LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë, peticion Presidentit e Ambasadave: Qeveria nuk mbulon as inflacionin

• Për të disatën herë, pedagogët do të dalin sot në protestë për të kërkuar sërish rritjen e pagave dhe plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria. Në orën 11:00, pedagogët u mblodhwn në sheshin tek Korpusi Universitar. Sot shënohet dhe java e dytë e bojkotit të mësimit në universiteve, që nga fillimi i vitit akademik. • Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka lexuar një letër të hapur dërguar Presidentit të Republikës, institucioneve kombëtare dhe ambasadave. Janë nëntë kërkesa që pedagogët i kanë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një peticioni. • Konkretisht, kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023. Pedagogët kërkojnë kushte më të mira pune, përfshirë edhe financimin për kërkime shkencore. Mësimi është bojkotuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PROTESTA/ Pedagogu: Ka presion politik, studentëve po u merren mungesa

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Pedagogu

TIRANË- Një nga pedagogët e pranishëm në protestë është shprehur se ka pasur presion nga ana e qeverisë që të mos dalin në shesh. Në një prononcim për EuroNews nga sheshi, pedagogu thotë se  janë njoftuar mbledhje me arsyen e vetme që pedagogët mos të marrin pjesë në tubim. Ai shtoi se gjithashtu, në një formë kërcënimi, po merren edhe mungesa për studentët.

“Pjesëmarrja është shumë e lartë, nëse marrim parasysh presionin, intimidimin, frikën për të mos marrë pjesë në protestë. Kemi pasur presion që të mos marrim pjesë në protestë. Janë njoftuar mbledhje pas mbledhje, vetëm për të penguar ardhjen në protestë. Sindikata nuk ka bërë kërkesë vetëm për pagat. Ne duam të rrisim cilësinë e mësimit dhe të përballojmë nevojat. Presioni dhe shantazhi janë të paimagjinueshëm. Nuk kemi hallin vetëm te rritja e pagës. Të gjithë e dinë se po lëvizim për të shëndoshur universitet. Pedagogët nuk ia dalin dot me pagat. Nuk po flasim për pedagogët që kanë lidhje me ministra e pedagogë, por për pedagogët e nderuar që nuk fusin duart në xhepat e shqiptarëve,”- tha ai.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Pedagogëve u bashkohen edhe studentët në protestë

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Studentët në protestë

TIRANË- Protestës së pedagogëve u janë bashkuar protestës së pedagogëve. Sot, në javën e dytë të bojkotit të mësimit nga pedagogët, të rinjtë u janë bashkuar stafit akademik.

Sindikata e Punonjësve të Arsimit në vend kanë mbushur sheshin përpara Universitetit Politeknik në javën e dytë të bojkotit të mësimit në universitete. Ata kërkojnë që të paguhen të paktën sa në Kosovë.

3 VITE ME PARE

Pedagogia-qeverisë: S'keni përballë Opozitën parlamentare, na dëgjoni, Kosova po u jep 100 euro në muaj studentëve

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Pedadogia

Duke ardhur këtu sot dëgjova se Kosova ka miratuar një ndihmë për të gjithë të rinjtë që studiojnë në Kosovë, u është dhënë një ndihmë prej 100 eurosh në muaj. Kosova mbështet të ardhmen, bravo Kosovë. na dëgjoni me ndërgjegjie, që të kuptoni kush realisht ka të drejtë. Na dëgjoni me ndërgjegjie, na dëgjoni për të kuptuar., Këtu nuk jemi në parlament, nuk keni përballë opozitën parlamentare, keni përballë pedagogët. Mbi të gjitha na keni bërë edhe ju diçka shumë të qartë, sepse një mësues gjimnazi ka një pagë prej 70 mijë lekësh, ndërsa një pedagog me doktoraturë paguhen pak a shumë sa ata, 80 mijë lekë. 

3 VITE ME PARE

Ish-deputetja socialiste i bashkohet protestës së pedagogëve (FOTOJA)

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Mimoza Hafizi

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Socialiste Mimoza Hafizi, e cila është përplasur shumë herë me kryeministrin Edi Rama i është bashkuar protestës së sotme të pedagogëve. Hafizi është pedagoge në departamentin e Fizikës dhe kamerat e kanë pikasur krah kolegëve të saj në Korpusin Universitar.

Pedagogët janë futur sot në javën e dytë të bojkotit. Ata kërkojnë rritje page. Qeveria ka deklaruar një rritje deri në 15% që nuk është pranuar nga stafi akademik. Ata kërkojnë një rritje sa Kosova e vendet e tjera të rajonit.

3 VITE ME PARE

Pedagogia në protestë: Çunat e fortë na kërcënojnë me Vetting, duhet ‘kimioterapi’ në universitete

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Pedagogia e Fakultetit të Historisë, Albana Deda

TIRANË- Një pedagoge e Fakultetit të Historisë, Albana Deda ka bërë thirrje për ‘kimioterapi’ në universitete. E pranishme në protestën që po zhvillohet në Korpusin Universitar, pedagogia tha se ky vend ka krijuar kasta politke që i vendos kudo që mundet. Sipas saj, të njëjtën gjë kanë bërë edhe në universitete.

“Këta kanë synim denigrimin tonë pa fakte. Nuk është kryer ende akreditimi, nuk është kryer as rankimi që të na thonë me fakte se në cilën fazë jemi ne. Gjithçka që flitet është në kuadrin e demagogjisë. Kanë krijuar kastat që do të trashëgojnë dhe dhuntitë e tyre. Unë në këtë portestë kam njohur kolegë të adhurueshëm, duhet të kishte filluar një kimioterapi prej kohësh në universitete. Mendova se me ne nuk do guxonin ta kishin këtë lloj qasje. Nëse analizon diskursin e kësaj situate që drejtohet nga një person ku duhet të shin grupe pune, vërej përvec formulës se jemi në krize nuk jepet asnjë argument tjetër i debatueshëm për kërkesat tona. Ka me shumicë struktura kërcënuese alla çunash të fortë të tipit “janë në pakicë” “nuk e meritojnë emrin që kanë” “do u bëjmë veting”, që në thelb dëshmojnë së pari ndjenjën e inferioritetit ndaj nesh dhe së dyti dëshmon mundesën e argumentit e dëshirës për të ulur, dëgjuar e zgjidhur problemet,”- tha ajo ndër të tjera.

3 VITE ME PARE

Protesta e pedagogëve, Sindikata peticion Presidentit dhe Ambasadave: Paga si në Kosovë

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Sander Kovaci

TIRANE- Në ditën e 6 të bojkotit universitar, pedagogët kanë dalë në një protestë në të gjithë vendin përpara universiteteve ku kanë kërkuar rritje pagash dhe kushte më të mira pune. Në një letër të hapur dërguar presidentit Bajram Begaj, institucioneve publike dhe ambasadave të huaja, pedagogët kërkojnë rritje pagash, dhe 8 kërkesa të tjera që kërkojnë adresim nga autoritetet publike. 

Ata kërkojnë që niveli i pagave të arrijë atë të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

“Të nderuar prej më shumë se dy javësh trupa akademike e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri kanë nisur një protestë në kërkesën e tyre sa i takon rritjes së pagave. Gjykojmë se mungesa e vëmendjes dhe mbështetjes financiare nga të gjitha qeveritë kanë ndikuar në largimin e studentëve dhe stafit akademik nga vendi ynë. Kjo është tashmë një çështje e interesit kombëtar. Trupa akademike i është drejtuar qeverisë me disa kërkesa që kanë për qëllim ndryshimin e kësaj panorame kaq të trishtueshme. Qeveria është përpjekur t’i konsiderojë ato si kërkesa me nxitje politike.

Kryeministrit të Shqipërisë i kërkojmë të ndalojë intimidimet ndaj drejtuesve të sindikatës dhe të trajtojë me seriozitet të lartë kërkesat e bëra prej pedagogëve.”-thuhet në letër./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pedagogët sërish bojkot e tubim sot, Berisha thirrje për pjesëmarrje masive: Mbështetje totale protestës së fuqishme universitare

Java e dytë e bojkotit, pedagogët dalin në protestë,
Protesta e pedagogëve

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje për mbështetje të protestës kombëtare që kanë lajmëruar pedagogët për këtë të hënë, 24 tetor. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se protesta do të jetë e fuqishme dhe do të ketë bojkot të procesit mësimor.

"Sot, në ora 11:00, bojkot dhe protestë e fuqishme kombëtare universitare para Korpusit Qendror të UPT-së. Mbështetje totale protestës universitare! sb", shkruan kreu i selisë Blu.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen