Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur dhe zyrtarizuar akuzat ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për organizimin e një atentati ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. • Sipas hetimeve të SPAK, plani për ekzekutimin nuk arriti të realizohej, pasi grupi i armatosur u qëllua me armë zjarri nga vetë Aleksandër Prendi menjëherë pasi kishte hyrë në fshatin Rranxë. • Ndaj tre të pandehurve janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si edhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera, sipas SPAK, në kuadër të një grupi kriminal. • Ndërkohë janë zbardhur edhe detaje nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku dokumentohen prova të grupit ‘Bajri’. • Nga zbërthimi i disa telefonave celularë është zbuluar edhe veprimtaria kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë. • Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. • Gjithashtu në dosje janë zbuluar disa komunikime mes të afërmve të Aleksandër Prendit, i cili ishte shënjestër e anëtarëve të grupit ‘Bajri’. • Nga bisedat e zbuluara, personi me pseudonimin ‘Cavalli’ i dyshuar si Andrea Prendi, i vëllai i Aleksandër Prendit, komunikon me Arsen Cenin. • 'Cavalli' i tregon Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll. • Nga ana tjetër, Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që dyshohet se është Pjetër Prendi. • Gjithashtu në biseda, Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje. • Në dosje zbulohet më tej, "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zbërthimi i celularëve të familjarëve dhe të afërme të Aleksandër Prendit, ka nxjerrë në pah edhe pseudonimet që përdornin me njëri-tjetrit gjatë komunikimeve me mesazhe. Sipas dosjes hetimore, pseudonimet që familjarët dhe të afërmit e Aleksandër Prendit përdornin janë: ‘Noizy’, ‘Kapedani’ e ‘Nusja’.
‘Noizy’ është Gëzim Prendi, babai i Aleksandër, Andreas dhe Pjetri Prendit. Ndërsa, Aleksandër Prendit i referohen me pseudonimin ‘Nusja’. Andrea Prendi thirret si ‘Q8’, si moderi i makins që ai kishte në përdorim ndërsa Pjetri Prendit thirret ‘Kapedani’. Ndërkohë Arsen Ceni, një person i afërm me ta, thirret si ‘Strategu’.
Pjesë nga dosja hetimore:
Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri tjetrin si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë, dhe më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu” ashtu si është i regjistruar edhe në aplikacionin Ëhatsapp ku përdor numrin +3935004…., Andrea Prendi, përdorues i numrit telefonik +35569511…. është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i autoveturës Audi Q8 të cilën e ka në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni), Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy” ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”./Dosja.al
TIRANË- Detaje të tjera janë zbuluar nga dosja hetimore lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në fshatin Rranxë të Bushatit në Gusht 2024. Në dosje janë zbuluar disa komunikime mes të afërmve të Aleksandër Prendit, i cili ishte shënjestër e anëtarëve të grupit ‘Bajri’.
Nga bisedat e zbuluara, personi me pseudonimin ‘Cavalli’ i dyshuar si Andrea Prendi, i vëllai i Aleksandër Prendit, komunikon me Arsen Cenin. 'Cavalli' i tregon Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll.
Nga ana tjetër, Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që dyshohet se është Pjetër Prendi. Gjithashtu në biseda, Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje. Në dosje zbulohet më tej, "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave.
Pjesë nga dosja hetimore
"Cavalli", i thotë Arsenit se ka parë kamerat e shtëpisë gjatë natës dhe ka vërejtur forcat e policisë që kanë shkuar për të ushtruar kontroll dhe Arseni i përgjiget se e ka marrë vesh sepse ia kishte thënë edhe "Kapedani" që duhet të jetë Pjetër Prendi (alias Dragoti).
Ndër të tjera Arseni thotë se do qëndrojë te shtëpia e vëllezërve së bashku me "Noizyn" për të bërë roje se mos vjen dikush dhe ka në dispozicion një cifte me disa fishekë dhe "Cavalli" shprehet se "po tbani roje fratelo....kot ajo pune...po he...se thojn na kan gjujt diten lene ma naten".
Të nesërmen me datë 25.08.2024 "Cavalli" është i shqetësuar për disa kamera të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe dërgon Arsenin të shohi drejtimin e kamerave. Arseni pasi afrohet tek zona me kamera e qetëson pasi sipas tij kamerat nuk kanë këndvështrimin andej nga mund të identifikohet kalimi i mjetit BMW dhe në atë moment "Cavalli" shprehet se "ishalla skapin" "se pshton dhe aleksi” “se mu mhajn k..." "Se vec njajo kamer asht tan problemi".
Për sa i përket ditës së ngjarjes Arseni i thotë Cavallit se personat me automjete të blinduar që kanë shkuar në Rranxë, mund të kenë qenë në zonë që një natë më parë për të marrë informacion se ku banonin vëllezërit Prendi dhe më konrektisht i shprehet se "Se ndejta me jonin pak par me tha se kishte nigju se ishin sjell qysh nade ato" "Edhe i kishte than fatjoni se kishte ken nje pajton knej sterr i zi" "Edhe at dit kishin pyt ner cunaj per ty e kapedanin", ndërsa "Cavalli" i përgjigjet “E kan gjet mir shpin" ndërsa Arseni kundërpërgjigjet se "jan da mir me aq".
Gjithashtu "Cavalli" është i shqetësuar për dicka që Arseni duhet të fshihte pas ngjarjes së dates 23.08.2024 dhe e pyet Arsenin "a jan lerg ato qe ke mshef" "apo sdin gja", ndërsa Arseni i përgjigjet "1 aty ku i kam meshe ather", "Tj pa shku te toka agimit ne krah te majt ne ferra"./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, të cilët akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Sipas dosjes hetimore, nga zbërthimi i disa telefonave celularë është zbuluar veprimtaria kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë.
Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët Prokuroria e Posaçme i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Në dosje zbulohet gjithashtu, se në galerinë e telefonit të tij, shfaqet edhe një foto e një muri, ku janë ekspozuar armë. Po ashtu edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.
Sipas dosjes hetimore të SPAK, autoritetet kanë rënë në gjurmët e të përfshirëve përmes fotove dhe videove të publikuara në rrjetin social “TikTok”, si edhe nga materialet e sekuestruara në telefonat e të dyshuarve. Hetimet tregojnë se konflikti lidhet me mosmarrëveshje për çështje të trafikut të drogës, ndërsa në dosje përmenden emra të njohur të botës së krimit në Shkodër. Nga shkëmbimi i zjarrit janë dëmtuar disa mjete të blinduara, ndërsa SPAK ka dokumentuar lëvizjet dhe armatimin e grupit kriminal përmes provave filmike dhe ekspertimeve teknike.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Referuar te dhenave te siguruara nga rrjeti "Tik-tok", te pandehurit jane konstatuar ne shoqerine e njeri-tjetrit dhe te shtetasit Safet Bajri e persona te tjere. Edhe nga akti i ekspertimit te telefonit sekuestruar ne datën 12.12.2024, ne ambientin tip bar, i ndodhur ne zonën e quitur Tregu i Lire, në Dobraç, por qe i perket shtetasit Sabjan Troshani, vella i te pandehurit Samuel Troshani, eshte siguruar e njejta video. Ky ambient, nga hetimet e kryera, frekuentohet nder te tjera dhe nga shtetasi Safet Rustemi dhe lidhjet e tij te aferta shogerore.
Nga këqyrja e telefonit te sekuestruar që i perket të pandehurit Izmir Sakica janë konstatuar foto dhe video te shumta armesh te llojeve dhe kalibrit te ndryshëm. Ne fotot dhe videot e mëposhtme shfaqet i pandehuri Izmir Sakicaj, ne disa raste i shogëruar me persona te tjere, teksa gjuan me armë.
Ne videon me date krijimi 28.07.2024, e cila shte registruar ne ambientin tip bar ge ndodhet ne Dobras dhe qe frekuentohet nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Rustemi etj., shfaqen disa persona dhe evidentohet me interes fakti se ne mur jane varur disa arme te gjata. Ne videon e datës 21.11.2024, shfagen dy shtetas, nje mashkull, i cili eshte i pandehuri Samuel Troshani dhe nje femer, e paidentifikuar. Dy shtetasit shfaqen ne video teksa gjuajne me arme zjarri, të tipit pistolete. Gjithashtu jane konstatuar shuma te konsiderueshme parash, me origine te paligishme.
Duke qenë pjese e nje grupi kriminal te perfshire ne veprimtari kriminale, qe konsiston kryesisht në kryerjen e veprave te dhunshme kunder shëndetit apo jetes se personave, nën perdorimin e armëve të zjarrit, të pandehurit ne datën 23.08.2024 rreth orës 17.00 te pasdites janë nisur së bashku me persona të tjerë te paidentifikuar deri tani, me tre mjete te blinduara, nga zona e Dobracit në drejtim te fshatit Rranxa, ne Njesinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejes, zone ka kishte banesën i pandehuri Aleksandër Prendi, bazuar ne deklarimet e dhina nga i pandehuri në datën 24.08.2024. Të pandehurit kanë qenë te armatosur dhe kanë shkuar ne këtë zonë, me gëllim vrasjen e të pandehurit Aleksander Gezim Prendi. Motivi besohet te jete i lidhur me mosmarreveshje te krijuara per shkak te lëndeve narkotike. Ne kohën qe ata kanë kaluar në këte zonë, janë gilluar me arme zjarri nga i pandehuri Aleksandër Gezim Prendi, i cili gjithashtu provohet te kete gene i armatosur, por te kete kuptuar arsyen pse te pandehurit janë gendur aty.
Ndermjet tyre ka patur shkembim zjarri, ku nuk ka të dhena per dëmtime te shëndetit te personave te perfshire ne kete ngjarje apo personave te tjere, por vetëm dëmtime të mjeteve me te cilët keta te pandehur kanë gene duke levizur.
Pavaresisht se nuk shtë bere e mundur identifikimi i te gjithe personave pjesë e grupit kriminal që ka marre pjesë ne vendin e ngjarjes, provohet ge i pandehuri Aleksander Prendi te kete gelluar te paktën ne drejtim te dy ose me shumë personave, me qillim vrasjen e tyre, vrasje e cila ka mbetur ne tentative per shkaqe te pavarura prej te pandehurit, duke konsumuar kështu verën penale "Vrasjes në rrethana te tjera cilësuese" kunder dy ose me shume personave, mbetur ne tentative
Vendi ku ka ndodhur ngjarja, fshati Rranxa, në Njësinë Administrative Bushat njihet si zonë e te pandehurit Aleksandër Prendi dhe familjarëve e tij, Andrea Prendi dhe Pjetir Dragoti (Prendi) (vëllezërit) dhe ndodhet rreth 21 km larg Dobraçit, që njihet si zonë e të pandehurve Izmir Edmond Sakicaj, Samuel Zamir Troshani dhe Franko Gjergji Leka
Kështu, si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, eshtë demtuar një makinë e blinduar, tip Audi A8, ngjyrë blu e errët, me targa gjermane SWAG276, e cila është gjetur në vendngjarje, ne gjendje të fikur, e cila rezulton të ketë genë në përdorim të paktën nga i pandehuri Izmir Sakicaj, referuar gjobave të marra për këtë mjet. Nga keqyrja e mjetit ka dëmtime të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Gjithashtu, nga gjuajtjet me armë zjarri eshte demtuar dhe makina e blinduar tip Audi A8, ngjyrë e zezë, me targë AA021RU, automjet i cili eshtë në pronësi të pandehurit Franko Leka. Ky mjet është larguar prej ketij të fundit nga vendi i ngjarjes drejt një servisi ne pronësi të shtetasit Tonin Ejlli, ku eshtë edhe sekuestruar si prove materiale. Nga keqyrja e tij ka demtime të shkaktuara nga gjuajtja me armë zjarri.
Në vendngjarje, nga hetimet rezulton se ka qenë dhe një mjet e blinduar tip Mercedes Benz S600 me targe AB857LV, i cili ishtë konstatuar duke u larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me makinën Aud A8 me targa AA021RU, dhe është ndaluar nga sherbimet e policisë në datën 03.09.2024, nën drejtimin e shtetasit Safet Bajri.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes, është gjetur e dëmtuar dhe makina tip BMW me targë AB216LL, e cila sipas te dhënave tê përftuara nga hetimet, rezulton te ketë qenë në përdorim, e marrë me qera nga i pandehuri Aleksander Prendi, i cili sipas logimeve të numrit te telefonit në përdorim të tij, por edhe nga te dhënat e rezultuara nga akti i ekspertimit të telefonit të shtetasit Arsen Ceni, ka qenë personi i cili ka qelluar.
SPAK i ka mbyll hetimet dhe ka marrë të pandehur tre anëtarët e grupit ‘Bajri’, Samuel Troshanin, Izmir Sakicën dhe Franko Lekan. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival, ku tre të pandehurit, akuzohen se kishin planifikuar ta vrisnin.
Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.
Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër./Dosja.al
TIRANË- SPAK ka marrë të pandehur Izmir Sakicën, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Plani i tyre kriminal nuk u realizua, pasi sapo grupi i atentatorëve është futur në brendësi të fshatit Rranxë, janë sulmuar me armë zjarri nga Aleksandër Prendi.
SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si dhe “armëmbajtje pa leje”, të gjitha të kryera në kuadër të grupit kriminal. Pavarësisht se ishte objektivi i sulmit, edhe Aleksandër Prendi është vënë nën akuzë. Ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes në tentativë”, pasi sipas prokurorisë, dyshimet janë provuar pas një sërë hetimesh të kryera në zonë. Franko Leka dhe Aleksandër Prendi vijojnë të jenë në kërkim.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme në shkurt të vitit të kaluar, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës. Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij, të cilët janë banorë të kësaj zone.
Njëri nga mjetet me të cilin kanë lëvizur personat nën hetim është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkasin të njëjtit mjet. Për këtë ngjarje, në burg ndodhen vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët zgjodhën të vetëdorëzohen në polici, pasi ishin në kërkim për një sherr të ndodhur në Shkodër.