Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se niveli i pjesëmarrjes nuk përbën kriter përcaktues për vlefshmërinë apo legjitimitetin e procesit zgjedhor që u mbajt ditën e djeshme. • Në një konference për mediat, Celibashi ka folur në lidhje me procesin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhjet që u mbajtën. • Ai ka deklaruar se në të ardhmen aplikimi i saj mund të shërbejë në disa aspekte të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve, përfshirë procesin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. • Sipas Celibashit, përdorimi i teknologjisë së avancuar nuk do të zëvendësonte plotësisht komisionerët apo numëruesit, por do të mund të ndihmonte në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së procesit. • I pyetur në lidhje me numërimin e ngadaltë të votave në krahasim me Kosovës, Celibashi deklaroi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave. • Celibashi theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit dhe bëri apel që ligjvënësit të përfundojnë reformën zgjedhore brenda vitit 2026.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Procesi zgjedhor në Shqipëri dhe Kosovë u zhvillua paralelisht ditën e djeshme, por ndryshe nga Kosova që arriti të publikojë rezultatet përfundimtare në kohë rekord për 18 komuna, në Shqipëri numërimi për 5 bashkitë në vendin tonë u vonua në krahasim me shtetin fqinj. Në një deklaratë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se problemi qëndron te procedurat ligjore dhe mënyra e numërimit të votave.
Sipas tij, për sa kohë që procesi i numërimit, vendndodhja e qendrave të numërimit dhe përdorimi i pajisjeve elektronike mbeten të pandryshuara, vonesat janë të pashmangshme. Celibashi theksoi se përgjegjësia për këtë çështje i takon Kuvendit dhe bëri apel që ligjvënësit të përfundojnë reformën zgjedhore brenda vitit 2026, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos përballen me të njëjtin problem të përsëritur.
“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.
TIRANA- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, gjatë një konference për mediat, u ndal edhe tek çështja e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje dhe legjitimiteti i fituesve të garës për kryetarë bashkie. Ai theksoi se niveli i pjesëmarrjes nuk përbën kriter përcaktues për vlefshmërinë apo legjitimitetin e procesit zgjedhor, pasi ligji nuk parashikon një prag minimal votuesish për ta konsideruar atë të vlefshëm.
"Në gjykimin e vlerësimin tim, i përkas grupit të atyre personave që angazhohen në procesin zgjedhor, që nuk është domosdoshmëri që të ketë kufi të pjesëmarrjes për t’i konsideruar zgjedhjet e vlefshme. Po ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Ka argumente për të dyja pikëpamjet. Ta vlerësojë politika se si e kanë interesin dhe si ato mendojnë se është interesi i qytetarëve. Për mua edhe ata që nuk votojnë, kanë një shprehje të interesit të tyre politik”, tha ai.
TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u shpreh sot se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 mund të shqyrtohet mundësia e përdorimit të inteligjencës artificiale në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat, Celibashi theksoi se teknologjia e avancuar mund të ndihmojë në menaxhimin dhe vlerësimin e votave, por nënvizoi se prania e komisionerëve mbetet e domosdoshme, pasi inteligjenca artificiale nuk mund të funksionojë në mënyrë të pavarur gjatë procesit të numërimit.
Pyetje: Përdorimi i AI në zgjedhjet në Tepelenë, a e shihni të mundshme që AI (Inteligjenca Artificiale) të aplikohet në zgjedhjet e 2027?
Ilirjan Celibashi: Ndoshta për të gjithë duhet të sqarojmë që AI në zgjedhje mund të përdoret për shumë aspekte, e përdorëm për numërimin. Përdorimi i AI nuk shmang komisionerë ose anëtarë të tjera, duhet dikush që t’i shfaqë tek kamera, më pas analizohen në një program të bërë me AI. Për vlerësimin tonë do të ishte e udhës të përdorej në të ardhmen, gjithmonë nëse ne përdorim këtë mënyrë numërimi.
Nëse përdorim pajisje, ajo e kryen vetë procesin. Për sa kohë AI po përdoret në shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse në procese zgjedhore të përdoret në tërësi, por se në çfarë fushe mbetet për t’u diskutuar. E bëmë jo duke parë të tjerët, por e ka sjellë zhvillimi global dhe teknologjik për ta përdorur këtë risi. Nuk ka asnjë arsye pse ta kishim droje.
TIRANA- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen inteligjenca artificiale të përdoret në procesin zgjedhor. Ai ka theksuar se aplikimi i saj mund të shërbejë në disa aspekte të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve, përfshirë procesin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Sipas Celibashit, përdorimi i teknologjisë së avancuar nuk do të zëvendësonte plotësisht komisionerët apo numëruesit, por do të mund të ndihmonte në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së procesit.
“Ndoshta për të gjithë duhet sqaruar se Ai në rastin e zgjedhjeve, mund të përdoret për shumë aspekte. Ne e pamë si me dobi pa përdorur për numërim dhe vlerësim të fletëve të votimit. Përdorimi i AI nuk shmang nga pikëpamja teknike komisionerët apo numëruesit de duhet të jetë dikush që i shfaq fletët e votimit përpara kamerës.
Në kuptim të kohës dhe saktësisë, për gjykimin tonë, do të ishte e udhës që të përdorej në të ardhmen. Nëse përdorim pajisje elektronike të numërimit dhe vlerësimit, këtë proces e kryen vetë pajisja përkatëse. Për sa kohë që AI po përdoret në shumë aspekte të jetës globale, nuk ka asnjë arsye pse dhe në proceset zgjedhore të mos përdoret. Pastaj në cilin moment apo aspekt do të diskutohet. E bëmë këtë test, as të nxitur dhe as të frymëzuar nga praktika t të 3-tëve. E ka sjellë zhvillimi global si mundësi për ta përdorur këtë risi. S’ka asnjë arsye që të kishim droje për të hezituar për ta testuar përdorimin e AI. Tej qasjeve sarkastike të dikujt, ne vlerësojmë që do t’ia vlejë në të ardhmen”, tha Celibashi.