All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon kampin e refugjatëve në Gaza! Rriten TENSIONET me Hezbollahun

•Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit kanë hyrë në ditën e 30-të. •Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën mëngjesin e sotë kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës. • Nga sulmi mbetën të vdekur 33 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosë, sipas autoritetet shëndetësore palestineze. •Izraeli refuzoi idenë për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. •Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë se mbi 9.400 palestinezë janë vrarë në këtë enklavë brenda një muaji, ndërsa mbi 24.000 janë plagosur. •Sipas OKB-së, mbi 1.5 milion njerëz në Gazë, apo 70 për qind e popullsisë, kanë ikur prej shtëpive të tyre. • Ndërkohë Kina është shprehur se dëshiron të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit. •Qeveria e Pekinit e ka dënuar dhunën nga të dyja palët. •Tensionet në rajon janë rritur për shkak të luftës aktuale, pasi Izraeli dhe grupi militant i Libanit, Hezbollah, kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

PREKËSE/ Gazetari në Gazë heq jelekun mbrojtës: Bombardimet nuk po kursejnë asnjë, thjesht presim radhën (VIDEO)

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon
foto nga raportimi i gazetarit
All - Paragraf - 1

GAZË- Bombardimet në Gazë dhe luftimet po bëhen të rrezikshme jo vetëm pë civilët palestinezë, por edhe gazetarët dhe punonjësit e ndihmave. 

“Nuk durojmë dot më, jemi të rraskapitur”, ishin fjalët e një gazetari palestinez në Gaza, i cili ndërpreu raportimin e tij dhe hodhi pajisjet mbrojtëse.

Më herët një nga kolegët e tij dhe 11 anëtarë të familjes së tij u vranë në shtëpinë e tyre në Gaza. Korrespodenti i Al Jazeera, heq përkrenaren dhe jelekun, ndërkohë prezantuesja në studio nuk mbante dot lotët.

“Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Këto jelekë dhe helmeta nuk na mbrojnë. Është vetëm një fjalë (duke iu referuar shkrimit PRESS në veshjen e gazetarëve që mbulojnë zonat e luftës), që nuk bën absolutisht asgjë për të mbrojtur asnjë gazetar. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Thjesht po presim radhën.Kolegu ynë, Mohammad Abu Hattab, ishte këtu 30 minuta më parë dhe tani ai ka vdekur së bashku me gruan, vëllanë e tij. Dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së tij janë viktima brenda spitalit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se bombardimet izraelite janë bërë të padurueshme për banorët e Gazës. Askush nuk kujdeset për ne apo për shkatërrimet dhe krimet e përhapura në Gaza, shtoi ai duke shpërthyer në të qara. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), gjithsej 36 gazetarë kanë humbur jetën në përleshjet në Gaza.

2 VITE ME PARE

VIDEO- Hamasi sulmoi festivalin dhe la mbi 250 viktima, ushtria izraelite publikon pamjet e rënda nga masakra e 7 tetorit

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon
foto e publikuar nga ushtria izraelite

IZRAEL-Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë ndarë një video me pamje të rënda ku shfaqet tmerri që ka mbetur pas masakrës të 7 tetorit nga Hamasi në festivalin SuperNova ku mbi 250 persoan mbetën të vdekur.

Në pamjet e shpërndara, shihen që ushtarët izraelitë mbërrijnë në zonë, kur tashmë ishte tepër vonë, pasi në vendin e festivalit kishte vetëm trupa njerëzish të pajetë.

Shumë prej ushtarve të ciletë po kërkonin për të mbijetuar, ishin grumbulluar duke zbuluar momentet dramatike të fundit ku pjesëmarrësit e festivalit u grumbulluan pranë frigoriferëve, duke u përpjekur të fshiheshin nga furia vrastare e terroristëve që i gjetën dhe i qëlluan me gjakftohtësi.

2 VITE ME PARE

Pekini dëshiron të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Hamasit/ DW: Ku qëndron Kina në konfliktin e Lindjes së Mesme?

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon
Takimi

Në bregun e lumit Huangpu në metropolin kinez të Shangait ngrihet një rrokaqiell me çati të gjelbër bakri. Në hotelin me emrin Peace Hotel kanë kaluar netët presidentët si Ronald Reagan dhe Bill Clinton, yje si Charlie Chaplin dhe George Bernard Shaw. Ajo që dihet më pak është se deri në vitin 1949 ky quhej Hoteli Cathay, i ndërtuar në vitin 1929 nga biznesmeni hebre, Victor Sassoon. Për disa vite ishte ndërtesa më e lartë e Shangait. Sassoon në vitet 20-të jetoi në Shangai dhe ngriti biznesin e tij.

Tregtia me Izraelin në vend të parë

Që nga normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, Kina ka qenë para së gjithash një partnere tregtare. Në vitin 2023 janë këmbyer mallra në vlerë 22 miliardë dollarë me Izraelin. Në tetor kryeministri Netanjahu kishte planifikuar një udhëtim në Kinë, ku pritej të përmbyllej një marrëveshje e tregtisë së lirë me Kinën. Pas sulmit terrorist të Hamasit vizita është shtyrë.

Ndërkohë në çështjet politike Kina vendos një vijë të drejtë lidhjeje nga Izraeli në SHBA, rivalja e madhe gjeopolitike e Kinës. Ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun, i cili në nëntor ka marrë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të OKB tha: “Kina i bën thirrje superfuqisë, që ka influencën më të madhe tek pala e prekur, të lerë mënjanë interesat e veta dhe baraspeshimet gjeopolitike e të ndërmarrë të gjitha përpjekjet t’i japë fund luftës dhe të rivendosë paqen.” Fjala ishte për SHBA, indirekt Zhang Jun aludoi për interes në luftë.

“Izraeli është një demokraci e konsoliduar, e bazuar në aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thotë Eberhard Sandschneider, politolog dhe partner në firmën konsultuese Berlin Global Advisors për DW. “Për këtë arsye Izraeli gjeopolitikisht sipas pikëpamjes kineze qëndron nën anën tjetër të asaj që Kina ka parasysh momentalisht, forcimin e një aleance antiperëndimore.”

Në forumet online të mbikqyrura rreptësisht nga censura në Kinë shikohet një atmosferë antiperëndimore. Veprimet luftarake shikohen si “terrorizim i popullit mysliman më të dobët përmes popullit dukshëm më superior të hebrenjve.” Ky stereotip me nota raciste gjendet shpesh në mediat sociale kineze. Qindra komente armiqësore ndaj Izraelit u shfaqën tek faqja e ambasadës gjermane në Pekin në platformë Weibo. “Agresorë!”, shkruan dikush. Kurse tek një tjetër shkruhet, se “nazistët në Gjermani dhe Izrael janë bërë bashkë dhe dalin kundër njerëzimit.” Përgjigja e përfaqësisë gjermane ishtë e qartë: “është budallallëk me  brirë të karakterizsoh pa dallim të gjithë njerëzit si nazistë. Kush kombinon në profilin e tij flamurin e Izraelit me një kryq të Rajhut është ose i paditur ose një lloj maskarai pa ndërgjegje. Llogari të tilla tek ne bllokohen.”

Palestina relevante për Kinën 

Ndryshe nga zërat në opinionin publik, qeveria kineze thotë se është neutrale në konfliktin e Lindjes së Mesme. Megjithatë Kina e kritikon Izraelin. Vang Yi, ministri i Jashtëm kinez i shikon operacionet luftarake të Izrealit si “joproporcionale”. Ato kapërcejnë shumë qartë kufirin e vetëmbrojtjes. Njerëzit në Gaza nuk duhet të ndëshkohen kolektivisht, sipas Vang-ut.

Kina nuk mban marrëdhënie të rregullta me organizatën terroriste të Hamasit që ka  kontrolluar Rripin e Gazës. Por me PLO, organizatën çlirimtare palestineze në zonat palestineze që është e njohur nga 138 shtete të botës si shtet, por jo nga Izraeli, SHBA apo Gjermania. Kina në verën 2023 përmbylli një “partneritet të zgjeruar strategjik” me Palestinën. Në deklaratën përfundimtare pas bisedimeve mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit Mahmud Abas më 14 qershor 2023 thuhet se “Kina mbështet themelimin e një shteti sovran të Palestinës mbi bazën e kufijve të vitit 1967 dhe me Jeruzalemin lindor si kryeqytet. Kina mbështet rifillimin e bisedimeve të paqes mes Palestinës dhe Izraelit mbi bazën e parimit “tokë për paqe”, të rezolutave të qarta të OKB-së dhe zgjidhjes me dy shtete.”

Palestinezët heshtin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjang

Si shpërblim përfaqësuesit palestinezë mbështesin politikën “një Kinë”, sipas së cilës vetëm Republika Popullore është qeveria legjitime e Kinës. PLO ka bërë të sajën narrativin kinez, se në rajonin e banuar me shumicë myslimane, Xinjang “nuk bëhet fjalë për çështje të të drejtave të njeriu, por luftimin e terrorizmit, radikalizimit, separatizmit.” Në Xinjang Pekini ka kohë që ka instaluar një sistem përgjimi të fortë për të kontrolluar ujgurët.

Kina ka pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushta me PLO, thotë politilogu Sandschneider. “Kjo ka arsye historike. Mbështetja e lëvizjeve çlirimtare bën pjesë në linjat e politikës së jashtme kineze. Por jo kur bëhet fjalë për Xinjang apo Tajvanin”.

Nga viti 2019 Kina ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme. Që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, i dërguar aktual, Zhan Jun ka telefonuar me palët në konflikt dhe disa vende arabe. Kina është për paqen, ka thëna Jun dhe e ka parë shkakun e konfliktit në dështimin për të mbrojtur të drejtat kombëtare të popullit palestinez. Sipas Sandschneider-it, Kina qëndroi larg konfliktit në Lindjen e Mesme dekadat e kaluara, por pamë se Kina po pozicionohej sa fundmi si ndërmjetësuese në afrimin e Arabisë Saudite dhe Iranit. Por një sukses i tillë nuk ka për t’u përsëritur në luftën mes Izraelit dhe Hamasit. “Besueshmëria tek Kina nuk shkon shumë larg në këtë rast të veçantë mes Izraelit dhe Hamasit.”./DW

2 VITE ME PARE

Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare, vazhdon sulmet

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon

Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke i vrarë të paktën 33 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë autoritetet shëndetësore palestineze.

Për këtë sulm është raportuar teksa Izraeli është zotuar se do ta zhvillojë ofensivën për ta shkatërruar grupin militant Hamas – që e udhëheq Gazën – pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për pauzë, që të ndihmohen civilët e dëshpëruar.

Rritja e numrit të viktimave në Gazë ka nxitur zemërim ndërkombëtar, pasi dhjetëra mijëra njerëz, nga Uashingtoni deri në Berlin kanë dalë nëpër rrugë të shtunën, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli e ka hedhur poshtë këtë ide për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në rajon.

Përkundrazi, Izraeli ka thënë se liderët e ngujuar të Hamasit në Gazë, janë duke i luftuar ushtarët e tij me “forcë të plotë”.

“Secili në qytetin e Gazës është duke e rrezikuar jetën e vet”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Shtëllunga të mëdha tymi janë parë në qytetin e rrethuar të Gazës, shënjestrën e parë të Izraelit në luftën kundër Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, ka thënë që më shumë se 9.400 palestinezë janë vrarë në këtë enklavë brenda një muaji, dhe numri pritet të rritet me vazhdimin e sulmeve.

Izraeli është duke i vazhduar bombardimet në pjesë të ndryshme në Gazë, duke thënë se po i shënejstron luftëtarët.

Por, kritikët kanë thënë se sulmet e Izraelit janë shpesh jopropocionale, duke e marrë parasysh numrin e madh të grave dhe fëmijëve të vrarë në këto sulme.

Blinken është takuar të shtunën me ministrat e Jashtëm arabë, pas takimeve që ka zhvilluar në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanuahu, i cili ka insistuar se nuk mund të ketë armëpushim, derisa të lirohen të gjitha pengjet e marra nga Hamasi.

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi ka thënë se shtetet arabe kërkojnë armëpushim të menjëhershëm, duke thënë se “gjithë rajoni është duke rrëshqitur në ujin e urrejtjes, që do t’i definojë gjeneratat në ardhje”.

Blinken, megjithatë, ka thënë se “sipas pikëpamjes sonë, një armëpushim tani vetëm do t’i jepte hapësirë Hamasit që të rigruphet, dhe ta përsërisë atë që ka bërë më 7 tetor”, referencë për ditën kur Hamasi i ka nisur sulmet në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur këtë luftë.

Ai ka thënë se pauzat humanitare janë kyçe për mbrojtje të civilëve, për ofrim të ndihmës dhe nxjerrje të shtetasve të huaj jashtë Gazës, “teksa Izraelit i mundësohet që ta arrijë synimin, që ta mposhtë Hamasin”.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, u ka thënë gazetarëve në Bejrut se Blinken, “duhet ta ndalë agresionin dhe që të mos dalë me ide që nuk mund të zbatohen”.

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, ka thënë në një fjalim se luftëtarët e grupit i kanë shkatërruar 24 pajisje izraelite dhe kanë shkaktuar viktima në dy ditët e fundit.

Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se bashkë me Katarin kanë propozuar pauza humanitare për gjashtë deri në 12 orë në ditë, për të lejuar hyrjen e ndihmës në Gazë.

Ata, po ashtu, kanë bërë thirrje që Izraeli t’i lirojë disa gra dhe të moshuar nga burgjet e veta, në këmbim të pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Pjesë të mëdha të lagjeve në Gazë tani janë shndërruar në hi, si pasojë e luftimeve.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se rreth 300.000 banorë të pjesës veriore të Gazës janë duke u strehuar në objekte të OKB-së.

Mirëpo sulmet izraelite është raportuar se me raste i kanë goditur edhe këto objekte, ndërsa agjencia e OKB-së ka thënë se e ka humbur kontaktin me shumë zyrtarë të vet në pjesën veriore të Gazës, ku ka nisur ofensiva izraelite.

Sipas OKB-së, mbi 1.5 milion njerëz në Gazë, apo 70 për qind e popullsisë, kanë ikur prej shtëpive të tyre.

Ushqimi, uji dhe nafta janë të tepër të nevojshme për jetën e njerëzve dhe për mbajtje të spitaleve operacionale.

Lufta Izrael-Hamas i ka rritur tensionet në rajon, pasi Izraeli dhe grupi militant i Libanit, Hezbollah, kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit.

Prej nisjes së luftës është raportuar edhe për 150 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve palestineze.

Protesta janë mbajtur edhe jashtë zyrës së Netanyahut në Jerusalem, duke i bërë thirrje që të dorëhiqet dhe që të rriten përpjekjet për kthim të 240 pengjeve të marra nga Hamasi.

Netanyahu ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për sulmet e 7 tetorit të Hamasit, që kanë ndodhur në veri të Izraelit, të cilat i kanë lënë të vrarë mbi 1.400 persona./REL

2 VITE ME PARE

Shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza, dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, mes viktimave edhe fëmijë

Gati një muaj LUFTË/ Izraeli refuzon pauzën humanitare, sulmon
Spitali

GAZA- Dhjetëra persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shpërthim në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin qendror të Gazës. Dr. Khalil Al-Daqran, kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah tha për CNN se kishte parë të paktën 33 trupa nga ajo që ai pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.

Një nga shtëpitë në kamp u godit. Kjo shtëpi ishte e mbushur me banorë. Banorët e saj u bombarduan ndërsa ishin të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha Dr. Al-Daqran.

Ushtria izraelite nuk kishte një koment të menjëhershëm nëse kishte në shënjestër zonën. Dr. Al-Daqran tha se shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë dhe se numri i të vdekurve do të rritet pasi më shumë trupa po silleshin në spital.

Banori i kampit Al-Maghazi, Jamal Al Aloul tha se ai po flinte i qetë kur papritmas “e gjithë ndërtesa ra mbi ne”.

Ai tha se dy fëmijët e tij u vranë nga shembja. Ai tha se nuk e dinte se kush ishte vrarë, por kishte shumë njerëz të tjerë në ndërtesë. “Pashë një dritë të kuqe, pastaj po dridheshim në divan, pashë të gjitha motrat e mia duke bërtitur…kur e gjeta veten gjallë, shikova të shihja se kush është ende gjallë”, tha Samah Shaqoura, një tjetër banore e kampit.

Kampi i refugjatëve Al-Maghazi ndodhet në pjesën qendrore të enklavës bregdetare në jug të Wadi Gazës. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, kampi karakterizohet nga rrugica të ngushta dhe një dendësi e lartë popullsie me mbi 33,000 njerëz që jetojnë në një sipërfaqe prej jo më shumë se 0.6 kilometra katrorë./Dosja.al

konflikti izrael-palestine

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria