LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mblidhet Këshilli i Legjislacioni, shqyrtohet mandati i Xhaçkës, Bushka caktohet relatore, Bardhi: E keni zvarritur procesin, po mbroni deputeten

• Mblidhet Këshilli i Legjislacionit, po shqyrtohet mandati i deputetes Olta Xhaçka. Mbledhja nisi me debate. PS kërkoi që mbledhja të zhvillohet e mbyllur, ndërsa deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin. • Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mazhoranca e ka zvarritur çështjen për të mbrojtur deputeten Xhaçka. Klotilda Bushka u caktua relatore. Mbledhja e mbyll me debate. Deputeti Bardhi i akuzoi socialistët se kishin shkelur kushtetutën. • Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendpasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD dhe ka shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese. • Tashmë, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës. Më pas Kushtetuesja merr vendimin final.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën, mblidhni letrat dhe ikni

Mblidhet Këshilli i Legjislacioni, shqyrtohet mandati i
Gazment Bardhi

TIRANË- Socialistja Klotilda Bushka është caktuar si relatore për çështje mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. Vendimi u morn ë mbledhjen e zhvilluar sot në Këshillin e Legjislacionit.

Në fund të mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është ngritur në këmbë dhe ka kërkuar vijimin e mbledhjes, pavarësisht se kryetarja e ka konsideruar të mbyllur.

“Vazhdoni të shtyni çështjen, ndërkohë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Ne ishim tek pika e parë, si mund të kalojmë tek pika 2. Ju jeni prapë në shkelje të Kushtetutës dhe ikni nga mbledhja. Shkelni kushtetutën mblidhni letrat dhe ikni,”- dëgjohet të thotë Bardhi në video.

 

3 VITE ME PARE

Debate për mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Pse e zgjasni? Apo keni nevojë për pagesat shtesë që ju jepen sa herë mblidhemi në Kuvend

Mblidhet Këshilli i Legjislacioni, shqyrtohet mandati i
Gazment Bardhi

TIRANË- Debate në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar që të vijohet me procedurat përsa i përket verifikimit të mandatit të Olta Xhaçkës. Por, ka hasur në kundërshtinë e maxhorancës. Fatmir Xhafa dhe Ermonela Felaj janë shprehur se gjërat duhen bërë sipas rendit. Dhe, në mbledhjen e sotme, sipas socialistëve, është caktimi i relatorëve.

Pjesë nga debate në mbledhje:

Fatmir Xhafa: Mbledhja më e thjeshtë që mund të kishte Këshilli i Legjislacionit dhe çdo komision i zakonshëm. Kanë ardhur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar të disponojë sipas procedurës. Sot duhet të caktojmë relatorët. Të caktojmë kur të jenë relatorët gati mbledhjen e Komisionit dhe më pas të fillojmë të diskutojmë.

Gazment Bardhi: Çdo anëtar i Këshillit të Legjislacionit ka lexuar vendimet dhe del në konkluzion. Nuk jemi të pika 3 që do paraqesim raport. Jemi në pikën 5. Do e mbajmë vetë iniciativën për këto ndryshime, apo do ia çojmë nismëtarit. Jemi në tejkalim të afatit 30-ditor që përcakton rregullorja dhe nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Çfarë nevoje ka këtu për të caktuar relator?

Ermonela Felaj: Afati nuk lidhet me momentin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, por me publikimin e vendimeve në Fletoren Zyrtare.

Gazment Bardhi: Po çfarë po bëni, s’kemi pse të zgjasim një procedurë që mund ta mbyllim që sot. Të marrim rroga dhe shtesa kot për sa herë që mblidhemi në Kuvend. Thuajeni që keni nevojë për ato para shtesë dhe ja, u bë. Po mbani përgjegjësi për taksat e qytetarëve.

3 VITE ME PARE

Akuzat e Bardhit: Vonuat mbledhjen 3 muaj, po kalon viti dhe mandati i Xhaçkës zvarritet ende

Mblidhet Këshilli i Legjislacioni, shqyrtohet mandati i
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza kundrejt maxhorancës pr zhvillimin me mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit. I pranishëm në mbledhje, Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po përdoret nga mazhoranca pasi ka vonuar tre muaj mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit.

“Po kalon një vit dhe mazhoranca po zvarrit një çështje që do duhej të ishte marrë tashmë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Dua të ndalem fillimisht tek 5 vendimet. Unë çmoj se sa i përket vendimit që kërkon ndërhyrje në kodin e procedurës civile, Këshilli t’i rekomandojë nismëtarit që të bëjë analizën dhe të depozitojë nismën në Parlament,”- tha Bardhi.

3 VITE ME PARE

Legjislacioni nis me debate/ PS kërkon mbledhje me dyer të mbyllura, Çupi: Fusni mediat brenda

Mblidhet Këshilli i Legjislacioni, shqyrtohet mandati i
Dhurata Çupi

TIRANË- Mbledhja në Këshillin e Legjislacionit ka nisur me debate. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kërkuar që mbledhja të bëhet e mbyllur. Përfaqësuesja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që media të jetë në mbledhje dhe të ndjekë diskutimin. Sipas zonjës Çupi nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur.  Madje, ajo shton se që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja duhet të jetë e hapur. Çupi kërkoi të lejohen mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit.

“Nuk ka asnjë dispozitë që të bëhet mbledhja e mbyllur. Që në momentin që njoftohet në faqen e Kuvendit atëherë automatikisht mbledhja duhet të jetë e hapur. Mediat të cilat janë duke pritur prej më shumë se 40 minutash në hyrjen e Kuvendit duhet të futen brenda,”- tha Çupi.

keshilli i legjislacionit mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen