LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton postojnë VIDEO në rrjete sociale! Pse Harry dhe vëllai i monarkut s'patën rol në cerenomi?

•Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Carles u mbajt mesditën e djeshme në Londër. Kjo është ceremonia e 39 e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. •Kurorëzimi i Mbretit u bë brenda kishës 900 vjeçare Westminster Abbey. •Charles u kurorëzua me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga vitet 1300. •Por, çfarë po ndodh në Londër një ditë pas ceremonisë historike? Princ Harry, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt SHBA, pas një udhëtimi të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, për t'u rikthyer te familja e tij, princesha e Sussex Meghan Markle dhe dy fëmijët Lilibet dhe Archie. •Vetëm disa orë përpara kurorëzimit historik të mbretit Charles III u njoftua se as Harry dhe as vëllai i monarkut Princi Andrew nuk do të kishin role formale në ceremoni. •Dy princat u përjashtuan nga lista e anëtarëve të familjes mbretërore që do të ishin protagonistë në ceremoninë historike. •Kjo për shkak të sjelljeve të tyre ndër vite jo të hijshme dhe në kundërshtim me rregullat e familjes mbretërore. •Ndërkohë, një tjetër atmosferë kanë shfaqur, princi dhe Princesha e Uellsit, kanë publikuar sot një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mbretit Charles, ditën e djeshme në Londër. •Në video shfaqen momente nga largimi i tyre nga shtëpia, nga kortezhi për në pallat, por edhe tre fëmijët e familjes. Princi George 9-vjeçar, tani i dyti në radhën e fronit, luajti një rol të rëndësishëm në kurorëzimin përkrah mbretit të ri. •Në sy ra edhe princesha Charlotte dhe princi Louis. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurorëzimi i Mbretit Charles III/ Vazhdojnë festimet në Britani, koncerte dhe ceremoni solemne

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton
Kurorëzimi i mbretit Charles III

BRITANI- Në Mbretërinë e Bashkuar po vazhdojnë ceremonitë e kurorëzimit të Mbretit Çarls III. Ndërsa mediat britanike sot kanë publikuar botime speciale kushtuar ceremonisë së djeshme, familja Mbretërore ka falenduar njerëzit që megjithë motin me shi dolën për te festuar ngjarjen historike e cila u përsërit pas 70 vjetësh. Të dielën, në mbarë Britaninë e Madhe po mbahen ceremoni të ndryshme përfshirë edhe shtrimi i mijëra drekave për familjet dhe komunitetet.

Mijëra festa në rrugë dhe dreka u mbajtën të dielën për të shënuar kurorëzimin e Mbretit Çarls III, një ceremoni solemne që u mbajt të shtunën në Londër.

Dreka e Madhe është një nismë mbarëkombëtare për të bashkuar fqinjët dhe komunitetet për të festuar Kurorëzimin e Mbretit Çarls III. Këtë radhë pritet të zhvillohen më shumë se 50 mijë ngjarje të tilla.

“Ne pamë kurorëzimin dje me familjen tonë, shtruam një drekë në shtëpi, shikuam të gjitha ngjarjet dhe donim të vinim sot vetëm për të shijuar atmosferën, për të parë dekorimet, për të parë se si ishte gjithçka”, tha Laura Knight, banore e kryeqytetit britanik.

Sonte pritet të mbahet edhe një koncert me yje të muzikës, përfshirë këngëtaren Katy Perry. Gazetat në Mbretërinë e Bashkuar publikuan të dielën botime speciale duke iu kushtuar faqet e tyre të para ngjarjes historike.

Shumica e gazetave treguan Mbretin Çarls të veshur me kurorën e tij në faqen e parë, me raporte speciale brenda për ceremoninë e cila ishte e zhytur në ritualin e lashtë mbi 1000 vjeçar.

Atmosfera ishte e mrekullueshme sepse kishte kaq shumë njerëz, por për fat të keq nuk arritëm në zonën ku mund ta shikonim më qartë sepse ishim shumë vonë. Megjithatë, të shihje atmosferën ishte e këndshme”, thotë Andrea Rzihacek, turist nga Austria.

Australia shënoi kurorëzimin e mbretit Çarls III me një përshëndetje me 21 të shtëna me top në Kanberra të dielën pasdite. Përshëndetja kombëtare u realizua nga Garda Federale e Australisë. Mbreti Charles është kreu i shtetit në Australi, Zelandën e Re dhe 12 vende të tjera të ‘Commonwealth-it’, shtete jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, roli i mbretit është kryesisht ceremonial./VOA 

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Kurorëzimi i mbretit Charles në faqet e para të gazetave prestigjoze britanike, TITUJT me humorin anglez: E dashur, ky është një triumf

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton
Kurorëzimi i mbretit Charles III

BRITANI-  Kurorëzimi historik i mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla ka qenë kryefjala e shtypit në Britani dhe jo vetëm. Më poshtë do të gjeni të renditura mbi 11 gazeta, të cilat në faqen e parë kanë momente të ndryshme nga ceremonia historike, ku mbreti shfaqet me Kurorën në kokë dhe spektrin e arit në duar. Në disa të tjera ai shfaqet krahë mbretëreshës Camilla, shkruajnë mediat e huaja. 

Gazeta e të Dielës shkruan: “Mbreti i Botës. Një rekord shikuesish prej 300 milion njerëz panë momentin historik të Kurorëzimit”.

Ndërsa Mail on Sunday ka zgjedhur si titull:

E dashur ky është një triumf”.

“Të Lumtur dhe të Gëzuar” është titulli i Sunday Express.

Ndërsa “Në rritje deri në Lavdi” është titulli i 'The Sun on Sunday'. 

Një moment historik është shënuar në të gjithë përmbajtjen e tij tek sa Charlsi III është kurorëzuar Mbret bashkë me Kamilën Mretëreshë”, komenton faqen e parë The Sun on Sunday.

Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Carles u mbajt mesditën e djeshme në Londër. Kjo është ceremonia e 39 e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. Kurorëzimi i Mbretit u bë brenda kishës 900 vjeçare Westminster Abbey. Charles u kurorëzua me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga vitet 1300. 

3 VITE ME PARE

'Çfarë dite!'/ Princ William dhe Kate Middleton ndajnë VIDEON e veçantë nga ceremonia historike e mbretit Charles III

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton
Kate Middleton

BRITANI- Princi dhe Princesha e Uellsit, kanë publikuar një video me momente mbresëlënëse nga kurorëzimi i mbretit Charles, ditën e djeshme në Londër. 

Çfarë dite” shkruan Princi William dhe Kate Middleton në video duke falenderuar të gjithë ata që e bënë të veçantë ditën e djeshme.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of ëales (@princeandprincessofëales)

Në video shfaqen momente nga largimi i tyre nga shtëpia, nga kortezhi për në pallat, por edhe tre fëmijët e familjes. Princi George 9-vjeçar, tani i dyti në radhën e fronit, luajti një rol të rëndësishëm në kurorëzimin përkrah mbretit të ri. Në sy ra edhe princesha Charlotte dhe princi Louis. 

3 VITE ME PARE

Kurorëzimi i mbretit Charles III/ Pasi kryen 'adetet' në ceremoni, kthehet pa humbur kohë në familjen e tij në Kaliforni

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton
Princ Harry

BRITANI- Pas kurorëzimit historik të babait të tij, sovranit Charles III, princ Harry nuk ka humbur kohë dhe është kthyer ditën tjetër në SHBA, në Kaliforni aty ku prej dy vitesh është shpërngulur me familjen e tij pas shkëputjes në rolet e familjes mbretërore.

Mesa duket, princ Harry ka planifikuar vetëm një udhëtim të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar duke marrë pjesë në ceremoninë historike në Londër, shkruan CNN.

Siç pritej, ai nuk mori një ftesë për t'u bashkuar me familjen në ballkonin e Pallatit Buckingham pas shërbimit të ëestminster Abbey. Mbreti dhe Mbretëresha përshëndetën me dorë turmën e qytetarëve që ishin mbledhur dhe po festonin jashtë rezidencës mbretërore bashkë me anëtarët e tjerë në detyrë të familjes mbretërore. 

3 VITE ME PARE

Kurorëzimi i mbretit Charles III, princ Harry dhe Andrew asnjë rol zyrtar në ceremoninë historike

Kurorëzimi HISTORIK i mbretit Charles III/ Princ William dhe Kate Middleton
Prince Andreë dhe prince Harry

BRITANI- Pallati Buckingham zbuloi vetëm disa orë përpara kurorëzimit të mbretit Charles III të shtunën se as djali i monarkut, Princi Harry, as vëllai i tij Princi Andreë nuk do të kishin role formale në ceremoni. Dy princat u përjashtuan nga lista e anëtarëve të familjes mbretërore që do të ishin protagonistë në ceremoninë historike. Kjo për shkak të sjelljeve të tyre ndër vite jo të hijshme dhe në kundërshtim me rregullat e familjes mbretërore. 

Në vitin 2020, Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, njoftuan se po tërhiqeshin nga detyrat e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, duke u zhvendosur përfundimisht në Kaliforni. Të dy kanë qenë kritikë për mënyrën se si u trajtuan nga familja mbretërore, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndërsa emri i princ Andrë është lakuar në një sërë skandalesh, përfshirë atë të akuzave për sulm seksual ndaj një të miture Virginia Giuffre, i cili më pas për t'i shpëtuar burgut pagoi një shumë të majme parash për të zgjidhur çështjen jashtë gjykatës. Mbretëresha Elizabeta II e ndjerë i hoqi të gjitha rolet e nderit ushtarak dhe shumica e fondacioneve dhe organizatave që ai përfaqësonte ndërprenë lidhjet me princin.

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen