LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet marramëndëse të Pentagonit! A e ka lideri i ri i Iranit, pushtetin në dorë?

• Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Izraeli kanë përafruar kryesisht qëllimet ushtarake në një luftë me Iranin. • Trump iu referua koordinimit të ngushtë të dy ushtrive, mbrojti një email për mbledhjen e fondeve që shkaktoi reagime dhe paralajmëroi aleatët e NATO-s për një të ardhme shumë të keqe nëse nuk kontribuojnë në sigurinë e Ngushticës së Hormuzit.• Ndërkohë, Departamenti i Mbrojtjes miratoi pa autorizimin e Kongresit, 93 miliardë dollarë blerje, më shumë sesa kishte shpenzuar në çdo vit buxhetor që nga viti 2008. • Gjashtë muaj para se Shtetet e Bashkuara të nisnin një luftë prej një miliard dollarësh në ditë kundër Iranit, shefi i Pentagonit Pete Hegseth bëri një mori shpenzimesh, që rezultojnë se nuk kanë lidhje me shpenzimet e luftës. • Më tej, Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit. • Sipas raportimeve, kjo çështje është duke u diskutuar dhe që gjërat mund të lëvizin varësisht prej gjendjes së luftës. •Mediat e huaja kanë raportuar se kompani amerikane të naftës kanë paralajmëruar administratën amerikane se kriza me energjinë që është shkaktuar nga lufta në Iran ka mundësi të përkeqësohet.

9 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Kemi goditur 7000 objektiva...", Trump: Shkatërruam gjithçka në ishullin Kharg të Iranit, përveç zonës së tubacioneve të naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku ka folur për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme dhe situatën në Ngushticën e Hormuzit.

"Ne kemi goditur mbi 7,000 objektiva, komerciale dhe ushtarake në Iran. Ata nuk kanë shumë raketa të mbetura, sulmet me dronë nga Teherani janë ulur me 95%", tha presidenti amerikan.

"Ata janë zhdukur fjalë për fjalë", tha trump, duke shtuar se forca ajrore dhe marina e Iranit janë shkatërruar, udhëheqësit e tyre janë zhdukur dhe teknologjia e tyre kundërajrore është shkatërruar.

Trump tha se SHBA-të dhe Izraeli po bëjnë atë që duhej të ishte bërë shumë vite më parë, teksa njoftoi se SHBA-të sot goditën tre fabrika në Iran ku prodhoheshin dronë dhe raketa. Lidhur me çështjen e Ngushticës së Hormuzit, Trump tha se 90-95% e energjisë që përdorin vendet kalon andej dhe kështu që ato duhet të na vijnë në ndihmë.

"Ne e kemi bërë me Iranin, por duam ndihmë atje", tha ai, duke shtuar se e ka ditur për një kohë të gjatë se aleatët e Amerikës nuk do të ishin atje nëse SHBA-të do të kishin nevojë për ndihmë.

"Shumë vende më kanë thënë se janë në rrugën e duhur. Disa janë shumë entuziaste për këtë dhe disa kanë marrë pjesë tashmë. Do të doja të përmendja emrat e tyre, por sinqerisht nuk e di nëse do të donin apo jo, sepse ndoshta nuk duan të jenë në shënjestër. Disa janë vende që i kemi ndihmuar për shumë, shumë vite... dhe niveli i entuziazmit ka rëndësi për mua. Kemi disa vende ku kemi 45,000 ushtarë, ushtarë të shkëlqyer, që i mbrojnë nga rreziku dhe kemi bërë një punë të shkëlqyer. Dhe kur duam të dimë, "A keni ndonjë anije minahedhëse?" [ata përgjigjen] "Epo, ne do të preferonim të mos përfshiheshim, zotëri", vazhdoi ai.

Ai iu referua gjithashtu bombardimeve amerikane të ishullit Kharg të premten, duke thënë se ata shkatërruan gjithçka përveç “tubave” ku ruhet nafta. Megjithatë, ai e bëri të qartë se mund të ndryshonte mendje, duke shtuar se shkatërrimi i naftës do të zgjaste vetëm “disa minuta”. Gjithashtu Trump foli për Venezuelën, duke thënë se presidentja e re (Delhi Rodriguez) po ia del shumë mirë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Konflikti me Iranin/ Trump: Lufta nuk do të zgjasë shumë, çmimet e naftës do të bien ndjeshëm

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin se konflikti me Iranin nuk do të zgjasë shumë, ndërsa deklaroi se çmimet ndërkombëtare të naftës do të bien ndjeshëm kur të përfundojë kriza.

Duke folur për gazetaren e PBS, Liz Landers, Trump tha se sipas vlerësimit të tij, konfrontimi me Iranin nuk do të zgjasë shumë dhe se tregu i energjisë do të reagojë me një rënie të çmimeve të naftës. 

Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se ai i dha udhëzime specifike ushtrisë amerikane para operacionit ajror të së premtes, në mënyrë që të shmangte sulmet në infrastrukturën kritike të naftës së Iranit. Sipas tij, ai i kërkoi Pentagonit të mos i bëjë asnjë dëm objekteve në ishullin Harg, i cili është pika kryesore e ngarkimit për eksportet iraniane të naftës.

Mediat shkruajnë se ishulli Harg konsiderohet me rëndësi strategjike për ekonominë iraniane, pasi rreth 90% e eksporteve të naftës së vendit bëhen prej andej. Trump tha se forcat ushtarake amerikane kishin marrë udhëzime të qarta për të mbajtur një distancë të sigurt nga objektet energjetike.

"Unë u thashë atyre të linin një distancë prej rreth njëqind metrash rreth çdo gjëje që lidhet me naftën," tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore"/ The Sun: Mojtaba Khamenei është në koma, ka dëmtime në mëlçi dhe stomak

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Mojtaba Khamenei

IRAN- Udhëheqësi i ri i Iranit është në gjendje të rëndë dhe po mbahet në jetë me ndihmën e aparaturave të frymëmarrjes. The Sun shkruan se, burime pranë spitalit Sina University Hospital në Teheran, ku po trajtohet 56-vjeçari Khamenei kanë zbuluar javën e kaluar se ai ishte në koma, i dëmtuar rëndë në këmbë dhe me lëndime në mëlçi e stomak. I njëjti burim ka zbuluar edhe sot se gjendja e Khamenei është përkeqësuar dhe tani ai po mbahet gjallë nga aparatuart.

“Truri i tij është në një gjendje shumë të ulët vetëdijeje dhe zemra dhe mushkëritë e tij funksionojnë vetëm sepse janë të lidhura me një makinë mbështetëse për jetën. Ai do të ishte i vdekur pa ventilatorin," tha burimi. 

Mojtaba Khamenei i emëruar udhëheqësi suprem është plagosur rëndë në të njëjtin sulm që vrau babanë e tij, Udhëheqësin Suprem, dhe Ajatollah Aliun, 86 vjeç, si dhe gruan dhe djalin tetëvjeçar të Mojtabas.

Praktikisht Irani po drejtohet nga Gardat Revolucionare Islamike, të cilët vazhdojnë të kryejnë sulme me dronë dhe raketa në rajon, pasi Mojtaba Khamenei është i paaftë për të marrë vendime të përditshme dhe se shteti po funksionon në mënyrë automatike sipas planit të krijuar nga lideri i ndjerë.

Në një deklaratë të lexuar nga një gazetare shtetërore, Khamenei premtoi hakmarrje për vdekjen e babait të tij dhe mbrojtjen e martirëve të Iranit, duke kërcënuar se do të rrjedhë gjaku lumë. Ai gjithashtu deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbahet e mbyllur, duke kërcënuar indirekt rrugët e energjisë dhe tregjet ndërkombëtare.

“U dërgojmë një mesazh udhëheqësve të rajonit dhe theksojmë se do të kemi marrëdhënie të mira me vendet përreth nesh. Por ekzistenca e bazave amerikane në disa nga këto vende dhe përdorimi i këtyre bazave për të sulmuar Iranin nuk i sjell dobi rajonit dhe ato duhet të mbyllen. Siç thamë, ne nuk jemi armiq të vendeve përreth nesh dhe po synojmë vetëm bazat e atyre amerikanëve. Zgjuarsia e popullit tonë e ka habitur armikun," u tha në deklaratë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Tashetheme apo e vërtetë? New York Post: Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual, ja pse babai i tij nuk e donte atë si pasardhës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Foto ilustruse

SHBA- Presideni i SHBA-së, Donald Trump u informua javën e kaluar se, sipas informacioneve nga shërbimet sekrete amerikane, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei mund të jetë homoseksual. Ndaj për këtë arsyeje, babai i tij, Ali Khamenei, kishte shprehur shqetësime për përshtatshmërinë e tij për të udhëhequr Republikën Islamike.

Pretendimi u përshkrua nga dy zyrtarë të komunitetit të inteligjencës amerikane dhe një person i tretë me njohuri për zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, presidenti amerikan nuk mund ta fshihte habinë e tij dhe qeshi me zë të lartë kur u informua për informacionin, sipas burimeve të cituara nga New York Post.

Të tre burimet pretendojnë se informacioni, megjithëse tingëllon i pamundur, konsiderohet i besueshëm nga agjencitë amerikane të inteligjencës dhe jo dezinformata që synon të lëndojë 56-vjeçarin Khamenei, i cili u zgjodh për të pasuar babain e tij si udhëheqës më 8 mars.

Thashethemet për marrëdhënien e tij

Dy nga burimet thanë se informacioni tregoi se Khamenei, ndërsa shërbente si kujdestar i babait të tij të moshuar, kishte një marrëdhënie seksuale afatgjatë me mësuesin e tij të fëmijërisë. Burimi i tretë tha se, sipas informacioneve të inteligjencës, marrëdhënia përfshinte një person që kishte punuar më parë për familjen Khamenei.

Raportet e mëparshme

Disa aspekte të jetës personale të Mojtaba Khamenei janë përmendur në të kaluarën. Një  diplomat amerikan deklaroi se ai ishte trajtuar në Mbretërinë e Bashkuar për probleme të aftësisë së kufizuar.

Sipas dokumentit, ai u martua relativisht vonë, rreth moshës 30 vjeç, dhe kishte nevojë për vizita të përsëritura në spitalet e Londrës përpara se gruaja e tij të mbetej shtatzënë.
Gruaja e tij Zahra dhe djali i tij adoleshent Mohammad Bayer thuhet se u vranë në sulmin ajror që vrau edhe babanë e tij. Ai gjithashtu ka një djalë dhe një vajzë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përplasjet në Gjirin Persik/ Spanja përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në një mision ushtarak në ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Margarita Robles

SPANJA- Spanja nuk do të marrë pjesë në asnjë mision ushtarak në ngushticën e Hormuzit sepse e konsideron të paligjshme luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, thanë sot ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të Spanjës.

Ministrja spanjolle e Mbrojtjes, Margarita Robles hodhi poshtë kërkesën e Donald Trump për mbështetje ushtarake për sigurinë e ngushticës. Mediat shkruajnë se ajo hodhi poshtë edhe  kërcënimet e presidentit amerikan për një të ardhme shumë të keqe për aleatët e NATO-s që nuk marrin pjesë në këtë mision ushtarak.

"Spanja nuk do të pranojë kurrë zgjidhje të improvizuara, sepse qëllimi duhet të jetë t'i japë fund luftës dhe ta bëjë këtë tani", tha Robles./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Gjermania përjashton pjesëmarrjen në misionin e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
Foto ilustruse

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, e përjashton për momentin pjesëmarrjen gjermane në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Në emisionin televiziv "Bericht aus Berlin” ai tha: "Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt.” Sipas Wadephul-it SHBA-ja dhe Izraeli i kanë thënë se qëllimi i sulmeve të tyre është shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht i programit bërthamordhe i programit të raketave. Gjermania pret ta informojnë kur kjo të ketë ndodhur dhe "pastaj do të dëshironim me kënaqësi të marrim pjesë në negociata,” tha ai. Sipas tij siguri në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë vetëm një zgjidhje përmes negociatave.

Lidhur me një zgjerim të mundshëm të misionit detar të BE-së "Aspides” në Ngushticën e Hormuzit, Wadephul u shpreh se është "shumë skeptik” nëse kjo do të sillte më shumë siguri në atë zonë, pasi sipas tij aty ku është vendosur tani misioni në Detin e Kuq "nuk po tregon efekte”.

Evropa ofron mbështetje konstruktive

Siguri mund të ketë vetëm nëse konflikti ushtarak "mund të zgjidhet në thelb”, tha Johann Wadephul. Ai pranoi se nuk kishte pritur drejtpërdrejt luftë dhe se gjithashtu "nuk dihet plotësisht saktë” se kur do të përfundojë. Sipas tij, është e qartë se Evropa gjithmonë ofron mbështetje konstruktive, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrugëve detare. "Por unë nuk shoh ndonjë nevojë të menjëhershme, dhe sidomos se pse Gjermania duhet të marrë pjesë,” tha ai.

"Kërkesa jonë ndaj SHBA-së dhe Izraelit është të na mbajnë të informuar dhe të na tregojnë cilat objektiva konkrete po ndjekin, dhe pastaj të diskutojmë së bashku se si mund të përfundojë kjo luftë.” - tha ministri i jashtëm gjerman. Sipas Wadephul në rajon të gjithë presin që Gjermania të ketë një rol aktiv.

Edhe Kancelari Friedrich Merz deklaroi të premten (13.03) se për momentin "nuk ka asnjë arsye për të menduar për një sigurim ushtarak të rrugëve detare”. Ai theksoi se Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe se "ne gjithashtu nuk duam të bëhemi pjesë e saj”. "Prandaj të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”

Trump kërkon mbështetje nga shtetet e tjera

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin SHBA-në në përpjekjet e saj në rajon, veçanërisht për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Ato vende të botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për këtë kalim, dhe ne do të ndihmojmë”, shkroi Trumpi në platformën e tij online Truth Social.

Ai tha se SHBA-ja do të koordinohet me këto vende në mënyrë që gjithçka të zhvillohet shpejt, pa probleme dhe mirë.

Në një postim të mëparshëm Trumpi kishte shkruar se shumë vende do të ndihmojnë, por ende nuk është e qartë se cilat vende kishte parasysh Trump dhe nëse ndonjë shtet tashmë ka premtuar të dërgojë anije luftarake.

Kërkesa e Trumpit vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur dhe disa vende perëndimore po diskutojnë nëse duhet të marrin rol më aktiv apo të fokusohen në zgjidhje diplomatike.

Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen

Ministri britanik i Energjisë, Ed Miliband, tha se Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse Britania e Madhe mendon të dërgojë anije për kërkimin e minave detare ose dronë detarë në rrugën ujore strategjikisht shumë e rëndësishme të Hormuzit për të siguruar qarkullimin e anijeve, Miliband tha për televizionim "Sky News" vetëm se qeveria britanike është në kontakt me aleatët e saj.

Ai i tha gjithashtu BBC-së se po shqyrtohen të gjitha opsionet që mund të ndihmojnë për rihapjen e ngushticës. Megjithatë sipas tij, mënyra më e sigurt dhe më e mirë është përfundimi i konfliktit./DW

2 MUAJ ME PARE

SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anijesh në Hormuz

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet

Shtetet e Bashkuara janë afër prezantimit të një koalicioni për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit, kanë raportuar mediat Wall Street Journal dhe Axios, teksa Irani ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet.

“Nisur nga kjo javë, administrata Trump planifikon të bëjë të ditur që shumë shtete janë pajtuar të formojnë një koalicion për t’i shoqëruar anijet nëpër Ngushticën e Hormuzit”, ka raportuar Wall Street Journal më 15 mars, duke mos cituar me emra burimet amerikane.

Sipas raportimeve, kjo çështje është duke u diskutuar dhe që gjërat mund të lëvizin varësisht prej gjendjes së luftës. Diskutime ka edhe mes pjesëmarrësve se kur mund të nisë punën ky mision – teksa zgjasin luftimet apo vetëm pas një armëpushimi.

Axios, duke cituar burimet e veta ka raportuar më vonë se presidenti amerikan, Donald Trump shpreson ta bëjë të ditur këtë koalicion në javën në vazhdim dhe që është duke e shqyrtuar mundësinë e kapjes së Ishullit strategjik të Hargut - të cilin forcat ushtarake amerikane e bombarduan më 13 mars - në rast se trafiku vazhdon të mbetet i bllokuar në ngushticë.

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “shtetet e botës që pranojnë naftën përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë zonë, dhe ne do të ndihmojmë SHUMË”.

Në një intervistë të publikuar më 16 mars nga Financial Times, Trump ka thënë se forcat e NATO-s përballen me një “të ardhme shumë të keqe” nëse një vend anëtar nuk i ndihmon Shtetet e Bashkuara në Iran.

Më 15 mars, kryeministri britanik, Keir Starmer ka biseduar me Trumpin për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit në mënyrë që të mos pengohen furnizimet globale, ka bërë të ditur Zyra e kryeministrit britanik.

Starmer ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin kanadez, Mark Carney, me të cilin kanë diskutuar se si bllokada në ngushticë është duke prekur furnizimet globale. Ata janë zotuar se do t’i vazhdojnë diskutimet më 16 mars.

Wall Street Journal ka raportuar edhe se kompani amerikane të naftës kanë paralajmëruar administratën amerikane se kriza me energjinë që është shkaktuar nga lufta në Iran ka mundësi të përkeqësohet.

Sipas gazetës, pas takimeve të njëpasnjëshme të zyrtarëve amerikanë me udhëheqësit e kompanive më të mëdha të naftës në SHBA, pengesat në ngushticë “do të vazhdojnë të krijojnë armiqësi në tregjet globale të energjisë”.

Për më tepër, sipas gazetës, nëse forcat ushtarake do të nisin shoqërimin e anijeve nëpër Hormuz teksa armiqësitë janë në zhvillim e sipër, atëherë kjo gjë do të shënojë fazë të re të rrezikshme në luftën e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Teherani ka nisur sulme drejt aleatëve arabë të SHBA-së në rajon dhe mund t’i shënjestrojë anijet e huaja në ngushticë, ndonëse Trump dhe zyrtarë tjerë amerikanë kanë thënë se marina e Iranit është shkatërruar gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit. Pavarësisht se është goditur nga këto dy shtete prej ajrit, Irani vazhdon të nisë sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit dhe aleatëve arabë të SHBA-së në rajon.

Ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araqchi e ka hedhur poshtë një pretendim të Trumpit se Teherani po kërkon të negociojë me Uashingtonin. Trump ka thënë se nuk është gati për bisedime sepse “kushtet e Teheranit nuk janë mjaftueshëm të mira”.

Ndërkohë, Iraku vazhdon t’i vërejë pasojat e luftës në shtetin fqinj, pasi autoritetet atje janë duke raportuar për sulme të shumëfishta, ose kundër grupeve të afërta me Iranin, ose në bazat amerikane.

Autoritetet irakiane kanë thënë se pesë persona janë plagosur më 15 mars në një sulm me raketë në kompleksin e aeroportit të Bagdadit, ku gjendet një objekt diplomatik amerikan.

Në aeroportin e Bagdadit gjendet edhe një kompleks i madh ushtarak, një qendër burgu ku mbahen shumë të dyshuar për terrorizëm si dhe një qendër diplomatike dhe logjistike e SHBA-së.

Prej nisjes së luftës, Iraku e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore në gjithë shtetin. Iraku konsiderohet aleat i SHBA-së, por aty ka edhe popullsi të madhe shiite dhe milici e forca politike të lidhura me Iranin. Milicitë e lidhura me Iranin kanë thënë të kenë kryer sulme ditore me dronë dhe raketa kundër bazave amerikane.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, ka thënë se Izraeli ka ende mijëra shënjestra për t’i goditur brenda Iranit. “Ne ende kemi mijëra shënjestra brenda Iranit dhe jemi duke identifikuar shënjestra të reja çdo ditë”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Izraeli është duke vazhduar sulmet ndaj qendrave ku besohet se strehohen pjesëtarë të Hezbollahut në Liban. Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Ushtria izraelite ka thënë më 15 mars se është duke goditur infrastrukturën e Hezbollahut në jug të Bejrutit, pas bastisjeve që janë kryer më parë më afër kufirit./REL

2 MUAJ ME PARE

Nga gaforrja tek pianoja/ Shpenzimet marramendëse prej 93 miliardë dollarësh të Pentagonit, Pete Hegseth

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet

Pete Hegseth

SHBA– Gjashtë muaj para se Shtetet e Bashkuara të nisnin një luftë prej një miliard dollarësh në ditë kundër Iranit, shefi i Pentagonit Pete Hegseth bëri një mori shpenzimesh. Vetëm në shtator, Departamenti i Mbrojtjes  ose Departamenti i Luftës, siç e quajti Presidenti Donald Trump, megjithëse pa autorizimin e Kongresit miratoi 93 miliardë dollarë blerje, më shumë sesa kishte shpenzuar në çdo vit buxhetor që nga viti 2008.

La Repubblica shkruan se,  shumica e parave shkuan për gjëra që nuk duket se lidhen shumë me ushtrinë. Ndër shpenzimet e panevojshme ishin një piano Steinway & Son me vlerë 98,000 dollarë për shtëpinë e shefit të shtabit të Forcave Ajrore; 5.3 milionë dollarë në pajisje Apple, përfshirë iPad-in e ri; dhe një sasi astronomike butakësh, duke përfshirë 2 milionë dollarë në gaforre mbretërore të Alaskës dhe 6.9 milionë dollarë në bishta karavidhesh.

Bishtat e karavidheve, pjesa më mishtore dhe më e shijshme e peshkut, duket se janë të preferuarat në Pentagonin e Hegseth: departamenti shpenzoi më shumë se 7.4 milionë dollarë për to në mars, maj, qershor dhe tetor. Ndër blerjet e tjera të shtrenjta të ushqimit, qeveria vendosi të shpenzojë 15.1 milionë dollarë për biftekë sirloin (vetëm në shtator), 124,000 dollarë për makina akulloresh dhe 139,224 dollarë për 272 porosi petullash.

Disa javë më vonë, miliona amerikanë humbën aksesin në programin e ndihmës ushqimore sepse administrata Trump e konsideroi atë të shpërdoruar. Miliona amerikanë humbën kujdesin shëndetësor sepse republikanët donin të zvogëlonin në mënyrë drastike shpërdorimin, ndërsa Pentagoni shpenzonte gjithçka që kishte. 225 milionë dollarë u shpenzuan vetëm për mobilje. Nga kjo shumë, 12,000 dollarë u shpenzuan për stenda për shporta frutash dhe 60,000 dollarë për kolltuqe Herman Miller.

Në pesë ditët e fundit të shtatorit, departamenti i udhëhequr nga Hegseth shpenzoi më shumë se 50 miliardë dollarë. Për ta vënë në perspektivë shkallën e kësaj, vetëm nëntë vende të tjera në botë shpenzojnë një shumë të ngjashme në të gjithë buxhetin e tyre të mbrojtjes në një vit të vetëm. Dhe kjo është shumë më tepër sesa projektojnë Kanadaja dhe Meksika në buxhetet e tyre ushtarake së bashku. Deri në vitin 2025, deficiti federal është rritur në 1.8 trilion dollarë. Vitin e kaluar, Trump premtoi shkurtime drastike të shpenzimeve dhe për këtë arsye ai kërkoi ndihmën e miliarderit Elon Musk , i cili nxiti shkurtimet e qindra mijëra punonjësve federalë.

Shpenzimet e shumta të Pentagonit ishin pjesë e një përpjekjeje për të shpenzuar të gjitha paratë e buxhetuara për vitin fiskal, i cili përfundon në shtator, për të shmangur përballjen me shkurtime në buxhetin e ardhshëm. Por mënyra se si u investuan paratë e taksapaguesve ka shkaktuar zemërim midis amerikanëve. Është e mundur që Hegseth të thirret në një seancë dëgjimore në Kongres për të shpjeguar se si një piano e madhe duhet të konsiderohet një shpenzim ushtarak./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Udhëheqja e re në Teheran: A e ka lideri i ri i Iranit pushtetin në dorë?

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Koordinimi SHBA-Izrael dhe shpenzimet
foto ilustruese

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mbase e ka pushtetin e plotë në dorë, pavarësisht se nuk ka bërë asnjë paraqitje publike qëkurse u emërua më 8 mars dhe pas raportimeve se ai mund të jetë plagosur në një sulm ajror, sipas një eksperti izraelit për çështje iraniane.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë në Tel Aviv më 11 mars, Raz Zimmt, i cili drejton programin për Iranin në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, tha se pyetja kryesore është nëse Khamenei do të jetë në gjendje të mbajë "kontakte të përditshme me establishmentin politik dhe me atë të sigurisë" për të ruajtur "aftësinë e regjimit për të funksionuar".

Radio Evropa e Lirë: Cili është vlerësimi juaj për gjendjen e tanishme në luftë?

Raz Zimmt: Është shumë e qartë se, si Izraeli, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur suksese shumë të rëndësishme ushtarake në përpjekjet e tyre për t’i dobësuar sa më shumë aftësitë strategjike të Iranit.

Nëse i shikoni kapacitetet e raketave balistike, sistemet e mbrojtjes ajrore, madje edhe disa pjesë të mbetura të programit bërthamor të Iranit, dhe sigurisht përpjekjet për të minuar ose dobësuar forcat e sigurisë së Iranit, Gardën Revolucionare, Basij-in, marinën iraniane, gjithçka po shkon mjaft mirë.

Pyetja është nëse këto arritje do ta mundësojë arritjen e qëllimeve kryesore, të cilat sipas mendimit tim janë dy: së pari, të dobësohen aftësitë strategjike të Iranit deri në një pikë ku do të jetë shumë e vështirë të rindërtojë programin e tij bërthamor dhe raketat balistike, ashtu siç u përpoq të bënte pas luftës 12-ditore në qershor.

Dhe, më pas, qëllimi i dytë do të ishte dobësimi dhe minimi i regjimit iranian.

Radio Evropa e Lirë: Në rregull, le t’i shtjellojmë një nga një, duke filluar me dobësimin efektiv të aftësive ushtarake dhe të sigurisë së Iranit.

Zimmt: Kur bëhet fjalë për raketat, gjatë luftës 12-ditore në qershor, Izraeli arriti t’i shkatërrojë shumë nga raketahedhësit dhe më pas t’i bllokojë hyrjet dhe daljet e të ashtuquajturave komplekse nëntokësore që përdoren për t’i ruajtur ato.

Nëse kjo ndodh përsëri, nuk do të përbëjë ndonjë ndryshim të madh, sepse në fund të fundit, Irani do të jetë në gjendje ta rikthejë prodhimin e raketave të tij, përveç nëse Shtetet e Bashkuara janë në gjendje t’i godasin komplekset nëntokësore dhe, më e rëndësishmja, t’i godasin linjat e prodhimit.

Sa i përket çështjes bërthamore, nëse lufta përfundon me 450 kilogramë uranium të pasuruar në shkallë 60 për qind (vlerësimet për sasinë që ka Irani ndryshojnë; kjo shifër është dhënë nga i dërguari amerikan Steve Witkoff), nëse ky material mbetet ende në Iran, atëherë ky do të ishte zhvillim shumë shqetësues, sepse Irani mund të ketë ende njohuritë teknike dhe kapacitetin për të kaluar në zhvillimin e armëve bërthamore.

Radio Evropa e Lirë: Një udhëheqje e re po shfaqet në Iran. Ende nuk ka asnjë shenjë të Khameneit të ri.

Zimmt: Po. Ka pasur disa raportime se ai në fakt është plagosur gjatë orëve të para të sulmit, por ai është emëruar nga Asambleja e Ekspertëve, kështu që duhet të supozojmë se është i aftë ta përmbushë detyrën e tij, të paktën.

Radio Evropa e Lirë: Pra, ju nuk do t’i jepnit shumë rëndësi faktit që nuk e kemi parë askund?

Zimmt: Jo. Është shumë e qartë se regjimi iranian po lufton për mbijetesë. Ata e dinë shumë mirë se Mojtaba Khamenei mund të bëhet caku i radhës nga Izraeli ose nga Shtetet e Bashkuara, dhe prandaj ai duhet të fshihet. Pyetja, sipas mendimit tim, është nëse ai është në gjendje të komunikojë dhe të vazhdojë kontaktet e përditshme me establishmentin politik dhe të sigurisë brenda Iranit, sepse kjo është ajo që ka rëndësi: nëse ai është në gjendje të ruajë një lloj vazhdimësie për të mbajtur aftësinë e regjimit për të funksionuar.

Radio Evropa e Lirë: A mund të mbijetojë regjimi?

Zimmt: Çdo lloj ndryshimi i regjimit në Iran, dhe ne sigurisht shpresojmë për ndryshim regjimi në Iran, varet sipas mendimit tim nga tri kushte kryesore. Njëra është dalja e miliona iranianëve në rrugë, sepse përndryshe do të jetë pothuajse e pamundur, sipas mendimit tim, të rrëzohet regjimi iranian vetëm përmes sulmeve ajrore.

Kushti i dytë do të ishte të shihnim një lloj koalicioni midis pjesëve dhe shtresave të ndryshme të shoqërisë iraniane, studentë, gra, shoferë autobusësh, punëtorë dhe pakica etnike, për të punuar së bashku.

Së fundi, një kusht tjetër për ndryshimin e regjimit në Iran është të ketë disa çarje dhe ndarje, dhe ndoshta dezertime, brenda aparatit të sigurisë në Iran. Dhe, kjo është diçka që do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur sepse, siç e dimë, Garda Revolucionare dhe Basij varen shumë nga Republika Islamike. Ata e dinë se nëse regjimi shembet, mund të paguajnë pasoja për këtë. Prandaj ata, sipas mendimit tim, do të luftojnë deri në fund.

Radio Evropa e Lirë: Pra, deri tani nuk ka çarje?

Zimmt: Mund të shohim një dobësim të rrjeteve të komandës dhe kontrollit brenda Iranit. Mund të shohim disa ndarje midis pjesëve të ndryshme të establishmentit ushtarak dhe politik në Iran.

Por, sigurisht që nuk kemi parë ndonjë humbje të kontrollit. Vetëm dje pashë informacione për pika kontrolli të ngritura nga Basij dhe nga forcat e rendit në Iran. Ende kemi raportime për agjencitë e inteligjencës në Iran që arrestojnë njerëz për tradhti ose për bashkëpunim me Izraelin.

Radio Evropa e Lirë: Nëse regjimi mbijeton, si do të jenë gjërat?

Zimmt: Kam frikë se, nëse regjimi i tyre mbijeton, veçanërisht nëse është nën udhëheqjen e Mojtaba Khameneit, mund të shohim një shtet edhe më të ashpër, më të përkushtuar jo vetëm për të vazhduar synimet strategjike kryesore të Iranit - që do të thotë raketat, programin bërthamor dhe ambiciet rajonale - por mund të shohim edhe një regjim që mund të rrezikojë edhe më shumë krahasuar me atë nën udhëheqjen e Ali Khameneit.

Për shembull, e dimë se gjatë viteve nën udhëheqjen e Khameneit, Irani po përparonte drejt arritjes së statusit të një shteti pothuajse bërthamor, por Khamenei nuk mori vendimin përfundimtar për të zhvilluar armë bërthamore.

Shqetësimi im është se dikush si Mojtaba mund të rrezikojë për ta bërë këtë, veçanërisht pasi të kuptojë se kjo mund të jetë pengesa përfundimtare përballë Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Radio Evropa e Lirë: Nëse establishmenti fetar mbetet në pushtet, çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet me shtetet e Gjirit?

Zimmt: Ata do ta kuptojnë se nëse ky regjim mbetet ende në këmbë, do të duhet të pajtohen me këtë. Dhe, presidenti Trump nuk do të jetë këtu përgjithmonë. Nuk jam i sigurt nëse ata mund t’u besojnë izraelitëve, sepse disa prej tyre të paktën e konsiderojnë Izraelin si një forcë destabilizuese.

Përfundimi i tyre mund të jetë: mund të na duhet të punojmë me Izraelin dhe me Shtetet e Bashkuara për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes kundrejt iranianëve, por gjithashtu duhet të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t’u përshtatur me Iranin, sepse Irani është këtu për të qëndruar dhe sepse Republika Islamike mund të vazhdojë të ekzistojë./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë