LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir Zeqiri, Ilir Peci dhe Lulzim Hetemi marrin zyrtarisht detyrën

•Sot u mbajt ceremonia e betimit të tre kryetarëve komunalë në veri, atij në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.• Pak pas orës 10:00 Izmir Zeqiri ka marrë zyrarisht detyrën si kryetari i ri i komunës së Zubin Patokut në veri të vendit. •Ai dha betimin si i pari i kësaj komune. •Ceremonia u zhvillua në vendin e quajtur Çabër. •Zeqiri ka mbajtur një fjalim ku tha se do të kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë. •Po ashtu edhe Ilir Peci është betuar si kryetar i ri i Zveçanit në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e shkollës 'Isa Boletini. •Procesi i betimit është përmbyllur me kryetarin e ri të Leposaviçit, Lulzim Hetemi në ceremoninë e zhvilluar rreth orës 13:00 në ambientet e shkollës fillore 'Kadri Bistrica'. Sakaq, kujtojmë që pak ditë më parë Erden Atiç mori zyrtarisht detyrën si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut. • Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. •Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Lulzim Hetemi merr zyrtarisht detyrën, betohet si kryetari i ri i Leposaviçit

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Lulzim Hetemi ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i ri i komunës në veri të Leposaviç. Ceremonia e betimit është zhvilluar në ambientet e shkollës fillore 'Kadri Bistrica'. 

Sot në orët e paradites janë betuar edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ndërkaq, të premten e kaluar është betuar edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiç. Me përfundimin e ceremonisë në Leposaviç, sot u përmbyll procesi i betimit të katër kryetarëve të rinj në veri pas zgjedhjeve të 23 prillit. 

3 VITE ME PARE

Ambasadori amerikan: SHBA e ka për detyrë të mbështesë Kosovën

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier deklaron se shteti i tij e ka për detyrë që ta mbështesë Kosovën. Ai gjithashtu tha se institucionet duhet që të përmbushin kërkesat e BE-së sa i përket energjisë së ripërtrishme, duke shtuar se kjo është hap drejtë BE-së. Madje ai falënderoi prijësit e institucioneve, siç tha për proces transparentë e bashkëpunim me sektorin privat në këtë fushë.

“Jam shumë i lumtur, iu përgëzojë për nisjen e ankandit të parë. Jam i lumtur që po punojmë për të ardhmen e energjisë. Ky është hap për të përmbushur kërkesat e BE-së për energji të ripërtrishme. Kriza energjetike na tregoji sa është i rëndësishëm furnizimi me rregull, më vjen shumë mirë që edhe sektori privat është përfshirë në këtë ngase ata janë jetik në energjinë e ripërtrishme. Andaj i përgëzoj prijësit për proces transparencë dhe për bashkëpunimin me sektorin privat. Për fat të mirë Kosova ka potencial për energjie të ripërtrishme. Na vjen mirë që kemi mundësinë që të i’u mbështesim, këtë e kemi obligim, falënderoj edhe stafin e mrekullueshëm të USAID-it”, tha ai. 

Për mbështetjen e vazhdueshme sidomos në sektorin e energjisë, falënderim të veçantë pati kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Madje ai tha se bashkë më SHBA-në Kosova po e zhvillon energjinë e gjelbër me standarde ndërkombëtare. Sipas tij, Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të prodhojë energji të pastër, madje e posedon edhe fuqinë punëtorë të aftë për këtë, raporton EO.

“Jam shumë i lumtur që po e zhvillojmë energjinë e gjelbër në përputhje me standarde ndërkombëtare. Kjo është rrugë për projekte në të ardhmen për energjinë e ripërtirishem. Falënderojnë edhe ambasadën e ShBA për ndihëm e vazhdueshme. Jam krenar që them se Kosova po merr te gjitha hapat për miqësi me natyrë për të krijuar potencial të qëndrueshëm energjetik. Vendi jonë ofrojë në strukturë të mrekullueshëm për investitorët potencial për energjinë e ripërtrishme. Qëllimi është që të inkuadrojmë investime private. Në strategji kemi përcaktuar planin për të siguruar mbi 200 megavat energji, për një të ardhme të mirë energjetike. Kosova do të jetë falënderuese për mbështetjet të vazhdueshme në ndërtimin e një ekonomie e me prosperitet”, tha ai. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se pavarësi energjetike është siguri për zhvillim. Ajo gjithashtu falenderoi USAID-in për mbështetje në hartimin e legjislacionit e përpilimin e strategjisë.

3 VITE ME PARE

Varhelyi vizitë zyrtare në Kosovë, shtyhet takimi me Kurtin, Osmanin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir
Oliver Varhelyi

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se takimi i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili ishte planifikuar të mbahej sot në orën 11:10 është shtyrë. 

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraprë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim​

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve. Varhelyi do t’i fillojë takimet në Presidencë, ku do të pritet nga e para e vendit, Vjosa Osmani në orën 12:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media.

Takimi u shtye për një orë edhe me Kurtin. Fillimisht u raportua se komisionari do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 11:05, por ai u shtye për në orën 12:45. 

 

3 VITE ME PARE

Ilir Peci mbërrin në shkollën 'Isa Boletini', pritet të betohet si kryetari i ri i Zveçanit

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir
Ilir Peci

KOSOVË- Ilir Peci ka mbërritur në ambientet e shkollës 'Isa Boletini', aty ku pritet të mbahet ceremonia e betimit të tij si kryetari Zveçanit.

Ndërkohë në orën 10:00 ashtu siç ishte njoftuar Izmir Zeqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetarit i ri i Zubin Potokut, në ceremoninë që u zhvillua në Çabër. Njoftohet gjithashtu se në orën 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviçit, Lulzim Hetemi në Bistricë. 

Më 23 prill, në komunat veriore, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Kryetarët e sapozgjedhur të gjithë të partive shqiptare, duhet të kryejnë betimin dhe të hyjnë nëpër zyrat e reja, ndonëse ato kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.  

3 VITE ME PARE

Merr zyrtarisht detyrën, Izmir Zeqiri betohet si kryetar i komunës së Zubin Patokut

Betohen 3 kryekomunarët e rinj në veri të Kosovës/ Izmir
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Izmir Zeqiri ka marrë zyrarisht detyrën si kryetari i ri i komunës së Zubin Patokut në veri të vendit. Ai dha betimin si i pari i kësaj komune. Zeqiri ka mbajtur një fjalim ku tha se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.

Pas betimit, ai kërkoi para asamblistëve që të jenë të gjithë të punojnë për t'i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbimet.

“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut”, tha ai, gjersa falënderoi qytetarët që ia kanë dhënë besimin. 

Në orë 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviçit, Lulzim Hetemi në Bistricë. 

izmir zeqiri lulzim hetemi ilir peci

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen