All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për mandatin e Sinajt shkon në Kuvend! Bardhi: Mazhoranca ka zvarritur procedurat, çështja të kalohet në seancën e parë

• Këshilli i Rregullores dhe Mandateve ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. • Mbledhja nisi me diskutimet për mocionin e mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj. • Opozita dhe mazhoranca ranë dakord që çështja të kalojë në seancën plenare, ndërsa parlamentit do t’i çohen dy raporte, një nga Partia Demokratike dhe 1 nga Partia Socialiste. • Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka zvarritur procedurat për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. • Ai propozoi që mocioni të kalojë në seancën e parë që do zhvillohet në Kuvend, ndonëse është Java e Gjelbërt. • Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, propozoi që mocioni të kalohet në seancën e parë plenare dhe jo seancën e parë inauguruese të këtij sesioni parlamentar. • Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar sot zyrtarisht që Kuvendi të nis procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. • Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit. .

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Nuk dua ta plotësoj vetëdeklarimin për SKY ECC. Ç'do bësh ti?" Arben Pëllumbi debaton me Bardhin: Nëse deputeti shmanget e ka raportin me publikun

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
Arben Pëllumbi
All - Paragraf - 1

TIRANË- Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka bërë një pyetje në lidhje me propozimin e Bardhit që çdo deputet të vetëdeklarohet nëse ka përdorur SKYECC dhe Enchrochat. Pëllumbi i ka bërë një pyetje Bardhit se çfarë parashikohet në propozimin e tij, nëse një deputet refuzon që të plotësojë vetëdeklarimin. Ndërkohë që Bardhi ka theksuar se nëse një deputet shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. 

Arben Pëllumbi: Më lind pyetja, në rast se një deputet nuk do ta plotësojë, nuk dua ta plotësoj, çfarë parashikoni ju në këtë propozim? Asgjë. Prandaj që ta bëjmë të pjekur këtë, propozimi që ne ju bëjmë që të ngremë një grup pune për të adresuar nëse kemi apo jo një shqetësim të tillë. Më duket se është një zgjidhje e mirë për të dyja palët për të arritur në një kompromis, në të kundër unë mendoj se propozimi ka të bëjë me një luftë politike të ditës.

Gazment Bardhi: Unë nuk mendoj se ka deputetët që nuk përmbush detyrimet e rregullores, pastaj me vullnet të plotë nëse deputeti i shmanget, raporti i tij është me opinionin publik dhe jo me Kuvendin. Ky është standard etik.

1 VITE ME PARE

Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur "aplikacionet e krimit", Korreshi: Nuk bëhet "puçi puçi me gruan në SkyECC dhe Enchrochat"

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
saimir korreshi

TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve po diskutohet kërkesa e kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet e Sky ECC dhe Encrochat. 

Gjatë fjalës së tij mbi çështjen, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi tha se kjo kërkese ka për qëllimin integritetin e tyre, ndërsa u shpreh se dy aplikacionet e koduara nuk përdoren për qëllime të sinqerta. Ai tha se dy aplikacionet janë me vendim gjykate si të përdorura nga krimi i organizuar.

"Këto të dyja kanë vendim gjykate që janë zbardhur, se e para këto të dyja janë zbërthyer dhe ka përdorur krimi i organizuar. Ka edhe WhatsApp, por këto të dyja janë sensitive, kanë ardhur me letërporosi. Ne për integritetin e gjithsecilit e thamë njëherë se kush pi drogë, asnjëri nga ju, me drogë në Parlament, Sky Echrochat se doni prap, dy. Po jo, ka një gjë. Nëse ka një gjë sensitive që ka ky milet sot është të dijë të vërtetën, Nuk po themi të bëjmë organin e akuzës, por që me integritetin e çdo deputeti të shkruhet, që nuk i kam përdorur. S’ke pse e përdor për qëllime të sinqerta të flasësh me gruan puçi puçi në Enchrochat se nuk bën kjo “puçi puçi me gruan në Enchrochat”. Me vjen keq, por nuk e qëllojmë dot që një deputet të ketë folur me gruan në Sky dhe Enchrochat, ndaj janë hapur me këto platforma.

Nuk po them ti vihemi të gjitha rrjeteve sociale, po themi kush i ka përdorur, TikTok e kanë përdorur të gjithë, kanë sharë, kanë bërë edhe gjëra të tjera, por këto të dyja që janë provë materiale, si të lidhura me krimin e organizuar kaq transparencë duhet t’ia bëjmë njerëzve, po ka folur me gruan s’po themi gjë ne nuk ka ndonjë gjë të keqe", tha deputeti demokrat. 

1 VITE ME PARE

"Të deklarojnë nëse kanë përdorur SkyECC e Enchro"/ Bardhi: Janë ngritur dyshime mbi integritetin e deputetëve! Çuçi: Propozimi të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
çuçi, bardhi

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores është diskutuar një tjetër pikë e rendit të ditës, e cila ishte kërkesa e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky dhe Enchrochat. 

Bardhi tha se duke u nisur nga hetimet që kanë nxjerrë deputetë të lidhur me krimin, ngrihen dyshime mbi integritetin e deputetëve dhe vetë Kuvendit. 

Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit "Sky Ecc". Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më i gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

DISKUTIMI I PLOTË: 

Bardhi: Hetimet kanë zbardhur komunikimet edhe të deputetëve me eksponentë të krimit të organizuar. Këto dyshime ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e deputeteve, por edhe të vetë Kuvendit të Shqipërisë.

Çuçi: Doja te shprehja qëndrimin e grupit tone parlamentar, pavarësisht nga çfarë mendoj unë se si ruhet integriteti i deputetit. Nga pikëpamja proceduriale kete duhet ta shqyrtojmë edhe ne nje grup pune sepse janë disa çështje proceduriale qe duhen pare. A eshte kjo çështje Rregullores se Kuvendit apo jo? A duhet te merret Rregullorja vetem me nje aplikacion se jane disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo? Pra, janë disa çështje qe duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtoje nje grup profesionistësh kete çështje nese afekton apo jo Kodin Penal. Mund ta përfshijmë te formulari i vetedeklarimit përpara kandidimit apo mund te përfshijmë ndoshta dhe kryetaret e bashkive apo njerëzit e sistemit te drejtësisë. Une personalisht nuk e mendoj kështu, megjithatë la ta bashkojmë me ndryshimet e tjera te Rregullores dhe ta shohim me gjere këtë çështje. Mënyrën si e keni shkruar ketu propozimin nuk qëndron nga ana kushtetuese. Nuk duhet te bëjmë nje ndryshim i cili cenohet shume kollaj neser dej ne Gjykatën Kushtetuese. Nëse duam vërtet nje gje qe te adresoje ceshtjen e pastërtisë se figurës se deputetit, duhet ta bëjmë tamam, jo për populizem

Bardhi: Grupet e punës së administratës janë të administratës, ne jemi këshill i mandateve. Unë propozimin nuk e kam bërë që të ma vlerësojë sekretari i kuvendit apo administrata me gjithë respektin që kam. Kodi i etikës është pjesë e rregullores dhe sigurisht që parimet e etikës në i kemi në këtë rregullore.

1 VITE ME PARE

Mandati i Sinajt/ Bardhi: Mazhoranca ka zvarritur procedurat, çështja të kalohet në Kuvend të hënën! Bushka: Të votohet në seancën e parë plenare

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
gazment bardhi

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca ranë dakord në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që mocioni për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinajt të kalojë në Kuvend. 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka zvarritur procedurat për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. Ai propozoi që mocioni të kalojë në seancën e parë që do zhvillohet në Kuvend, ndonëse është Java e Gjelbërt.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, propozoi që mocioni të kalohet në seancën e parë plenare dhe jo seancën e parë inauguruese të këtij sesioni parlamentar. 

Bardhi: Ky Këshill është vonuar dy muaj që të vonojë  procedurat për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese, si vullnet i mazhorancës për të zvarritur procedurën. Raportin tonë e keni në dispozicion prej një muaji. Kërkoj që kjo çështje të votohet në seancën e ditës së hënë edhe pse është seancë inaugurimi. Ka një afat në Gjykatë Kushtetuese që të shqyrtohen çështje të tilla. Respektoni të  drejtën e pakicës parlamentare. E keni një eksperiencë të keqe të paparecedent për një kolegen tuaj që vazhdoni ta mbroni dhe të duke shkelur dy vendime të GJK dhe një opinion të Komisionit të Venecias. Mos u bëni përsëritës në shkeljen e Kushtetutës.

Bushka: Jemi pro dërgimit për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën. Në nisje të seancës kemi disa fjalime ceremoniale dhe nuk janë bërë as raportimet e komisioneve.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar sot zyrtarisht që Kuvendi të nis procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

1 VITE ME PARE

Mblidhet Këshilli i Mandateve, opozita dhe mazhoranca bien dakord që çështja e mandatit të Sinajt të kalojë në seancë plenare

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
keshilli i mandateve

TIRANË- Këshilli i Mandateve po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të ditës në mbledhje ishte dhe çështja e deputetit të PS-së, Vullnet Sinaj. 

Gjatë diskutimit, opozita dhe mazhoranca ranë dakord që çështja të kalojë në seancën plenare, ku do t’i çohen parlamentit dy raporte, një nga PD dhe 1 nga PS.

Mocioni i paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

1 VITE ME PARE

Mblidhet ditën e sotme Këshilli i Mandateve, priten diskutime mbi mandatin e deputetit Vullnet Sinaj

Mblidhet Këshilli i Mandateve/ PD dhe PS bien dakord, mocioni për
vullnet sinaj

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 10:00. Në mbledhjet pritet të diskutohen disa tema, mes tyre edhe mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Një nga pikat kryesore do të jetë vijimi i mbledhjes për mocionin e paraqitur nga një grup prej 1/10 të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky mocion kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Përveç kësaj, në rendin e ditës do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme: Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti. Ky projektvendim pritet të sjellë ndryshime që do të ndikojnë në funksionimin e brendshëm të Kuvendit.

Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që gjithashtu synon të sjellë përmirësime në proceset rregullatore.

mandati i vullnet sinajt keshilli i mandateve

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen