LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore"/ Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK: Kërcënoi një person të mos marrë pjesë në votime

• Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. • Socialistja akuzohet për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. • SPAK ka zbardhur edhe akuzat ndaj saj, ku nga hetimet kanë zbuluar se Bufi, në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar shtetasit me iniciale G.B. të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar. • Gjatë verifikimeve, prokuroria konfirmoi se objekti për të cilin G.B. kërkoi mbështetje nuk ishte banesë ekzistuese, por një ndërtesë e nisur rishtazi, që kishte mangësi në dokumentacionin e pronësisë. • Sipas SPAK, Bufi kishte dijeni për përfshirjen e tij në program. • Pak ditë para publikimit të audios, SPKA ka zbuluar nga hetimet se punonjës të IMT-së së Bashkisë Roskovec kishin shkuar në banesën e G.B., duke e akuzuar për ndërtim pa leje dhe duke kërkuar ndalimin e punimeve. • Më pas, shtetasi G.B. është thirrur në bashki, ku sipas hetimeve, Bufi i ka bërë presion duke i përmendur mbështetjen në program dhe akuzën për ndërtim të paligjshëm. • Në këtë takim, ajo i ka kujtuar edhe mesazhet e tij të dërguara më herët, ku ai i uronte fitore kandidatit të opozitës.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ U denoncua nga Piranjat! SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, ja si i kërcënonte qytetarët Majlinda Bufi për votime: Mos hap gojë, rri në shtëpi...

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose
Foto nga emisioni

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Në një videopërgjim të publikuar dy vite më parë nga emisioni investigativ “Piranjat”, pretendohej se dëgjohej kryetarja Bufi teksa kërcënonte me vendin e punës higjienisten e një shkolle në një fshat të zonës.

Ky skandal u denoncua publikisht në atë kohë dhe u paraqit si pjesë e një serie akuzash për presione të supozuara gjatë periudhës zgjedhore.

8 MUAJ ME PARE

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore"/ SPAK ZBARDH akuzat ndaj Majlinda Bufit! Si kryebashkiakja kërcënoi qytetarin për të mos votuar, i çoi edhe IMT-në në banesë

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose
Majlinda Bufi

TIRANË- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi. Socialistja akuzohet për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

SPAK ka zbardhur edhe akuzat ndaj saj, ku nga hetimet kanë zbuluar se Bufi, në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar shtetasit me iniciale G.B. të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar.

Gjatë verifikimeve, prokuroria konfirmoi se objekti për të cilin G.B. kërkoi mbështetje nuk ishte banesë ekzistuese, por një ndërtesë e nisur rishtazi, që kishte mangësi në dokumentacionin e pronësisë. Megjithatë, Bufi, sipas SPAK, kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Gjithashtu, pak ditë para publikimit të audios, SPKA ka zbuluar nga hetimet se punonjës të IMT-së së Bashkisë Roskovec kishin shkuar në banesën e G.B., duke e akuzuar për ndërtim pa leje dhe duke kërkuar ndalimin e punimeve.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon për gjykimin Kryetaren e Bashkisë, Roskovec për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues iprogramit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Mos guxo të votosh", Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit u mor si e pandehur! SPAK reagim zyrtar: Kërcënoi një person të mos marrë pjesë në votime

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose
Majlinda Bufi

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Bufi, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar një shtetasi me inicialet G.B. që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në veprimtari zgjedhore të partive të tjera.

Në njoftim thuhet se e pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i është drejtuar me mesazhin: Që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapësh gojë, as ti as familja jote; të shikosh punën tënde, të rrish në shtëpi dhe të mos shkosh fare të votosh në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Sipas SPAK, thuhet kjo kërkesë është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe në kundërshtim me vullnetin e shtetasit G.B., i cili pavarësisht presionit të pretenduar, e ka ushtruar të drejtën e votës në 14 maj 2023, sipas vullnetit të tij.

Njoftimi

SPAK dërgon për gjykimin Kryetaren e Bashkisë, Roskovec për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues iprogramit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

8 MUAJ ME PARE

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

"Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose
Majlinda Bufi

TIRANË- SPAK ka marrë te pandehur kryetaren e bashkisë Roskovec Majlinda Bufin. Socialistja akuzohet për vepra penale "Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike". Bufi është pyetur disa herë në SPAK dhe ndaj saj janë depozituar disa kallëzime penale.

Partia Demokratike në disa kallëzime penale akuzon kryebashkiaken për krime zgjedhore, konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ndërsa, banorët e Roskovecit e akuzojnë atë për shkelje të detyrës dhe shfrytëzim të pushtetit.

Sipas kallëzimit, Bufi ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike, për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Gjithashtu denoncime publike janë bërë edhe nga demokrati, Gazment Bardhi. Ky i fundit ka bërë disa herë thirrje SPAK për hetime ndaj Bufit lidhur me një tender për karikimin e makinave elektrike me vlerë miliona euro si edhe për ndërtimin e një termocentarali në zonë bujqësore. Dosja tashmë ka zbritur në gjykatë dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak./Dosja.al

majlinda bufi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit