Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryeministri, Edi Rama, do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. • Vendimi është marrë nga GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve të çështjes Partizani. • Dëshmiat i çështjes “Partizani” do të jetë edhe Taulant Balla. Në seancën e rradhës në 30 prill, në orën 12:00, i pari që do të dëshmojë do të jetë Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, i cili është edhe personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen. • SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor. • Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar edhe Albert Xhani dhe Isa Tare. • Ndërsa kërkesën për të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqësore, Besmir Karanxha, GJKKO e ka rrëzuar, duke argumentuar se dëshmia e tij nuk ka relevancë dhe nuk i shërben zbardhjes së çështjes në seancë. • Gjithashtu në seancën e sotme Gjykata ka miratuar edhe marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kërkesë kjo e bërë nga SPAK.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka deklaruar se thirrja e kryeministrit Edi Rama nga GJKKO si sëshmitar i dosjes “Partizani” ishte një domosdoshmëri që nuk mund të anashkalohej. Duke folur për mediat, Gjokutaj tha se Rama duhet të ishte thirrur që në fillim të hetimeve, por theksoi se gjykata nuk kishte pranuar provat e paraqitura prej tyre, që sipas Gjokutajt vërtetonin thirrjet e Ramës për procedim të Berishës.
"Për herë të parë thirret Edi Rama në procesin Berisha, ndërkohë që duhet të ishte thirrur që në fillim dhe gjykata me vendimin e saj për të lehtësuar Ramën, nuk ka pranuar provat që kemi paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, provat që vërtetojnë thirrjet që Rama ka bërë nga Asambleja dhe forumet e tjera që të procedohet Sali Berisha. Ky është një vendim i padrejtë i gjykatës, sepse gjykata ka marrë një vendim në fillim dhe ka thënë që do shprehet në lidhje me këto kërkimet tona, pra për mantelin politik të kësaj çështje në vendimin përfundimtarë.
Ndërkohë që nuk pranoi të merret provat, CD, që vërtetojnë pretendimin tonë që kjo nuk është cështje ligjore, por është kryekëput politike e iniciuar dhe e nxitur nga Rama. Thirrja e Ramës ishte domosdoshmëri dhe mungesë e hetimit, pasi Prokuroria në hetim ka thirrur komisionin e kthimit të pronave, ka thirrur njerëz që kanë marrë urdhër nga Rama dhe nuk ka thirrur urdhërdhënësin që është Rama vetë. Kështu që thirrje Ramës ishte domosdoshmëri që gjykata nuk mund ta anashkalonte. Sipas radhës do të presim që edhe ai të japë dëshminë e tij," tha Genc Gjokutaj./Dosja.al
TIRANË- Seanca e rradhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen “Partizani” pritet të vijojë me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK. Në datën 30 prill, në orën 12:00, i pari që do të dëshmojë do të jetë Taulant Balla. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, pritet të japë dëshminë e tij në cilësinë e personit që ka paraqitur kallëzim në lidhje me çështjen.
SPAK ka kërkuar që si dëshmitar të pyetet edhe biznesmeni Paro Laçi, i cili është përfshirë në listën e personave që do të thirren gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në të njëjtën listë dëshmitarësh janë parashikuar gjithashtu edhe Albert Xhani dhe Isa Tare./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama, do të thirret në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar, ku do të pyetet për dosjen “Partizani”. Vendimi është marrë nga GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e të pandehurve të çështjes Partizani.
Kërkesa që Rama të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, u bë në seancën e 2 prillit. Ndërsa, në seancën e sotme Gjykata ka miratuar edhe marrjen në pyetje të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, kërkesë kjo e bërë nga SPAK.
Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën për të marrë në pyetje oficerin e policisë gjyqësore, Besmir Karanxha, duke argumentuar se dëshmia e tij nuk ka relevancë dhe nuk i shërben zbardhjes së çështjes në seancë.
Çështja "Partizani"
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".
Më 7 korrik 2025 Jamarbër Malltezi është liruar nga arresti shtëpiak. Në seancë, Gjykata e Posaçme vendosi që Malltezi të lirohej nga arresti shtëpiak, në kërkim të garancisë pasurore, pas 20 muajsh që mbahej në këtë masë. Garancia pasurore që GJKKO ka kërkuar është 3 milion lekë./Dosja.al