Evakohen njerëzit në Sudan
SUDAN- Ukraina kreu një operacion të suksesshëm shpëtimi për 138 njerëz nga Sudani, duke përfshirë 87 ukrainas kryesisht specialistë të aviacionit, pilotë, teknikë dhe anëtarë të familjes së tyre. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës (MDI) më 25 prill, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu u evakuuan, qytetarët e Gjeorgjisë dhe Perusë. Në total u shpëtuan 138 qytetarë, mes tyre 35 gra dhe 12 fëmijë. Të gjithë të evakuuarit janë të sigurt në Egjipt. Atyre iu ofrua ndihma e nevojshme mjekësore, ushqim dhe ujë. Qytetarëve të Ukrainës u sigurohet mbështetje për viza dhe dokumente dhe presin një kthim të shpejtë në shtëpi.
Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 4000 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.