6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama, Presienti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut deklaruan se qëllimi është të heqin kufijteë mes tre vendeve. Nga panairi i verërave në Bardolino, Itali, ku treshja zhvilluan një takim për planet e mëtejshme të Open Balkan, liderët deklaruan se kjo nismë do të zbatohet një ditë, për tu treguar qytetarëve se kufijtë janë një budallallëk. • Rama tha se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri. Në fillim të vjeshtës ai th ase do të mbahet panairi i bukës, më pas ai i verës. • Rama foli dhe për Kosovën dhe tha se situata me Serbinë do të ndryshojë vetëm përmes dialogut. Kryeministrin Albin Kurti e konsideroi më të hapur se më parë në lidhje me këtë gjë. Ai tha se pret që Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur. • Pas Veronës, kryeministri tha se të tre do të takohen në një tjetër vend të BE-së, por nuk e bëri publik emrin. Nuk munguan batutat gjatë konferencës.
14 artikuj për këtë temë.
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Teksa flisnin para gazetarëve, pas takimit të zhvilluar në Verona, Rama përmendi eksportin e produkteve shqiptare. Ai e pyeti Vuçiç nëse i pëlqente peshku që konsumonte në Beograd, duke shtuar se i shkonte nga Shqipëria.
Pjesë nga dialogu:
Edi Rama: Të pëlqen peshku shqiptar që ha në shëtitoren para Beogradit?
Aleksandër Vuçiç: E kemi në shumë restorante në fakt
Edi Rama: Provoje, mos thuaj që u bë për tu pushtuar nga shqiptarët, thjesht shijoje
Aleksandër Vuçiç: Kemi në fakt peshk nga Greqia dhe Shqipëria në shumë restorante në Beograd.
Edi Rama: Ia kemi dalë tu hapim rrugët edhe atyre që prodhojnë mish. E shihni? Ne nuk kemi frikë se do të helmohemi nga produktet e njëri-tjetrit. Evropianët kanë ende frikë sepse jemi njerëz të çuditshëm, flasim gjuhë të çuditshme, më e çuditshme është ajo serbe në fakt.
ITALI- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin e zhvilluar në Itali duke zbuluar se çfarë do të bënte më pas me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Para gazetarëve, ai tha se të tre do të takohen në një vend të Bashkimit Evropian, të cilin për momentin e mbajti sekret. Me humor shtoi se mediat serbe do ta konsideronin Vuçiç një 'peng' të tijin.
"Do të takohemi në një vend gjatë kësaj periudhe që është ende sekret. Që të mos iu duket habi që po na shihni këtu në Verona por do të na shihni në një vend tjetër në BE. Jo për turizëm, por për Ballkanin e Hapur. E di që ky sekret do jetë lajmi kryesor në mediat serbe dhe më vjen keq për Aleksandrin por mediat serbe do të flasin për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është marrë peng. Në njëfarë mënyre, po, kjo është e vërtetë,"- tha Rama.
ITALI- Lejet e punës do të hiqen në muajin korrik të këtij viti. Kështu u kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nga Verona, pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në konferencë me gazetarët, Kovaçevski tha se kjo gjë do të bëhet për të lehtësuar mënyrën e punësimit të qytetarëve mes tre vendeve.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Lidhur me një prej projekteve, liberalizimin e forcës së tregut të punës, kur do hiqen lejet e punës?
Aleksandër Vuçiç: Besojmë se do të arrijmë ta bëjmë në qershor e korrik ndoshta. Është me të vërtetë e rëndësishme, është gur themeli për krijimin, formimin e tregut të Ballkanit të hapur dhe do të jetë me shumë dobi për qytetarët tanë. Kohët e fundit kemi pasur mjaft shkëmbim të kompanive serbe dhe Maqedonisë së Veriut që donin të sillnin njerëz që të punonin dhe kemi pasur shumë problem. Nuk do të ketë më, njerëzit do të gjejnë punë në Shkup, në Beogran, në Tiranë, në Sarandë, Vlorë, nuk ka rëndësi se ku.
Dimitar Kovaçevski: E rëndësishme është që kjo vërteton edhe njëherë se po flasim për 4 liritë e Evropës, kur folëm për rritjen e vëllimeve tregtare mes 3 vendeve, po flisnim për mallrat dhe shërbimet. Ka pasur një rritje prej 25%, në rastin tonë më shumë se 40%, kur e nisëm ID-në e Ballkanit të Hapur, kishim parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve, më parë duheshin gjashtë muaj kohë për të shkuar për të punuar. Tashmë çdo qytetarë, në portalet e secilit prej vendeve mund të marrë numrin e identitetin dhe mund të aplikojë për sigurimet e për gjithçka, gjithë procedura do të mbarojë për pak ditë. Çdo gjë do të jetë elektronike. Dje isha në inagurimin e një kompanie në Shkup që sjellin inxhinier nga Serbia apo Shqipëria. Duhet të nisim prodhimin e softëareve. Kemi nevojë për një standart jetese, duhet të jetojmë me njëri-tjetrin, të jetojmë në BE, por në vendet tona.
ITALI- Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të hapin kufijtë për një ditë. Ky është vendimi i marrë mes tre lidervë të 3 vendeve që u bë i ditur nga Dimitar Kovaçevski pas takimit që pati me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Pas kësaj deklarate, Vuçiç tha duke qeshur se kjo do të jetë mënyra e tyre për të 'shembur' Murin e Berlinit.
Pjesë nga konferenca:
Dimitar Kovaçevski: Ndamë evenimentet që kemi në plan, kryesisht për Ballkanin e Hapur. Kemi një eveniment mjaft të mirë për prodhuesit e vegjël të Shqipërisë dhe Serbisë. Ajo çfarë tha Vuçiç është se kur ke evenimente të tilla apo të ngjashme, sepse jemi dhe në një proces organizimi panairi të madh ajror në Shkup. Do ketë avionë dhe dy prej tyre do të jenë të muzeut ushtarak. Një mban emrin tonë dhe do të kthehet më në fund në Shkup. Më vonë do të bëjmë atë që u zbulua, të organizojmë një ditë pa kufi, të gjithë trarët të hapur. Që të shohin se si kalohet.
Aleksandër Vuçiç: Do të jetë mënyra jonë e shembjes së murit të Berlinit.
Edi Rama: Nëse me ngadalësim nënkuptoni më pak takime, kjo nuk nënkupton që kemi ngadalësuar nismën. E rëndësishme është që jemi në drejtimin e duhur, i shohim të gjitha nismat, përfshirë dialogun për normalizimin si pjesë e së tërës, jam i sigurtë që kjo nismë jep më shumë argumente se sa mirë na shërben kjo nismë.
ITALI- Preisdenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se do të mundësohet hyrje-dalja pa kufi mes vendeve të Ballkanit. I pranishëm në një konferencë për mediat që u mbajt në Verona, në takimin e radhës për Open Balkan, Vuçiç tha se u duhet treguar njerëzve që kjo gjë funksionon.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Duket sikur Ballkani i Hapur është ngalësuar apo është ndalur për shkak të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë?
Aleksandër Vuçiç: Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme. Dimitar ka bërë shumë gjëra, në qershor do të shohim se ku do të organizohemi, më pas kemi panairin e bukës. Më pas, nëse më lejohet ta zbuloj, do të bëjmë të mundur hyrje-daljet pa kufi. Nuk do të dëgjojmë më njerëzit që të thonë se po vijnë terroristët. Tu tregojmë njerëzve tanë se si funksionon kjo hapje. Jam i sigurtë sepse njerëzve do tu pëlqejë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë gjë. Ne do të jemi më të pranishëm në të gjitha pikat kufitare për të parë se si t'i bëjmë gjërat pa pengesa pasi ka një rëndësi maksimale.
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Kosova është çështja për të cilën nuk do të bjerë kurrë dakort me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një konferencë për mediat të mbajtur në Verona ku u zhvillua takimi i radhës për Open Balkan, Rama tha se ai dhe Aleksandër Vuçiç e shohin ndryshe situatën. Por, Rama shtoi se teoritë e së shkuarës duhen lënë pas dhe duhet vijuar ne dialogun. Ai vuri në dukje se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar, duke u bërë më bashkëpunues dhe më i hapur në lidhje me këtë temë.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Gjatë vizitës së Kovaçevskit, Brnabiç tha se nuk ka arsye ekonomike për të kundërshtuar këtë nismë dhe se arsyet janë vetëm politike. Në këtë kuptim, sa janë barrë arsye politike për këtë nismë, u referohemi Kosovës dhe Metohisë dhe marrëdhënies mes Shqipërisë e Serbisë sepse gjatë muajve të fundit kemi pasur veprime të njëanshme të Prishtinës, të dyja palët i shohin ndryshe këto veprime.
Edi Rama: Ishte më mirë kur s'i flisnim njëri-tjetrit? Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit, të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot do të ishim në një pozicion më teë keq, në të gjitha krizat që janë shpalosur në Evropë, natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe, apo le të themi, nuk është një mosmarrëveshje, por më shumë, një distancë, për atë që ju e quani Metohija e unë e quaj Kosovë. A është kjo arsye për të mos folur? Kjo është arsye për të folur. Meqë ra fjala edhe dialogu është në një tjetër fazë sot. Të gjithë mund të marrin merita, por kjo ishte e qytetarëve, jam takuar me kryeministrin Kurti para pak ditësh dhe pashë që ishte shumë më i ashpër se sa pak ditë më parë. I thashë që duhet të sigurohemi se si pjesa e Asociacionit është garanci për qytetarët serbë që duhen parë si urë e së ardhmes. Këto nuk janë më tabu dhe i thashë atij që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara dhe për ta lënë pas krahëve të shkuarën, në atë që kanë qenë retorikë e të shkuarës. Çfarë po bëjmë ne praktikisht. Nuk është një vizitë turistike, jemi këtu për prodhuesit tanë, të verërave, që është më shumë se sa një produkt, është kartëvizita e një vendi. Jemi këtu për tu hapur dyert. Çfarë ka të gabuar këtu, do të doja të bëja më shumë, siç e tha Dimitar, duhet të bëjmë më shumë me edicionin e verërave dhe jo vetëm, ashtu siç e thamë më parë. Ballkani i Hapur është për të gjithë prodhuesit, nëse prodhues nga Franca vijnë, atëherq ç'ndodh me ata nga Bosnja, apo pse të mos jenë ata nga Kosova e Mali i Zi? Na duhet të ecim, më besoni, me të gjitha pengesat. Me të gjithë patriotët që na është dashur të merremi, nuk janë patriotë në fakt sepse patriot nuk është dikush që për të dashurin vedin e tij, djeg një vend tjetër. Jemi në momentin më të mirë të këtij rajoni, meritat nuk janë të rëndësishme, jam i lumtur që shoh BE-në dhe SHBA-të të marrin meritat, por ne po bëjmë më të mirat.
ITALI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se dialogu është mënyra e vetme për ta çuar përpara marrëdhënien me Kosovën. I pyetur për situatën mes dy vendeve dhe kritikat e bëra nga Serbia, Vuçiç u përgjigj gjithashtu me pyetje dhe kërkoi të dinte nëse ajo që dëshironin ishte që Kosova të kthehej në Ukrainë të dytë. Ai tha se është shumë e lehtë të zihesh, t'i kundërvihesh njëri-tjrtrit, por kjo gjë, sipas tij, nuk do të sillte asnjë zgjidhje.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Gjatë vizitës së Kovaçevskit, Brnabiç tha se nuk ka arsye ekonomike për të kundërshtuar këtë nismë dhe se arsyet janë vetëm politike. Në këtë kuptim, sa janë barrë arsye politike për këtë nismë, u referohemi Kosovës dhe Metohisë dhe marrëdhënies mes Shqipërisë e Serbisë sepse gjatë muajve të fundit kemi pasur veprime të njëanshme të Prishtinës, të dyja palët i shohin ndryshe këto veprime.
Aleksandër Vuçiç: Ne nuk dime dakort për një sërë çështjesh. Por, unë nuk qortoj Edin, ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë pretendimet e njëri-tjetrit por s’bëjmë përplasje për bashkëpunim e bashkëveprim., Ajo që tha Ana është pak a shumë e gjitha, ekonomia eshtë themeli real dhe jam krenar që shqiptarët kur vijnë në Serbi, ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është thuajse e njëjta gjë kur serbët apo qytetarët e tjerë ikin në Shqipëri. Po mirë, kundërpyetja ime retorike do të ishte, çfarë duhet të bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë? Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit e përgjegjshëm dhe seriozë. Është e lehtë të flasësh, të fitosh pikë politike, duke iu kthyer kryeministrit Rama dhe duke fituar pikë që të thonë, ja u soll si hero, ia tha të gjitha'. Ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë, marrëdhëniet tona janë më të mira seç kanë qenë.
ITALI- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur se kufijte brenda Ballkanit janë budallallëku më i madh që ekziston. I pranishëm në një konferencë me gazetarët në Verona, ku mbajt takimi i radhës për Open Balkan, Kovaçevski tha se bashkëpunimi rajonal jo vetëm ndihmon qytetarët por të gjithë në 3 vendet, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë.
Pjesë nga fjala e Kovaçevskit:
Nuk ka budallallëk më të madh se kufijtë në Ballkan. Jemi të vetmet vende me kufi në Evropë. Të dhënat që Vuçiç ndau me ne ishte që 70% e transportit kalohet në kufi ndahen edhe nga Banka Botërore. S’kemi nevojë për këta kufi. Ky panair verërash është i rëndësishëm edhe për Maqedoninë e Veriut. Sot do të shihni verëra me shumë cilësi nga vreshtat më të mira. Ky bashkëpunim rajonal që kemi jo vetëm ndihmon qytetarët por të gjithë në 3 vendet tona. Po kështu do jetë mundësi për të tërhequr ekspozuesit që të vijnë te panairi ynë i verërave. Diskutuam edhe për prodhuesit filmikë, kineastët shkojnë në festival të rëndësishme në mbarë botën por kemi rënë dakord që të kemi festivalin e Filmit në Shkup.
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga gjërat kryesore për të cilën do të dëshironte të diskutonte në takimin e radhës së Open Balkan, është largimi i forcës punëtore nga Shqipëria. Ai përmendi Gjermaninë si një nga vendet që ka hapur 50 mijë vende pune për të gjithë qytetarët nga Ballkani. Sipas Ramës, kjo gjë është në të drejtën e tyre legjitime, por shtoi se edhe Shqipëria është në mes të Evropës, ndaj sipas tij, gjërat duhet të ndryshojnë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ajo që ka rëndësi gjithashtu është që po punojmë për një strategji për të përforcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, për tu siguruar që të ketë një dialog shumë të qartë për kush bën çfarë. Kur vjen fjala për integrimin në BE, fjalitë, kapitujt, pikat dhe presjet, ne jemi shumë të përpiktë për t'i përmbushur ato. Nuk do të kërkojmë dhurata dhe as përfitime, por do të kërkojmë të jemi të saktë në përmbushjen e detyrave tona. Por, ka gjëra që duhet të ndryshojmë, kur vjen fjala për hendekun. Ne jemi të shqetësuar dhe nuk mund ta fshehim, përsa i përket vrullit të ri në Evropë, nisur nga Gjermania dhe vendeve të tjera, në kërkim të forcës së punës. Është absolutisht e drejta e tyr legjitime ta bëjnë këtë, por ne nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Për këtë do të diskutojmë edhe në takimin e majit. Për ta përmbledhur, do të doja të përmendja vëllimin tregtar. Është rritur me 20%, një e katërta. Jemi të lumtur të shohim që ka përparim edhe në Procesin e Berlinit. Gjithmonë do tu bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të rajonit që të bëhen pjesë kurdo që të duan. T bashkohen me zemër, me gjysëm zemre apo sido që të duan.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se do të zhvillohet kupa verore mes nxënësve të shkollave të ndryshme të rajonit. Në një konferencë për mediat nga Verona, ku u mbajt takimi i radhës për Open Balkan, Rama tha se e di që këtë kupë do ta fitojë Serbia. Me humor, ai shtoi se për Shqipërinë, rëndësi ka të marrë pjesë.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Do të takohemi në fund të majit dhe më pas do të kemi panairin e bukës në Shqipëri, në fillim të vjeshtës. Më pas do të kemi panairin e verërave. Ndërkohë do të kemi kupën e parë verore të fëmijëve në shkolla. Që tani e dime që Serbia do të fitojë. Megjuthatë e dimë që nuk ka rëndësi të fitosh, por të marrësh pjesë. Fëmijt do të mësojnë nga më të mirë, s'e kam kuptuar kurrë përse Serbët janë më të mirë kur bëhet fjalë për të pasur një top, për të vrapuar pas topit e për ta futur në rrjetë. Do të na duhet të mësohemi.
ITALI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh nga Verona se shqiptarët dhe serbët duhet të afrohen më shumë. I pranishëm në një konferencë për media me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Vuçiç tha se do të gjendet një zgjidhje për ngarkesat që presin në kufi. Ai shtoi se 70% e gjithë kohës që shpenzon një kamion nga vendi ku është nisur për në destinacion, është për shkka të qëndrimit në kufi mes vendeve të rajonit.
Pjesë nga deklarata e Vuçiç:
Pengesa më e madhe në të gjithë Ballkanin është kur ke një kamion që transporton diçka, produkte ushqimore le të themi, shpenzon 70% të kohës në kufi. Edi do të organizojë panairin e bukës në Shqipëri. Do të kemi sërish panairin e verës, festivalin. Do të kemi shumë gjëra. Ndjesë që ju mora kaq shumë kohë, por do të doja që shqiptarët të ftojnë më shumë Serbinë, siç fton Serbia shqiptarët.

Edi Rama: Ky është një shans i madh për të folur për bujqësinë, prodhimin e verës, sfidat dhe ambiciet tona. Ky është një shans i madh që prodhuesit tanë të kontaktojnë dhe të krijojnë marrëdhënie me prodhues të tjerë në rajon.
Aleksandër Vuçiç: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dëshmuar se së bashku mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. Krenar për gjithçka kemi bërë dhe do të bëjmë për shtetin dhe qytetarët tanë. Iniciativa Ballkanike e Hapur sjell më afër lidhjet e njerëzve, shtigje të reja bashkëpunimi ekonomik, një jetë më të mirë dhe të ardhmen e rajonit tonë.
Dimitar Kovaçevski: Sot, në Verona të Italisë, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë, Antonio Tajani, patëm nderin të pritemi nga Zëvendës Presidenti i Këshillit të Ministrave dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar. të Italisë, Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Rajonit Italian të Venetos, Luca Zaia, të cilët ishin mikpritësit tanë në Panairin Ndërkombëtar të Verës Vinitali. Në një stendë të përbashkët në Open Balkans, ne prezantuam verërat më cilësore nga tre vendet tona, duke treguar kështu potencialin tonë për kompanitë dhe investitorët botërorë. Ne tregojmë se çfarë vlejmë dhe cilat janë potencialet tona, të cilat kanë vlerë më të madhe kur kombinohen. Ne vlerësojmë veçanërisht mbështetjen e Italisë në arritjen e angazhimeve tona të përbashkëta në rrugën drejt BE-së.
ITALI- Shqipëria do të marrë pjesë sot në një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë në “Vinitaly 2023” në Verona, Itali. Në këtë ekspozitë, Shqipëria do të përfaqësohet me 75 etiketa të verës shqiptare dhe 20 prodhues.
Pjesë e këtij aktiviteti është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Takimi po mbahet në kuadër të nismës Open Balkan dhe është hera e parë që një takim në atë format mbahet jashtë kufijve të Ballkanit Perëndimor. Tashmë ka nisur takimi i tyre në bashkinë e Bardolinit, e Vuçiç, Rama dhe Kovaçevski erdhën në këmbë dhe ecën buzë liqenit.
Pas takimit, të tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët dhe pritet që temë kryesore e takimit të jenë rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të nismës./Dosja.al