LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/ Bardhi: Blerjet nga institucionet bëhen me prokurorime. Sinaj: Punonjësit janë me 7-8 klasë

• Këshilli i Mandateve ka diskutuar sot në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. • Opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij. • Gjatë mbledhjes, kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani dhe nëpërmjet kompanive të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. • Bardhi ka deklaruar se blerjet nga ana e institucioneve shtetërore bëhen nëpërmjet prokurorimeve publike dhe jo me fatura siç ka ndodhur në 'Big Market'. • Ndërkohë që Sinaj për tu mbrojtur ka theksuar se punonjësit e supermarkeve janë me 7-8 klasë shkollë dhe nuk i dinë institucionet shtetërore. • Sinaj ka mohuar deklaratat e Bardhit dhe ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit por madje është donator. • Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi se ka shantazhuar deputetët e Opozitës. • Mbledhja e Këshillit të Mandateve është shtyrë për një seancë tjetër, pasi Sinaj kërkoi kohë për të shqyrtuar informacionet e dosjes së opozitës.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Dua kohë!” Mandati Sinajt/ Shtyhet mbledhja e Këshillit të Rregullores

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Këshillit të Rregullores dhe Mandateve

TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po diskutohej çështja e mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj është shtyrë me kërkesë të këtij të fundit. Sinaj kërkoi kohë për shqyrtuar informacionet e dosjes së opozitës.

Gjithashtu ai shtoi se ka nevojë të marrë kohë për të sjellë të dhënate tij para kolegëve. Ndërkohë pritet që mbledhja e radhës të zhvillohet në jo më pas se një javë.

“Me gjithë këto informacione që keni, duan kohën e vetë që të shqyrtohen nga avokatët. Kërkojmë kohë që të lexojmë një për një faqet. Të kërkojmë prova dhe kam nevojë të marrë kohë, për të sjellë të dhënat e mia për akuzat e kolegut”, tha Sinaj.

 

 

1 VITE ME PARE

"Aq dinë"/ Sinaj: Punonjësit në supermarkete me 7-8 klasë kanë, nuk janë juristë

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka deklaruar në mbrojtjen e tij, se punonjësit e supermarketeve nuk e dinë se kush janë institucionet shtetërore. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Sinaj ka treguar një episod që i ka ndodhur me një punonjëse që kishte prerë 11 fatura me Bibliotekën Kombëtare. Po ashtu ai theksoi se punonjësit që ka nga 7-8 klasë shkollë kanë, nuk janë juristë.  

"Do ju them një gjë për të qeshur, një punonjëse kishte prerë 11 fatura me Bibliotekën, dhe kur e pyeta se pse e ka bërë këtë, më tha që nuk e dinte që ishte institucion shtetëror. Unë nuk i kam administratorët e kompanisë dhe punonjësit me universitet, me 7-8 klasë shkollë i kam. Jo të gjithë punonjësit mund të jenë juristë si Bardhi," tha Sinaj.

1 VITE ME PARE

Këshilli i Mandateve/ Bardhi i drejtohet Sinajt: Duhet të mbash përgjegjësi, je në shkelje të Kushtetutës

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se deputeti socialist Vullnet Sinaj duhet të mbaj përgjegjësi për çdo përfitim të marrë nga buxheti i Shtetit, sado e vogël të jetë shifra. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Bardhi ka theksuar se Sinaj është në shkelje të Kushtetutës dhe se për këtë duhet që mandatin e tij ta vendos GJK-ja. Ndërsa Sinaj ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD-së se ka shantazhuar deputetët e Opozitës për të marrë firmat për kërkesën.  

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Ne nuk ju akuzuam se keni vjedhur diçka, mirëpo kushtetuta thotë se deputetit nuk i lejohet. Vetëm se keni marrë 3 milionë të vjetra, duhet ta mbyllim këtë seancë. Duke vlerësuar gjithë gjërat që përmendet që keni bërë, dhe nuk kemi arsye pse t’i vëmë në diskutim. Por mos prisni nga asnjë deputet që qoftë për një lekë të mbyllim sytë për ata deputetë që kanë përfituar para nga Buxheti i Shtetit. Edhe nëse është vlera që ju thoni, jeni në shkelje të Kushtetutës. Unë nuk heq apo jap mandate. Ne kemi bërë mocion, është Gjykata Kushtetuese që vendos. Ju duhet të shkoni dhe të mbroni veten. Ne do t’i bindemi GJK, dhe ju duhet të keni frikë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje nga GJK. Nëse besoni te personi i besuar, duhet të nxisni kolegët që dosja të shkojë në GJK. Kaq e thjeshtë është kjo çështje. Nuk ka asgjë personale në këtë mocion, ne besojmë se është shkelur kushtetuta.

Sinaj: Zoti Bardhi e kape me dorë kushtetutën. Meqë e more kushtetutën në dorë dhe hap ato që lexove dhe shiko data. Do më heqësh dhe mandatin e parë?

Bardhi: Unë do lexoj ato që dua unë, jo atë që do ti. E rëndësishme është respektimi i Kushtetutën, duhet të mbash përgjegjësi. Ke marrë 2 lekë apo 3 milionë, shko në Gjykatë Kushtetuese. Pse keni frikë kur keni respektuar Kushtetutën?

Sinaj: Nuk kam asnjë frikë se ti po vepron në këtë komision sikur je avokat djalli, jo njerëzor. Do të më nxisësh mua atë ndjenjën e krenarisë së vlonjatit dhe të them unë po do shkoj. Jo, do vazhdoj këtu dhe ne të dy do përplasemi ka mundësi dhe në mandatin tjetër. I ke kërcënuar një pjesë të deputetëve. Ka shumë deputetë që nuk ta kanë dhënë firmën dhe i falënderoj. Ke vajtur me letër në dorë. Ty nuk të besojnë as të tutë.

Bardhi: E para njëherë të siguroj i nderuar koleg, se mocioni është në emër të Grupit Parlamentar. Nëse të ka gënjyer njeri, është çështja jote. Nëse ke informacion që kam shantazhuar, të nxis ti dërgosh në organet kompetente. Ti nuk je për të folur për ata që kanë firmosur, por për të dhënë shpjegime pse keni shkelur kushtetutën.

1 VITE ME PARE

Sinaj i kthehet Bardhit: Mandatin tjetër do përplasemi bashkë, t'i ke shantazhuar deputetët e tu

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti socialist Vullnet Sinaj ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi se ka shantazhuar deputetët e Opozitës. Duke folur në Këshillin e Mandateve, Sinaj theksoi se Bardhi e ka depozituar kërkesën në Kuvend për mandatin e tij, 2 ditë më vonë, pasi nuk kishte firmate deputetëve.  

"Ne të dy e dimë shumë mirë, ty as të tutë nuk të besojnë. Nuk të kanë dhënë firmën. I ke shantazhuar, dole në televizor në datën 6 dhe kërkesën e depozitove në datën 8, sepse nuk kishte firmat. Por me shumë gjasa ne do të përplasemi edhe mandatin tjetër bashkë," tha Sinaj.

1 VITE ME PARE

Këshilli i Mandateve/ Bardhi: Përfitoi fonde publike. Sinaj: Jam donator, s’kam përfituar asnjë lek

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Keshilli i Mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve ka nisur me debate në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Gjatë mbledhjes, kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani dhe nëpërmjet kompanive të tij ka përfituar të ardhura nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që Sinaj ka deklaruar se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit por madje është donator.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Kemi verifikuar se deputeti Sinaj është pronar në 9 kompani, ku në 5 prej të cilave është aksioner i drejtpërdrejt. Ne kemi verifikuar nëpërmjet shkresave zyrtare, në këtë rast Drejtorisë se Thesarit, se deputeti Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive të tij në vetëm 9 transaksione që ne kemi evidentuar mund të jenë edhe shumë më shumë, ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 36 mijë euro. Në këto kushte ai është neë shkelje të Kushtetutës konkretisht të nenit 70, pika 3. Këto fakte, janë konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Finacave dhe Drejtoria e Thesarit.

Sinaj: Jam këtu sot për të sqaruar të gjithë shqiptarët, sepse ata të zonës sime e dinë se kush janë. Mua nuk më lejohet që të ndërhyj në biznes, personi i besueshëm më ka dhënë disa të dhëna, ajo që ka dalë është një gjë qesharake. 32 mln lekë janë rimbursim TVSH-je, nga biznese të mbyllura, që kanë shkuar në likujditet, këto janë lekët e biznesve, nuk janë lekët e buxhetit. Për çfarë ke ardhur këtu? Të më heqësh mandatin e parë që unë e kam mbyllur, faturat e mandatit të dytë janë vetëm 350 mijë lekë. Unë nuk kam bërë biznes kur jam bërë deputet, në politikë kam hyrë për të dhënë kontribut, rrogën e kam dhënë për njerëzit në nevojë. U kam krijuar mundësinë njerëzve në nevojë që të jetojnë si të gjithë. Më vjen keq zoti Bardhi, si nuk e gjete që unë kam dhënë 100mln lekë nga llogaria ime personale për situatën e tërmetit.

Si nuk e gjete që ky Bigalb grup, pas meje ka dhënë dhe ai 100 mijë euro. Më falni që po flas kështu, më detyruat që të më plasë cipa, që të flas hapur. Si ka mundësi që Vullnet Sinaj ka dhënë 100 mijë euro, a ka një deputet që të ketë dhuruar në këto shifra për shtetin shqiptar, ti merresh me këto gjëra që janë banale. Biznesi im është familjar, unë jam me kuota pasive, është një biznes që ka 2500 punonjës. Ai biznesi im ka siguruar të gjithë punonjësit në një kompani private. Janë 150 mijë euro që biznesi i paguan për punonjësit e vetë, më detyruat që të flas kështu. Unë nuk e di nëse je i martuar dhe ke fëmijë zoti Bardhi, ai biznesi që është 100% imi, është ai që ka bërë sallën e kardiokirurgjisë në spitalin Nënë Tereza. Si ka mundësi që ti vjen këtu dhe më thua që unë kam bërë namin. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension, për këto dosje voluminoze që ju keni sjellë këtu, unë duhet të konsultohem me juristë.

1 VITE ME PARE

"Ka përfituar fonde publike!" Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, kërkesa shqyrtohet sot në Këshillin e Mandateve

Këshilli i Mandateve shtyn vendimin për Vullnet Sinajn/
Vullnet Sinaj

TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 deputetëve të opozitarës, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Kjo kërkesë e PD-së, e cila e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij, do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim.

Në mocionin thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

“Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit”, ka thënë më herët Sinaj në një reagim të tij.

keshilli i mandateve

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen