Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një operacion që zgjati rreth 20 orë u zhvillua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në disa qytete kryesore të vendit, në kuadër të së cilit u lëshuan gjithsej 50 urdhër arreste. • Nga këto urdhër arreste 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit, konkretisht në Itali janë arrestuar (2 persona), Gjermani (1 person) Spanjë (1 person) dhe Belgjikë (2 persona). • Gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhërave të arrestit, janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve. • Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka sekuestruar automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash. • Sipas SPAK po ashtu u goditën 7 grupe kriminale si “klani Duka” nga Tirana, “klani i Ervis Martinaj” nga Laçi, “klani Avdulaj” e “klani i Lul Berishës” nga Durrësi, “klani Ndoka” nga Lezha dhe “klani Bami” nga Fushë-Kruja, nga të cilët janë arrestuar 14 prej anëtarëve të këtyre grupeve. • Ndërkohë ditën e sotme është mbajtur seanca në GJKKO për 9 nga të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni. • Seanca u mbajt për Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. • Bajrajtari, Basho dhe Laçi janë aktualisht të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë. • Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë "Arrest me burg". • Ndërkohë, GJKKO bën me dije se të hënë në orën 10:00 do te zhvillohet seanca gjyqësore për 5 të arrestuar.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, caktoi pasditen e sotme masën "arrest me burg" për 9 nga 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në burg janë lënë Armando Ndreca, Naim Stafuka, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli. Ndërkohë, GJKKO bën me dije se të hënë në orën 10:00 do te zhvillohet seanca gjyqësore për 5 të arrestuar.
“Gjykata me vendimin nr50, dt. 19.05.2024 vendosi vijimin e mases se sigurimit arrest ne burg per 9 te arrestuar. Nderkohe, me dt. 20.05.2024 ora 10:00 do te zhvillohet seanca gjyqesore per 5 te arrestuar”, thuhet në njoftimin e GJKKO.
Operacioni i SPAK nisi ditën e premte dhe u shtri në disa qytete kryesore në vend, ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Në kuadër të operacionit u ekzekutuan 14 urdhër arreste, 6 prej të cilave jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në 50 banesa, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Rrëshen, Kurbin, Fushë-Krujë dhe Krujë, ku ishin dhe bazat e grupeve kriminale. Sipas SPAK janë goditur 7 grupe kriminale, dhe gjatë operacionit u sekuestruan edhe automjete të blinduara, bizhuteri, lingota floriri dhe vlera monetare, për një total prej afro 4.5 milionë euro, nga të cilat 3 milionë euro janë cash.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 9 personat e arrestuar 2 ditë më parë, nga megaoperacioni i SPAK, për të goditur grupet kriminale në vend. Mësohet se në burg janë lënë Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe Miri Bruli.
Ndërkohë që avokatët mbrojtës kanë kërkuar që arrestimi të cilësohet i paligjshëm, pasi nuk faktohet se i kujt është kodi që shërben për përdorimin e aplikacionit SkyEcc. Por në materialet që SPAK ka mbledhur, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale.
Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave që kanë dalë sot para gjykatës ndërsa tre prej tyre janë dënuar në burg.
Të arrestuarit në lidhje me operacionin e SPAK janë Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. Mësohet se Bajrajtari, Basho dhe Laçi janë të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë.
Nga operacioni i spak janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
TIRANË- Ditën e sotme po mbahet se anca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadët të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.
Me masën e sigurisë sot do të njihen 10 të arrestuar, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur reth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e ish Deputetit socialist Arben Ndoka, dhe katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri i cili organizonte lojrat e fatit në këtë qytet dhe me Shefin e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve po këtë drejtori, Klodjan Shahini drejtonin kultivimin e kanabisit. Pjesë e grupeve kriminale ishin edhe dy efektivë të RENEA-s.