LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS fiton bindshëm, merr drejtimin e 5 bashkive. Ja sa vota mori secili kandidat (EMRI-REZULTATI)

• Procesi i numërimit të votave në të gjitha bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme dje ka përfunduar. Vihet re një dominim i qartë i Partisë Socialiste, e cila fitoi me diferenca të mëdha ndaj kandidatëve të opozitës dhe atyre të pavarur. • Ervin Ceca i Partisë Socialiste është shpallur zyrtarisht kryetar i ri i Bashkisë së Beratit, pas numërimit të të gjitha 116 qendrave të votimit. • Ai ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke fituar me një diferencë prej 10,443 votash ndaj kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa, i cili ka marrë 2,607 vota. • Florenc Doka i PS, ka fituar me një rezultat të qartë në Bashkinë e Cërrikut. • Ai ka marrë 6,201 vota (66.22%), duke lënë pas Amarildo Hoxhën me 1,888 vota dhe Eligert Himën me 1,275 vota. • Gramoz Sako i Partisë Socialiste ka fituar Bashkinë e Tepelenës me 3,261 vota, që përbëjnë 77.85% të totalit. Kundërshtari i tij, Gabriel Guma, i propozuar nga zgjedhësit, ka marrë 928 vota. • Brunilda Mersini, e propozuar nga Partia Socialiste, është zgjedhur kryetare e re e Bashkisë së Vlorës me një fitore të thellë. • Ajo ka marrë 15,672 vota (78.44%), duke lënë pas Dionis Sota me 2,333 vota dhe Gjergji Nika me 1,975 vota. Altin Bojni i Partisë Socialiste ka fituar Bashkinë e Matit me 7,425 vota (66.6%). • Kundërshtari i tij, Eduart Brahilika, ka marrë 3,318 vota, ndërsa Suzana Tahir Pasha 552 vota. 

9 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Rivali socialist i "mori" nga duart Bashkinë e Tepelenës me një rezultat të lartë! Kandidati i pavarur, Gabriel Guma: Se quaj humbje por ringjallje sociale

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Gabriel Guma

TEPELENA- Kandidati i pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme vendore në Tepelenë, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve zyrtare, ku fitoi 928 vota kundrejt 3,261 votave të kandidatit socialist Gramoz Sako. Në një deklaratë për mediat, Guma tha se rezultati nuk përbën një dështim për të, por përkundrazi një fillim të ri në angazhimin e tij politik.

“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës", tha ai. 

6 MUAJ ME PARE

Fitoi bindshëm me 78% të votave në Bashkinë e Tepelenës! Gramoz Sako: Lind detyrimi t'i shërbej qytetarëve! Mirënjohje pafund për ata që më besuan

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Gramoz Sako

TEPELENA- Pas fitores së bindshme në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tepelenës, kandidati socialist Gramoz Sako ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për besimin dhe mbështetjen që i dhanë. Në një prononcim për mediat pas shpalljes së rezultateve, Sako u shpreh se edhe pse fushata zgjedhore ishte e shkurtër, ajo u zhvillua në mënyrë shembullore dhe me respekt për qytetarët.

Ai theksoi më tej se do të përqendrohet në punë konkrete dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj komunitetit.

“Pas një fushate të shkurtër, model që u pa edhe nga ju në një orë me reshje por qytetarët e shprehën vullnetin e tyre. Tani lind detyrimi kryesor që t’i shërbej qytetarëve për punët e nisura, për ato që kemi projekte. Mirënjohje pafund për qytetaret e Tepelenës, PS që e kishte përcaktuar fitoren që nga dita e parë e deri tani”, tha ai.

Në zgjedhjet e 9 nëntorit, Sako arriti një fitore të thellë ndaj kandidatit të pavarur Gabriel Guma, i mbështetur nga opozita, duke siguruar mbi 77% të votave.

6 MUAJ ME PARE

Edhe në bashkinë me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në procesin zgjedhor, kryeson PS! Përfundon numërimi në Mat, shpallet fitues Altin Bojni

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Bojni

MAT- Procesi i votimit dhe numërimit në Bashkinë e Matit është mbyllur, duke konfirmuar fitoren e qartë të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni. Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bojni ka siguruar 7,420 vota, duke lënë pas rivalin e tij të pavarur Eduart Brahilika, i cili mori 3,315 vota.

Ndërkohë, Suzana Pasha, e cila garoi si kandidate e pavarur pasi u shkëput nga radhët e socialistëve, ka marrë 552 vota, një rezultat dukshëm më i ulët krahasuar me dy kandidatët e tjerë.

6 MUAJ ME PARE

Numërimi i votave drejt përfundimit në Bashkinë e Matit! Kryeson kandidati socialist Altin Bojni, rrëmben rreth 67% të votave, ja si renditen rivalët e tij

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Foto ilustruese

MAT- Numërimi i votave në Bashkinë e Matit është në fazën përfundimtare dhe të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të qartë të kandidatit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Altin Ramazan Bojni, i cili po udhëheq me diferencë të ndjeshme ndaj kundërshtarëve të tij. Sipas informacionit më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 46 nga 47 qendrat e votimit, ku Bojni ka grumbulluar 7,302 vota, që përbëjnë 66.59% të totalit.

Në vend të dytë renditet Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 3,166 vota (25.75%), ndërsa Suzana Tahir Pasha ka marrë 547 vota (4.99%).

Me një avantazh prej më shumë se 4,000 votash ndaj Brahilikës dhe rreth 6,700 votash ndaj Pashës, kandidati socialist është në prag të një fitoreje të padiskutueshme, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër rezultat të lartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS

6 MUAJ ME PARE

Brunilda Mersini fiton zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës! Kandidatja socialsite merr mbi 13 mijë vota më shumë se dy kandidatët rivalë

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Brunilda Mersini

VLORA- Procesi zgjedhor i 9 nëntorit në Bashkinë e Vlorës ka përfunduar me një fitore të qartë për Brunilda Mersinin, kandidate e Partisë Socialiste të Shqipërisë, e cila është shpallur zyrtarisht Kryetarja e re e Bashkisë së Vlorës. Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar të gjitha 231 qendrat e votimit, ku Mersini ka siguruar 15,672 vota, që përfaqësojnë 78.44% të totalit.

Në vend të dytë është renditur Dionis Anesti Sota, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, me 2,333 vota (11.68%), ndërsa Gjergji Nikë Nika, gjithashtu kandidat i pavarur, ka marrë 1,975 vota (9.88%).

Me një avantazh prej 13,339 votash ndaj Dionis Sotës dhe 13,697 votash ndaj Gjergji Nikës, Mersini ka siguruar një fitore të padiskutueshme që vulos dominimin e socialistëve në qytetin bregdetar.

6 MUAJ ME PARE

Tepelena në "duart" e PS! Gramoz Sako fiton bindshëm me rreth 78% të votave, rivali i tij i vetëm, Gabriel Guma pëson humbje të thellë

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Gramoz Sako

TEPELENA- Zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit kanë përfunduar me një fitore të qartë për kandidatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Gramos Sadik Sako, i cili do të drejtojë tashmë Bashkinë e Tepelenës. Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi në të gjitha 21 qendrat e votimit ka përfunduar, duke konfirmuar dominimin e socialistëve në këtë garë.

Sako ka marrë 3,261 vota, që përfaqësojnë 77.85% të totalit, ndërsa rivali i tij i vetëm, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, ka marrë 928 vota ose 22.15%.

Me një diferencë prej 2,333 votash, rezultati e vendos Sakon në krye të bashkisë me një mandat të qartë nga zgjedhësit, duke i siguruar Partisë Socialiste një tjetër fitore të thellë në zgjedhjet e pjesshme të këtij viti.

 

6 MUAJ ME PARE

Lë pas dy kandidatët e tjerë! Partia Socialiste rifiton Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka rrëmben 66% të votave, ja sa përqind morën të tjerët

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Foto ilustruese

CËRRIK- Procesi i numërimit në të gjitha 57 qendrat e votimit në Bashkinë e Cërrikut ka përfunduar, duke konfirmuar Florenc Spiro Dokën si kryetarin e ri të bashkisë. Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka siguruar një fitore të gjerë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, duke lënë pas dy rivalët e tij.

Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Doka ka marrë 6,201 vota, që përbëjnë 66.22% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë është renditur Amarildo Sherif Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit, me 1,888 vota (20.16%), ndërsa Eligert Qani Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” ka marrë 1,275 vota, ose 13.62%.

Me një avantazh prej 4,313 votash ndaj Amarildo Hoxhës dhe 4,926 votash ndaj Eligert Himës, kandidati socialist ka siguruar një fitore të padiskutueshme, duke i garantuar Partisë Socialiste një tjetër mandat drejtimi në këtë bashki.

 

6 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e pjesshme! Përfundon numërimi i kutive të votimit në Berat, socialisti Ervin Ceca fiton mandatin me rreth 84% të votave

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS
Foto ilustruese

BERAT- Pas përfundimit të numërimit në të gjitha 116 qendrat e votimit në Bashkinë e Beratit, rezultati zyrtar ka shpallur fitues kandidatin e Partisë Socialiste, Ervin Llazar Ceca, i cili ka siguruar një mbështetje dërrmuese nga zgjedhësit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ceca ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Koli Shkarpa është renditur i dyti me 2,607 vota ose 16.65%.

Kjo fitore e gjerë i garanton Partisë Socialiste një tjetër mandat në drejtimin e bashkisë së Beratit, duke konsoliduar pozitat e saj në këtë qytet historik. Diferenca mes dy kandidatëve është 10,443 vota, një rezultat që tregon qartësisht dominimin e socialistëve në këtë garë.

6 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Ermal Dredha ende në "zemrat" e vlonjatëve! Qytetari i "jep" votën për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme

Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme lokale! PS

VLORA- Në Bashkinë e Vlorës, ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale, gara u zhvillua mes tre kandidatëve: Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, Dionis Sota – kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, dhe Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur.

Megjithatë, një episod i veçantë u regjistrua gjatë procesit të votimit. Një prej qytetarëve, në vend që të zgjidhte një nga tre emrat në fletë, vendosi të shkruante emrin e ish-kryebashkiakut Ermal Dredha, i cili kishte dhënë dorëheqjen pak kohë më parë.

zgjedhjet e pjesshme cerrik mat berat tepelene vlore partia socialiste

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë