LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë, në pranga dhe Adriatik Kalemi e Julian Kalemi

• Përplasja për vrasjen e Aleksandër Sadikajt dhe vrasjen e biznesmenit Edmond Papa vijon ende të jetë protagoniste në kronikat e zeza. • Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. • Bode i shpallur në kërkim që nga viti 2022, dyshohet se është autori i vrasjes së Papës në lagjen Selitë në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë. • Gjithashtu në pranga ra dhe Julian Kalemi, i cili kishte strehuar Boden në banesën e tij në Memaliaj. • Po ashtu gjatë të njëjtit operacion, RENEA ka vënë në pranga dhe Adriatik Kalemin në Gjirokastër. • Kalemi u kap me 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. • Pak kohë më parë në Memaliaj, Kalemit i ekzekutuan babanë Shyqyri Kalemi. • Vrasja e parë që ka ndodhur është e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. • Për vrasjen e Sadikajt, si hakmarrje është ekzekutuar pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës biznesmeni Edmond Papa.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përgjakën rrugët e Tiranës e Memaliajt/ Saga e vrasjeve të klaneve Kalemi dhe Papa, a do të përfundojë me kaq?

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë,
Edmond Papa dhe Aleksander Sadikaj

TIRANË- Klani Kalemi mori një goditje të fortë ditën e sotme nga RENEA, pas arrestimit të vrasësit të biznesmenit Edmond Papa, Andreë Bode së bashku me Julian Kalemin dhe Adriatik Kalemin. Përplasja mes këtyre dy klaneve ka nisur në vitin 2022, kur me porosi të Papës është hedhur në erë me bombë me telekomand Aleksandër Sadikaj. Kjo ngjarje vijoj disa muaj më pas ku për hakëmarrje është ekzekutuar biznesmeni Edmond Papa. 

Vrasja e Sadikajt

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë.

Vrasja e Edmon Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Vrasja e dyfishtë në Greqi

Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. 

Atentatet ndaj Andrea Kalemit

Atentati i parë ndaj Andrea Kalemit ka ndodhur më 9 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij. Më pas vetëm disa muaj më vonë në 14 dhjetor 2023, Andrea Kalemi është plagosur me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave greke kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

Tentativa për vrasjen e Zamir Kalemi

Më 12 janar të vitit 2024, tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit, Zamir Kalemi. Ngjraja ndodhi në orët e mbërmjes pranë zones së Selitës, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. Nga të shtënat, Kalemi mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që autorët disa minuta më vonë dogjën automjetin në Bërzhitë. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk kapi organe jetike, ai u plagos vetëm në këmbë. Autorët e ngjarjes nuk u zbuluan kurrë.

Masakra e trefishtë në Memaliaj

Më 21 Korrik 2024 plani për hakmarrje nga Klani Papa ka vijuar duke vendosur si objektiv babain dhe xhaxhain e Adriatik Kalemit. Breshëria e plumbave është derdhur në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Shyqyri Kalemi së bashku me vëllanë e tij Artur Kalemin. Nga të shtënat ka humbur jetën Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin dhe një klient në lokal. Viktimat janë 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela të cilët ndodheshin në momentin "e gabuar" pranë shënjestrës. Nga atentati ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. 

1 VITE ME PARE

Me armë e mijëra euro/ Momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit në Memaliaj, ja çfarë gjeti tjetër Policia (VIDEO)

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë,
Arrestimi

GJIROKASTËR- Videoja e mëposhtme është nga momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit në Memaliaj. Policia gjatë kontrollit në banesën e Kalemit ka gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Ndaj tij rëndon akuza e "Mbajtjës pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

Pjesë nga njoftimi i Policisë:

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

1 VITE ME PARE

U arrestua për vrasjen e Edmond Papës/ Kush është Andrew Bode, e shkuara kriminale në Greqi

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë,
Edvin Bode dhe Edmond Papa

MEMALIAJ- 44-vjeçari Andrew Bode, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Edmond Papës, është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj, teksa strehohej në banesën e Julian Kalemit. Gjatë aksionit të Policisë në Gjirokastër është arrestuar dhe Adriatik Kalemi, me armë zjarri e mijëra euro.   

Por kush është Andrew Bode?

Edvn Bode u bë i njohur në Shqipëri pas vrasjes së biznemenit Edmond Papa në Selitë në 16 dhjetor. Ai së bashku me Albano Velon kanë ndjekur lëvizjet e Papës nga Saranda për në Tiranë dhe në momentin e parë që gjetën mundësinë, Bode shkrepi armën që rezultoi në vrasjen e Papës.

Por për autoritetet vendase dhe ato të huaja Bode nuk është person i pa njohur. Ai ka hesape ende të pambyllura me drejtësinë greke. I riu me origjinë nga Berati, është dënuar në mungesë nga drejtësia greke për trafikim të lëndëve narktotike dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj. Dyshimet janë të forta që për t’ju shmangur drejtësisë greke, Andreë Bode fshihej në Shqipëri, pas ekzekutimit së Papës.

Disa ditë pas vrasjes së Papës, Bode në Berat kishte aplikuar për pasaportë me procedurë të përshpejtuar më datë 29 dhjetor dhe më datë 30 dhjetor, e ka tërhequr dokumentin. Fakti që ai ishte nxituar për marrjen e pasaportës, ngriti dyshimet për largimin jashtë vendit, por sistemi TIMS nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Ekzekutimi i Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës, dyshohet të jetë kryer në formë hakmarrje për vrasjen makabre Aleksandër Sadikajt, ngjarje e ndodhur më 11 qershor në rrugën Tiranë-Elbasan. Velo dhe Bode ishin miq të Sadikajt. 

1 VITE ME PARE

U arrestua sot me armë e mijëra euro/ Kush është Adriatik Kalemi, pak javë më parë i ekzekutuan babain

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë,
Andrea Kalemi

GJIROKASTËR- 52-vjecari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi është prangosur ditën e sotme në banesën e tij në Gjirokastër, pasi u kap me armë zjarri e mijëra euro. Bashkë më Kalemin u arrestuan dhe Julian Kalemi e vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode në Memaliaj. 

Por kush është Adriatik Kalemi?

Andrea Kalemi rezulton person me precedentë kriminal që në vitin 2001. Ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Në vitin 2023 Andrea Kalemi ka arritur t’i shpëtojë sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë, ndërsa një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë.52-vjeçari i cili njihet edhe si Adriatik Kalemi u plagos rreth datave 14 ose 15 dhjetor, ndërsa dyshimet e para, janë hedhur mbi pistën e një tentative për vrasje me pagesë. Gjithashtu atij iu bë shënjestër e një sulmi edhe më 9 gusht të 2023, në ishullin Paxos të Greqisë, teksa pushonte me familjen.

Më 20 korrik të 2024, Kalemit i vranë babain, Shyqyri Kalemin, në një atentat me armë zjarri. Pistë e atentatit dyshohet se është vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës.

Kalemi është kushëri i parë me Aleksandër Sadikajt, saktësisht djali i dajës së viktimës, i cili u vra me tritol teksa lëvizte me mjetin e tij në një zonë në afërsi të Saukut në Tiranë. Pak kohë më vonë, u vra në Tiranë bizesneni nga Saranda, Edmond Papa. Për vrasjen e tij "fajësohen", Albano Velo dhe Andrew Bode. Por nuk mbeti pa u përmendur edhe vetë Kalemi. 

1 VITE ME PARE

Aksion në Memaliaj, arrestohet vrasësi i Edmond Papës! Në pranga edhe Julian Kalemi e Adriatik Kalemi

Klanet Sadikaj-Papa/ Arrestohet vrasësi i biznesmenit në Selitë,

MEMALIAJ- Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. Bode i shpallur në kërkim që nga viti 2022, dyshohet se është autori i vrasjes së Papës në lagjen Selitë në Tiranë së bashku me dy persona të tjerë. Gjithashtu në pranga ra dhe Julian Kalemi, i cili kishte strehuar Boden në banesën e tij në Memaliaj. 

Po ashtu gjatë të njëjtit operacion, RENEA ka vënë në pranga dhe Adriatik Kalemin në Gjirokastër. Kalemi u kap me 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Pak kohë më parë në Memaliaj, Kalemit i ekzekutuan babanë Shyqyri Kalemi. 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër dhe Reparti Special “RENEA”, operacioni policor i koduar “Plani”. Lokalizohet në Memaliaj, kapet dhe vihet në pranga një 45-vjeçar nga Tirana, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i kërkuar për vrasje. Gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas që strehonte në banesë, në Memaliaj, të kërkuarin. Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga dhe një shtetas tjetër, të cilit bazuar në inteligjencën policore, iu krye kontroll në banesë, ku iu gjetën armë zjarri, armë gjahu, antiplumb, silenciatorë, municion luftarak, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Gjirokastër, bazuar në inteligjencën policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për vrasje dhe të një shtetasi tjetër që dyshohej se posedonte arsenal armësh në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Repartin Special “RENEA”, operacionin policor të koduar “Plani”. Në kuadër të operacionit të zhvilluar në Memaliaj, në banesën e shtetasit J. K., Policia kapi dhe arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. B alias A. B., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2022, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, dyshohet se janë autorët e vrasjes së shtetasit E. P..

Në vijim të veprimeve proceduarale, Seksioni për  Hetimin e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasin J. K., 42 vjeç, i cili ka strehuar shtetasin në kërkim. Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.

Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Cila është saga e ngjarjeve për këto arrestime? 

Vrasja e Edmon Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

Vrasja e Sadikajt

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

adriatik kalemi julian kalemi edmond papa aleksandër sadikaj andrew bode

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje