LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!" Shehaj bllokon mbi tre orë foltoren e Kuvendit, përjashtohet nga seanca! Përplasje me Bardhin, Nokën dhe Mziun: Po bëhesh shërbëtor i socialistëve!

• Seanca plenare ka degraduar në debate dhe përplasje fizike në Kuvend. • Deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit për më shumë se 3 orë në seancën e sotme. • Shkak për këtë është bërë mos dhënia e të drejtës për replikë nga ana e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. • Spiropali i ka tërhequr vërejtje dhe e ka paralajmëruar për përjashtim nga seanca. • Deputeti Shehaj pavarësisht paralajmërimeve ka refuzuar të lirojë foltoren që kreu i PD-së, Sali Berisha të mbante fjalën. • Gjatë replikave të saj me deputetin, Spiropali ironizoi opozitën, ku tha se janë më mirë origjinalët kur bëhet fjalë për bllokim foltoreje, duke iu referuar deputetëve të PD-së. • Pas kësaj Spiropali e ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin Agron Shehaj. • Spiropali i kërkoi gardistëve ta nxirrnin jashtë Shehajn, pasi sipas saj, po bllokonte fjalën e deputetëve të tjerë të Kuvendit, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi mos ta prekin deputetin.• Pavarësisht se u përjashtua dhe kolegët i bënë thirrje të tërhiqet nga veprimi i tij, Shehaj e mbajti foltoren e bllokuar prej më shumë se tre orë. • Nga bllokimi i foltores disa nga deputetët e opozitës nuk kanë mundur të mbajnë fjalën e tyre për pikat e rendit të ditës. • Për këtë arsye, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Shehaj. • Ndërkohë, një përplasje është regjistruar në Kuvend mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit Agron Shehaj.• Noka e spostoi me forcë Shehajn nga foltorja, ndërsa e ka akuzuar se po përdoret nga socialistët.• Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi. • Para se të shkonte atje, ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por nuk e bëri.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Balluku live me Shehajn në rrjetet sociale! Ministrja: E kam pritur 2 here në parlament, por mori raport

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
Agron Shehaj dhe Belinda Balluku

TIRANA- Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme për disa orë. Shehaj ka vijuar të kërkojë një interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Gjatë momenteve kur ai mbante të mbllokuar foltoren, një moment është futur live në rrjetet e tij sociale teksa iu bashkua dhe Balluku. Ministrja tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.

Pjesë nga fjala në videon-live:

Belinda Balluku: Agron Shehaj e kishte që gjithë mundësinë që të dilte në interpelancë 2 herë, e kam pritur dy herë. E kam pritur më datë 3 tetor dhe për shak se opozita kishte problemet e veta siç e ka dhe sot, ndërkohë që po digjnin karriget u që të rrinte jashtë dhe për këtë arsye mori dhe raport mjeksor. Kjo është e vërteta për interpelancën e kam pritur dy herë në parlament.

Agron Shehaj: Jo si mashtruese, si gënjeshtare. Pse ikën Belinda, unë s’kam gjë për të fshehur Belinda. Unë të jap mundësinë tu flasësh edhe mbështetësve të mi. Belinda është mësuar të mos thotë të vërtetën, thjesht gënjen. Në korrik i kam kërkuar interpelancë për një vjedhje. Belinda u zhduk, çdo javë i kam kërkuar kur do bëhet, kur do bëhet. Javën e kaluar i kërkova, të caktonte ditën e interpelancën, do u jepte llogari qytetarëve për 1.3 mld euro. Në këtë rast tha nuk jam në Shqipëri, por zbuluam se ishte në Shqipëri. Gënjeu dhe kryetarja e kuvendit tha se nuk është në Shqipëri. E organizuan teatrin. Erdhi këtu Belinda i tha kryetares së Kuvendit mos i jep fjalën. Belinda, i ke të gjithë vartësit në burg, si mund të vish të flasësh këtu. I ke në burg të gjithë Belinda. Ku janë vartësit e tu Belinda. Ku është krahu yt i djathtë, i ke në burg, ke vjedhur popullin më të varfër në Europë. E sheh ca jete bën ti, ca jete bëjnë qytetarët e thjeshtë. Ka ikur 1/3 e popullsisë Belinda, ti e rregullove për veten, bën super jetë me paratë e qytetarëve. S’ke punuar një jetë në ditën dhe bën jetë milioneri. S’ke punuar një ditë në jetën tënde, ke vjedhur tërë jetën. Tërë jetën me mashtrime, gënjeshtra.

 

1 VITE ME PARE

Përplasjet me Shehajn për foltoren/ Bardhi: Situatë qesharake! Tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur gjatë seancës së sotme plenare lidhur me përplasjet që u shkaktuan pas bllokimit të foltores prej disa orësh nga deputeti Agron Shehaj. Bardhi tha se Shehaj tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Ai shtoi se mazhoranca nuk respekton rregulloren e Kuvendit lidhur me interpelancat sepse dëshiron të krijojë situata qesharake. 

"Një deputet tentoi të pengonte fjalën e deputetëve të opozitës. Në 12 shtator Elda Hoti ka mbajtur një interpelancë me të njëjtin subjekt. Dhe kryetari duhet t'i refuzojë interpelancat me të njëjtin objekt brenda një sesioni parlamentar. Keni 5 seanca që sillni këtë çështje për diskutim e ridiskutim, deri sa e çuat në keqpërdorje që mbajti 4 orë peng seancën sot. Nuk respektoni rregulloren sepse doni të krijoni në sallë situate qesharake", tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Përplasja me Nokën në Kuvend, Agron Shehaj: Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"

TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi foltoren. Teksa Noka po mbante fjalën në Kuvend, Shehaj ishte live në Facebook dhe Noka e largoi me forcë nga foltorja pasi po e mbante të bllokuar.

Gjithashtu në videon në Facebook, Shehaj thotë që atë që nuk bëri PS e bëri ish-kolegu i PD-së duke e larguar me dhunë. Po ashtu në video dallohet edhe momenti kur noka vjen i merr telefonin dhe ia hedh në tokë.

"Atë që nuk bëri mazhoranca të më largonte me dhunë, e bëri Flamur Noka. Erdhi këtu dhe më largoi me dhunë, atë që nuk bëri Garda, atë që nuk bëri mazhoranca e bëri ish-kolegu i PD. Dëgjojeni opozitën, është ai që rrahu votuesit e PD. Dëgjojeni opozitën", thotë Shehaj. 

1 VITE ME PARE

Bllokimi i foltores në Kuvend/ Degradon në fjalë banale debati mes Mziut dhe Shehajt: Mbylle gojën, papagall!

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
kuvendi

TIRANË- Tensionet dhe debatet sot në Kuvend kanë degraduar deri në përdorimin e fjalëve banale mes deputetëve të opozitës. Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi.

 

Para se të shkonte atje, ai pati edhe një përplasje me Shehajn nga distanca, duke e quajtur “papagall”, madje mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur, por nuk e bëri. Në shkëmbim replikash dhe ofendimesh, u dëgjuan edhe sharje të rënda nga Mziu drejt Shehajt, si “të q... robt!”. 

Debati:

Mziu: Pusho papagall... Të q... robt. Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre...

Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.

Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!

1 VITE ME PARE

"Mu hiq qafe"/ Përplasje e dhunshme mes Nokës dhe Shehajt, ndërpritet seanca plenare

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
Noka dhe Shehaj

TIRANË- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në seancën e sotme plenare. Teksa Noka po fliste në Kuvend, Shehaj po rrinte përballë foltores. Kjo ka sjell acarimin e Nokës, i cili sulmoi Shehajn dhe i hodhi telefonin përtokë. 

 

"Largohu se je bërë klouni i Erion Veliajt. Mu hiq qafe Agron. Mu hiq qafe se po flas. Nuk i bëj debate me ty," tha Noka.

 

Pas përplasjes fizike, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për pak minuta. 

1 VITE ME PARE

Tensione në Kuvend/ Bllokoi foltoren, Noka shtyn deputetin Shehaj: Je ushtar i Erion Veliajt

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
shehaj, noka

TIRANË- Një përplasje është regjistruar në Kuvend pak minuta më herët mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe deputetit Agron Shehaj.

 

Ky i fundit prej më shumë se një ore kishte bllokuar foltoren e Kuvendit, duke penguar që deputetët e Kuvendit të mbajnë fjalën mbi projektligje. Noka e spostoi me forcë Shehajn nga foltorja, ndërsa e ka akuzuar se po përdoret nga socialistët. 

 

"Je ushtar i Erion Veliajt. Përdoresh nga rilindja dhe Engjëll Agaçi", tha Noka. 

1 VITE ME PARE

Debati jashtë kamerave të Kuvendit/ "Po bëhesh shërbëtor i këtyre", Shehaj përplaset Bardhin: Ti i ke rrahur demokratët (VIDEO)

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
bardhi, shehaj

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është ndërprerë disa herë pasi deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit. Pavarësisht se u përjashtua dhe kolegët i bënë thirrje të tërhiqet nga veprimi i tij, Shehaj e mban foltoren e bllokuar prej më shumë se një ore.

Nga bllokimi i foltores disa nga deputetët e opozitës nuk kanë mundur të mbajnë fjalën e tyre për pikat e rendit të ditës. Për këtë arsye, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi është përfshirë në debat me deputetin Shehaj

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt, siç shihet në videon e postuar nga Top Channel.

Në përgjigjen e tij Shehaj iu drejtua Bardhit duke i thënë “Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur".

 
1 VITE ME PARE

Shehaj mban të bllokuar foltoren edhe pas përjashtimit/ Spiropali: Garda, nxirreni jashtë! Berisha: Mos e prekni deputetin

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
kuvendi

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka bllokuar foltoren e Kuvendit prej gati një ore. Kryetarja e Kuvendit për këtë veprim e përjashtoi edhe nga seanca plenare. 

Ndërkohë pranë deputetit i cili ende nuk e ka liruar foltoren, ndodhen edhe punonjës të Gardës.

Spiropali i kërkoi gardistëve ta nxirrnin jashtë, pasi sipas saj, po bllokonte fjalën e deputetëve të tjerë të Kuvendit, ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha kërkoi mos ta prekin deputetin.

1 VITE ME PARE

Spiropali përjashton Shehajn dhe ndërpret seancën plenare: Çlironi foltoren dhe suksese

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
elisa spiropali

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin Agron Shehaj, pasi ky i fundit bllokoi për disa minuta foltoren e Kuvendit. 

Spiropali: Jeni i përjashtuar nga seanca zoti Shehaj. Çlironi foltoren dhe suksese.

Pas përjashtimit të Shehajt, Spiropali vendosi gjithashtu ndërprerjen e seancë plenare deri sa të lirohet foltorja e Kuvendit. Kjo sepse deputeti Shehaj ka refuzuar të lirojë foltoren edhe pas përjashtimit nga seanca. 

1 VITE ME PARE

Shehaj bllokon foltoren/ "Do të përjashtoj nga seanca", Spiropali: Janë më të mirë origjinalët për bllokim foltoreje

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
spiropali, shehaj

TIRANË- Deputeti Agron Shehaj ka bllokuar prej disa minutash foltoren e Kuvendit. Për këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ka tërhequr vërejtje dhe e ka parlajmëruar për përjashtim nga seanca e sotme plenare. Deputeti Shehaj pavarësisht paralajmërimeve ka refuzuar të lirojë foltoren që kreu i PD-së, Sali Berisha të mbante fjalën.

Gjatë replikave të saj me deputetin, Spiropali ironizoi opozitën, ku tha se janë më mirë origjinalët kur bëhet fjalë për bllokim foltoreje, duke iu referuar deputetëve të PD-së.

"Do të përjashtoj nga seanca, do të heq të drejtën e fjalës, je i regjistruar ke 10 minuta, do të përjashtoj nga seanca. S’mund të mbajë peng një Kuvend të tërë. E di që ju si parti e re doni t’i nxirrni jashtë loje këta të vjetrit, po qe për bllokim foltore jua kalojnë ata se kanë më shumë eksperiencë se ju. Për të qenë kopje të tjerëve, janë më mirë origjinalët.", tha Spiropali. 

1 VITE ME PARE

Kërkesa e Shehajt për interpelancë, Balluku: Isha në sallën e Kuvendit kur ti merrje raport mjekësor

 

"Kisha një raport me PD por, rrugët tona ndahen këtu!"
belinda balluku

 

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku i është përgjigjur kërkesës së deputetit Agron Shehajt për zhvillimin e Interpelancës. 

Balluku tha se ka qenë më 3 tetor në Kuvend për zhvillimin e interpelancës, ndërsa Shehaj mungonte, pasi sipas saj, deputeti kishte marrë raport mjekësor, nga frika e protestës së deputetëve demokratë gjatë seancës plenare.

“U ktheva, u futa në seancë. Nuk duhet të vij? Kthehet njeriu Dhurata, s’e kuptoj ku është ky provlem. Zoti Shehaj ka marrë dy herë raport mjekësor, nga frika juaj. Unë kam qenë e gatshme për interpelancë. Unë jam jashtë, jam në kantiere, jam në parlament. Nuk kam munguar kur kam pasur inteperlancë. Nuk ka gënjyer kryetarja. Nuk mund të vijmë në seancë pasi kthehemi? Është replikë për zotin Sula. Këtu nuk ka gënjeshtër, po flas për interpelancë me zotin Shehaj. Kam kënaqësi që më jepet mundësia që populizmin e tij ta bëj leckë, se nuk ka argumenta. Unë kam qenë më 3 tetor për interpelancë, zoti Shehaj nuk ishte kur ju protestonit. Unë nuk do ta bëj burrë zotin Shehaj, nuk e bëj dot. Nuk i jap dot zemër.”, theksoi ajo.

seance plenare 19 dhjetor 2024

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen