LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PAMJET/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor: Shqipja s'negociohet

• Studentët shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup për një protestë madhështore në mbrojtje të gjuhës shqipet. •Atmosfera është elektrizuese, ndërsa studentët kanë dalë me pankarta dhe mesazhe të forta. • Në mesin e pankartave që po shihen në protestë janë edhe mesazhet: “Mos e mohoni një të drejtë të fituar”, “Ligji për gjuhët është Lex Specialis!” si dhe shumë pankarta të tjera në mbrojtje të të drejtave gjuhësore. • Para institucioneve të shtetit maqedonas ata kanë kërkuar që të zbatohet ligji për gjuhët. • Përveç barazisë ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov • Protesta e sotme konsiderohet si një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut/ Ambasadori Meidani: Institucionet duhet tu përgjigjen kërkesave të tyre

PAMJET/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e
Denion Meidani

SHKUP- Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka mbështetur protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Me anë të një postimi në Facebook, Meidani shprehet se kjo protestë meriton vlerësim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike të artikulimit të kërkesës.

Në postimin e tij, Meidani thekson se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet qartë në praktikë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Ai kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara

“Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara”, shkruan Denion Meidani./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Gjuha shqipe nuk negociohet”/ Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup: Shqipja, nuk është opsion, por identitet (VIDEO)

PAMJET/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e

MAQEDONI E VERIUT-  Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dalë në protesta në Shkup, ku kërkojnë që gjuha e tyre amtare, të zbatohet në proceset mësimore.

Para institucioneve të shtetit maqedonas ata kanë kërkuar që të zbatohet ligji për gjuhët. Përveç barazisë ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Fillkov.


“Shqipja, gjuha amtare nuk është opsion, por identiteti”, tha një prej studentëve të drejtësisë.

“Në dimë edhe të rebelohemi. Po ashtu është edhe një thirrje për kryeministrin që të angazhohet për zgjidhje reale. Ne kërkojmë zgjidhje jo justifikime. Kjo lëvizje mbetet studentore, paqësore dhe e pastër”, tha një tjetër student./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore"/ UT mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në protestën për gjuhën shqipe

PAMJET/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e

TIRANË- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me protestën e studenëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Në reagimin e saj, Universiteti i Tiranës, shkruan se ata po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore, përdorimin e gjuhës së tyre amtare.

Reagimi i plotë:

“Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

E drejta për t’u arsimuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën amtare nuk është privilegj, por një standard i njohur ndërkombëtarisht dhe një element thelbësor i barazisë reale në shoqëri shumëgjuhëshe. Kur studentët ndjekin studimet e tyre në një gjuhë të caktuar, është e drejtë legjitime që edhe vlerësimi përfundimtar profesional të bëhet në të njëjtën gjuhë.

Kërkesa e studentëve shqiptarë për të zhvilluar provimet shtetërore në gjuhën shqipe përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim. Mosrespektimi i këtij parimi rrezikon të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin profesional të tyre dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.

Universiteti i Tiranës mbështet çdo përpjekje që synon forcimin e të drejtave gjuhësore dhe garantimin e standardeve të barabarta në arsim dhe në jetën publike. Ne inkurajojmë institucionet përkatëse që, në frymën e ligjit dhe të bashkëjetesës demokratike, të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse. Respektimi i diversitetit gjuhësor nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe vlerë që pasuron shoqërinë dhe forcon kohezionin social në rrugën e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian! Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Artan HOXHA”, thuhet në reagim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

“Ligji në letër, diskriminim në praktikë”/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor (PAMJET)

PAMJET/ Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e
Protesta

SHKUP- Studentët shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup për një protestë madhështore në mbrojtje të gjuhës shqipe, e cila pritet të fillojë në çdo moment. Atmosfera është elektrizuese, ndërsa studentët kanë dalë me pankarta dhe mesazhe të forta.

Në mesin e pankartave që po shihen në protestë janë edhe mesazhet: “Mos e mohoni një të drejtë të fituar”, “Ligji për gjuhët është Lex Specialis!” si dhe shumë pankarta të tjera në mbrojtje të të drejtave gjuhësore.

Protesta e sotme konsiderohet si një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze./Dosja.al

protesta ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen