LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti te skafi, detajet e skenarit të arratisjes së autorëve! Stabilizohet gjendja e 50-vjeçarit

• Atentati i mbrëmshëm në Sarandë ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati ka nxjerrë në pah një profil të pasur kriminal të viktimës, i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë greke. • Rubati, i cili sapo kishte dalë nga një burg në Greqi, rezulton të jetë përfshirë prej vitesh në ngjarje të rënda, si trafikimi i të miturve dhe rrëmbimi i personave. • Pavarësisht akuzave të mëparshme në Shqipëri për korrupsion dhe kontrabandë, ai arriti t’i shpëtonte burgimit duke u dënuar vetëm me kusht nga Gjykata e Apelit. • Dinamika e sulmit, ku autorët qëlluan me nëntë plumba pistolete për të ekzekutuar 50-vjeçarin, tregon qartë për një atentat të mirorganizuar. • Autorët e atentatit, të cilët lëviznin me një motomjet dhe kishin të maskuar identitetin, hapën zjarr nëntë herë ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, duke e plagosur atë me tre plumba. • Pas ngjarjes, sulmuesit u larguan me shpejtësi në drejtim të zonës së plazhit "Baba Rexhepi". • Grupi hetimor dyshon se autorët e kanë braktisur motomjetin në atë zonë për t'u arratisur më pas përmes detit me një skaf. • Ndërkohë, Policia po vijon hetimet intensive, duke u përqendruar te pista e larjes së hesapeve për shkak të së kaluarës së errët të viktimës. • Burime pranë spitalit grek bëjnë me dije se Rubati ka marrë tre plumba, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbishte, por fatmirësisht, plumbat nuk kanë prekur organe jetësore, duke bërë që pas mjekimeve nga kirurgët, gjendja e tij shëndetësore të jetë e stabilizuar

6 artikuj për këtë temë.

16 ORE ME PARE

Gjendet një motor i braktisur në Sarandë/ Dyshohet se i përket autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Foto ilustruse

SARANDA- Policia e Sarandës pas kontrolleve intensive ka bërë të mundur gjetjen e një motori, i cili ishte braktisur buzë detit. Ai u gjet në vendin e njohur si “Kasollja”, ndërsa policia dyshon se i përket autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit.

Bëhet me dije se mjeti nuk ka shenja dëmtimi, gjë e cila mund t’i shërbej grupit hetimor për verifikime të mëtejshme. Kjo çon në një pistë tjetër hetimi, ku dyshimi se autorët janë larguar me mjet lundrues pas atentatit përforëcohen.

Grupi hetimor ka përjashtuar si motiv incidentin e ndodhur një natë më parë mes djalit të Rubatit dhe një efektivi policie, duke e konsideruar atë të palidhur me atentatin. Aktualisht po hetohen disa pista, mes tyre konfliktet e vjetra dhe çështjet e pronësisë. Kjo pas Rubati rezulton person me precedentë të theksuar penalë./Dosja.al

17 ORE ME PARE

Dhunuan dhe kanosën policin për shkak të detyrës/ Shpallen në kërkim tre persona në Sarandë, mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Foto ilustruse

SARANDA- Policia ka shpallur në kërkim tre persona, të cilët dyshohen se kanë dhunuar oficerin e Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr. 4 të Sarandës. Personat e shpallur në kërkim janë Andrea Rubati, 27-vjec, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç. 

Andrea Rubati është djali i Thimjo Rubatit, personi i cili u plagos mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se oficeri i policisë u ka kërkuar tre të rinjve të mos kryenin manovra të rrezikshme me motor në qytet. Kjo pasi rrezikonin jetën e tyre dhe qytetarëve të tjerë. Pas kësaj, dyshohet se ata e kanë fyer, goditur për shkak të detyrës dhe kanosur me thikë.

Pas dhunës së bërë ndaj policit, ata janë larguar me motor, por janë identifikuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Tre personat akuzohen për veprat penale "Goditja për shkak të detyrës" dhe "Kanosja"./Dosja.al

17 ORE ME PARE

Atentati ndaj Sandër Rubatit/ Gjenden 9 gëzhoja pistolete në vendngjarje, autorët dyshohet se u larguan me motor dhe mjet lundrues

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Thimjo Rubati

SARANDË- Nëntë gëzhoja pistolete të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar nga policia në vendin ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sandër Rubati, gjatë atentatit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Sipas hetimeve paraprake, autorët dyshohet se u larguan fillimisht me motor drejt zonës së plazheve në lagjen “Baba Rexhepi”, ndërsa më pas kanë përdorur një mjet lundrues për të humbur gjurmët. Gjatë gjithë natës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në zonë në kërkim të motorit të përdorur.

Grupi hetimor ka përjashtuar si motiv incidentin e ndodhur një natë më parë mes djalit të Rubatit dhe një efektivi policie, duke e konsideruar atë të palidhur me atentatin. Aktualisht po hetohen disa pista, mes tyre konfliktet e vjetra dhe çështjet e pronësisë. Rubati rezulton person me precedentë të theksuar penalë.

Ai ka vuajtur dënim në Greqi për vrasje, ndërsa në Shqipëri është dënuar për kontrabandë automjetesh dhe është proceduar edhe për trafikim automjetesh me elementë identifikues të ndryshuar. Historia e tij kriminale, si edhe precedentët penalë të të birit, Andrea Rubati, po verifikohen nga hetuesit në përpjekje për të zbardhur motivin e atentatit./Dosja.al

19 ORE ME PARE

Atentati në Sarandë/ Stabilizohet gjendja e 50-vjeçarit, Thimjo Rubati

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti

Sarande

SARANDË-  50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Sarandës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se, pas ndërhyrjes së shpejtë mjekësore fillimisht në spitalin e Sarandës, ku iu dha ndihma e parë e specializuar, 50-vjeçari u transportua drejt spitalit të Janinës për një trajtim më të avancuar.

Burime pranë spitalit grek bëjnë me dije se Rubati ka marrë tre plumba, dy në afërsi të mëlçisë dhe një në kërbishte. Fatmirësisht, plumbat nuk kanë prekur organe jetësore, duke bërë që pas mjekimeve nga kirurgët, gjendja e tij shëndetësore të jetë e stabilizuar./Dosja.al

 

23 ORE ME PARE

Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Thimjo (Sandri) Rubati

SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës, ku mbeti i plagosur 50-vjeçari Thimjo (Sandri) Rubati. Grupi hetimor ka rindërtuar itinerarin e autorëve dhe mënyrën se si është organizuar sulmi i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe mbanin skafandra për të fshehur identitetin, kanë mbërritur në vendngjarje nga rruga "Mit’hat Hoxha", duke ardhur nga drejtimi i stadiumit për te porti.

Në momentin që janë afruar pranë objektivit, ata kanë hapur zjarr me një pistoletë 9 mm, duke shkrepur në drejtim të 50-vjeçarit gjithsej nëntë herë. Si pasojë e të shtënave, Thimjo Rubati ka marrë tre plumba në trup.

Ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas krimit, autorët janë kthyer në të njëjtin itinerar nga kishin ardhur, duke u larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së plazheve, pranë zonës së njohur si "Baba Rexhepi". Hetuesit dyshojnë se në atë zonë, autorët mund të kenë braktisur motomjetin për t’u arratisur më pas nëpërmjet detit, me anë të një skafi./Dosja.al

23 ORE ME PARE

Detaje të reja nga atentati në Sarandë/ Kush është 50-vjeçari Thimjo Rubati dhe e kaluara e tij e errët

Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati? Nga motomjeti
Thimjo Rubati

SARANDË-  Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armatosur që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Sarandës. Shënjestra e sulmit, Thimjo Rubati, 50 vjeç, rezulton të jetë një personazh me një profil të lartë kriminal, i njohur prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo greke.

Grupi hetimor ka zbardhur një historik të gjatë aktivitetesh kriminale të 50-vjeçarit, i cili kishte lënë së fundmi qelinë e një burgu në Greqi, ku vuante dënimin për një ngjarje të rëndë penale. E kaluara kriminale e Thimjo Rubatit daton që prej fillimit të viteve 2000, ku spikasin akuzat për trafikim të të miturve në vitin 2002 dhe rrëmbimin e një 16-vjeçareje në vitin 2012.

Pavarësisht se gjatë kohës që ishte në burgun grek, autoritetet shqiptare e kërkonin për një dosje voluminoze korrupsioni dhe kontrabande, e lidhur me një skemë të trafikimit të makinave ku implikoheshin edhe zyrtarë doganorë, Rubati ia doli t’i shpëtonte burgut në vendlindje.

Gjykata e Apelit e dënoi atë me dënim me kusht, duke bërë që ai të mos kryente asnjë ditë burg në Shqipëri për këtë aferë. Dinamika e ngjarjes së djeshme tregon qartazi se autorët kanë pasur si synim eliminimin fizik të 50-vjeçarit. Nga ekspertiza paraprake, rezulton se ndaj Rubatit është qëlluar me pistoletë të kalibrit 9 mm.

Ekspertët e krimeve kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes 9 gëzhoja. Policia po vijon punën intensive për identifikimin e autorëve, ndërsa si pistë kryesore e hetimeve mbetet larja e hesapeve për shkak të së kaluarës së trazuar kriminale të 50-vjeçarit./Dosja.al

 

thimjo rubati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet