LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i fashur në studio, kritikon sërish BIK: Naim Tërnava dhe ‘Mulla Mercedesi’ janë bërë si personazhe showbizi

• Autorët e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në Kosovë janë vënë në pranga. • Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani. • Syla, i cili u sulmua mbrëmjen e djeshme pasi u largua nga studioja e emisionit ‘Pressing’ është shfaqur i fashuar në emision ku ka treguar detaje nga sulmi i cili dyshohet se nisi pas deklaratave të bera më herët nga ai për hoxhën Mazllom Mazllomi të cilin me nota humori e quajti ‘Mulla Mercedesi’ dhe kryetarit të Bashkisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava ku u shpreh se bëjnë jetë luksoze, që sipas tij janë sjellje që nuk u shkojnë personave fetarë. • Ai ka folur edhe për heshjten e presidentes Vjosa Osmani lidhur me rastin në fjalë. Syla tha se presidentja duhet të reagojë për raste të sulmeve ndaj qytetarëve pasi ajo i përfaqëson të gjithë. Gazetari Valon Syla deklaron se BIK (Bashkësia Islame e Kosovës), nuk ka kontroll ndaj qytetarëve duke hedhur poshtë dyshimet se sulmin ndaj tij një natë më parë e kanë kryer ata. Ai ka kritikuar kryetarin, Naim Tërnavën duke u shprehur se është bashkuar me grupet ekstremiste për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. Edhe njëherë, gazetari Valon Syla ka sqaruar se kritikoi hoxhën Mazllom Mazllomi për shkak të sjelljeve të tij si personazh shoubizi. Syla kritikoi gjatë të martës hoxhën që ai e emërton “Mulla Mercedesi”. Ai thotë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan aspak personave fetarë. • Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. • Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. •Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu tha se në rrjetet sociale po përhapet gjuha e urrejtjes dhe se institucionet duhet t’i ndjekin këto raste dhe duhet të marrë dënimin e merituar. •Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, mbrëmjen e djeshme teksa po dilte nga studioja televizive. Sipas Kusarit, sulmi ndaj gazetari është i orkestruar. •Juristja shtoi se sulmi nuk është vetëm ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes por edhe ndaj demokracisë në Kosovë.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Fillova të bëj humor'/ Syla kritikon sërish kryetarin e BIK: Sjellja e “Mulla Mercedesit” dhe Tërnavës si showmena më shtyu që t’i kritikoj

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari Valon Syla thotë se kritikoi hoxhën Mazllom Mazllomi për shkak të sjelljeve të tij si personazh showbizz. Syla kritikoi gjatë të martës hoxhën që ai e emërton “Mulla Mercedesi”. Ai thotë se sjellja e hoxhallarëve dhe kryemyftiut Naim Tërnava nuk u ngjan personave fetarë.  

Ajo që kemi, arsyeja pse kemi nis këtë është një sjellje e pakuptimtë e imamit të Prizrenit, Mallzom Mazllomi, të cilin e njoh nga proceset gjyqësore për ata që shkuan në Siri. E njoh nga videot, fjalori ekstremist. Deklaratat e tij ku i pash, me disa gazetarë lokalë, ku pytke që a po agjëron dhe a je i martuar, në orët e hershme të mëngjesit në Facebook, e kuptova se po ai hoxhë kishte marrë një mercedes nga xhemati. Të duket si Jay Z si shoumen. Më shtyri të reagoj pasi aty ishte edhe Tërnava. Fillova të bëj humor. Ramazani është një muaj i shenjtë për Ramazanin ku tregohet modestia, ndalen sharjet dhe dhuna. Pra çfarë po ndodhë, po marrin Mercedesa dhe po rrahin gazetarë. Cka janë këta, a janë polici fetare. Nuk kam pasur kërcënime gjatë ditës. E kam kritikuar dhe tallur me stilin tim me doza të humorit për ta trajtuar si temë. Sepse në Kosovë badihava i thu dikujt ke vjedhur tender e ke shkelur Kushtetutën. Spo len shej. Duhet përdorur doza të humorit. Nga KoSOva po kqyrin me ikë krejt. Nuk duhet të ketë këso gjëra. Dalin njeërzit e marrin drejtësinë në duar të veta dhe të sulmojnë. Duhet ta ndërtojmë vendin tonë pasi në vend të huaj nuk mund të shkojmë të gjithë”, tha ai.  

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

3 VITE ME PARE

Kritikoi jetën luksoze të hoxhallarëve duke i quajtur 'Mulla Mercedesa'/ Gazetari Valon Syla komenton 'heshtjen' e Bashkisë Islame të Kosovës: Nuk kanë kontroll mbi qytetarët

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË-  Gazetari Valon Syla deklaron se BIK (Bashkësia Islame e Kosovës), nuk ka kontroll ndaj qytetarëve duke hedhur poshtë dyshimet se sulmin ndaj tij një natë më parë e kanë kryer ata. Ai ka kritikuar kryetarin, Naim Tërnavën duke u shprehur se është bashkuar me grupet ekstremiste për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. 

Sa i përket BIK-ut, ata nuk mund t’i kontrollojnë këto policitë fetare dhe grupet e dhunshme. Ai kur e pa atë në Prizrenin me Mercedesin, ai shkoi që të afrohet me këto grupet ekstremiste, sepse i duhen për vota në zgjedhjet e brendshme fetare. Ky është ai konformizmi që më shtyn të reagoj”, përfundoi ai.  

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

3 VITE ME PARE

U dhunua nga 3 persona/ Gazetari Valon Syla del nga spitali, shfaqet i fashuar në emision, komenton heshtjen e Osmanit: I ka teka personale

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari Valon Syla i cili mbrëmjen e djeshme u sulmua nga 3 persona të paidentifikuar pasi doli nga studioja e një emisioni, ka lënë ambientet e spitalit për t'u rikther sërish në punë. Ai është shfaqur i fshuar në kokë, ku ndër të tjera ka folur për heshjten e presidentes Vjosa Osmani lidhur me rastin në fjalë. Syla tha se presidentja duhet të reagojë për raste të sulmeve ndaj qytetarëve pasi ajo i përfaqëson të gjithë.

“Unë muj mos me dashtë Prindonit. Por Presidentja është e krejt popullit. Nuk mund ajo për teka personale të mos reagojë. Është e krejt popullit”, tha ai.

Syla u sulmua dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve.  Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme njftoi se arrestimi i tre personave të dyshuar për ngjarjen është kryer nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e kësaj të mërkure datë 12 prill. 

 

3 VITE ME PARE

Arrestohen 3 autorët që dhunuan gazetarin Valon Syla (EMRAT)

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË- Tre autorët e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla në Kosovë, janë vënë në pranga një ditë pas ngjarjes që shkaktkoi reagime të shumta. Bëhet fjalë për personat e identifikuar me emrat Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendhsëm i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka përgëzuar Policinë e Kosovës, siç ka shkruar ai, për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë. 

Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist i përhershëm. Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla/ Juristja e së Drejtës së Medias: Sulm ndaj demokracisë në Kosovë

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Flutura Kusari

KOSOVË- Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari ka reaguar lidhur me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, mbrëmjen e djeshme teksa po dilte nga studioja televizive. Sipas Kusarit, sulmi ndaj gazetari është i orkestruar. Juristja shtoi se sulmi nuk është vetëm ndaj mediave dhe lirisë së shprehjes por edhe ndaj demokracisë në Kosovë. 

Ky sulm nuk është vetëm ndaj medieve, lirisë së shprehjes, por ndaj demokracisë në Kosovë, Nuk është sulm vetëm ndaj Valonit, por edhe atyre që shprehen”, tha ajo sot për Info Plus në RTK.

Kusari, tha se historikisht në Kosovë, nuk ka pasur politikë shtetërore për të mbrojtur gazetarët.

Ky rast duhet të shërbej që të reflektojnë njerëzit në pushtet, që të ndërmarrin obligimet ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Juristja e së Drejtës së Medias, Flutura Kusari, vlerësoi se është e habitshme sesi Presidentja e Kosovës nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen. 

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtime mjekësore. Syla sot ka deklaruar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka marrë disa qeqje në kokë. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. 

3 VITE ME PARE

"Jam plagosur në kokë dhe në dorën e majtë"/ Gazetari Valon Syla REAGON për herë të parë pas SULMIT: Nuk ju nevojitet paqja pa liri! Shkruani po mos harroni humorin

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË- Një ditë pasi u sulmua nga tre persona, gazetari Valon Syla, ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me ngjarjen. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Syla shkruan se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shpjegon se pas debatit në televizionin privat, T7, bashkë me drejtuesin e emisionit, Leonard Kërqukin dhe gazetarin tjetër, Ilir Mirena, kanë shkuar në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ai deklaron se sulmi ndaj tij, mund të ketë lidhje me reagimet e që ka bërë për rastin siç e quan ai, të  'Mulla Mercedesit' dhe ngjarjeve në BIK. Më tej Syla shkruan se ajo që e shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimi i tiJ, përveçse ishte i faktuar, kishte edhe dozë të theksuar të humorit. Ai shkruan se feja është e rëndësishme dhe njerëzimi nuk do të arrinte këtu ku është pa të mirat e saj. 

SHKRIMI I PLOTË: 

Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.
***
Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.
Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.
Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth 'Mulla Mercedesit' dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.
***
Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.
Poashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.
Kjo tregon se keta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kesi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer pregaditen të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.
Feja është e rendësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nënkupton paqe. Por jo edhe liri.
Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.
Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.
Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.
Andaj flisni, shkruani dhe mbrone lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit. Faleminderit edhe një herë. 

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtime mjekësore. Syla sot ka deklaruar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka marrë disa qeqje në kokë. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. 

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, Sveçla: Autorët janë identifikuar! Pritet arrestimi i tyre

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sveçla ka dënuar sulmin ndaj Sylës, ndërsa shton se autorët e kësaj ngjarjeje do të përballen shumë shpejtë me drejtësinë. 

Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë. Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për garantimin dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari tonë të cilat janë të pacënueshme dhe të padiskutueshme”, ka shkruar Sveçla. 

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga tre persona. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat në lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merr trajtime mjekësore. Syla sot ka deklaruar se ndodhet mirë me shëndet dhe ka marrë disa qeqje në kokë. Sulmin ndaj Sylën e kanë dënuar autoritetet në Kosovë, duke nisur nga Asosacioni i Gazetarëve, të cilët kanë kërkuar arrestimin e autorëve. Pas tyre ka reaguar edhe Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, i cili ka thënë se sulmi është i patolerueshëm. 

3 VITE ME PARE

Pyetet Albulena Haxhiu: A ndiheni përgjegjës për ambientin armiqësor ndaj gazetarëve?

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë në Kosovë Albulena Haxhiu, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, u pyet nëse ndihen përgjegjës për ambientin armiqësor ndaj gazetarëve, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla. Ajo u pyet edhe pse nuk kanë reaguar në profilet zyrtare në rrjetet sociale meqë aty po përhapet më së shumti gjuha e urrejtës.

“Mendoj që është mirë që kur ndryshojnë rrethanat të ndryshojnë edhe pyetjet. Siç e keni parë që sikurse kryeministri, ashtu edhe unë dhe ministrja Hajdari, e kemi dënuar sulmin e mbrëmshëm dhe iu kemi bërë thirrje institucioneve, qoftë policisë, qoftë drejtësisë që ta trajtojnë seriozisht këtë rast dhe jo vetëm këtë rast, por secili rast që ka ndodhë dhe që është sulm ndaj gazetarëve dhe opionistëve. Kosova është shtet demokratik, prandaj sulmet për shkak të fjalës së lirë, mendimit ndryshe janë të papranueshme. Prandaj nëse për juve është më e rëndësishme një reagim në rrjet social, për mua është më e rëndësishme një reagim në mbledhjen e Qeverisë, një reagim këtu në ndërtesën e Qeverisë”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se pajtohet që në rrjetet sociale po përhapet gjuha e urrejtjes dhe tha se institucionet duhet t’i ndjekin këto raste dhe duhet të marrë dënimin e merituar.

“Unë s’jam as police, as prokurore, as gjyqtare. Institucionet e drejtëtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre”, shtoi ajo.

Po ashtu, Haxhiu u pyet edhe për raportin e fundit që flet për gjendjen e gazetarëve në Kosovë, por ajo iu shmang përmendjes së linçimit të gazetarëve nga zyrtarët.

Një raport që është publikuar së fundi flet që gjendjen e kemi të rëndë në kuptim të mosadresimit serioz dhe në kohë të rasteve të sulmeve të tilla, prandaj edhe sot përmes kësaj foltore i thërras institucionet që ta kryejnë punën e tyre dhe i thërras qytetarët e Kosovës që ta respektojnë mendimin ndryshe dhe fjalën e lirë”, përfundoi Haxhiu.

3 VITE ME PARE

Kurti: Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla i patolerueshëm, institucionet ta trajtojnë rastin me seriozitet

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka dënuar sulmin e mbrëmshën ndaj gazetarit Valon Syla. Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se sulmi ndaj Sylës është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.

Më lejoni fillimisht të them se sulmi i mbrëmshëm ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike të cilën e prezantojmë dhe e promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë sesa liria e fjalës”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë kërkoi nga institucionet që ta trajtojnë këtë rast me seriozitetin e duhur, në mënyrë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë.

“Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e vendit presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”, tha Kurti.

Gazetari Valon Syla rreth mesnatës u sulmua nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin tre islamikë fanatikë.

3 VITE ME PARE

U dhunua nga 3 persona, Valon Syla kritikoi jetën luksoze të hoxhallarëve dhe i quajti 'Mulla Mercedesa'

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Valon Syla

KOSOVË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar ditën e djeshme nga tre persona. Mësohet se para se të sulmohej fizikisht analisiti Valon Syla kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një makine "Mercedes" për një hoxhë në Prizren, ku ka kritikuar edhe kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, shkruan nacionale.com.

Gazetari ka kritikuar hapur hoxhallarët, të cilët sipas tij në vend që të bejnë bamirësi dhe të tregojnë modesti në muajin e shenjtë të Ramazanit, po sillen si figurat e njohura publike duke reklamuar makinat e tyre luksoze. Ndër të tjera Syla ka kërkuar që Naim Tërnava të tregojë nga burojnë të ardhurat financiare të Bashkësisë Islame.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një i apasionuar pas makinave... blen makina superluksoze për vajzën e tij, për djemt e tij, madje ju hap firma për të shitur automjete, dhe tani në muajin e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet për modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si 'Vali Corleone'...” – ka shkruar Syla, duke publikuar edhe dy video të tjera ku kritikon ashpër kryetarin e Bashkësisë Islame.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit "Pressing" në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja. Mësohet se tre personat që e kanë sulmuar, e kanë ndjekur teksa po kthehej në shtëpi. Si pasojë e sulmit të ndodhur, ai ka marrë lëndime të lehta në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

3 VITE ME PARE

Sulmi ndaj gazetarit në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve dënon ngjarjen: Të kapen autorët

Arrestohen tre autorët e sulmit ndaj Valon Sylës/ Gazetari del i
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke kërkuar hetim urgjent dhe arrestim të menjëhershëm të kryesve të këtij sulmi. Syla mbrëmjen e 11 prillit ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve në kokë që pësoi, pasi sipas AGK-së, ai u sulmua në Prishtinë nga tre persona. Sulmi raportohet se ka ndodhur pasi Syla ka dalë nga studio televizive dhe dyshohet se është përcjellë deri nga të dyshuarit deri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, u tha në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkoi që autoritetet të arrestojnë personat përgjegjës dhe ata të vihen para drejtësisë.

Sulmin ndaj Sylës e ka dënuar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, që e ka cilësuar si “shkelje të rëndë të lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut”, duke theksuar se akte të tilla nuk mund “të tolerohen kurrsesi në një shoqëri demokratike”.

“Ata [gazetarët] kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm. Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Gazetari Syla kishte qenë cak i një sulmi tjetër fizik në dhjetor të vitit 2020. Ndryshe, në raportin për të drejtat e njeriut të Human Rights Watch për vitin 2022, u tha se në Kosovë u regjistruan 22 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë. Sipas HRW, në shumicën e rasteve gazetarët janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Në raport po ashtu u tha se hetimet penale për këto raste ishin të ngadalshme.

Marrë nga REL

valon syla sulmohet valon syla

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion