kjo mund të rezultojë në nxehje të tre kufijve të Pakistanit, shpjegon Basit, duke iu referuar tensioneve ekzistuese të Pakistanit me fqinjët e tjerë, Afganistanin dhe Indinë.

"Dhe Pakistani po lufton dy kryengritje të plota në dy nga katër provincat. Pakistani nuk mund ta përballojë këtë." Megjithatë, krenaria dhe ngazëllimi po pushtojnë mediat sociale pakistaneze, me meme të ndryshme që po bëhen virale. “Është një fitore në kuptimin që asnjë vend tjetër në botë nuk ishte në gjendje të ndërmjetësonte armëpushimin dhe ne ishim në prag të një katastrofe të mundshme. Pakistani e shmangu këtë”, thotë Basit.

Suksesi është shumë i nevojshëm për një vend që ka duruar vite të tëra trazirash politike, një ekonomi të brishtë në prag të një falimentimi të borxhit vetëm dy vjet më parë dhe rivalitet të fortë me Indinë. Pra, si e arriti Pakistani këtë sukses?

I preferuari i Trumpit

Pakistani është në një pozicion unik pasi gëzon besimin e SHBA-së, Iranit dhe vendeve të Gjirit. Procesi i pajtimit udhëhiqet nga shefi ushtarak i Pakistanit, Asim Munir, të cilin Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quan "marshalli i tij i preferuar", sipas Mushahid Hussain Syed, një senator që i përket partisë në pushtet, Lidhja Muslimane e Pakistanit.

Munir është padyshim njeriu më i fuqishëm në Pakistan, një vend ku ushtria ka luajtur prej kohësh një rol mbizotërues në politikë. Menjëherë pas fillimit të mandatit të dytë të Trump, Munir filloi të ndërtonte raporte me presidentin e SHBA-së dhe i dha atij dy fitore të hershme, thotë Maleeha Lodhi, një ish-ambasador i Pakistanit në SHBA dhe OKB.

Marshalli i fushës, duke vepruar bazuar në inteligjencën e CIA-s, dorëzoi organizatorin e dyshuar pas bombardimit të aeroportit të Kabulit në vitin 2021, kur amerikanët po evakuoheshin nga Afganistani. Sulmi vetëvrasës vrau të paktën 170 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

"Trump ishte shumë mirënjohës që e përmendi këtë në fjalimin e tij të parë para Kongresit", thotë Lodhi.Truri i dyshuar pas bombardimit në aeroportin e Kabulit në vitin 2021 iu dorëzua SHBA-së menjëherë pas fillimit të mandatit të dytë të Donald Trump si president.

Fitorja e dytë, thotë Lodhi, ishte mënyra se si Pakistani ia përcolli atij se ai kishte luajtur një rol kyç në parandalimin e një lufte më të gjerë me Indinë. Pakistani është një nga vendet e pakta që e kanë nominuar Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen  të cilin ai e ka lakmuar prej kohësh.

Pakistani ka premtuar gjithashtu akses në mineralet e tij kritike, të cilat SHBA-të i shohin si një interes të sigurisë kombëtare. Në shtator 2025, Organizata e Punëve Kufitare e Pakistanit, minatori kryesor i mineraleve kritike në vend, i cili vepron nën komandën e ushtrisë , nënshkroi një marrëveshje investimi prej 500 milionë dollarësh me një kompani amerikane. Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Kryeministrit, me pjesëmarrjen e Munirit.

Pastaj, në janar, Pakistani nënshkroi një marrëveshje me një degë të World Liberty Financials, sipërmarrja e kriptomonedhave e bashkëthemeluar nga Trump dhe familja e tij, e cila potencialisht do të integrojë monedhën e saj të qëndrueshme në sistemin dixhital të pagesave të vendit. Kjo ka forcuar gjithashtu lidhjet e vendit me rrethin e Trump.

Megjithatë, këto lidhje të ngushta nuk e ndaluan Pakistanin të dënonte zyrtarisht sulmet e para SHBA-Izrael në Iran. Por kur Irani bombardoi fushat e naftës të Arabisë Saudite, një aleat ushtarak, Pakistani lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë të ashpër kundër Iranit.

Më 7 prill, Pakistani abstenoi nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u bënte thirrje shteteve të koordinonin përpjekjet për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Syed e quan atë "të njëanshme", pasi zgjidhja nuk përmend se SHBA-të dhe Izraeli sulmuan të parët.

Ky qëndrim parimor dhe qasje e ekuilibruar ka ndihmuar në rritjen e besimit të Iranit dhe vendeve të tjera të Gjirit, thotë Syed. Është me këto vende që kryeministri Shehbaz Sharif ka luajtur një rol vendimtar në negociata, thotë ish-Sekretarja e Jashtme e Pakistanit, Aizaz Chaudhry.

Gjatë pesë javëve të fundit, Sharif dhe zëvendësi i tij, Ministri i Jashtëm Ishaq Dar, biseduan me më shumë se një duzinë udhëheqësish botërorë dhe zyrtarë të lartë në Uashington, Moskë, Pekin, kryeqytete kryesore evropiane, Turqi, Egjipt dhe shtete të GCC-së si Arabia Saudite dhe Katari.

Në ditën kur u shpall armëpushimi, Sharif tha se pati një bisedë të ngrohtë dhe thelbësore me Presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili riafirmoi pjesëmarrjen e Iranit në negociatat e ardhshme dhe shprehu vlerësim për përpjekjet e Pakistanit.

Duket se Sharif ka qenë në gjendje të shfrytëzojë marrëdhënien e gjatë të Pakistanit me Iranin në këtë rast. Të dy vendet ndajnë një kufi prej 920 km me Iranin dhe si rezultat kanë bashkëpunuar për dekada të tëra, thotë ish-ambasadori i Pakistanit në Iran, Asif Durrani.Ata ndajnë edhe shqetësime të tjera: militantët dhe Afganistani “i paqëndrueshëm”.

"Gjatë pesë dekadave të fundit, të dy vendet tona janë përballur me paqëndrueshmëri në formën e refugjatëve", thotë Durrani. Sulmet ajrore izraelite vranë më shumë se 300 persona në Liban të mërkurën Gjithashtu, nuk duhet nënvlerësuar roli që ka luajtur feja në nxitjen e besimit dhe lidhjes. Ndërsa Pakistani është një vend me shumicë sunite, ai ka një nga popullsitë më të mëdha shiite në botë. Çdo vit, mijëra pakistanezë udhëtojnë për pelegrinazh në Iran, vendin më të madh shiit.

Por, ndërsa e shtuna po afron, është e paqartë nëse përpjekjet e Pakistanit do të rezultojnë në bisedimet e premtuara për paqe. Armëpushimi është nën presion në rritje dhe nëse të dyja palët do të paraqiten vërtet është ende në pikëpyetje.

"Faza tjetër  arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse është e vështirë dhe Pakistani duhet të vazhdojë ta lehtësojë procesin", thotë Chaudhry.

Izraeli po përpiqet tashmë të minojë armëpushimin duke ndërmarrë këtë sulm të ashpër ndaj Libanit, thotë Lodhi. Sulmet izraelite të mërkurën vranë më shumë se 300 njerëz në Liban dhe Izraeli thotë se armëpushimi i Iranit nuk e përfshin Libanin.

"Në Pakistan, me siguri ekziston ky shqetësim midis zyrtarëve. Dhe në këtë aspekt, përgjegjësia dhe barra i takon Trumpit për të frenuar Izraelin", shton ajo. Pakistani tashmë ka luajtur rolin e tij për të nxitur paqen, thotë Durrani. "Si ndërmjetës, ndërmjetës ose lehtësues, puna juaj është ta çoni kalin në ujë. Nuk mund ta detyroni të pijë. Varet nga palët të shfrytëzojnë këtë mundësi që ofrohet nga Pakistani."/Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Armëpushimi në Lindjen e Mesme/ Gjermania i kërkon Iranit të respektojë armëpushimin dhe lundrimin e lirë në ngushticën e Hormuzit

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Foto ilustruse

GJERMANI- Ministri i Jashtëm, Johan Vandeful i ka kërkuar homologut të tij iranian Abbas Araghchi, me të cilin pati një bisedë telefonike ditën e djeshme, të respektojë armëpushimin e rënë dakord me SHBA-në dhe të lejojë lundrimin e sigurt në ngushticën e Hormuzit.

"I bëra thirrje Iranit të respektojë armëpushimin, të angazhohet në negociata konstruktive dhe të lejojë lundrimin e lirë dhe të sigurt përmes ngushticës së Hormuzit", tha Vandeful përmes X.

Mediat shkruajnë se në të njëjtën kohë, Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katerina Reiche e përshkroi ngushticën e Hormuzit si një burim të rëndësishëm pasigurie. Në një deklaratë për Bild, Reiche tha se armëpushimi i rënë dakord është një shenjë e parë e kujdesshme e de-përshkallëzimit, por theksoi se në të njëjtën kohë mbetet i pasigurtë.

"Ngushtica e Hormuzit mbetet një burim i madh pasigurie si një nga arteriet më të ndjeshme të tregut global të energjisë, ndërsa edhe ndërprerjet e vogla mund të shkaktojnë luhatje të mëdha në çmime", vuri në dukje Reiche./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“S’u morëm vesh kështu”! Trump e paralajmëron Iranin për Ngushticën e Hormuzit në prag të bisedimeve

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
foto ilustruese

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër Teheranin lidhur me synimet e tij për Ngushticën e rëndësishme të Hormuzit, pak kohë para se zyrtarë të lartë amerikanë dhe iranianë të mblidhen në Islamabad për bisedime të rëndësishme paqeje të premten.

“Irani po bën punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, lidhur me kalimin e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!” shkroi Trump në Truth Social të enjten vonë.

“Thuhet se Irani po u vendos tarifa cisternave që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Më mirë të mos jetë e vërtetë kjo dhe, nëse është, duhet ta ndalojnë menjëherë!” shkroi Trump në një postim tjetër.

Mosmarrëveshjet mbi planet e Teheranit për këtë rrugë jetike ujore, së bashku me sulmet e mëdha që Izraeli po i kryen në Liban, vazhdojnë t’i zbehin shpresat se mund të arrihet ndonjë marrëveshje e përhershme për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi para më shumë se një muaji.

Ndër kërkesat kryesore të Trumpit si pjesë e një marrëveshjeje për armëpushim dyjavor është transporti i lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka bllokuar qëkurse nisi lufta. Teherani është zotuar për ta rihapur këtë rrugë detare, megjithatë vetëm në bashkërendim ushtrinë iraniane dhe me pagesë.

Anijet nuk janë detyruar kurrë të paguajnë për të kaluar nëpër këtë ngushticë, pasi ajo vlerësohet si rrugë ujore ndërkombëtare dhe jo nën autoritetin e ndonjë shteti.

Kriza globale e energjisë

Ngecja e trafikut të cisternave të naftës dhe gazit i shkaktuar nga bllokimi i ngushticës ka çuar në një krizë globale energjetike dhe në rritje çmimesh. Mundësia e vendosjes së tarifave ka tronditur liderët në mbarë botën.

Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe të tjerë e dënuan planin e Iranit për vendosjen e tarifave. Bloomberg raportoi se kompanitë e transportit do të pritej të paguanin deri në 2 milionë dollarë për anije, ndërsa Financial Times tha se pagesat ndaj autoriteteve iraniane do të bëheshin vetëm në kriptomonedha ose në juan kinez.

Gjatë një vizite treditore në Gjirin Persik, kryeministri britanik Keir Starmer hodhi poshtë mundësinë që Teherani të bëjë me pagesë përdorimin e kësaj ngushtice jetike.

“Qëndrimi ynë është se ‘e hapur’ do të thotë e hapur për navigim të sigurt. Kjo nënkupton navigim pa tarifa dhe që anijet të mund të kalojnë”, tha ai për televizionin britanik

Krediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha: “I bëjmë thirrje të gjitha palëve ta respektojnë plotësisht armëpushimin në rajon, t’i ndalojnë të gjitha operacionet ushtarake dhe të sigurojnë plotësisht lirinë e navigimit si dhe kalimin e lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, vendi i së cilës merr rreth 95 për qind të furnizimeve me naftë nga Lindja e Mesme, kërkoi në një telefonatë me presidentin iranian Masud Pezeshkian që ai t’i ulë tensionet dhe të garantojë sigurinë e anijeve në ngushticë.

Një deklaratë që i atribuohet liderit suprem të Iranit, Ayatollah Mojtaba Khamenei, dhe e lexuar në televizionin shtetëror më 9 prill, duket se nënvizonte synimin e Teheranit për të kontrolluar ngushticën dhe për të rregulluar trafikun detar në këtë arterie kyçe.

Në deklaratë thuhej se Irani “patjetër do ta çojë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në një fazë të re”, por nuk dha hollësi. “Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të heqë dorë nga të drejtat e veta”.

Mes thashethemeve për gjendjen e tij, Khamenei nuk është parë që nga shpërthimi i luftës.

Takimet SHBA–Iran në Pakistan

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i dërguari special, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, pritet të mbërrijnë në Islamabad të premten për takime me zyrtarë iranianë. Bisedimet mes tyre mund të jenë vendimtare.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, dhe kryetari i fuqishëm i Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, i njohur për deklarata të forta kundër SHBA-së javët e fundit, pritet ta udhëheqin delegacionin iranian.

Nuk është e qartë nëse bisedimet zyrtare do të fillojnë të premten apo të shtunën, por Pakistani ka shpallur dy ditë pushim në kryeqytet para bisedimeve.

Autoritetet shpesh shpallin pushim ose kufizime për ngjarje të mëdha diplomatike për arsye sigurie.

Pavarësisht kërcënimeve të tij, Trump i tha NBC News të enjten se është “shumë optimist” për një marrëveshje paqeje me Iranin dhe se Izraeli po “ulte intensitetin” e sulmeve në Liban.

Trump tha në një intervistë telefonike se liderët e Teheranit janë “shumë më të arsyeshëm” në biseda private, por shtoi se “nëse nuk bëjnë marrëveshje, do të jetë shumë e dhimbshme”.

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve

Ndërkohë, përfaqësues izraelitë dhe libanezë do të takohen në Uashington javën e ardhshme, tha Departamenti i Shtetit për Radion Evropa e Lirë (REL). Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar intensifikimin e sulmeve në Liban, ku bombardimet e rënda izraelite që synojnë militantët e Hezbollah e kanë lëkundur marrëveshjen e armëpushimit SHBA–Iran.

Së bashku me dënimin e veprimeve të Hezbollahut i konsideruar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe sulmeve të Iranit në gjithë rajonin, shumë liderë botërorë kritikuan gjithashtu Izraelin për sulmet masive në Liban që kanë vrarë më shumë se 300 njerëz gjatë dy ditëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli këmbëngulin se Libani nuk ishte përfshirë në marrëveshjen e armëpushimit me Teheranin, ndërsa zyrtarët iranianë thonë se ishte përfshirë dhe se sulme të mëtejshme ndaj aleatëve të tyre të Hezbollahut mund ta prishin armëpushimin.

Kallas tha të enjten se “veprimet izraelite po e vënë armëpushimin SHBA–Iran nën presion të madh. Armëpushimi me Iranin duhet të shtrihet edhe në Liban”. Sulmet izraelite në Liban janë “të gabuara” dhe “duhet të ndalen”, tha Starmer gjatë vizitës së tij në vendet e Gjirit./REL

1 MUAJ ME PARE

"Lufta me Iranin ka riformatuar ekuilibrat e pushtetit përtej Gjirit Persik"/ Analiza e DW: Kush fitoi dhe kush humbi influencë

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
foto ilustruese

SHBA- Njoftimi për një armëpushim dyjavor mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara e ka pezulluar luftën, pas 40 ditësh sulmesh dhe kundërsulmesh intensive. Si gjithmonë, civilët kanë qenë ata që kanë vuajtur më së shumti nga lufta. Mijëra janë vrarë ose plagosur dhe shumë të tjerë janë zhvendosur. Shtëpi, infrastrukturë dhe mjete jetese janë shkatërruar — në Iran, në Izrael dhe në mbarë rajonin.

Pavarësisht armëpushimit me Iranin, Izraeli ka vazhduar fushatën e tij ushtarake kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban. Vetëm disa orë pasi u shpall armëpushimi, Izraeli kreu sulmet më të rënda ndaj vendit fqinj që nga intensifikimi i konfliktit me Hezbollahun muajin e kaluar.

Lufta nuk ka fitues. Por konfliktet e riformësojnë politikën globale. Ato ndikojnë në aleancat, tregjet e energjisë dhe influencën globale. Duke e parë luftën me Iranin nga kjo perspektivë, shihet qartë se si balancat e pushtetit po riformatohen përtej Lindjes së Mesme.

Irani: regjimi nën presion, por ende qendron në këmbë

Irani ka qenë në qendër të konfliktit. Që nga 28 shkurti, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer sulme të rënda ajrore kundër objektivave ushtarake dhe infrastrukturës energjetike. Sipas grupit për të drejtat e njeriut HRANA me seli në SHBA, më shumë se 3.600 persona janë vrarë në Iran. Ky numër përfshin udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei dhe shumë figura të tjera të larta politike dhe ushtarake, por gjithashtu edhe 165 persona në një shkollë vajzash, shumica prej tyre fëmijë. Pavarësisht humbjes së udhëheqjes së tij, thelbi i sistemit politik të Iranit mbetet i paprekur.

"Nuk ka asnjë lëvizje drejt ndryshimit të regjimit,” i tha DW‑së analisti politik amerikan dhe president i Eurasia Group, Ian Bremmer. "Nuk ka asnjë lëvizje drejt shpëtimit të popullit iranian, gjë që, të paktën në ditët e para të konfliktit, presidenti Trump thoshte se ishte një qëllim.”

Në përgjigje, regjimi iranian ndërmori një hap me rrezik të lartë. Ai në mënyrë efektive bllokoi Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar, duke lejuar përdorimin e saj vetëm për disa vende. Ky është një kanal i ngushtë detar përmes të cilit kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë. Ky veprim rriti çmimet globale të naftës dhe shtoi presionin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Strategjia dha rezultat. Teherani arriti të sigurojë një armëpushim pa pranuar humbjen. Qeveria mund ta paraqesë armëpushimin si provë se i rezistoi Shteteve të Bashkuara dhe gjithë fuqisë së tyre ushtarake. Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar planin 10‑pikësh të Iranit si bazë për bisedime. Regjimi iranian ka mbijetuar dhe ka fituar kohë për të tentuar ta formësojë fazën e ardhshme në kushte më të favorshme.

Shtetet e Bashkuara: fitore ushtarake, kufizime politike

Presidenti Trump e ka quajtur rezultatin një "fitore totale dhe të plotë”.

Shumë analistë nuk bien dakord.

"Ata kanë arritur disa objektiva,” i tha DW‑së Ian Bremmer. "Nëse shikoni dëmet e shkaktuara ndaj kapaciteteve ushtarake të Iranit, aftësive të tij balistike konvencionale dhe kapaciteteve detare, një pjesë e madhe e tyre është degraduar rëndë.”

Edhe pjesë të programit të tij bërthamor janë dëmtuar rëndë. Kjo ka rëndësi për Uashingtonin, i cili thotë se ndalimi i Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore ishte një objektiv kyç.

Por SHBA‑ja ka pësuar gjithashtu humbje. Sulmet iraniane dëmtuan ose shkatërruan sisteme radari dhe avionë me vlerë miliarda dollarë. Reputacioni i saj si mbrojtëse e aleatëve të Gjirit është dëmtuar seriozisht, pasi Irani goditi fqinjët e tij — jo vetëm bazat amerikane, por edhe infrastrukturë kyçe. Marrëdhëniet me Evropën dhe NATO‑n u tensionuan nga fakti që Uashingtoni e nisi luftën pa u konsultuar me aleatët e tij. Armëpushimi ka ndalur sulmet ndaj forcave amerikane dhe, për momentin, ka ulur rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale, një prioritet kryesor për SHBA‑në. Pritet që Ngushtica e Hormuzit të rihapet, duke lehtësuar presionin mbi tregjet e naftës.

Uashingtoni do të kthehet në tryezën e negociatave me Iranin, aty ku ndodheshin në fillim të luftës. Megjithatë, SHBA‑ja nuk e ka ndryshuar qendrimin e Iranit në mënyrën që synonin, ndërsa kostoja për reputacionin e tyre ndërkombëtar mbetet ende për t'u parë.

Izraeli: fitore taktike, rreziqe afatgjata

Izraeli ka dobësuar kapacitetet ushtarake të Iranit. Ai ka treguar se mund të godasë shumë përtej kufijve të tij dhe vazhdon të gëzojë mbështetje të fortë nga SHBA‑të.

Në të njëjtën kohë, lufta nxori në pah dobësi. Raketat iraniane vendosën mbrojtjen ajrore të Izraelit nën presion të vazhdueshëm dhe disa prej tyre depërtuan, duke vrarë më shumë se 30 persona. Kërcënimi nga Irani dhe aleatët e tij rajonalë mbetet.

Fawaz Gerges nga London School of Economics i tha DW‑së se Izraeli mund të dalë nga lufta "shumë më i dobët”. Ai argumenton se dëmi diplomatik ka gjasa të jetë i konsiderueshëm, veçanërisht në fqinjësinë e tij shtetet e Gjirit tani kanë më pak gjasa të thellojnë lidhjet me Izraelin.

Kina: përfituese afatgjatë

Kina ka gjasa të përfitojë në afat të gjatë. SHBA‑ja ka zhvendosur shumë mjete ushtarake në Lindjen e Mesme për të mbrojtur lundrimin pranë Ngushticës së Hormuzit. Kjo lë më pak burime për rajonin Indo‑Paqësor, ku Uashingtoni dhe Pekini konkurrojnë për ndikim.

"Kina përfiton jo vetëm sepse SHBA-ja është më pak e përqendruar në mjedisin ushtarak aziatik, por edhe sepse Shtetet e Bashkuara shihen si shumë më pak të besueshme nga vetë aleatët e tyre,” tha Bremmer. "Dhe kjo do të thotë se Kina, në krahasim, shihet si një aktor relativisht i qëndrueshëm.”

Pekini bëri thirrje për përmbajtje gjatë gjithë luftimeve dhe e mirëpriti armëpushimin. Ai u paraqit si një aktor global i përgjegjshëm, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e tij ekonomike.

Kina blen më shumë se 80% të eksporteve të naftës së Iranit, shpesh me çmime të ulura. Por kohët e fundit ajo ka krijuar rezerva të mëdha energjetike, gjë që i mundëson të përballojë luhatjet e çmimeve më mirë se shumë rivalë.

Rusia: përfitime nga destabilizimi

Lufta e ka ndihmuar Rusinë në disa mënyra. Rritjet e çmimeve të energjisë rritën të ardhurat e Moskës në një kohë kur buxheti i saj ishte nën presion për shkak të luftës në Ukrainë. Sanksionet u lehtësuan përkohësisht, ndërsa vendet kërkonin burime alternative nafte. Edhe pse çmimet kanë rënë që nga armëpushimi, një përfitim tjetër mbetet: vëmendja globale është larguar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Për më tepër, "Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur një pjesë të madhe të kapaciteteve të tyre ushtarake në Gjirin Persik. Kjo do të thotë se sistemet e armëve që u nevojiten ukrainasve thjesht nuk do të jenë të disponueshme,” tha Bremmer.

E megjithatë, Irani është një vend mik, një nga të paktët që kanë mbetur në rajon, ndaj dobësimi i tij përbën një humbje për Rusinë.

Shtetet e Gjirit: përfitime të përziera me ekspozim ndaj rrezikut

Sulmet iraniane goditën Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera të Gjirit. U dëmtuan objekte energjetike me vlerë miliarda dollarë dhe u trondit ndjesia e tyre e sigurisë.

Megjithatë, disa vende përfituan gjithsesi. Arabia Saudite anashkaloi Ngushticën e Hormuzit dhe arriti të mbante në qarkullim një pjesë të madhe të naftës së saj përmes Tubacionit Lindje‑Perëndim drejt Detit të Kuq.

"Buxheti i Arabisë Saudite në fakt duket shumë premtues, sepse ata po nxjerrin shumë energji në treg dhe po e shesin me një çmim shumë të lartë,” tha Bremmer.

Të tjerët ishin më të ekspozuar. Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) varen shumë nga punëtorët dhe investitorët e huaj. "90% e mbi 10 milionë banorëve të EBA‑së janë emigrantë,” tha Bremmer. "Dhe ata duhet të ndihen të sigurt se ky është një vend i sigurt për ta.”

Frika nga pasiguria ka dëmtuar imazhin e tyre si strehë të sigurta — një shtyllë kyçe e modelit të tyre ekonomik.

Evropa: kosto e lartë ekonomike dhe frikë nga pasoja të mëtejshme

Çmimet më të larta të energjisë goditën familjet dhe industrinë në Evropë, ashtu si në shumë pjesë të tjera të botës. Ndërprerjet në transportin detar ndikuan tregtinë dhe presionet nga inflacioni u rritën, në një kohë kur shumë ekonomi evropiane ndodheshin nën tension.

Situata ka thelluar përçarjet brenda aleancave tradicionale. Qeveritë evropiane refuzuan të mbështesin operacionet ushtarake të SHBA‑së. Disa gjithashtu nuk lejuan përdorimin e hapësirës ajrore për misione sulmuese. Presidenti Trump reagoi duke kërcënuar sërish se do ta tërhiqte SHBA‑në nga NATO — një skenar që shumë evropianë e kanë frikë.

Pakistani: moment diplomatik

Pakistani luajti një rol qendror në ndërmjetësimin e armëpushimit dhe tani pritet të ndërmjetësojë bisedime të mëtejshme. Për kryeministrin Shehbaz Sharif, ky është një sukses i madh diplomatik. Pakistani ka lidhje si me Uashingtonin ashtu edhe me Teheranin dhe për javë të tëra ka përcjellë në heshtje mesazhe midis tyre.

Rezultati e ka forcuar rolin e Pakistanit si një ndërmjetësues i rëndësishëm rajonal. Rivali i tij, India, qëndroi në hije dhe është goditur rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë./DW

1 MUAJ ME PARE

U plagos rëndë në një sulm ajror në Teheran, ish-ministri i Jashtëm iranian ndërron jetë

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Kamal Kharraz

IRAN- Ish-ministri i Jashtëm i Iranit Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë, pasi u plagos gjatë sulmit amerikano-izraelit që synonte shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji. Zyrtarët iranianë thanë javën e kaluar, se gruaja e Kharazit u vra gjatë sulmitajror të ndodhur më 1 prill, ndërsa ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë për trajtim.

Frederik Pleitgen i CNN intervistoi Kharazin në Teheran në mars në një bisedë ekskluzive të zhvilluar me lejen e qeverisë iraniane, siç kërkohet sipas rregulloreve lokale. Në atë intervistë, Kharazi i tha CNN se besonte që Irani mund ta mbante konfliktin për një periudhë të gjatë dhe tha se nuk shihte vend për diplomaci.

Ai parashikoi se lufta do të përfundonte vetëm nëpërmjet 'dhimbjes' ekonomike që shkakton. Kharrazi shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit në periudhën 1997–2005 dhe ishte gjithashtu këshilltar i liderit suprem, Ali Khamenei./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kalimet në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani po bën një punë shumë të keqe

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka kritikuar Iranin për mënyrën se si po menaxhon qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit. Në një intervistë për NBC, Trump e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme, ndërkohë akuzoi Teheranin për dështim në garantimin e kalimit të lirë të naftës në këtë pikë kyçe strategjike.

“Irani po bën një punë shumë të keqe dhe disa do të thoshin të pandershme në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, është shprehur ai.

Trump tha se ishte shumë optimist se një marrëveshje me Teheranin ishte e arritshme. Sipas tij, udhëheqësit e Iranit flasin shumë ndryshe kur janë në një takim sesa me shtypin.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance pritet të udhëtojë në Pakistan, ku anëtarë të administratës Trump do të nisin bisedime paqeje me Iranin këtë fundjavë.

Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Ndërsa Teherani nuk e ka bërë publike ende delegacionin e tij, por disa raportime të mediave lokale thonë se do të udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, Izraeli ka aktivizuar alarmin ajror pas lëshimit të raketave nga Libani. Hezbollahu publikoi disa deklarata në Telegram duke pretenduar se kishte lëshuar tri valë sulmesh me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit kundër ushtarëve izraelitë në të dy anët e kufirit, si dhe kundër një qyteti në veri të Izraelit./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nesër bisedimet SHBA-Iran/ Kush merr pjesë në delegacione dhe cilat janë pikat kyçe në tryezë

Sulmet izraelite në Liban kërcënojnë bisedimet SHBA-Iran,
Donald Trump

SHBA- Jetët e miliona njerëzve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe fati i ekonomisë globale do të varen nga rezultati i bisedimeve vendimtare midis SHBA-së dhe Iranit këtë fundjavë në Pakistan. Armëpushimi dyjavor hapi rrugën për bisedimet që do zhvillohen, por bombardimet masive të Hezbollahut dhe mospërfshirja e Libanit në armëpushim, mund të prishin takimet për bisedime. 

Kush po merr pjesë në bisedime

Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Donald Trump. Ndërsa Teherani nuk e ka bërë publike ende delegacionin e tij, por disa raportime të mediave lokale thonë se do të udhëhiqet nga kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Çfarë përfshihet në axhendë

Trump ka cituar propozimin me 10 pika nga Irani, të cilin e quajti si të të realizueshme dhe që mund të negociohet. Por Irani filloi të ndajë një listë me 10 pika që përfshinte kërkesa, të tilla si pranimi i kontrollit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit dhe dëmshpërblimet për dëmet e luftës dhe heqja e të gjitha sanksioneve. Ndërkohë, Trump dhe ekipi i tij qëndrojnë propozimit të tyre me 15 pika.

Çfarë mund të arrijnë bisedimet

Pavarësisht konfuzionit, zyrtarët amerikanë të enjten po përgatiteshin për për negociatat, thanë për CNN njerëz të njohur me çështjen. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, Trump i tha NBC se ishte shumë optimist për një marrëveshje paqeje, duke thënë se udhëheqësit e Iranit dukeshin të hapur për paqe në diskutimet private./Dosja.al

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë