Bashkim Tahiri dhe Saimir Tahiri
TIRANE- Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ndodhet aktualisht në burg është ndarë nga jeta. Lajmin e kanë dhënë familjarët e ish-ministrit në një postim në faqen e tij, ku kanë ndarë edhe mesazhin e Tahirit për të. Ish-ministri i ka dërguar një letër nga burgu në pamundësi për të qenë krah të atit në ccastet e fundit. "O Ba, si nuk më prite",-thuhet në postim. I ati i Tahirit vuante prej vitesh nga leuçemia dhe vitet e fundit sëmundja i ishte përkeqësuar.
POSTIMI I PLOTË:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!