LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare drejtohet për në banesën e fundit 

• Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. • Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës. • Homazhet u mbajtën në Hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nga ora 10:00 deri në orën 13:00. • Familjarë, kolegë apo qytetarë ishin në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. • Qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.  • Flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe publike. • Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. • Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.

10 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin/ Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Dhimitër Anagnosti

TIRANË- Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës.

Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërkohë qeveria shpalli të martën ditën zie. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar.  Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar

10 MUAJ ME PARE

"Do mbetet i paharruar"/ Homazhe për Dhimitër Anagnostin, Timo Flloko: Solli në artin shqiptar vlerat më të vyera të kombit të vet

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Timo Flloko

TIRANË- Aktori Timo Flloko ka marrë pjesë në humazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosit, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 89-vjeçare. Flloko u shpreh se Anagnosti do mbetet një korife i shquar i artit shqiptar.

“Dhimtër Anagnosti e ka vrarë vdekjen e tij, solli në artin shqiptar vlerat më të vyera të kombit të vet, të cilat i pasqyroi në vepra artistike. Luajti një rol të rëndësishëm dhe të veçantë në emancipimin e lojës së aktorit. Ne aktorët i jemi borxhli për këtë gjë. Ai është përherë këtu mes nesh, është një korife i artit shqiptar dhe do mbetet i paharruar ngahera”, tha Flloko. 

10 MUAJ ME PARE

"Do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit"/ Berisha: Dhimitër Anagnosti ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës! 

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, mori pjesë në  homazhe në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Berisha u shpreh se Dhimitër Anagnosti do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Lideri i opozitës theksoi se mjeshtri i kinematografisë shqiptare ishte një kolos i gjenisë krijuese artistike që u angazhua për përmbysjen e diktaturës. 

"Sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar. Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtar më të shquar të vendit. Lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve. Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij.

Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike. Në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Ndaj, dhe njëherë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta," tha Berisha. 

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Berisha merr pjesë në homazhe për regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Sali Berisha dhe Liri berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti. Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha. 

Lideri i opozitës ka lënë një shënim në kujtim të regjisorit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.

10 MUAJ ME PARE

"Anagnosti la pas thesar e trashëgimi/ Ministri Gonxhja bën homazhe: Vepra e tij do mbahet mend gjithmonë

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Blendi Gonxhja

TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ka marrë pjesë në homazhet e ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Gonxhja tha se ndarja nga jeta e regjisorit lë pas një thesar dhe trashëgimi të vyer.

Ministri gjithashtu u shpreh se qëndrojnë pranë familjes së tij për të shprehur përulje dhe mirënjohje për punën e shkëlqyer që la pas.

“Ndarje që lë pas thesar e trashëgimi. Vepra e tij do të mbahet mend gjithmonë. Jemi këtu pranë yllit të tij, Roza Anagnosti, familjes së tij për t’i shprehur këtë përulje dhe mirënjohje të thellë e të lartë”, tha Gonxhja.

10 MUAJ ME PARE

“Mjeshtër i madh”/ Homazhet për Dhimitër Anagnostin, aktorja Marjeta Larja: I përjetshëm qoftë kujtimi i tij

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Marjeta Ljarja

TIRANË- Aktorja Marjeta Ljarja ka marrë pjesë në homazhet e ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. Marjeta theksoi se Anagnosti ishte një mjeshtër dhe filmat e tij do të jenë të paharruar.

"E kam njohur shumë mirë, ka qenë mjeshtër, e themi me zë të plotë. Më vjen keq që largohet dhe po lë kaq shumë gjëra saqë vetëm harresa nuk mund të jetë mbi këtë emër dhe mbi këtë mjeshtër kaq të madh e familjen e tij të bukur.

E kemi pasur i shembur gjithmonë një njeri shumë serioz, këmbëngulës, nuk e di si do të vijnë brezat dhe se si do ta kujtojnë, por filmat e tij do të jenë të paharruar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij," Marjeta Ljarja

10 MUAJ ME PARE

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Rama homazhe për regjisorin e shquar të kinematografisë shqiptare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku bëhen dhe homazhet, Rama la edhe një mesazh në librin e kujtimeve.

Ndërkohë qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe publike. 

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.

 

10 MUAJ ME PARE

"Me fat që kam qenë mikja e tij"! Homazhet për Anagnostin, Marjana Kondi: Kolos i artit shqiptar, iku me dinjitet

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Marjana Kondi

TIRANË- Aktorja Marjana Kondi ka marrë pjesë në homazhe e regjisorit Dhimitër Anagnosti. Kondi u shpreh se për homazhe është paraqitur 10 minuta para se të nisnin, ashtu sikurse kërkonte gjithmonë regjisori për t’u paraqitur në punë. Aktorja tha gjithashtu se Anagnosti iku nga kjo botë me dinjitet.

“Lum ai që ikën me dinjitet. Profesor Anagnosti, kolosi i artit shqiptar. Kam qenë me fat që kam qenë mikja e tij. Gjithkush duhet të dijë një gjë që në këtë botë kur të shkosh duhet të shkosh me dinjitet. Mbaj mend korrektesën e tij, humorin e bukur që kishte. Sot duhet të vija 10 minuta përpara ashtu siç donte në set. Jam me fat, kam mësuar shumë nga ai. Ishte i mrekullueshëm. Ai do të prehet në botën e vërtetë me dinjitet”, u shpreh Kondi.

10 MUAJ ME PARE

Nisin homazhet për ikonën e kinematografisë Dhimitër Anagnosti

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Dhimitër Anagnosti

TIRANË- Homazhet për nder të ikonës së kinematgrafisë Dhimitër Anagnosti kanë nisur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ku dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit. 

Ndërkohë që Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të Anagnostit. Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. 

10 MUAJ ME PARE

Vdekja e Dhimitër Anagnostit, Qeveria shpall 2 shtatorin ditë zie kombëtare

Lamtumirë Dhimitër Anagnosti! Ikona e kinematografisë shqiptare
Dhimitër Anagnosti

TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regjisorit që humbi jetën, Dhimitër Anagnosti. Ditën e sotme në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërkohë që shpenzimet e varrimit, homazheve dhe të ceremonialit të Anagnostit, do të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Njoftimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave:

SHPALLJEN DITË ZIE KOMBËTARE NË NDERIM TË TË NDJERIT, DHIMITËR ANAGNOSTI, PERSONALITET I SHQUAR I KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, dhe të pikës 12, të kapitullit VI, të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.420, datë 8.6.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen ditë zie kombëtare të martën, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit, Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare.

2. Në ditën e zisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e martë, datë 2.9.2025, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

4. Në orën 10:00, datë 2.9.2025, në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.

5. Radiotelevizioni Publik Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror, të transmetojë muzikë funebre.

6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili në përbërje të ketë:

– Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
– Ministrin e Mbrojtjes;
– Ministrin e Brendshëm;
– Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë;
– Drejtorin e Protokollit të Shtetit;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
– Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
– Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
– Përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;
– Përfaqësues nga zyra e shtypit e Kryeministrit.

7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

8. Shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

dhimitër anagnosti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen