LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë në Policinë e Kosovës/ REAGIMET- Kurti dhe ambasadorët dënojnë aktin: Të papranueshme!

•Zhvillime të reja nga Kosova. •Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani njoftoi dje se 74 policë të rinj do të nisin shërbimin në Policinë e Kosovës, 45 prej të cilëve janë nga komuniteti serb. •Ky vendim nuk është pritur mirë nga qytetarët serbë të cilët kanë nisur kërcënimet në rrjete sociale duke publikuar fotografitë dhe emrat e 5 prej pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë nisur detyrën në Policinë e Kosovës. •Publikimi është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në aplikacionin telegram. •Kërcënimet janë cilësuar të papranueshme nga kreu i qeverisë Albin Kurti, ambasadori gjerman Jorn Rohde dhe ai amerikan Jeffrey Hovenier. •Në një konferencë për media, Kurti tha se faktori ndërkombëtar duhet të dënojë çdo lloj fushate kërcënimi të organizuar ndaj policëve serbë. •Policia e Kosovës më 4 janar shpalli konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas.  

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Kërcënimi i policëve serbë në Kosovë! Reagon Ambasadori i Francës

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Olivier Guerot

KOSOVË- Në lidhje me kërcënimet që kanë marrë serbët e Kosovës që janë bërë pjesëe Policisë së Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori francez Olivier Guerot.

Guerot me anë të një postimi në Twitter ka ripostuar deklaratën e shefit të EULEX’it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, i cili ka kundërshtuar këto kërcënimë. N1% të njëjtin mendim duket se është edhe amabsadori francez.

"Është me të vërtetë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të pasqyrojnë diversitetin e shoqërisë. Plotësisht në marrëveshje me EULEX“, -ka shkruar Guerot.

2 VITE ME PARE

Abbott dënon kërcënimet ndaj policëve serbë: Është e rëndësishme që Policia e Kosovës t’u shërbejë të gjitha komuniteteve

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Nicholas Abbot

KOSOVË-  Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të rinj serb. Në një postim në rrjete sociale, Abbott shkruan se kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme.

“I ndaj plotësisht këto shqetësime. Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të reflektojë diversitetin e Kosovës dhe të jetë në gjendje t’u shërbejë të gjitha komuniteteve. Frikësimet dhe kërcënimet ndaj atyre që duan të kontribuojnë për shtetin e tyre, janë të papranueshme”, ka shkruar ai.

72 policë të rinj nga radhët e komunitetet joshumicë kanë nisur punën në fillim të kësaj jave në veri të vendit. 45 nga këta policë janë nga komuniteti serb. Por vetëm pak kohë pas nisjes së detyrës, ndaj tyre nisi një fushatë kërcënuese nga përdorues serbë të rrjeteve sociale. Ndaj fushatës kanë reaguar krerët institucionalë e ndërkombëtarë. 

2 VITE ME PARE

Kërcënimi i serbëve në Policinë e Kosovës/ Osmani: Vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimeve se serbët po kërcënojnë policët e rinj në Policinë e Kosovës, që janë bashkëkombës të tyre. Teksa dënoi kërcënimet, Osmani tha se ato vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

“Dënoj kërcënimet ndaj oficerëve të PK-së nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani.

Kanali serb t.me/ BunkerSrb në platformën ruse telegram kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

2 VITE ME PARE

Kërcënimi i serbëve në Policinë e Kosovës/ Hovenier: Akte të papranueshme!

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i shqetësuar për raportimet se zyrtarët e ri policorë në veri të vendit që vijnë nga komunitetet serbe janë kërcënuar. Në një postim në Twitter, ai është shprehur se kërcënimet ndaj individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë janë të papranueshme. 

“Kërcënimet dhe frikësimet e individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë janë komplet të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Kanali serb t.me/ BunkerSrb në platformën ruse telegram kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës. 45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

2 VITE ME PARE

Fushatat kërcënuese ndaj serbëve në Policinë e Kosovës/ Kurti: Të papranueshme! Ndërkombëtarët të reagojnë ndaj presionit të Serbisë

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet ndaj policëve të komunitetit serb, të cilët morën detyrën në fillim të kësaj jave dhe u vendosën në pjesën veriore të vendit. Në një konferencë për media, Kurti tha se faktori ndërkombëtar duhet të dënojë çdo lloj fushate kërcënimi të organizuar ndaj policëve serbë. 

“Më lejoni që të iu uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të policëve të Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore të vendit. I përgëzoj për kurajon për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin e tyre për t’i shërbyer rendit e sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj nga komuniteti serb. Fushatat kanale e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Kreu i qeverisë është zotuar se institucionet e Kosovës do t’u ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj, ashtu sikurse edhe komunitetit prej nga vijnë e ku do të shërbejnë. 

2 VITE ME PARE

'45 serbë pjesë e Policisë së Kosovës'/ Rohde: Të ndalohen fushatat kërcënuese ndaj tyre

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me fushatën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb që diplomuan dhe nisën punën në Policinë e Kosovës. Diplomati gjerman ka shkruar në ‘Twitter’ se kjo fushatë frikësimi është shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë.

“Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet e pakicës boshnjake, rome, serbe dhe turke meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde. 

Kërcënohen me jetë serbët që nisën punë
Postimi

45 policë të komunitetit serb kanë nisur punën tashmë në stacionet policore në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan.

albin kurti jeffrey hovenier jorn rohde

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen