LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"PD po bën gati akt padinë"/ Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës, brigjet po shpopullohen pasi tokat po ua marrin kriminelët

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar librin ‘The Albanian Files’ (Dosja Shqiptare), me parathënie të Ramës, si ‘akuzën më të rëndë’ ndaj një kryeministri shqiptar në historinë e pluralizmit. • Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha deklaroi se ky botim përbën provën se kryeministri e konsideron Shqipërinë pronë personale dhe se territoret më të lakmuara të vendit u janë dorëzuar, organizatave kriminale dhe trafikantëve të drogës. • Sipas tij, zhvillimet përgjatë vijës bregdetare kanë sjellë largimin e banorëve vendas, të cilët, sipas tij, po detyrohen të shesin pronat përballë presionit të grupeve kriminale. • Kryedemokrati krahasoi mënyrën e administrimit të bregdetit gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike me atë të qeverisë aktuale. • Ai kujtoi se qeveria e tij kishte angazhuar një kompani britanike për hartimin e studimeve mbi zhvillimin e bregdetit, ndërsa akuzoi Edi Ramën se i hodhi poshtë ato plane menjëherë pas ardhjes në pushtet. • Lideri i opozitës u shpreh se, në librin ‘The Albanian Files’ dokumentohen qindra projekte që janë realizuar për interesa të grupeve kriminale dhe për pastrim parash. • Berisha përmendi edhe projektin e pretenduar në Kanionin e Gjipesë, duke thënë se libri, sipas tij, vërteton akuzat që kishte bërë më parë ndaj kryeministrit. • Në fund, Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike po përgatit një kallëzim penal.

4 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi brenda ndërtesës së kryeministrisë

"PD po bën gati akt padinë"/ Berisha: Libri i kuq
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godinën e Kryeministrisë, ku po bëhen punime në zyrën e kryeministrit Rama dhe hollin e godinës. Duke folur gjatë deklaratës për mediat, Lideri i opozitës deklaroi se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”.

"Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë... sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri. Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë. Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë. Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto. Ja pra," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: Rama përmbysi planin britanik dhe kaloi në planin e masakrimit të bregut nga çdo trafikant shqiptar

"PD po bën gati akt padinë"/ Berisha: Libri i kuq
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitin 2014 rrëzoi planet e ngritura nga qeveria e mëparshme për zhvillimin e bregdetit dhe i zëvendësoi ato me një model që, sipas tij, solli masakrimin e bregut. Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati theksoi se pas ardhjes në pushtet të Ramës, bregdeti shqiptar iu dha grupeve kriminale dhe trafikantëve, ndërkohë e cilësoi të librin "Dosjet Shqiptare" si provë të asaj që e quajti dorëzim të pasurive bregdetare në duart e mafies.

"Çfarë bëri Edi Rama me këto plane? Edi Rama në vitin 2014 i përmbysi këto dhe kaloi në planin e integruar të zhvillimti të bregut, në planin e masakrimit të bregut. Njeriu që kur erdhi në pushtet tha se na ka dalë njëfarë Gjon Gjoni, duke aluduar se ishte ndonjë mirditor apo laçjan, dhe na është bërë me 60 mijë hektarë tokë, duke dëshmuar injorancën e tij të plotë, totale se emri Gjon është sa i përdorur në Mirditë, edhe në Labëri, edhe në Çamëri në pjesën ortodokse. Dhe ato në fakt ishin prona të heroit legjendar të revolucionit grek, pasardhësve të Marko Boçarit. Që ky thoshte na doli Gjoni që nuk ka parë kurrë det me sy.

Në fakt tani vërsuli drejt bregut çdo trafikant shqiptar, trafikantë të gjitha krahinave bashkohuni për të shqyer bregun e detit. Kjo ndodhi, ua them unë. Dhe libri i kuq është dëshmia më autentike e dorëzimit, të themi të Shqipërisë panoramike, ta quajmë kështu në mënyrë arbitrare, në duart e trafikantëve dhe mafies shqiptare. Kjo është e vërteta. Ky libër shtron probleme shumë, shumë madhore, kriminale. Së pari, kush është personi që ka porositur dhe paguar projektin? Cilat janë dokumentet e pronësisë në atë zonë? Sa janë paguar studiot për projektet dhe si janë paguar, me bankë apo me strajca? I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust për të kuptuar shtrirjen e tmerrshme të tentakulave të narkoshtetit shqiptar. Për 523 projekte janë paguar minimumi nga 1.5 në 2 miliardë euro," tha Berisha./Dosja.al 

1 JAVE ME PARE

Berisha: Në kohën tonë, britanikët bënë gati projektin që nuk do lejonte batërdinë në brigjet e detit

"PD po bën gati akt padinë"/ Berisha: Libri i kuq
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në kohën kur ishte në qeveri, kishte hartuar një projekt të detajuar për zhvillimin e bregdetit shqiptar, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës se e rrëzoi atë sapo erdhi në pushtet. Gjatë konferencës për mediat, Kryedemokrati theksoi se qeveria e drejtuar prej tij kishte angazhuar një kompani të njohur britanike për të studiuar të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Ai tha se studimi përcaktoi zonat ku nuk duhej të ndërtohej, ndërsa zhvillimi i pjesës tjetër të bregut iu besua autoriteteve vendore. Sipas tij, nëse ai projekt do të ishte zbatuar, Shqipëria do të kishte sot një bregdet krejt ndryshe dhe nuk do të përballej me ato që i quajti "krime të rënda mjedisore".

"Dua tu rikujtoj këtu ju, përfaqësuesve të medieve dhe gjithë shqiptarëve, cili ka qenë projekti i qeverisë së mëparshme për bregun. Qeveria e mëparshme tregoi një kujdes shumë të veçantë për bregun dhe zhvillimin e turizmit. Për këtë qëllim, përveç ndërtimit të infrastrukturës në të gjithë bregun, ajo mori një kompani britanike të famshme, të shquar, e cila studioi bregun në të gjithë gjatësinë e tij. Dhe kjo kompani, që ta dini ju, përcaktoi me studimin e saj zonat ku nuk mund të ndërtohej. Nuk përcaktoi zonat ku duhej të ndërtohej. Kjo kompani, pasi përcaktoi zonat ku nuk duhej të ndërtohej, së bashku me qeverinë shqiptare, zhvillimin e bregut ia besoi autoriteteve lokale të bregut.

Mbi këtë bazë, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili ishte një gardian i pakorruptuar i interesave të banorëve të bregut, mori një kompani greke për të bërë tashmë planet e zhvillimit të komuniteteve nga komunitetet. Unë u them ju se ajo kompani bëri një punë të shkëlqyer. Dhe në qoftë se ajo kompani, them edhe njëherë, do zbatohej projekti i saj, shqiptarët do kishin sot një breg krejt tjetër. Nuk do ishte asnjë nga batërditë dhe krimet e tmerrshme mjedisore të kryera në bregun e detit në Shqipëri. Çfarë ndodhi?

Edi Rama, me të ardhur në pushtet, e përmbysi si studimin britanik, dhe unë njerëzisht u kërkoj ju të bëni kontroll në arkiva dhe ta gjeni se u kujtohet ju kur falanga të krimit të PS dhe Erion Veliajt arritën me shpifjet e tyre, trillimet e tyre, arritën të publikojnë, të fabrikojnë një raport gjoja të pavarur të një eksperti të pavarur të bankës, në të cilat përpiqeshin të implikonin për korrupsion qeverinë shqiptare. Në një kohë kur qeveria kishte zbatuar me rigorozitet absolut memorandumin e firmosur me Bankën Botërore. Por, hapi arkivat, pas një përballje të fortë mes qeverisë dhe Bankës, BB dërgoi këtu zëvendëspresidentin e saj Filip Beiru, i cili kërkoi falje publike qeverisë shqiptare për akuzat të pabaza të lëshuara në atë raport, të fabrikuara të gjitha në kuzhinën e Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës në Tiranë. Por kjo është midis të tjerash," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Brigjet po shpopullohen pasi tokat po ua marrin kriminelët", Berisha: Libri ‘Albanian Files’ është akuza më e rëndë ndaj Ramës

"PD po bën gati akt padinë"/ Berisha: Libri i kuq
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar librit “Albanian Files” akuzoi kryeministin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”. Gjatë konferencës për mediat, Lideri i opozitës u shpreh se “Albanian Files” është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri që dëshmon se nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare.

Kryedemokrati krahasoi edhe qasjen e Ramës me atë të “sulltanëve të shekujve më parë”, duke pretenduar se kryeministri i konsideron brigjet, liqenet, kodrat dhe malet e Shqipërisë si pronë personale, të cilat ua vë në dispozicion individëve të lidhur me krimin.

"Libri i kuq ‘Albanian Files’, me parathënie të Edi Ramës, është libri me të cilin Edi Rama fakton shqiptarëve dhe botës se konsideron Shqipërinë një çiflig të tij, e para. E dyta, se këtë çiflig ia ka dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës, organizatëve kriminale shqiptare dhe ndërkombëtare. Libri i kuq ‘Dosja shqiptare’ është akuza më e rëndë ndaj një kryeministri apo presidenti republike, ndaj një diktatori të çdo lloj diktature qoftë ai, që dëshmon se ky njeri nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligjet kombëtare dhe as ndërkombëtare. Se për këtë njeri, njëlloj si për sulltanët e shekujve më parë, që kishin ligj themelor të perandorisë së tyre toka, ajri dhe uji janë pronë e perandorit, ato u jepen me leasing qytetarëve për mirëqenie.

Edhe për Edi Ramën, zonat më panoramike të brigjeve të detërave dhe liqeneve të Shqipërisë, të kodrave dhe maleve të vendit, janë pronë e tij, që u jepen për zhvillim trafikantëve kriminelë të urryer. Dëshmitë janë flagrante. Ju i keni parë se si në jug, banorët në brigjet e vendit po shpërngulen pothuaj manum militari, po emigrojnë dhe po largohen nga kriminelë trafikantë të egër, që u shkojnë me strajca, me thasë me para, ua blejnë tokat dhe i nisin nga trojet e tyre. Një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve nuk ka mbajtur asnjë pushtues në histori. Tentakulat e mafies së rrezikshme që po rrafshon kodra dhe po zhbin çdo gjë në jug, de facto po shpopullon me forcën e narkoeurove brigjet e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet